
Në këtë artikull adresojmë arsyet që sollën sistemet edukative laike në perëndim dhe do të hedhim poshtë përgjithësimet që u bënë nga perëndimi, duke përfshirë ‘Islamin si një fe e riteve dhe spiritualitetit i cili nuk e manifeston aspak veten në çështjet e kësaj bote’. Ky shkrim i dedikohet studentëve të universitetit mysliman për ta ndriçuar botëkuptimin e tyre për Islamin në sistemet edukative laike perëndimore.
Zhvillimi i laicizmit
Karakteri i veçantë i shpalljes së fesë së krishtere dhe pasojat e tij
Karakteri i veçantë i shpalljes së fesë krishtere është adhurimi ekskluziv i një Sunduesi të vetëm të gjithësisë (Allahu) me idenë e trinisë, duke zhvendosur theksin nga mesazhi i Zotit që u shpall nëpërmjet një njeriu, Mesihut dhe vetë Zotit të mishëruar në personin e Isa Mesihut a.s.. Kjo ka berë që njerëzit të ngatërrohen në faktin se kush është mbinatyrore dhe natyrore, hyjnor dhe njerëzor, i përkohshëm dhe të përjetshëm. Kështu është lënë hapësirë për qindra sulme intelektuale ndaj kësaj feje madje sot e kësaj dite nuk ka shpëtuar akoma. 1
Dekarti 2 njëri nga etërit e filozofisë moderne, kërkoi të merrte dituri, qoftë dhe nga dituria e Zotit me të vetmen arsye që të kundërshtonte fenë e tij krishtere e cila duhej të pranohej dhe të besohej kundër arsyes.
Arsyeja përballë teologjisë së krishtere 3 gjatë epokës së errët dhe asaj mesjetare
Dogma e krishtere që e definon veten si formë e trinisë dhe mishërimit, në doktrinën e mëkatit origjinal dhe shlyerja e përjetuar (shpëtimi) është sfiduar vazhdimisht nga intelektualët dhe është mbrojtur nga kisha nëpërmjet ekzekutimeve dhe persekutimeve. Epokat e mesme shkencore janë konfrontuar me problemin e pajtimit të fesë dhe besimit, arsyes dhe shpalljes. Por që kur teologjia krishtere nuk reagonte ndaj kureshtjes intelektuale, St Peter Damian e kundërshtoi aplikimin e arsyes në teologji.4 Prandaj shqetësimi i unifikimit të besimit dhe arsyes më në fund duhej të pushonte duke i ndarë domenet e filozofisë dhe fesë, të besimit dhe arsyes.
Ishte kjo shmangie e fokusit në horizontin intelektual të Evropës që është i një ndashmërie të jashtëzakonshme. Mesjeta është karakterizuar nga shqetësimi ndaj mbinatyrores dhe hyjnores, kurse Renesanca preokupohej me natyrën dhe humanizmin. Nëse mesjeta identifikohet me autoritetin e Kishës, Renesanca e projekton vetën nëpërmjet shqetësimeve të saj drejt laikes që i afirmonte vlerat e eksperimentit.
Prandaj, puna e shkencëtarëve dhe kontributi i filozofëve sollën së bashku klimën intelektuale që gradualisht çoi drejt natyralizmit, ateizmit, dhe laicizmit.
Eksplorimi shkencor dhe ngritja e materializmit
Me kalimin e kohës disa zbulime shkencore dilnin në mospërputhje me mësimet e kishës. Për të ruajtur autoritetin e saj, kisha ndërmori disa hapa të ashpra kundër këtyre ideve të reja. Shumë shkencëtarë u cilësuan si heretikë, të pa fe dhe djaj. Astronomi i famshëm Galileo Galilei (1564-1642) vështroi dhe studioi aspekte të ndryshme të universit. Në studimet e tij ai mbështeti idenë e Kopernikut (i cili kishte konstatuar se toka sillet rreth diellit)5. Galileo u hetua zyrtarisht dhe u burgos për një periudhë të pacaktuar për arsye se kishte guxuar të nxirrte konkluzione shkencore të cilat ishin në kundërshtim me pikëpamjet e kishës.
Renesanca dhe reformimi, reagimet kundër dominimit të krishterimit
Reagimet ndaj shtypjes që bënte kisha ndaj njerëzve, në veçanti shkencëtarëve, mendimtarëve dhe filozofëve siç ishin Volteri dhe Rouseu, ishin mjaft të forta. Ata filluan të hedhin dritë mbi kontradiktat e kishës dhe kërkuan jo më pak sesa ndarjen e kishës nga Shteti. Kisha bëri përpjekje të dëshpëruara për të shmangur kritikat, frustrimin dhe hidhërimin që i kishte kapluar njerëzit. Këto përpjekje bëheshin për ti ndaluar erërat e ndryshimit që i kishte elektrizuar njerëzit. Kisha e kuptoi se tashmë nuk mund të qëndronte në krye të shtetit pa u reformuar. Kështu që filloi periudha e reformimit. Por gjithsesi reformimi nuk siguronte një të ardhme të pastër për kishën, me qenë se beteja u intensifikua në mesin ne shekujve 16 dhe 17.
Rezultati eventual i luftës për pushtet në mes kishës dhe mendimtarëve dhe filozofëve ishte ndarja e kishës nga shteti. Kjo zgjidhje i reduktonte autoritetin kishës vetëm në ruajtjen e moralit shoqërorë, dhe puna e administrimit të çështjeve botërore iu la shtetit. Ndarja u krye deri nga mesi i shekullit 18, dhe u themeluan bazat e kapitalizmit, duke filluar kështu periudha fillestare e ndriçimit që i priu revolucionit industrial në Evropë.
Ndarja e pa evitueshme e kishës nga shteti ishte një aplikim i shkollave laike të mendimit në politikë, ekonomi, sociologji, dhe çështje kulturore. Por viktimat më të mëdha të laicizmit ishin sistemet edukative sepse ato janë përgjegjëse direkte për kualitetin intelektual të qenieve njerëzore. Njerëzit që edukohen në shoqëri laike, në të njëjtën kohë degjenerohen moralisht dhe etnikisht. Edukimi i një qenie njerëzore imorale i jep atij apo asaj mundësinë për të qenë më i lig apo më shkatërrues në këtë botë.
Botë kuptimi i Islamit
Islami është një ideologji
Roli i myslimanëve për zhvillimet në fushën e shkencës dhe njerëzisë lidhet në mënyrë direkte me forcën udhëheqëse të islamit. Është kjo ideologji islame që meriton vlerat dhe jo individët myslimanë. Përkundër krishterimit, Judaizmit dhe feve të tjera, islami nuk është vetëm një fe, por një ideologji unike që e drejton jetën e qenieve njerëzore. Ideologjia islame sipas definicionit të ideologjisë, konsiston në idetë dhe metodat për të implementuar idetë si një manifestim praktik në realitet.
Vetë ideja e Islamit përbëhet nga dy përbërës esencial; Besimi ose doktrina (Akide) dhe sistemi i rregullave dhe ligjeve të gjetura në këtë doktrinë (Sheriati). Akideja islame siguron përgjigjen e saktë dhe të pakontestueshme për pyetjet fundamentale në lidhje qëllimin e qenieve njerëzore në jetë dhe e lidh atë me atë çfarë njerëzit duhet të bëjnë me këtë botë dhe çfarë i pret ata pas kësaj bote dhe kështu duke siguruar bazat e sistemit Islam për të organizuar në mënyrën e duhur çështjet njerëzore.6
Sheriati Islam siguron gjykim të drejtë në raport me zgjidhjen e problemeve njerëzore. Ai ndërton në mënyrë korrekte lidhjen në mes krijesës njerëzore dhe krijuesit të saj, çështjeve personale të individëve dhe marrëdhënieve të ndryshme (shoqërore, politike, ekonomike dhe ndërkombëtare) që ekzistojnë në shoqëri.
Metodologjia Islame siguron kushtet për të aplikuar këtë ide (besimin dhe sistemet) për ta praktikuar atë.
Për dallim nga sekularizmi, kapitalizmi, dhe komunizmi, Islami është ndërtuar sipas këndvështrimit që është në pajtueshmëri me qeniet njerëzore. Islami nuk i injoron instinktet dhe dëshirat e qenieve njerëzore, por i organizon ato në kontekstin e duhur, duke përfshirë edhe dëshirën për të kërkuar dituri. Implementimi i sistemit Islam nuk kufizohet në kohë dhe hapësirë dhe as nuk varet në shkencë dhe teknologji, dhe duhet të marrë në konsideratë instinktet, nevojat dhe dëshirat natyrale.
Islami i fton dhe i udhëzon njerëzit të studiojnë realitetin
Islami ua ka bërë obligative të gjithë besimtarëve të kërkojnë dituri për vete. Në ajetin e parë Kur’anor që iu shpall profetit (s.a.v.s), ai u urdhërua që të lexojë:
“Lexo! Në emrin e Zotit tënd i cili krijoi (gjithçka që ekziston). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur. Lexo se Zoti yt është më bujari. Është Ai që ua mësoi pendën. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte” [ Kuran 96:1-5].
Rëndësia e të lexuarit, të shkruarit dhe kërkimi i diturisë është shpjeguar në këto ajete në mënyrën më urdhërore dhe direkte. Meqë është obligative për çdo besimtarë që ti bindet All-llahut, është shpallur nga Profeti (s.a.v.s) se leximi dhe kërkimi i diturisë është një detyrim i shenjtë për çdo mysliman.
Kur’ani i drejtohet gjithmonë arsyes dhe eksperimentit që është e domosdoshme për të arritur deri tek një gjykim i drejtë.
“Thuaj: "A mund të jenë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë? Vetëm mentarët i pranojnë këshillat! [Kuran 39:9]
Kurani gjithashtu urdhëron njeriun për të studiuar botën psikologjike në mënyrë që ta kuptojë realitetin dhe ta kuptojë më mirë madhështinë e Krijuesit. Gjithashtu islami i drejtohet botës fizike për ti bërë njerëzit të mendojnë, i inkurajon njerëzit për të zbuluar ligjet. Kur’ani është përfundimisht një Libër udhëzues dhe një kod jete për njerëzinë, për t’ua bërë të mundur atyre të bëjnë dallimin në mes të mirës dhe të keqes.
Perspektiva Islame e Metodologjisë Shkencore
“Perëndia u ka nxjerrë juve nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë, ai u dha të dëgjuarit, të pamirit dhe zemrat për të qenë falënderues (ndaj Allahut)”. [ Kur'an 16:78].
Allahu (xh.sh) i përkujton njerëzve se ata janë të lindur në këtë botë pa ditur asgjë në lidhje me ekzistencën, por Ai e ka pajisur këtë njeri me mjetet – pesë shqisat njerëzore – të cilat i nevojiten për ta gjurmuar qëllimin e krijimit të tij në mënyrë që aiajo ti falënderohet Krijuesit Allah (xh.sh). Ai e ka mësuar njeriun që kur ka filluar të ekzistojë në tokë, “ Dhe ai i mësoi Ademit emrat e çdo gjëje [Kuran 2:31], nëpërmjet agjencisë së Vahjit (shpalljes). Shpallja e fundit që përbëhet nga Kur’ani dhe sunnetin, nuk ua imponon besimtarëve të saj besimin dhe imitimin e verbër, por i fton njerëzit të thellohen në mendime rreth ekzistencës së tij dhe të gjërave që e rrethojnë.
Metodologjia Islame i fton qeniet njerëzore të meditojë për natyrën e këtij universi dhe të studiojë shumë fenomene që përbëjnë një provë përfundimtare për ekzistencën e një Krijuesi të vetëm. Ne vazhdimisht po zbulojmë ligje që e vënë këtë rregull. Motivet dhe objektivat e të gjitha civilizimeve është që fillimisht të kërkojë dhe të zbulojë burime në univers si dhe aspekte të materies dhe energji të cilat janë të nevojshme për njeriun. Kjo është e shprehur qartë në Kuranin Famëlartë,
A nuk e shohin ata perandorinë e qiejve dhe të Tokës dhe të gjithë ato që i ka krijuar Allahu? [Kuran7:185].
Pastaj hapi i dytë është të përdoren këto zbulime në mënyrë të duhur për përfitime njerëzore. Edhe ky është një urdhër i drejtpërdrejtë i All-llahut:
A nuk shihni, se si Perëndia u ka mundësuar - t'i shfrytëzoni të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë? [Kuran 31:20].
Për myslimanin këto procese janë një akt adhurimi që duhet të ndiqet sipas shpalljes në mënyrë që të kuptohet realiteti i natyrës dhe kufizimet e qenieve njerëzore. Nga ana tjetër, jo myslimanët e kërkojnë udhëzimin e tyre nga ligje të bëra prej njeriut që në mënyrë mekanike dhe absurde e sheh krijimin si një sistem vetë-operues.
Udhëzimet drejt një Sistemi Edukativ Islam
Duke studiuar botën fizike dhe ligjet e natyrës, mendimi islam që del nga Kurani dhe Sunnetin, prezanton filozofinë e cila shpjegon mundësitë dhe dituritë e Allahut. Këto studime nuk duhet të mbeten në kufijtë e botës materiale por duhet të konkludojnë se ky univers i pakuptueshëm nuk do të mund as të vinte në ekzistencë nga vetvetiu dhe as rastësisht, dhe kështu të sigurohen reflektimet për meritat e Krijuesit të tij. Këto merita e definojnë Krijuesin si Zot përmbi atë që e ka krijuar, dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë identitetin e tij, dhe as qe mundet diçka ta ndryshojë përjetësinë e tij, gjë që konfirmohet në Kuranin famëlartë:
“Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha”. [Kuran 42:11].
Sistemi edukativ Islam nuk kërkon koncepte për jetën, vdekjen dhe universin nga bota materiale dhe laike dhe duhet ta pastrojë programin e tij nga çdo ide materialiste që bie në kundërshtim me faktet bazë të Islamit. Gjithsesi, sistemi edukativ Islam duhet të përdorë ekspertizën dhe përvojën e sistemeve materiale në fushat e shkencës së aplikueshme dhe industrisë dhe të rikonstruktojë të dhënat e tyre në baza të imanit (besimit).
Arritjet dhe kontributet e dijetarëve të hershëm myslimanë të cilat janë refuzuar tërësisht dhe hequr nga librat perëndimore të historisë së shkencës, duhet të zbulohen dhe të futen në programin e sistemit edukativ islam. Ngaqë civilizimi Islam ishte më i gjati në historinë e njerëzimit, degët shkencore dhe humanitare të diturisë lulëzuan nën sundimin e tij, dhe dijetarët islam ishin të njohur në botë në astronomi, matematikë, mjekësi, bujqësi dhe sociologji. Zbulimi i kësaj trashëgimie, e cila i hapi rrugën zbulimit të shkencave moderne, do të madhështonte kuptimin e origjinalitetit dhe përkatësisë tek myslimanët e rinj.
Nocionet e mrekullueshme shkencore në kuranin e shenjtë gjithashtu duhet të shpallen për të dëshmuar se kurani përmban faktet shkencore dhe ligjet e universit të cilat ishin të panjohura në kohën kur u zbrit kurani dhe shumë shekuj më pas. Këto nocione shkencore janë provë materiale për njerëzit e të gjitha besimeve dhe gjuhëve se Kurani është fjala e Allahut dhe se Muhamedi (a.s) është Profeti i tij i fundit.
Sistemet edukative Islame duhet të theksojnë rëndësinë e kërkimit të gjerë të diturisë së arabishtes, gjuhës së Kuranit. Arabishtja është e nevojshme jo vetëm për të kuptuar plotësisht Islamin, është e domosdoshme për të perceptuar botë kuptimin e Kuranit. Është gjithashtu e rëndësishme për të inkurajuar profesionalizmin gjuhës së komunitetit, në mënyrë që të bartet me efikasitet mesazhi i Islamit.
Një këshillë e veçantë për studentët e universitetit
Studentët myslimanë që kërkojnë dituri dhe edukim duhet të konsolidojnë besimin e tyre duke pastruar qëllimet e tyre, ngaqë sinqeriteti është themeli mbi të cilin ndërtohet çdo punë. Profeti (s.a.v.s) ka thënë: “Veprat vlerësohen sipas qëllimit, dhe çdo njeri do të ketë atë që ka pasur për qëllim”.(Buhariu dhe Muslimi). Pra myslimani duhet të ndjekë studimet për hir të Allahut dhe jo për përfitime materiale apo shoqërore.
Nuk është e thënë që kërkimi i diturisë dhe edukimit është e domosdoshme të bëhet në universitet për të kaluar sfidat e tmerrshme në mes pasurisë dhe analfabetizmit, që ata shfaqin. Megjithatë ata myslimanët të cilët vuajnë nga mungesa e përfaqësimit dhe të kuptuarit e Islamit, do të gradohen me një shkallë të mentalitetit laik që mbizotëron në këtë botë. Allahu (xh.sh) thotë:
Kush dëshiron këtë botë, Na ia shpejtojmë atij që t'i japim në të (në këtë botë) çka të duam e për kë të duam. E, pastaj ia caktojmë atij xhehenemin, në të cilin ai do të fërgohet, duke qenë i fyer dhe i dëbuar. [Kuran 17:18].
Prandaj është e domosdoshme që studentët e universiteteve të mos bëjnë kompromis me edukimin e tyre islam për arsye të studimeve të tyre. Ata gjithashtu duhet të jenë të matur në raport me mësimet që sfidojnë kodin e besimit (Akide) dhe ligjit (Sheriat) të islamit dhe të përshtatin kriteret që do tu bënin atyre të mundur për të dalluar këto ide dhe mendime laike nga fusha e tyre e interesit. Kërkimi i një profesioni që siguron të ardhura hallall është gjithashtu një prioritet për myslimanin.
Studenti myslimanë duhet të zhvillojë një qëndrim profesional drejt edukimit të tij/saj dhe të ushqejë perspektivat e karrierës dhe punës së tij/saj. Profeti (a.s) ka thënë: “Allahu është i kënaqur kur njëri prej jush e perfeksionon punën e tij.(transmeton Bayhaqi). Ky udhëzim i Profetit qartësisht i drejton besimtarët për ta bërë punën e tyre sa më profesionalisht që ata munden. Prandaj, është detyrë e çdo studenti mysliman të shkëlqejë në lëmin që ai studion. Megjithatë, studentët myslimanë nuk duhet të kenë ambicie që në mënyrë egoiste të refuzojnë obligimet e tyre ndaj shoqërisë dhe popullit myslimanë. Në fakt, ambicia e tyre primare duhet të jetë përfitimi i eksperiencës dhe ekspertizës për të kontribuar për rikonstruktimin e shtetit islam. Është parësore që studentët myslimanë të zhvillojnë këtë shtet islam në mendjet e tyre, përndryshe shpresa Islame do të mbetet vetëm një ëndërr.
Shoqatat studentore Islame dhe shoqëritë në kampuset universitare sigurojnë ndihmë dhe mbështetje për të gjithë studentët myslimanë. Profeti a.s ka thënë: Myslimani për myslimanin është si një ndërtesë, pjesë të së cilës e forcojnë njëra-tjetrën. Pastaj profeti a.s i bashkoi shuplakat duke i shtrënguar gishtat (Buhariu). Prandaj, është shumë me rëndësi që studenti mysliman të bashkëpunojë dhe të përfitojë nga të gjitha lehtësimet dhe burimet që i janë ofruar atij/asaj. Ata gjithashtu duhet të motivohen për të marrë pjesë në organizime dhe aktivitete të shoqatave të tyre, duke e trajnuar veten për tu bërë punëtorë dinamik Islam dhe gjithashtu për të ndezur atmosferën e vëllazërisë në mes kolegësh.
Aderimi për të vendosur kodet morale dhe të ngritin etikën është një komponent shumë i rëndësishëm i karakterit Islam. Studenti mysliman duhet të ekspozojë një shprehje respekti brenda dhe jashtë kampusit, dhe kualitete si për shembull bamirësia, falja, ndershmëria dhe të folurit e këndshëm, janë gjëra të cilat duhet të manifestohen në veprimet e tyre. Profeti (a.s) ka thënë: “Jam i dërguar, vetëm për të përsosur moralin”(Al-Muvata)
Konkluzion
Është e evidentuar historikisht se shumë intelektualë myslimanë kanë qenë në gjendje të integrojnë shkencat e fesë me degët e tjera të diturisë. Arsyeja e thjeshtë për këtë është sepse shkencat botërore në Islam kanë gjetur ambientin dhe metodologjinë e saktë për të përmirësuar kualitetin e jetës. Sot, shkencat botërore kanë arritur të ndërtojnë një qenie njerëzore mekanike dhe materialiste pa aspektet e humanizmit, që nuk sheh asnjë problem kur i kalon limitet e tij duke dhunuar ambientin ku jeton.
Kemi kohë që e presim një gjeneratë premtuese të re që mund ta ngritin veten e tyre mbi këtë botë. Shumë shpresë qëndron mbi shpatullat e kësaj gjenerate të re misioni i të cilëve në këtë botë duhet të jetë ndërtimi i parakushteve të Allahut për të arritur tek fitorja dhe suksesi në këtë botë dhe në botën tjetër.
Perëndia, u ka premtuar disave prej jush, që kanë besuar dhe që punojnë vepra të mira - se do t'i bëjë sundimtarë në Tokë, ashtu, si i ka bërë ata para tyre dhe që do t'ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur, dhe që do t'ua shndërrojë atyre - pas frikës, sigurinë. Ata, më adhurojnë Mua, e nuk më bëjnë shok asgjë. E, kush bën mohim pas kësaj, ata janë ngatërrestarë të vërtetë. [Kuran 24:55]
Fusnotat
- 1.Materializmi laik Bashkëkohorë – Një reagim ndaj Krishterimit Ortodoks, f 15
- 2.Rene Dekarti (1956-1650), Matematikan Francës, shkencëtarë dhe filozof i cili është quajtur “Babi i filozofisë moderne. Për një biografi të plotë shikoni Enciklopedia Britanica, Macriopaedia, Cartesianism, Dekartes.
- 3.Teologjia është studim i Zotit, atributeve të tij dhe raporteve të tij me njerëzit dhe universin
- 4.Kolumbia Enciklopedia, nën Peter Damian, f 1527.
- 5.Islami dhe shkenca, f 4
- 6.Islami dhe shkenca, f 7-8
Referencat:
- 1.Materializmi laik Bashkëkohorë – Një reagim ndaj Krishterimit Ortodoks, Prof Juliludin Ahmed Khan, vëllimi i dytë.
- 2.Islami dhe shkenca, S Ahmed, A. Abdul Muntaqim dhe A. Siddiq, Seminar kulturore Islam.
- 3.Kontributet Islame në Shkencë, Dr. M Mirza dhe M.I. Siddiqi, Botimet Kazi
- 4.Enciklopedia e re Britanika, Macroepedia: Krishterimi.
Për mendimipress përgatiti Samet Jahiu