
Nëse kjo do të ishte atëherë ne do të ishim kaq pak. Kaq të papërfillshëm. Do të ishim njerëz me bisht sic mundohet propaganda greke dhe serbe të na pasqyrojë në Europë.
Është si detyrim parësor i çdo presidenti amerikan që të lexojë testamentin e presidentit të parë të shtetit më të fuqishëm dhe më demokrat të botës, babait të kombit amerikan Sir, George Washington.
Në testament thuhet se George Washington ishte me prejardhje shqiptare nga nëna. [Nëna e tij Mary Ball në fakt ishte Marije Bala nga fshati Isniq i komunës së Deçanit. Prindërit e saj ishin emigrantë shqiptarë që ishin vendosur në tokën e premtuar në vitin 1706, vetëm dy vjet para se të lindte nëna e Washingtonit, Marija. (Cituar nga Albert Myko, Instituti i linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë)
Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.
“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit, në njërën nga intervistat e shumta për libërin dhe i thashë: Shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e Ëashingtonit! Ai, me të parë letrën, më tha: E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim ndërhyrë në Kosovë”, tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”.
Më pas Woodward vazhdon: “Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartë se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.
“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua, dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Woodward.
“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”, tha ai.
Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Ëashingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë.
Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.] (Këto pasazhe janë referuar nga: http://www.gazetatema.net/web/2011/04/01/george-washingtoni-me-prejardhje-shqiptare/)
Mirpo edhe nëse do të qëndronim vetëm me themeluesin e demokracisë më të madhe bashkëkohore, kjo do të ishte shumë pak për ne, si komb.
Le të shkojmë më thellë në histori, diku në mesjetë.
Çfarë është ky komb kaq interesant?
Cili është kombi që i shërbeu Perandorisë më të madhe të mesjetës, e kam fjalën për Perandorinë Osmane. Llogaitën më së paku 27 kryeministra shqiptarë dhe dhjetëra ministra e guvernatorë. Ndërsa i pari që vendosi flamurin osman mbi muret e Kostandinopojës ishte komandanti legjendar Ballaban Pasha (arnauti). Referuar fjalës së ministrit të jashtëm të Turqisë, në vizitën e tij të fundit në Kosovë, ai shprehet: [Nuk ishin osmanët që çliruan Kosovën, por ushtritë çlirimtare të Kostandinopojës dolën nga kjo xhami (Xhamia Sulltan Fatihut në Prishtinë)]. Edhe sot e kësaj dite të marrësh poste kyçe në ushtrinë turke, patjetër duhet të kesh gjak Arnauti (shqiptari). Pse turqit i besuan kaq shumë arnautëve? Besim ky që vazhdon deri në ditët tona? A nuk do të thotë se kombi jonë ka një rëndësi të madhe për këta nipër të Osmanëve?
Nuk e kam fjalën për trojet shqiptare, po për gjakun shqiptar. Ai për të cilin turqit modernë, ashtu sikur gjyshërit e tyre e donin gjithmonë t`a kishin në familjet e veta. Sepse vetëm atyre u besonin.
(Skënderbeun e kam kaluar qëllimisht, me të le të merren historianët e politikave, sepse historianët e vërtetë e dijnë, pse e kam bërë këtë anashkalim.)
Le të shkojmë edhe më thellë në histori.
Shqiptarët ishin themeluesit e shtetit më të fuqishëm të lindjes, Bizantit (Shqip: Bizant = Buzë anës, së gadishullit Ballkanik) Kostandini ishte shqiptar me gjak shqiptari.
[I ati i Kostantinit të Madh, Kostanc Klori shkoi si Perandor gjer në Angli ku luftoi grabitësit pushtues të saj. Aty i takoi të japë shpirt para të birit të madh të cilit i dha dhe porositë e fundit prej Perandori. Populli anglez e varrosi si shpëtimtar në një shpellë që ruhej e i ndizej qiri gjer vonë. Nisur dhe nga kjo sigurisht, Çurçilli thotë me vlerësim se «Perandorët nga më të aftët e Romës qenë ilirë» (hollësi të shumta të gjera jep dhe libri shumë i çmuar «Perandorët e Romës» të studjuesit Qazim Lleshi).
Studjuesi S. Uiliams thotë: «Komandantët ilirë vërshuan vrullshëm gjer në majat më të larta të pushtetit perandorak kështuqë kurora e Perandorisë mbeti pothuaj ‘pasuri’ në duart e kësaj kaste». Jozef Bidez, jetëshkruesi i shquar i Perandorit ilir, Julienit, në Hyrjen e veprës për të, shkruan se «15 shekuj më parë arbërorët kishin themeluar bërthamën e legjioneve të Danubit, e brez pas brezi këta bij barinjsh e bujqish mbronin kufinjtë e Perandorisë duke i dhënë kësaj dhe komandantë me famë». Studjuesi Zh. Zeiller shkruan se raca e herët ilire përfaqësues më të saktë sot ka ‘albanët apo skipetarët’ e shton: «Kur Perandorisë (së Romës) i dukej fundi i pashmangshëm pas 30 vjet tiranie të fundit, ajo u mbajt, fitoi dhe gjallëri të re me një rimëkëmbje të fuqishme për mëse një shekull, pikërisht se mori përtëritje iliriane të shtetit perandorak». Historiani danez E. Kristiensen duke folur për Historinë e Romës shkruan: «Trashëgimia thuajse në vijimësi e fronit perandorak nga ana e prijësve të shquar ushtarakë ilirë, si në gjysmën II të sh. 3 e pothuaj në tërë sh. 4 qe kushtëzuar nga një gjëndje e padurueshme rrokopuje, e krizës më të thellë nëpër të cilën po kalonte Perandoria e Romës që prej krijimit të saj në agimin e Mijëvjeçarit të I të Erës së Re». Studjuesi anglez Kris Skarr thotë: «Kundër çdo parashikimi, Perandoria dalëngadalë u rifreskua falë sundimit të njëpasnjëshëm të perandorëve ushtarakë me prejardhje nga Ballkani, perandorëve ilirë. Klodi II mundi gotët (e u mbiquajt «Goticus»); Aureliani mposhti mbretërit e Galisë e Palmirës e u u bë Reformator i Madh i Unitetit të Perandorisë. Karusi mposhti dallgët barbare të persëve»…Historiani i shquar Vasiliev duke shkruar për Perandorët ilirë të Bizantit (familjes Justinian) përmënd «listën e gjatë të Perandorëve romakë që lindi Siujdhesa e Europës Juglindore e që falë energjisë së tyre të tejzakontë në çastin më kritik të historisë së Romës, u shfaqën të aftë t’i rikthejnë asaj paqen dhe njëshmërinë si Perandori». Nobelisti T. Momsen shkruan: «Shqiptarët luajtën një rol të veçantë e të gjatë në Perandorinë Osmane, ashtu si të parët e tyre të lashtë (ilirët) për Perandorinë e Romës kur kjo u ndodh në të njejtën gjëndje të shthurjes e barbarisë». Perandorët ilirë qenë sa trima po aq të zgjuar e atdhetarë të kombit të vet. Andre Piganjol, historian i lashtësisë, thotë: «Perandorët ilirë e adhuronin Romën duke qënë të bindur se tek mbronin atë, mbronin njëkohësisht Atdheun e tyre ballkanik kundër vërshimeve të paprera barbare».]
(Referuar nga: http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=140797)
Shqiptarët ishin themeluesit e të Drejtës së parë të njohur.
E kam fjalën për të drejtën Romake, themeluesi i së cilës quhej Ulpian(170-228 e.s). (Referuar nga: http://en.wikipedia.org/wiki/Ulpian)
Juristi shqiptar vinte nga Lipjani dhe përvoja e tij me të drejtën bazohej nga edukimi i tij dhe rrënjët ilire që kishte. Por edhe këto pak përmenden, nga historianët shqiptarë.
Por le të futemi edhe pak më thellë në detin Ilir.
Ilirët ishin ata që themeluan qytetërimin e Greqisë së lashtë (emër ky i vjedhur padrejtësisht nga Iliria e Lashtë). Sepse kultura e antikitetit vinte nga filozofë dhe mendimtarë ilirë siç ishin Sokrati dhe Platoni. Nuk mund askush t`a mohojë faktin se Homeri shkruante në ilirisht, Ilidanën e tij të famshme.
Grekët padrejtsisht e kanë vjedhur këtë kulturë të lashtë. Por kush në të vërtetë ishin këta hajdutë?
Ata që sot e quajnë veten grekë, ishin në fakt fiset sllave që dyndeshin në trojet ilire. Ata të përzierë me rraca të ndryshme barbare nga Persia dhe vende të tjera të Azisë krijuan kështu një gjak të përzier që sot quhen grekë. Ata nuk kanë aspak lidhje me kulturën e lashtë ilire (që sot padrejtësisht e quajnë greke)
Bazat e qytetërimit grek lindin atje në Kretë (Kretë = Kryet e vendit).
Për tu rikthyer përsëri tek Ulpiani. Ai e vendosi të Drejtën e parë, pikërisht nga ngjarja e madhe e Trojës ku grekët barbarë vranë dhe prenë, mijëra civilë të pafajshëm ilirë që banonin në Trojë. Aty përmbajnë rregulla dhe ligje me të cilat mbrohen të drejtat njerëzore të shkelura barbarisht nga këto fise që vinin nga Karpatet dhe ndrydhnin dhe vidhnin gjithnjë e më shumë qytetërimin ilir.
Madje kultura e lashtë Ilire shkonte shumë më larg se thjesht Ballkani. Ajo shtrihej në të gjithë Mesdheun.
[Sipas Historianit dhe filologut Italian Giuseppe Catapano: Thot-i i cili "fliste shqip", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe.
Filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi si rezuitat të punës së tij kërkimore - shkencore 40 vjeçare, një vepër kapitale nga fusha e shkencave filologjike, të cilës i vuri një titull mjaft interesant: THOT TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti fliste shqip).
Është hartuar në gjuhen italiane në formë proze dhe poezie, madje në italishte dhe arbërishte. Siç shihet nga vepra, autori për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve - shqiptarëve të lashtë. Duhet theksuar që në fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos janë në harmoni me pohimet e shumë filologëve, historianëve dhe arkeologëve anglezë, francezë, turq, arabë dhe shqiptarë.
Po kush ishte THOT - i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., greqishten e lashte. Thoth; egjip. Tehuti) ishte përëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë, ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup njeriu e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqipes (shqiponjës).
Sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i i cili "fliste shqip", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe.
Jo vetëm kaq, konstaton Catapanoja - nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato të shqipes (të cilat njihen si shkronja latine, shihni hebraishten, samaritano - palestinezen, sirianishten, arabishten dhe greqishten).
Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12.000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë apo kuturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë.
Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmëtar i zotave" (Messagero degli Dei , Gods Messenger). Për më tepër emri Thot, në gjuhën shqipe ka edhe domethënien: me i thënë, të gjitha dituritë (urtësitë) e Atlantidës, Atlasit - Atlashit, e cila, poashtu, shpjegohet, nga autori në fjalë, me shqipen: AT = at - baba, dhe LASH(TË) = i vjetër, që do të thotë: Stërgjysh.]
(Referuar nga: http://www.youtube.com/ëatch?v=OZH3XUOdnXQ)
Diçka në lidhje me fenë e shqiptarit
Feja e shqiptarit nuk është Shqiptaria. (Ndryshe nga sa na imponojnë injorantët dhe të shiturit politikëbërës të Shqiptarisë). Por duke qenë kombi më i civilizuar i botës ata gjithmonë e kanë kuptuar se lidhjet me Zotin, Krijuesin janë një shenjë e ngritjes njeriut në një gradë më të lartë se kafshët.
Shqiptarët (Ilirët, Arnautët, Arbëreshët) duke qenë më të qytetëruar, i kanë përkrahur gjihmonë mesazhet hyjnore duke filluar që nga ato më të vjetra e deri tek më të fundit, Mesazhi i Jezusit (Krishterimin) dhe së fundi përfeksionimin e këtij mesazhi hyjnor Islamin.
Prandaj le të heshtin gojët e këqija që duan të vejnë në dyshim zgjedhjen e stërgjyshërve tanë ilirë dhe arbëreshë e arnautë. Sepse me këtë propagandë të ndyrë, ata ofendojnë intelektin më të lartë të qytetërimit botëror. Intelektin shqiptar.
Nuk po dua të zgjatem më shumë, sepse një analizë e tillë kërkon libra dhe historian të specializuar por dhe objektivë që të përfshihen në këtë debat. Gjithsesi besoj se një ilir që jetonte 12 mijë vjet më pare, nëse do të vinte në kohët tona do t`a merrnim vsh dhe do na merrte vesh me gjuhën tonë shqipe.
Ja pse mendoj se të festosh 100 vjetorin e Pavarsisë për mua do të ishte ofendim i shtetit dhe kulturës më të lashtë botërore.
Shqipëria jonë nuk ka 100 vjet që ekziston, ajo është mëma e kulturës dhe civilizimit më të lashtë
Vecse për këtë shkrim i detyrohem një falenderim të veçantë Profesor Dr. Shkëlzen Kadriut (dr. i shkencave të së Drejtës), i cili më frymzoi dhe më orientoi në gjetjen e materialeve për referenca.