Vlen këtu të përmendet edhe fillimi i shekullit VI-të kur Papa Gjoni i I-rë, ngarkoi murgun Dionis Ekzikus për të zhvilluar një sistem llogaritjeje, që tu jepte mundësi kishave të vendosnin një ditë zyrtare për përbashkët. Dionisi llogariti në drejtim të kundërt kohën që kishte kaluar nga “vdekja” e Jezusit e deri në vitin që ai mendoi se ishte viti i lindjes së Jezusit. Pastaj i vuri numrin çdo viti duke u nisur nga ai vit. Dionisi e quajti periudhën pas lindjes së Jezusit “A.D” (Anno Domini – në vitin e zotërisë tonë) Kështu aksidentalisht Dionisi futi konceptin e numrimit të viteve që nga lindja e Krishtit e më tej.
Në shekullin IX-të atronomi i njohur Omar Khajami përpiloi kalendarin e tij diellor i cili për 5000 vjet gabonte një ditë. Më 25 shkurt 1582, astronomi i Napolit Luigj Giraldi reformoi kalendarin julian sipas vendimit “Inter Gravisimas” të Papa Gregorit të XIII-të, i cili për 3333 vjetë gabon një ditë. Duke eleminuar ndryshimin e paraqitur prej 13 ditësh nga viti 1 deri në vitin 1582, në vend të 14 Janarit, fillimi i vitit u llogarit prej 1 Janarit. Të krishterët ortodoks nuk u pajtuan me këtë ndryshim, prandaj si vitin e ri ashtu edhe fetstat tjera fetare i kremtojne sipas kalendarit te vjeter Julian, 13 ditë më vonë.
Në letrën që Nikollë Mekjashi i shkruante Kardinalit Clint Adobrandinit, më 29 Korrik 1603, ndër ankesat tjera që kishte për klerin e të krishterët, thotë: ”Edhe kalendari gregorian më jep mundime shumë të mëdha, sepse shumë veta nuk e kanë pranuar, qoftë nga frika e turqëve, qoftë sepse nuk e çmojnë. Veç kësaj (kalendari) është bërë shkak që të na drejtohen shumë sharje, kundër nesh dhe kundër selisë romake, dhe ky skandal vjen nga goja e grekëve (ortodoksëve) armiq të mëdhenj të latinëve (katolikëve) dhe bërbuzës të besimit roman. Dhe u thonë të krishterëve, katolikë që janë në kufi të tyre, as papa, as kolegji i kardinalëve dhe as latinët të gjithë, nuk e dinë nëpër ç’rrugë ecin, kështuqë të gjithë dënohen. Edhe shumë sharje të tjera thonë kundër nesh dhe kundër besimit të krishterë, kështuqë bëjnë për vete shumë veta me anë të gënjeshtrave dhe me fjalë të tjera shumë të turpshme, që nuk është e lejueshme të shkruhen. Dhe unë persekutohem më shumë prej grekëve (ortodoksëve) sesa prej turqve (muslimanëve)“
Edhe pse kalendari i Omar Kajjamit ishte më i përpikët, sot bota punon kryesisht sipas kalendarit Gregorian.
Kalendari Islamik, për së pari here është vënë në përdorim në vitin 638, prej sahabeve (shokëve) të Profetit dhe Halifes së II-të Umar Ibn Al-Khatab (592-644) Kjo ishte e domosdoshme për shkak të anulimit të konfliktit kohor në sistemin e datave që përdoreshin deri atëherë. Umari u konsultua me këshilltarët e tij lidhje me fillimin e kronologjisë së re muslimane. Kështu në pajtimin e të gjithëve, u vendos që dita e pare e kalendarit musliman, dita e hixhretit (emigrimit) të jetë data 1 Muharrem 0001. Meqenëse emigrimi i profetit prej Mekes në Medine në shtator 622, është një ngjarje me rëndësi të madhe në vitet e hershme të Islamit, ngjarje që lidhet me formimin e shteit Islam, prej nga u ndryshua e gjithë historia botërore, u vendos që kjo të merret si nismë e një kalendari hënor, për llogaritjen e kohës. Kalendari hënor (islamik) në gjuhët prendimore shënohet si “AH” (Anno Hagirae – në vitin sipas Hixhretit). Për muslimanët kalendari Hixhrij nuk është vetëm sistem sentimental i njohjes së datave dhe ngjarjeve me rëndësi historike, por ka domethënie shume më të thellë religjioze.
Sipas kalendarit Islamik, viti ka 12 muaj (Muharrem, Safer, Rabi-Al-Awal, Rabi-Al-Thany, Jummada al-awal, Jummada-Al-Thany, Rajab, Shaban, Ramazan, Shawal, Zil-Kade dhe Zil-Hixhah). Viti hënor Islamik përmban 11 ditë më pak nga viti diellor Gregorian. Pra muajt nuk jane të lidhur me stinët sikurse në sistemin solar, prandaj festivalet me të rëndësishme islame do të bien në stinë të ndryshme gjatë një periudhe kohore 33 vjeçare. Viti që po vjen gregorian (2001) përkon me vitin 1419 hixhri.