POEMA E BAJRAMIT

Hamd çdoherë vetëm Allahut i bëjmë
Ndihmë dhe falje vetëm nga Ai kërkojmë
Të mirën dhe të keqen vetëm prej Tij e mësojmë
Lutjet e zemrës vetëm mëshirës së Tij ia drejtojmë
Përshëndetje nga zemra të Dashurit të Tij i dërgojmë
Nga salavatet tona familjen e tij nuk e harrojmë
Edhe shokët e tij gjithmonë i përkujtojmë
Rrugën e tij në çdo vend dhe kohë e pasojmë
Se nuk ka zot përveç Allahut me zemër dëshmojmë
Edhe Muhamedin për të dërguar të Zotit e besojmë

Në muajin e madh që e përcollëm
Një rrënjë më shumë në zemër e mbollëm
Mbollëm një rrënjë imani, një rrënjë besimi
Mësuam se sa i vlefshëm është mësimi
E si të mos e mësoj vlerën e mësimit njeri
Kur në atë muaj u shpall libri që në studim thirri
Agjërim e namaz, pastaj namaz e agjërim
U bënë zemrat e muslimanëve plot gjelbërim
Fytyra të zverdhura nga etja edhe uria
Ndërsa nga durimi, shpirtit i shtohej bukuria


Sikur shiu që e pastron tokën nga mbeturinat
Sikur bora e bardhë që i pastron kodrinat
Po njashtu pastron agjërimi shpritrat
Imani shtohet dhe nga mbeturinat i dëlir zemrat
Pa më thuaj, o agjërues, si ndihesh sot
Nga gëzimi, a të është mbush zemra me lotë
Kur agimi i ditës së Bajramit nga gjumi të trazoi
Hareja e madhe a të ngurri dhe a të shkëmbëzoi
Sikur nëna që me ashk ninullat djalit ia këndon
A po të duket se njashtu drita e bajramit po të ledhaton

E në këtë ditë Bajrami si të mos gëzohet muslimani
Kur kjo ditë është si kajmaku që e ka në krye ajrani
Është si dita e parë e xhenetit kjo e bajramit ditë
Sepse atë ditë njeriu merr rezultatet dhe më nuk prit
Jeta nuk është diç tjetër përpos se një provim
Që pa përzgjedhjen tonë i bëhet nënshtrim
Ndërsa ramazani është një test i vogël ndërmjet
Ndërmjet provimit të madh që e quajmë jetë
Kush e jep provimin e madh hyn në Xhenet të jetojë
E kush e dha testin e vogël një ditë Xheneti do ta përjetojë

Andaj ta gëzoni këtë dit, o agjërues
Se sot në krah keni një pëllumb përurues
Për ju shumë engjëj nga qielli kanë zbritë
Sevapet e ramazanit në qiell me jua ngritë
Shumë lumturi nga qielli ju kanë sjellë
Një lule Xheneti në kopsht ua kanë mbjellë
Sot me ju gëzohet toka me bimët e saja
Sot gëzimi është në kulm, mu tek maja
Edhe po nuk munde gëzimin e sotit me e përshkruar
Të jesh i sigurt se ëmbëlsisht je duke e shijuar

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme