Një version i ri, i korrigjuar i Dhjatës së Vjetër

Një studiues i Hebraizmit në Izrael ka realizuar një projekt monumental, duke u dhënë besimtarët hebrenj versionin përfundimtar të Dhiatës së Vjetër. Ai premton se versioni i tij është një tekst i korrigjuar, i pastruar nga gabimet e teksteve të mëparshme, që do të shndërrohet në standard për studimet fetare në Izrael.

Gjatë 30 vjetëve të fundit, eksperti i hebraizmit Menachem Cohen ka marrë mbi vete një mision me përmasa biblike: të rregullojë gabimet që gjenden në tekstet e ndryshme të Biblës hebraike për të publikuar edicionin përfundimtar të Dhiatës së Vjetës. Ai e përfundoi këtë mision duke bërë rishikimin e parë të plotë të këtij teksti në afro 500 vjet.
Tani falë internetit, çdokush mund ta lexojë Biblën me lehtësi.
Odisenë e realizimit të një teksti të vetëm biblik, ku të përfshiheshin të gjitha tekstet e komentet e tjera, e përmbushi në vitin 1525 Jacob Ben Hayim:

“Ben Hayim i dha botës një tekst të njëjtësuar. Por ky tekst nuk është krejt në rregull, së paku kur bëhet fjalë për Biblën hebraike, apo lidhur me interpretimet ose disa përkthime. Teksti që kemi publikuar sot në epokën teknologjike nxirret për të korrigjuar të gjitha ato të meta dhe për të realizuar tekstin më të saktë të mundshëm”.

Gjatë punës së tij, Cohen identifikoi 1500 pasaktësi që i korrigjoi në versionin e tij me 21 vëllime. Korrigjimet nuk prekin mesazhin e Biblës, por janë përgjithësisht ndryshime në gërmën e përdorur për disa zanore, apo ndryshime të lehta që prekin shqiptimin dhe kantilenën e tekstit.

Korigjimet ishin vetëm fillimi. Tani studiuesit i duhej të gjente një mënyrë që tekstin e tij t’ua paraqiste masave. Ai thotë se është me fat që jeton në vitet e revolucionit të tretë teknologjik që ka prekur Biblën hebraike – i pari ishte kalimi nga teksti në papirus në librat e lidhur, më pas ishte shpikja e shtypshkronjës dhe tani teknologjia elektronike që ka sjellë kompiuterat. Me ndihmën e të birit, studiuesi realizoi versionin dixhital të Biblës.

“Ka rëndësi që në epokën moderne të kompiuterave, të kemi në dispozicion versione si të shtypura ashtu edhe elektronike të Biblës në formën më të saktë”.

Synimi i projektit të tij, shpjegon Menachem Cohen, ishte i dyfishtë: të korrigjonte të kaluarën dhe të përgatiste të ardhmen. Studiuesi 84 vjeçar u ka dhënë tani brezave të besimtarëve hebrenj mundësinë që përmes disa klikimeve të konsultohen në çdo moment me librin e tyre të shenjtë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme