
Lajmi i mirë është se shumica më e madhe e myslimanëve Sunit dhe Shiit nuk e shohin veten si ushtarë të kësaj lufte sektare. Lajmi i keq është se fyerjet historike dhe diferencat teologjike po manipulohen për të rritur tensionin. Neo-Sektarizmi është tërësisht politik dhe i drejtuar nga një përzierje të cilën Ibn Khaldun e quan 'asabiyyah', që do të thotë solidaritet grupor, politikë identiteti dhe betejë për pushtet. Nëse llogarisim, 'asabiyyah mund të shkaktojë divizione dhe luftëra, në vend që të krijojë unitet dhe kreativitet siç shpresonte Ibn Khaldun se mund bënin komunitetet myslimane në kohën e tij.
Sot, grupet e identitetit janë më komplekse dhe të sofistikuara, të gërshetuara me një sërë faktorësh shoqëror, politik dhe ekonomik, me forma identitetesh brenda botës islame. Të kuptuarit e këtij kompleksiteti është vitale për të menaxhuar dhe mbikëqyrur tensionet sektare. Nëse e vëmë Asabiyyah-un Sunit kundër atij shit nuk e zgjidh problemin.
Përpjekjet për pajtimin e Sunnive dhe Shiive në periudhën moderne nuk kanë qenë të kota. Më 1959, Mahmud Shaltut, Shejhu i universitetit al-Azhar, nxori një fatva që autorizonte mësimin e jurispodencës shite si pjesë e programit mësimore të al-Azhar. Kësaj përpjekje iu bashkëngjit edhe Ajetullah Buruxhardi, një nga dijetarët më me ndikim Shiit të kohës. Shaltut dhe Buruxhardi hapën dyert e një dialogu serioz në mes Shiitëve dhe Sunnitëve.
Ajetullah Khomeini, lideri i revolucionit islamik te Iranit të vitit 1979, ishte një avokat për pajtimin e Shiitëve dhe Sunnitëve dhe luajti një rol kyç për hapjen e linjave të reja të komunikimit. Në shkurt të vitit 2007, Ajetullah Akbar Hashemi Rafsanxhani, ish presidenti iranian, dhe Jusuf al-Kardavi, dijetarë me ndikim Sunit, erdhën së bashku në Al-Xhazira dhe bënë thirrje për t'i dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe luftës në mes Sunnitëve dhe Shiitëve. Kjo u pasua nga një ngjarje me ndikim historik më 3 mars të vitit 2007: Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite dhe presidenti Mahmud Ahmedinexhad premtuan për të punuar për unifikimin brenda myslimanëve për të ulur tensionet e ngritura në mes shitëve dhe Sunnitëve në Irak, në Gji dhe kudo tjetër. Ka pasur mundësi të bëhet edhe më shumë në këtë drejtim.
Pranvera Arabe i ndryshoi shumë këto nivele politike. Kriza siriane i vuri lojtarët më të rëndësishëm kundër njëri tjetrit, duke çuar në harta të imagjinuara të aleancave Shite kundër blloqeve Sunite. Regjimi alavit sirian është i rëndësishëm por jo faktor kryesor i konfliktit në Siri. Lufta për pushtet në mes regjimit sirian, Iranit, Rusisë dhe Hezbullahut nga njëra anë dhe kundërshtarëve të regjimit të Damaskut ne anën tjetër, ka ngjyrime sektare por nuk mund të definohet si betejë në mes Shiitëve dhe Sunnitëve. Konvergjenca e supozuar e identiteteve sektare dhe zgjedhjeve politike nuk mbështetet nga faktet në teren. Ja disa shembuj: Nga këndvështrimi fetar dhe doktrinar regjimi Alevit në Siri ka shumë pak të bëjë me Shitët dymbëdhjetimamit. Regjimi nacional laik nuk ka përkatësi ideologjike as me Iranin dhe as me Hesbullahun në Liban. Hesbullahu është një lëvizje Islamike, që lufton kundër pushtimit izraelit. Aleanca e saj me Damaskun është çështje që i përket komoditetit politik, jo solidaritetit doktrinar fetar.
Hamasi është ngushtë i lidhur me vëllazërinë myslimane. Është një lëvizje tipike sunite arabe. Byroja politike e Hamasit erdhi në Damask dhe zhvilloi marrëdhënie të mira me regjimin sirian deri në fillimin e kryengritjes në fillim të vitit 2011. Aleanca e saj me Sirinë ka ndikim për komoditetit politik sepse shumica shteteve arabe nën presionin e SHBA-së dhe Izraelit, nuk e përkrahin këtë. Tani Hamasi është larguar nga Damasku.
Turqia ka pasur marrëdhënie të mira me regjimin sirian, edhe pse turqit e dinin shumë mirë bazën e tyre alevite, por i këputi këto marrëdhënie kur Damasku filloi të vriste njerëz te pafajshëm. Politika turke në këtë drejtim nuk ishte sektare. Po ashtu vendimi për tu distancuar nga lufta brutale mbi popullin sirian nuk ishte sektar.
Turqia e mbështeti kryeministrin irakian Nuri al-Maliki, një shi'it, në mandatin e tij të parë dhe firmosi mbi 40 marrëveshje në mes dy vendesh. Kur Maliki deshi të bënte politikë të njëanshme në një vend si Iraku, kryeministri Rexhep Taip Erdogan u distancua. Pra konsideratat sektare nuk luajtën kurrfarë roli.
Turqia mbështet të drejtën e Iranit për të zhvilluar energjinë nukleare për qëllime paqësore, vlerëson marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve, por kundërshton politikën e Iranit ndaj Sirisë. Përkatësia Sunite e Turqisë dhe ajo Shite e Iranit nuk ndikojnë në këto prirje politike. Beteja e re për pushtet që është koncentruar tek kriza e Sirisë në Lindjen e Mesme është një përpjekje për të ndezur një luftë të ftohtë brenda islamike nëpërmjet tensioneve sektare dhe politikave të identitetit. Liderët politik dhe fetarë dhe të tjerët duhet të ngrihen kundër kësaj loje të jashtëzakonisht rrezikshme.
todayszaman