Ndalimi i dhunës

A po e vretë ndërgjegja botën aktuale

Përderisa ne do t’i injorojmë popujt e shkelur terrorizmi nuk do të zhduket. Ndalimi i dhunës “Pra, a e dënoni ju terrorizmin apo jo?” me shqetësim dhe sarkazëm më pyeti një gazetar i ri dhe i papërvojë.

Unë refuzova të përgjigjem. Unë i thash atij se e urrejë termin e ndyrë dhe pretendues “terrorizmi”. Ai mendoi se ajo ishte një tentativë e varfër për t’i ikur dënimit të zakonshëm të tërrorizmit që është e nevojshme për të gjithë ata që duan të jenë të pranuar në shoqëritë e civilizuara, veçanarisht në perëndim. Por, patjetër unë e dënoj terrorizmin nëse tërrorizm do të thotë vrasja e njerëzve të pafajshëm me qëllim të përfitimit të influencës politike, apo për ndëshkim apo thjeshtë për të avancuar në marrëveshje. Unë i dënoj të gjitha format e terrorizmit – atë të nivelit shtetëror, sado i fuqishëm që është aq sa e urrej edhe atë të personit i cili me snajpër i vret meshkujt dhe femrat e pafajshëm. Por në realitet, janë të dobdwt ata të cilët ndëshkohen për të. Terrorizmi shikohet vetëm në një kontekst: efekti, por kurrë shkaku, sikur shpërthimet vetëvrasëse, kriza e pengjeve në teatrin e Moskës, sulmet e vazhdueshme të rebelëve kurd ndaj ushtrisë turke janë të lindur në vakum. Në një intërvistë në Radion Publike Kombëtare dy muaj mbas sulmeve vdekjeprurëse me 11 shtator 2001 unë thashë: “Ne duhet të tentojmë të shohim përmes vuajtjeve të mijëra të vrarëve të pafajshëm në atë ditë të tmerrshme. Ne nuk duhet të jemi të verbër nga hidhërimi deri në atë masë saqë mos të mund të shohim se si dhuna shkakton dhunën. Në qoftë se ne jemi me të vërtetë të interesuar të ndalojmë terrorizmin ne duhet të kemi kuroajo të shqyrtojmë rrënjët e tij.” Të rritur për të qënë vetëvrasës bombë thjeshtë nuk është sjellje normale humane. Lënjë e fëmijëve mbas në Grozni, shkuarja në Moskë dhe zërja peng me qindra njerëz në një teatër nuk është një akt i lindur nga ndonje çeçen injorant nga urrejtja ndaj rusëve. Si dhe as kurdët nuk kanë luftuar më shumë se 15 vjet thjeshtë sepse ata janë, në një mënyrë misterioze, popull i keq, përplot urrejtje të pa shpjeguar. Nuk më është besuar kur kam dëgjuar se sa shumë njerëz janë helmuar nga përdorimi i gazit helmues nga rusët për të rimarrur teatrin në Moskë. Por e pranoj: unë jam pikëlluar për vdekjen e 50 revelëve. Më dënoni nëse ju dëshironi, por unë nuk kam mundur ti ndaloj lotët kur kam parë pamjen e më shumë se 10 femrave çeçene, qartasi të reja, të strukura në gjunjë, disa prej tyre të ngulitura drejt qiellit, të gjitha të vdekura. Ne nuk jemi të programuar që të na dhimbet një popull i tillë: ata janë që kanë filluar dhunën; ata janë rebelët, terroristët. Gjithë atë që ua kemi për borxh atyre është dënim i padiskutuar.Por unë do shtroj pyetjen. Kur grupet sigur Vëzhguesii e Të Drejtave Humane (Human Rights Watch) dhe Amnestia (Amnesty International) thërrasin për hetim ndërkombëtar të aksioneve ruse në Çeçeni, përse Kombet e Bashkuara, administrata Amerikane dhe qevertitë e tjera perëndimore nuk këmbëngulen në çeshtje? Përse rusisë i është lejuar dorë e lirë ne Çeçeni? Përse çeçenët kanë duruar aq shumë masakra nga duartë e ushtrisë ruse? Neve vetëm mund të shpresojmë që Moska do vij në vete nga ankthi dhe të kthehet në gjendjen normale. Por ne nukmund të shpresojmë një gjë të tillë për Grozni. Ushtria ruse ende gjindet atje. Lufta, okupimi, qeveria kukull, terrori ditor, arrestet masive, turturat dhe dhunimet ende vazhdojnë. Vëzhguesit e të Drejtave Humane, në përgjithësi të vetmuar vazhdon me plotësimin rutin të krimeve kundër popullatës civile. Por, kush ka kohë të lexojë? Vuajtja çeçene nuk e arsyeton marrjen e pengjeve të dhunshmë por ajo e shpjegon atë. Ne mund të fusim kokën tonë në rërë si struci dhe të bërtasim me zë “asgjë nuk e justifikon terrorizmin”. Ne mund ti bllokojmë veshët tonë dhe trurin tonë dhe të akuzojmë ata që nuk pajtohen me neve si “simpatizues të terrorizmit” apo edhe si terroristë. Por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Moska ka shans që të gjej veten prapë viktimë të sulmeve të tjera të çeçeneve të dëshpëruar. Armpushimi i njanshëm i kurdëve në Turqi ka shumë mundësi që të ndërpritet nga dhuna e vazhduar e ushtrisë turke kundër popullsisë kurde. Shpërthimet vetëvrasëse në Lindjen e Mesme mund të zëvëndësohen apo të ndërrojnë stilin por ato kurrë nuk do të pushojnë. “Të luftuarit e terrorit” është një koncept i ri përderisa shtetet e fuqishme dhe agresive i shtypin armiqtë e tyre të dobërt, duke i provuar atyre lirinë, drejtësinë humane, i terrorizojnë ata, i degradojnë, i arrrestojnë ata në masë. I provojnë armët e tyre në ta – përderisa vazhdojnë ti akuzojnë ata për të gjitha të këaqijat në botë. Dhe neve, popujt e kësaj bote që mendojnë mirë por dështojnë të veprojmë, pritet që të besojmë çdo gjë që na thonë. Izraeli e mbron veten sikur palestinezët janë ata të cilët kanë okupuar territoret izraelite, rrethuar popullin izraelit, shkatërruar shtëpitë e tyre, vjellur tokat e tyre dhe vrarë fëmijët e tyre. Pritet që neve ti urrejmë rebelët kurd dhe të mohojmë çdo ndjenjë simpatie ndaj çeçenëve, sepse të fuqishmit e caktojnë pulsin e luftës, definicjonin – çka e meriton të dënohet dhe çka konsiderohet fitore. Kur do i trajtojmë neve jetët e të gjithë popujve me nivel të barabartë, qofshin ata amerikanë, afgan, irakian, izraelit, palestinez, turk, kurd, rus, çeçen dhe të tjerët? Deri kur ne do të qëndrojmë të verbër nga parullat boshe, urrejtjet e pashpjeguara dhe dënimet me pretendime?

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme