Islami, mënyra e përsosur e pastërtisë shpirtërore dhe fizike

Pra, Islami, pijet dehëse, në veçanti drogën  e sheh si një anomali jashtëzakonisht të rrezikshme dhe shkatërrimtare për të menduarit, vepruarit dhe aktivitetin e përgjithshëm individual të njeriut në familje dhe shoqëri. Ate e llogarit si nëna e të gjitha të këqijave “Um mul Habaith”

M’u për këtë në Kur’anin Famëlartë i kushtohet kujdes i veçantë dhe me qëllim të ruajtjes së qenies njerëzore i jep status të ndalimit të rreptë. Këtë e shohim nga fjalët e Kur’anit Famëlartë:

O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta të shejtanit. Pra,largohuni prej tyre nëse doni të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmes verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush. T’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, apo i jepni fund (alkoolit dhe bixhozit)? Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit, e kini kujdes ( mos kundërshtoni). E Nëse refuzoni, atëherë pra,, ta dini se obligimi i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi”.( El Maide,90-92)

Nga verseti i lartpërmendur Kur’anor dalin në shesh këto të vërteta:

1. All-llahu xh.sh. drogën e fut në radhë të parë bashkë me bixhozin, hedhjen e shigjetave dhe idhujt si anomali të shëmtuara dhe të dëmshme. Për pijet dehëse përdor fjalën arabe “El Hamër”, që sipas kuptimit etimologjik do të thotë “të mbështjellit e mendjes”, ndërsa në terminologjinë e jurisprudencës islame fjala “hamër do të thotë “çdo send që njeriun e bën në situatë të mpira”. Këtë e vërtetojnë edhe fjalët e Muhamedit a.s. i cili ka thënë:

“Largohuni nga çdo gjë që të mpinë”, ose, “ Çdo gjë që të mpin është e ndaluar”

Pra, nisur nga fakti se edhe droga I ka pot ë njëjtat cilësi siç i kanë pijet alkoolike, po bile edhe më të rrezikshme dhe më të dëmshme, del se poashtu është rreptësisht e ndaluar.

2. Narkomania është ndyetësi dhe fliqëtirë nga veprat e shejtanit. Sipas Islami droga është vepër satanike, e zymtë, destruktive, e fliqtë që nuk përputhet me natyrën e pastër të njeriut dhe si e tillë ajo duhet të jetë jashtë njeriut.

3. Narkomania si vepër satanike mbjellë armiqësi dhe hidhërim në mes njerëzve. Me këtë vërtetohen pasojat në sferën familjare, kolektive dhe shoqërore.
    
4. Narkomania është rreptësisht e ndaluar me fjalën “Fexh tenibuhu” që do të thotë “largohuni nga ai”. Sa është dëmi i tij dhe pasojat e saja negative tregon edhe mënyra e të shprehurit kur’anor ku All-llahu xh.sh. nuk thotë se e keni të ndaluar, por në mënyrë trishtuese thotë “ikni – largohuni nga ai”, që në esencë do të thotë as që mos të afrohuni te ai, e as që mos të kontaktoni me te”.

5. Largimi nga droga do të thotë shpëtim individual e kolektiv.

6. Largimi nga droga mban nivelin e vetëdijes së njeriut stabil dhe forcon lidhëshmërin e njeriut me Krijuesin e tij. Që do të thotë përdorimi i tij shkatron të menduarit e tij dhe në të njejtën kohë humb dhe ndërpret lidhëshmërin e njeriut me Krijuesin e tij, e kjo do të thotë ramje e njeriut në nivelin më të ulët duke humbur karakteristikën kryesore me çka u dallua nga krijesat tjerat, e ajo është aftësia e të menduarit, me të cilën njeriu veçohet dhe ngritet mbi botën shtazore dhe bimore. Njeriu në aspektin fiziolgjik nuk ka ndonjë dallim me botën shtazore, dallimi dhe vlera e njeriut qëndron mu në faktin se njeriu është i aftë të mendojë mbi Krijuesin, vetvetiu dhe botën që e rethon.

Të gjitha këto janë koncepte kryesore të cilat definojnë statusin e alkoolit si vepër jashtzakonisht e shëmtuar, të cilat koncepte mbesin gjithmonë burim i pashtrshëm nga të cilat nxirren vlera të llojllojshme varësisht nga niveli intelektual dhe shkencor i njerëzimit në kohën në të cilën ne jetojmë, edhe ate në sfera të ndryshme. Nuk është për t’u habitur kur sot zbulimet e shkencave të ndryshme në mënyrë të jashtzakonshme vërtetojnë të gjithë këtë që është thënë para shumë shekujsh dhe në mënyrë të jashtzakonshme zbulojnë destruktivitetin e tij dhe pasojat tragjike të alkoolit si në sferën e shkatrimit të familjes, humbjeve të mëdha në ekonomi, dëmtimit fizik të njeriut dhe shoqërisë, dëmtimit nervor dhe sëmundjeve psiqike, e delikteve dhe shkatrimit në planin sociale shumëzimit të akteve kriminale dhe seksuale dhe shumë sëmundjeve dhe dëmeve tjera. Të gjitha këto janë rezultatet në të cilat sot ka arritur shkenca dhe analizat e instituteve të ndryshme, dhe si të këtilla janë disa nga dëmet e shumta  që sjellë narkomania.

Pasojat e narkomanisë

Sot në botën bashkëkohore çështja e narkomanisë është dukuri që brengos pa masë botën dhe gjith më tepër është në interesimin dhe vëmendjen e qarqeve politike, sociologjike, psikologjike, shoqërore, e shkencore. Aparaturat, institutet e ndryshme thellë janë të angazhuara dhe të interesuara për eliminimin e tyre nga shoqëria. Investohen shuma të mëdha të të mirave materiale dhe koka të fuqishme intelektuale-shkencore me qëllim të analizimit të pasojave që sjellë kjo anomali botërore në sferën morale dhe shoqërore. Me qëllim të eliminimit të kësaj anomalie institutet e ndryshme dalin me analiza të ndryshme dhe qëndrime rreth shërimit të njerëzisë nga kjo.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 1985 janë trishtuese dhe rrëqethëse edhe atë me sa vijon:

-    240.000 të moshës në mes 15-20 vjeçare kanë gjetur vdekjen nga droga.
-    Asnjë prej narkomanëve nuk ka jetuar mbi dhjetë vjet prej ditës së hyrjes në këtë valle të ndytë;
-    Fundi i të droguarëve është çmenduria ose vdekja;
-    Fëmijët e narkomanëve lindin si prindërit narkoman’
-    Vetëm në Florida, çdo ditë lindin nga 180 fëmijë të pafajshëm që trashigojën narkomaninë.
-   Vetëvrasjet në shumicën e rasteve janë nga pasojat e narkomanisë, etj.
Asçfarë dallimi nuk ka në vendet tjera si Danimarka, Gjermania Suedia, Anglia, dhe shumë vende tjera.

Pedagogu anglez Margaret Smith, kur analizon këtë gjendje shprehet

“Nxënësja në shkollë, e studentja në universitet nuk mendon më për gjë tjetër pos tërheqshmërisë, elegancës e atraktivitetit. Më se 60% e studentëve janë të pasuksesshëm në sesionet e provimeve. Kjo është pasojë e të menduarit më tepër për dashuri se sa për mësimin dhe ardhmërinë.

Etikologët dhe shkencëtarët e botës pohojnë duke nxjerr ë këtë konkluzë:

“Shkatërrimet që i kanë bërë në shekullin XX alkoolizmi dhe narkomania, nuk i kanë bërë luftërat, epidemitë e kataklizmat e tërmetit”

E gjithë kjo, përveç që tregon në tragjikokominë e narkomanisë, në të njëjtën kohë vërteton vërtetësinë e dhe aktualitetin e mësimit islam në çdo kohë dhe vend pa marrë parasysh nivelin intelektual të njerëzimit. Bota me luftën që bënë kundër anomalive të ndryshme në fakt praktikon mësimet islame në kohën bashkëkohore edhe pse ato janë shpallur para 14 shekujsh.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme