Intervenimi humanitar në Turqi

Lufta në Siri ka kohë që e ka përfshirë edhe regjionin kufitar në Antakya. Një mjek sirian nga Gjermania kujdeset për të plagosurit dhe organizon transportin e medikamenteve.

 

Inga Rogg, Antakya

Në qytetin turk të Antakijas ka filluar të terret. Në emergjencë teknikët dhe motrat medicinale po përgatiten  për ta pranuar ndërrimine natës. Ka disa muaj që ndihmësit nga Gjysëm hëna e kuqe turke janë në shërbim të vazhdueshëm. Zakonisht të plagosurit, përmes kufirit, barten natën. Telefoni çdo minutë cingërron. Secili moment është jetik. Zakonisht të plagosurit janë të qëlluar me plumba apo nga granatat. Dhe numri i tyre rritet gjithnjë e më shumë, varësisht nga eskalacioni i luftimeve në Halep.

Mjeksia në emergjencë

Vetura e emrgjencës turke nuk mund të lëvizë matanë kufirit. Transportin e të plagosurve gjer tek kufiri e bëjnë vullnetarët sirian si dhe mjeku Hassan Naggar. Mjeku i penzionuar nga bajern würtembergu qyteti Freiburg kur erdhi në fillim mendoi të qëndroj vetëm disa ditë në Antakya. Tani u bënë 15 muaj. Ai është hirurg emergjence dhe mjek i përgjithshëm. Së pari ndihmoi në një spital privat. Asnjëherë nuk kisha parë  plagë kaq të rënda thotë ai. Pasi nevojat ishin shumë të mëdha, ai e hapi një spital të vogël për nevoja të mëturjeshme.

Rritja e numrit të të plagosurve nga vendi fqinjë e ka dëmtuar edhe sistemin medicinal turk. Në stacionet emergjente shpesh nuk ngelin  shtretër, thotë një mjek. Mjekimi për siriasit në spitalet turke është falas. Për mjekim të mëturjeshëm atyre shpesh u mungojnë mjetet financiare. Sa e rëndësishme është ndihma si e Dr. Naggerit në këtë rast, e motrave dhe të tjerëve në këto ditë të vështira lufte.

Në Siri shumë shpesh të plagosurit nuk tentojnë ta gjejnë ndonjë spital, nga frika se mund të arrestohen. Organizatat për të drejtat e njeriut shpesh e akuzojnë regjimin për mbytjen sistematike të mjekëve dhe motrave. Në një raport të Amnesty International të muajit qershor thuhet se regjimi e ka intezivuar ndjekjen e të plagosurve dhe atyre që kanë kërkuar mjekim në tërë vendin. Mjeku Naggar, kur flet për kolegët e tij që po operojnë në fushat e luftës i quan "Heronjtë e Revolucionit". Para pak kohe matanë kufirit ai ka  dërguar mbi 2.5 tonelata medikamente. Infuzionet, medikamente kundër dhimbjeve dhe mjete të tjera për lidhjen e plagëve.

Ndihmat solidare

Në Antakya dhe në fshatrat përreth mjekët sirian kanë hapur me dhjetra  ordinanca shëndetësore  për t`u ardhur në ndihme refugjatëve dhe të plagosurve. Të financuara janë nga ndihmat private, sidomos nga sirianët në exzil dhe muslimanët tjerë privat nga Golfi.

Para disa ditësh mjeku në fjalë e festoi ditëlindjen e 78. Për t`u ndalë ai nuk mendon. Me dhimbje shikon nga Halebi ku edhe ka lindur. Gjithnjë e më shumë sirian po e braktisin vendin e tyre dhe po arratisen për në turqi, ku sipas të dhënave zyrtare numri i refugjatëve ka arritur në 50 000. Nuk mund të rri i qetë më presin pacientët, thotë ai. Ata kanë nevojë për mua.

(NZZ Online, 10.08.12)

Nga gjer. e përktheu, Naxhi Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme