Të jetosh, të kënaqësh me këtë botë është bukur
Të mos turbullohesh e të harrohesh në gjëra të kota
Por harron se vdekjen e ke pranë vetës, të ulur
Duke pritur çastin e caktuar që të të largoj nga bota.
Jeton, ha, pi e dëfrehesh pa kufij gjatë ditës e natës
E falenderim s’të kujtohet ti bësh asnjëherë Krijuesit tënd
Por vdekja që e ke më afër se damarin tënd të qafës
Do të ti ndërpres këto, mu kur ty as nuk të bie ndërmend
Dunjaja me bukuritë e saja, të cilat të dukën të pashembullta
Janë të gjitha sprova, por ti nuk do të kuptosh asnjë këshillë
Por vdekja do të ndaj nga ajo botë që të duket kaq e ëmbla
E do thuash, si u mashtrova e e besova një gënjeshtër të tillë
Obligimet e Zotit nuk i zbaton, i harron, bile edhe i injoron
E këndej thua zemrën e kam të mirë edhe pse s’falem e s’agjëroj
Por vdekja, kuptoje do të të vij, do të të vij e kurr s’të harron
Atëherë do thuash, t’lutëm Zot kthem prapa, se çdo porosi do zbatoj
Por atëherë çdo gjë merr fund, dhe kthim prapa në dynja më nuk ka
E ke pasur mundësinë përplotë këshilla që ndaj botës të jesh vigjilent
Por ti argumenteve paralajmëruese as që u vije vesh, por as nuk i pa
Ama vdekja të zuri, e shkove mu aty ku do dënohesh për fodullëkun tënd.