Feja ka një anë të errët dhe, siç e kemi përjetuar në të kaluarën, ekstremistët fetarë mund të jenë vdekjeprurës, por siç ka dëshmuar Park 51 dhe zgjedhjet e fundit në kongres, si pasojë e disa politikanëve dhe fanatikëve feja mund të shfrytëzohet edhe për të ushqyer ndarjen dhe urrejtjen.
Politikanë si Neut Gingrich, Sarah Palin dhe Sharron Angle i pushtuan kryeartikujt e gazetave duke fyer islamin dhe myslimanët. Grinuiç në një fjalim të mbajtur në "Amerikan Enterprise Institute" krijoi një realitet i cili nuk ekziston duke kërkuar një ligj federal i cili ndalon që ligji islam të konsiderohet si zëvendësues i ligjit amerikan. Sharron Angle e tejkaloi atë duke thënë në mënyrë false që Frankford, Teks dhe Dearborn, Mich ishin subjekt i regjimit të "Sheriatit". Votuesit në Oklahoma dhe vende të tjera votuan në mënyrë që ligji Islam asnjëherë të mos depërtonte në sistemet e tyre. Ka një problem themelor me këto shqetësime dhe ndryshime false. Asnjë gjykatë federale nuk do të mund ta konsideronte ligjin Islam ose ndonjë ligj tjetër fetar si zëvendësues të ligjit amerikan, dhe myslimanët ashtu si edhe qytetarë të feve të tjera e pranojnë sistemin ligjorë amerikan.E përshëndesim historinë amerikane për diversitetin etnik dhe fetar, por shpesh herë e lëmë anash çmimin që kanë paguar emigrantët më deri tani. Janë harruar luftërat e hebrenjve, katolikëve etnik, japonezëve në luftën e dytë botërore dhe shumë të tjerë që u ngritën kundër fantazisë dhe diskriminimit përpara se të pranoheshin. Sot myslimanët amerikanë, përveç faktit që sondazhet tregojnë se ata janë integruar ekonomikisht, politikisht dhe nga pikëpamja edukative, përballen me forca të mëdha që përpiqen ti mohojnë atyre vendin që u përket në shoqërinë Amerikane.Sondazhe madhore në lidhje me Islamin të ndërmarra nga gazetat e mirënjohura amerikane si "Time Magazine" dhe "the Nju Jork Times" të zhvilluara gjatë muajit gusht e reflektojnë këtë harresë: 33% shprehen se mendojnë që myslimanët amerikanë i mbështesin terroristët dhe në përgjithësi, 60% nga të anketuarit kanë mendime negative për myslimanët. Edhe studime të tjera të Gallup, The Uashington Post dhe forumi Peu kanë publikuar studime të tilla.Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për myslimanët të ndërtojnë xhami dhe qendra islamike, gjë të cilën, sipas një raporti të qendrës Peu për jetën publike dhe fetare, komunat dhe këshillat e qyteteve e kanë bllokuar në vazhdimësi. Gjithashtu xhamitë ekzistuese po përballen me protesta dhe vandalizëm në Konektikut, Nju Jork, Uiskonsin, Teksas, Kaliforni dhe shumë qytete të tjera në të gjithë Amerikën.Në Amerikë besimi ka rëndësi. Në vendin tonë feja është shumë e rëndësishme për pjesën më të madhe të qytetarëve tanë. Dhe ne kemi një numër të madh qytetarësh që përfaqësojnë fe të ndryshme. Por në Amerikën e shekullit 21, feja shpeshherë është bërë burim ndarjesh, një justifikim për diskriminimin, fantazimin dhe krime të urryera. Për të përmbushur sfidat e shumta me të cilat përballemi, na duhet një transformim rrënjësor i mënyrës se si ne e shohim fenë dhe të drejtat fetare në përgjithësi dhe Islamin në veçanti.Fillimisht na duhet ta njohim më mirë fenë. Ironikisht edhe pse e shohim se feja është e rëndësishme për ne, shumë amerikanë janë analfabetë në aspektin e fesë. Përderisa sistemet tona shkollore nuk e lejojnë mësimin e fesë në shkolla, ato duhet të mësojnë nga fetë në mënyrë që të përgatisin gjeneratat e ardhshme të jetojnë në një shoqëri e cila bazohet në të kuptuarit dhe respektin e ndërsjellë në mes feve.E dyta, media e cila ka një ndikim të madh në opinionin publik, duhet të garantojë qëndrim më të balancuar ndaj Islamit, aferave globale dhe politikës. Mbulimi i dhunës dhe terrorizmit nga ekstremizmi fetar është i rëndësishëm në një botë ku çdo gjë po bëhet shumë e zakonshme, por roli i medies duhet të jetë shumë konstruktiv dhe inspirues në lidhje me rëndësinë që ka feja në jetën e shumë amerikanëve.E treta, ne duhet tu rezistojmë sharjeve dhe shpifjeve të politikanëve të cilët e promovojnë veten nëpërmjet fjalimeve urryese si pjesë të rëndësishme të fushatës së tyre. Jo toleranca është jo tolerancë dhe kjo nuk i duhet aspak Amerikës.perktheu Samet Jahiu