Ashtu siç dihet ne besimin islam hz. Isai është një pejgamber (i dërguar). Është krijuar nga mirësia e Zotit pa baba. Nëna e tij është hz. Merjemja. Merjemja vjen nga të parët e Beni Israilit, vajza a Imranit. Në lidhje me lindjen e jashtëzakonshme te hHz. Isait tashmë në shumë ajete të Kur’anit është shpjeguar. Në lidhje me cilësitë e tij:
1. Është frymëzuar nga ana e Zotit,
2. Me fjalën e Zotit,
3. Dhe me shpirtin e Zotit,
Në Kur’an duke e përdorë termin “Shpirti i Zotit” dhe “Fjala e Zotit”, tek krishterët duke qene një besim në vete i dhanë vend termit “Djali i Zotit”. Pra, kjo është një pikë që vërtetë duhet të ndalemi.
Kur’ani i ka refuzuar te gjitha besimet që i kanë përdorur krishterët dhe Jevrejet ne lidhje me hz. Isain si djalë i Zotit. Në Kur’an thuhet: “E Jehudite thane: Uzejri është djali i Allahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djali i Allahut. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. Allahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)”. (Et-Tevbe, 30) Po ashtu në suren El-Enbija në ajetin 26 thuhet: “ E ata thanë: “Ý Gjithëmëshirshmi ka fëmijë’” Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja ata janë rob të ndershëm”.
Prapë nëse shikojmë Kur’anin shohim se hz. Isai kishte disa veçori të veçanta:
1. Ka folur duke qenë në djep,
2. I ka shëruar te verbërit, i ka ngjallur të vdekurit dhe një zogu nga balta i ka dhënë jetë.
Sipas pohimeve krishtere hz. Isai është kryqëzuar dhe është gozhduar në kryq. Mirëpo Kur’ani këtë e shpjegon në një mënyrë shumë të hollësishme ku thotë: “Po ata as nuk e mbyten e as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau” (Merjem, 156).
Pasi qe temën nuk e kemi në lidhje me jetën e hz. Isait pas këtij fillimi mund të cekim që e gjithë ajo që tregohet jashtë temave islame, janë tregime dhe legjenda të përziera.
Sipas disa burimeve është lindur në vitin 4-5 para erës sonë ne qytetin Betlehem të Palestinës. Sipas shumicës se botës së krishterë lindja e hz. Isait është marrë edhe si kalendar botëror. Miladi do të thotë “Lindja e Isait” po ashtu kuptohet edhe si festë krishtere. Shumica e sekteve krishtere lindjen e hz. Isait e pranojnë më 25 dhjetor, për ta bërë startimin e kalendarit botëror, kanë filluar nga zeroja, ku para saj i thuhet “Para erës sonë” dhe pas saj i thuhet “pas erës sonë”. Kurse në fenë islame rrënja e takvimit fillon me shpërnguljen e Muhammedit a.s. nga Mekkeja në Medinë dhe quhet “takvim hixhrij”. Çdo pejgamber qe është dërguar, ka bërë mund të madh që t’i largojnë disa veti të pejgamberëve të mëparshëm që kanë përmbajtur në vete lloje te shirkut (mosbesimit). Shumica e sekteve krishtere pranojnë se lindja e hz. Isait si festë fetare është nga festat botërore të mushrikëve (pabesimtarëve). Pas fitimit te krishterizmit ditëlindja e hz. Isait është pranuar si festë fetare. Për herë të parë ky kremtim është festuar në Romë. Këto festa në tre shekujt e parë nuk kane qenë të pranishme në mesin e krishterëve. Pagëzimin e Isait krishterët e kane festuar në javën e parë të janarit. Besimin qe pruri hz. Isai krishterët kanë mundur ta ruajnë vetëm dy-tre shekujt e parë, ndërsa paganizmin romak dhe grek nuk munden ta ndalojnë. Dijetarët krishterë furtunën pagane nuk munden ta ndalojnë, andaj paganizmin filluan ta komentojnë sipas krishterizmit. Po ashtu, çështjet e besimit nuk munden t’i ndalojnë nga hyrja në librat krishterë. Kështu që thirrja e pastër e hz. Isait dita e ditës ishte duke u zhytur sa më shumë. Festimi i natës se Vitit te Ri 31 dhjetor nuk ka te beje asgjë me Baba Dimrin. Për arsye se shkaku i Baba Dimrit ka te bëjë me datëlindjen e hz. Isait. Kështu që festimi i Vitit të Ri në Perëndim festohet në ditën e 354 të vitit, ndërsa në lindje me 6 janar. Shkaku i festimit te Vitit te Ri më 25 dhjetor është ndikimi që e kanë bërë i nderuari Ionnes Khrysostomos dhe Nazianzos i ndjeri Gregorios. Baba Dimri është një person legjendë qe bën ndarjen e dhuratave fëmijëve krishterë. Dihet se datëlindja e hz. Isait në shekujt e parë është festuar me 6 janar. Ceremonitë te cilat festohen në mes 21-31 dhjetor kanë të bëjnë me festen Mithro dhe ka një afërsi me Vitin e Ri. Së pari ta zbërthejmë termin Baba Dimër. “Noel” ne frëngjisht do te thotë “lajm” që vjen nga fjala “nowell”. Në gjermanisht e ka kuptimin “natë e shenjtë”. Si fjalë, origjina e saj nuk është një term krishterë. Në gjermanisht e ka kuptimin “rrotullimi i rrethit” që do të thotë daljen e diellit në ditët shkurtimit të dimrit, e cila vjen nga fjala anglo-saksone, e cila është marrë nga fjala “goel”. Kështu qe fjala “Noel” është marrë më vonë me festimin e Vitit të Ri nga krishterët. Për këtë feste tek të krishterët përgatitjet fillojnë afër katër javë më herët dhe përgatiten bredhuj që nuk kanë të bëjnë asgjë në lidhje me fenë krishtere. Baba Dimri është një prift i cili ka jetuar para 1600 viteve në qytetin Demre (myra). Festimi i natës se Vitit të Ri fillon me 24 dhjetor që është natë e shenjtë në adhurimet e bëra në kishë dhe në shtëpi. Me 25 dhjetor festimet vazhdojnë në kishat dhe oborret e tyre. Ndërsa dita e dytë e festes 26 dhjetori ka të bëjë me pritjen e mysafirëve dhe bërjen vizitë te sëmurëve dhe jetimëve (bonjakëve). Se kur do të filloj Viti i Ri është vendosur pas disa konsultimeve që janë bërë më 1 janar 1752 në Angli dhe është pranuar si dita e parëe e Vitit të Ri. Ne natën e Viti te Ri që bëhen përgatitjet dhe zbukurimet e bredhave këtë e mbështesin në veri të Shamanit me zbukurimin e tufave. Kjo traditë tek krishterët ka kaluar dhe është bërë traditë zbukurimi i bredhave. Kinse ka të bëjë me datëlindjen e hz. Isait krishterët ketë ia kanë mveshur dhe e kanë futur ne librat dhe besimin krishterë. Bredhi është një bimë thuajse e vetmja e cila gjate stinës dimërore ka gjethe te gjelbërta. Kështu që krishterët me zbukurimin e bredhave në shtëpitë e tyre mendojnë se sjellin një freski dhe këtë e lidhin me freskinë e lindjes se hz. Isait. Për këtë çështje ata të cilët nuk ndiejnë një qetësi ne shpitërat e tyre, nuk mund të gjejnë edhe argumente të shëndosha dhe në gjuhet tjera nuk mund te gjenden argumente plotësuese, prandaj dhe fëmijëve ju tregohet se është një legjendë që sjellë dhurata për fëmijët, pra ju jepen dituri jo të drejta. Siç duket legjenda e Baba Dimrit (Noel) është mbështetur në mitologjinë greke, sepse në mitologjinë greke Podsejdoni njihet edhe si mbrojtësi i fëmijëve dhe i detërave. Heroi i kësaj mitologjie St Nicola, me emrin e mveshur është krishterizuar, me qëllime të turizmit dhe Posejdon në fillim ka marrë emrin St Nicola, pastaj bëri kthimin në Baba Dimër (Noel). Po i njëjti emër Baba Nail ka dëshiruar të bëhet legjendë. Nuk është mjaftuar edhe me kaq, në vitin 1981 në qytezën Demre të qytetit Antalija, me datën 6-13 dhjetor kanë filluar festimet.
Datëlindja e Muhamedit a.s. në boten islame festohet në qetësi dhe bashkim, ndërsa datëlindja e hz. Isait jo vetëm në botën krishtere por edhe nëe disa vende muslimane festohet me harmoni. Këto gjera mbështeten edhe nga ana e radio televizioneve me programe të posaçme dhe të frytshme. Pejgamberi a.s. në një hadith thotë: “Atyre të cilëve ju ndodhë ndonjë fatkeqësi dhe grindje në umetin tim, pastaj i nënshtrohen synetit tim kanë sevape sa 100 sevape të shehidit (dëshmorit). Ajo e cila duhet të merret dhe te kuptohet nga kjo është se ne si besimtarë të fesë islame nuk kemi nevojë të imitojmë ata të cilët ndryshuan besimin e tyre. Te gjitha këto ngjarje, ndodhi në dritën e diturisë nuk kanë të bëjnë me të vërtetën dhe ne nuk kemi nevojë që në këtë natë te ulemi pranë radio televizioneve dhe të marrim pjesë në programe të ndryshme se janë të pakuptimta.
Feja, gjuha dhe traditat e gjyshërve janë ato të cilat e mbajnë në këmbë një komb, ndërsa shkatërrimin e një kombi apo populli e bëjnë imitimi i verbër dhe largimi nga traditat dhe besimi ynë. Festimi i natës së Vitit të Ri besimtarëve të fesë islame nuk u jep asgjë vetëm se kalimin prej një viti në një vit tjetër. Ndërsa atyre besimtarëve muslimanë të cilët e festojnë këtë festë jo të tyre u jep dëme materiale, shpirtërore, fetare dhe kombëtare. Këtë më së miri e shohim prapë në radio-televizionet por më datën 1-3 janar se çka ka ndodhur në këto manifestime. Vrasje, lëndime, vjedhje, degjenerim dhe shkatërrim të moralit në nivel të lartë. Pra, besimtarë të fesë islame nata e Vitit të Ri mos të jetë ajo e cila na sjellë dëme por atë ta pranojmë si kalim i një nate në natën tjetër. Pra ne ti festojmë festat tona në harmoni, lumturi pa dëme materiale e shpirtërore. Te ju japim rëndësi festave tona dhe të mjaftohemi me to, kështu që do të kemi një fe dhe komb të pastër e të shendoshë. Me këtë shpresojmë se rinia, e ardhmja e fesë dhe popullit tonë, do të jenë afërt në mes vete dhe me të dashur tek krijuesi i gjithësisë, Allahu xh.sh.
Përktheu: Valon Ibrahimi