Gjendja e myslimanëve në botën bashkëkohore

Në këtë artikull, duke u bazuar në njërin prej tre definicioneve operative nga "Bota islame", gjendja e myslimanëve të botës është shqyrtuar në bazë të disa veçorive shoqërore në të tashmen dhe të ardhmen, dhe gjithashtu është shqyrtuar edhe niveli i përparimit së bashku me krahasimin me fetë tjera.

 

Studiuesi do të sqarojë se në kohën kur pjesa e të krishterëve dhe budistëve të botës është në reduktim e sipër gjatë 50 viteve të ardhshme, pjesa e myslimanëve është duke u rritur dhe kjo rritje do të jetë e shoqëruar me përparime dhe prapambetje. Në këtë mënyrë, studiuesi i ka kushtuar rëndësi disa aspekteve të kësaj çështje dhe ka krahasuar faktorët, si niveli i përparimit njerëzor (HID) dhe nëndegëve të saj si (shpresa për jetë, niveli i arsimimit, prodhimet bruto për kokë), niveli i mundësive për shfrytëzimin e medieve (MCI) dhe nëndegët e saj si (shtypi, radio, televizioni), niveli i mundësive për të arritur në teknologjitë informative (ICTI) dhe nëndegët si (interneti, kompjuteri, mobili dhe telefoni) si dhe çështja e lirisë së medieve (PFI) në botën islame me fetë tjera.

Tri definicionet operative nga Bota Islame

Definicioni i parë:

Definicioni më zyrtar nga bota islame është: "Anëtarët e Organizatës së Konferencës Islamike, që përbëhen nga 54 vende".

Popullsia e vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI) është 1 miliardë e 238 milionë e 300 mijë persona që përafërsisht është 20/9 % e popullsisë së botës, por e gjithë kjo popullsi nuk është përfaqësuese e myslimanëve të botës sepse nga njëra anë, nga këto 54 vende, në 11 vende popullsia myslimane e tyre është më pak se 50 % dhe nga ana tjetër është shumë i vështirë kuptimi i qëllimit të anëtarësimit të disa vendeve në këtë organizatë. P.sh, një ndër vendet anëtare të OKI është vendi afrikan Gabon ku sipas të dhënave gjeografike botërore, 84 % të këtij vendi e përbëjnë të krishterët dhe pjesa tjetër është quajtur " Animist ", kurse disa burime flasin se vetëm 2 % të popullsisë së Gabon-it e përbëjnë myslimanët. Në të vërtetë mund të thuhet Organizata e Konferencës Islamike është më tepër një përmbledhje politiko-fetare se sa një simbol i Botës Islame.

Definicioni i dytë:

Definicioni i dytë nga bota islame përfshin ato vende ku shumica e popullsisë së tyre është myslimane. Kjo karakteristik është e rëndësishme nga aspekti i zgjerimit dhe krijimit të sistemeve demokratike të bazuar në votën e shumicës. Ky zgjerim është ai që Fukojama atë e quan "Fundi i Historisë" dhe shkruan: "Gjatë viteve të ardhshme njëkohësisht me fitoren e liberal-demokracisë përball rivalëve ideologjik si mbretëritë e trashëguara, fashizmi dhe fitorja ndaj rivalit më të ri, komunizmit, në të gjithë botën ekziston një mendim unik mbi legjitimitetin e liberal-demokracisë, si sistemi i vetëm qeveritar i suksesshëm. Por megjithëkëtë, liberal-demokracia mund të jetë edhe fundi i përsosmërisë ideologjike të njeriut dhe forma e fundit qeverisëse e njerëzimit, kështu qe mund të jetë edhe "Fundi i Historisë". Në fakt, dështimi i komunizmit ishte një faktor për fitoren e vlerave liberale në perëndim dhe fundi i mosmarrëveshjeve ideologjike".

Në botë, 45 shtete janë vende popullsia e të cilëve nga 100 % - 50 % përbëhet nga myslimanët. Popullsia e 45 vendeve të sipërpërmendura në vitin 2000 ishte 1 miliard e 164 milionë e 400 mijë banorë, ku 1 miliard e 7 milionë e 899 mijë prej tyre ishin myslimanë apo 85.56 %. Nga këto 45 vende, 42 prej tyre janë anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike.

Në bazë të tabelës nr. 1, në vitin 2000, 19. 64 % e popullsisë botërore e përbënte popullsia e 45 vendeve shumica e të cilëve ishin myslimane dhe këto vende pas vendeve me shumicë të krishtere dhe ateiste, zënin vendin e tretë.

Tabela - 1: Pozita e feve në vitin 2000 nëpër vende të ndryshme të botës

pozita popullsia me milionë përqindja

shumica e krishterë 1909/4 33/2

shumica ateiste 1271/5 21/44

shumica myslimane 1164/4 19/64

shumica hinduse 4 1016 17/4

shumica budiste 400/6 6/75

shumica animiste 160/5 2/70

shumica çifute 5/9 0/1

Definicioni i tretë:

Definicioni më real për botën islame është: "Të gjithë myslimanët e botës, pa marrë parasysh vendin ku jetojnë".

Karakteristika e këtij definicioni është se përfshin edhe ato pakica myslimane në vendet me popullsi shumë të madhe si 11 milionë myslimanët në Indi dhe 23 milionë myslimanët në Kinë. Studimet tregojnë se myslimanët janë të shpërndarë në 99 vende të botës. Bota bashkëkohore është e tillë që në 41 % të saj prezenca e pakicës myslimane është pothuajse zero dhe në 51 % të vendeve ose në po ato 99 vende, janë të shpërndarë 1 miliardë e 237 milionë e 250 mijë myslimanë. Si rrjedhim, pas ndjekësve të krishterë dhe ateistëve, myslimanët ndodhen në vendin e tretë në botë përnga aspekti i numrit të popullsisë.

Tabela - 2: Pozita dhe shpërndarja e feve të ndryshme në vitin 2000

pozita të shpërndarë në vende milionë persona përqindja

1- të krishterët 151 1791/96 30/1

2- ateistët 10 1257/14 21/1

3- myslimanët 99 1237/25 20/8

4- hindusët 22 6/99 15/390

5- Budistët 21 505/19 8/5

konfuçitët dhe shintotët

6- animistët 55 213/21 3/6

7- çifutët

26 26/96 0/5

8- zertushtët 3 6/09 0/1

Ashtu siç shihet edhe në skemën nr. 2, të krishterët janë shumë më të shpërndarë në krahasim me myslimanët (myslimanët në 99 vende kurse të krishterët në 151 vende). Ndoshta faktorët kryesor të kësaj çështjeje janë ngjarjet e ndryshme që ndodhin sot në kontinentin afrikan, në Azi dhe në Amerikën Jugore.

Në botën bashkëkohore, përveç tri feve ibrahimite që përafërsisht përfshijnë gjysmën e popullsisë botërore, 23/8 % të popullsisë botërore e përbëjnë ndjekësit e atyre feve që në klasifikimin e ekspertëve religjionar, janë të njohura si fe filozofike (Hiduizmi, Budizmi, Konfuçizmi dhe Shintoizmi). 3/6 % të popullsisë botërore e përbëjnë Animistët (përdorimi i frazës fe për Animistët është përmendur në ajetet 1 dhe 6 të suresd Kafirun në Kur'anin Famëlartë) të cilët janë të shpërndarë në 55 vende të botës dhe konsiderohen ndjekës të feve të para. Zertushtët përbëjnë vetëm 0.1 % të popullsisë botërore, të cilët janë të shpërndarë në tre vende të botës. Përkrah ndjekësve të këtyre feve, 2/1 % të popullsisë botërore e përbëjnë ata për të cilët ndoshta mund të themi se janë pjesëtarë të njërit prej dy grupeve të feve Ibrahimite (në veçanti krishterimit) ose të feve filozofike dhe në shekullin e XX-të, nën ndikimin e zhvillimeve shoqërore ose politike janë konsideruar njerëz sekularë ose ateistë. Ky grup i përbërë nga 1 miliard e 275 milionë e 140 mijë persona, pas krishterimit, ndodhen në vendin e dytë në botë, por sipas mesatares me 125/71 milionë persona ishin në vendin e parë dhe jetonin të shpërndarë në 10 vende të botës. Në krye të këtyre vendeve ndodhet Kina, ku 86/4 % e popullsisë së këtij vendi prezantohen si ateistë. SHBA me 41/2 %, Holanda me 36/7 % dhe Gjermania me 26/3 % janë ndër vendet të cilat nga 5 milionë deri në 1 miliardë e 92 milionë persona të popullsisë së konsiderohen ateistë.

Në definicionin e tretë, një pikë është e rëndësishme. Ajo është sederi në çfarë mase emigrantët janë shumicë dhe deri në çfarë mase nikoqirët janë pakicë fetare. Ose me fjalë të tjera, si është gjendja e tyre në mos qenien pakicë?

Në vitin 2000, 81/48 % e ndjekësve të fesë Islame jetonin nëpër vendet ku shumica e popullsisë së këtyre vendeve ishin myslimane. Në fakt 18/52 % e myslimanëve të botës jetonin nëpër rajonet, ku ata prezantoheshin si pakicë fetare. Nga kjo përqindje, 8/89 % jetonin midis shumicës Hinduse, 5/25 % midis shumicës së krishterë, 1/85 % midis shumicës ateiste dhe 1.72 % midis shumicës Animiste.

Shqyrtimi i gjendjes së feve të tjera tregon se nga aspekti i të mos qenit pakicë, Hindusët kanë gjendje më të mirë në krahasim me ndjekësit e feve të tjera, sepse 95/15 % e tyre jetojnë nëpër vendet me shumicë Hinduse.

Tabela - 3: Gjendja e të mos qenit pakicë të pjesëtarëve të feve në vitin 2000, në proporcion me vendet që posedojnë shumicën

fetë të mos qenit pakicë shumica shumica e fesë tjetër

1- hindusët 95/15 83 myslimanët

2- të krishterët 89/60 89 myslimanët

3-ateistët 87/38 2 të krishterët

4-myslimanët 81/84 45 hindusët

5-budistët 66/59 10 ateistët

6-animistët 46/52 16 të krishterët

7-çifutët 17/92 1 të krishterët

Kjo tabelë tregon se proporcioni nga aspekti i të mos qenit pakicë nga njëra anë, rreth 78 % e të krishterëve të botës jetojnë nëpër vendet ku shumica janë të krishterë dhe nga ana tjetër shumica e çifutëve, animistëve dhe ateistëve jetojnë nëpër vendet me shumicë të krishtere. Nga ana tjetër, shumica e pakicës së krishtere jetojnë nëpër vendet me shumicë myslimane.

Ardhmëria e popullsisë së feve të ndryshme

Analizat e ndryshme tregojnë se në të ardhmen, numri i myslimanëve të botës (në definicionin nr.3) do të ndryshojë më shumë se fetë tjera. Në vitin 2000, popullsia e botës ka qenë 5 miliardë e 944 milionë persona. Parashikohet që në vitin 2025 kjo shifër të arrijë në 7 miliardë e 772 milionë (1/3 herë më shumë se në vitin 2000) dhe në vitin 2050 në 9 miliardë e 26 milionë (1/5 herë më shumë se në vitin 2000). Nëse pozitën e feve në vitin 2000 e vendosim si bazë nëpër vendet e ndryshme të botës dhe nëse ndryshimet në popullsinë e feve të ndryshme në një vend e konsiderojmë si të ngjashme apo të njëjtë sipas tabelës nr. 4, mund të parashikohet se gjatë 50 viteve të ardhshme, pjesa e myslimanëve në krahasim me ndjekësit e feve të tjera do të shënojë zhvillimin më të madh.

Tabela - 4: Ndryshimet në popullsinë e feve të ndryshme gjatë viteve 1975-2050

ithtarët e feve viti

1975 viti

2000 viti

2015 viti

2025 viti

2050

të krishterët 33 30/1 29/1 29/1 29/3

myslimanët 16/9 30/8 23 24 26/5

budistët 9/1 8/5 7/8 7/4 6/4

çifutët 0/5 0/5 0/4 0/5 0/4

animistët 2/8 3/6 4/2 4/2 5

hindusët 14/2 15/3 15/8 16 16/5

ateistët 22/4 21/1 19/6 18/7 15/8

zertushtët 0/1 0/1 0/1 0/1 0/1

Në vështrim të parë, ekzistojnë dy lloj faktorësh për jongjashmërinë në ndryshimet e popullatës së feve në dekadat e kaluara dhe të ardhshme. Faktorët e detyrueshëm dhe faktorët opcional. Ndoshta transferimi i budistëve në ateistë, bën pjesë në grupin e faktorëve të detyrueshëm (për shkak të sundimit komunist në Kinën e kohës së Mao-s) dhe transferimi i të krishterëve në ateistë bën pjesë në grupin e faktorëve opcional (zhvillimet që kanë çuar në zgjerimin e sekularizmit dhe sistemeve liberal-demokrate).

Me rënien e Moaizmit në Kinë dhe zhvillimet e ardhshme, mund të parashikohet që kthimi drejt fesë të jetë deri në atë masë që ndodhi në vendet myslimane të Azisë së Mesme me zbatimin e disa riteve fetare islame. Nga ana tjetër edhe në botën e krishtere janë vërejtur disa zhvillime në fushën e kthimit drejt fesë dhe kjo është po ajo teoria e përplasjes midis civilizimeve, për të cilën ka folur Huntingtoni dhe dijetarët si Xhorxh Vigel. Sipas tyre kthimi ne vlerat fetare është një ndër realitetet e dukshme të shekullit XX.

Huntington është i mendimit se pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe përfundimit të luftës së ftohtë, në botë është krijuar një mungesë identiteti ku vet-informimi mbi civilizimin dhe ringjallja e fesë, filloi të paraqitet si një mjet për përmbushjen e këtij boshllëku.

Nga përmbledhja e teorive të Huntigtonit dhe Fukojamës, mund të kuptojmë se ndryshimet në popullsinë fetare gjatë 50 viteve të ardhshme do të jenë në qendër të vëmendjes.

Duket se nga tri definicionet operative të përmendura, definicioni i tretë (vendet me shumicë myslimane) mund të jetë një bazë më e logjikshme për krahasimin e feve. Me hipotezën e stabilitetit të shumicës në 50 vitet e ardhshme, në tabelën nr. 5 mund të shqyrtojmë ndryshimet në popullsinë e vendeve të botës në bazë të shumicës fetare.

Tabela - 5: Ndryshimi i popullsisë së vendeve me shumicë fetare gjatë viteve 1975-2050

Fetë viti

1975 viti

2000 viti

2015 viti

2025 viti

2050

shumica e krishtere

23

33/2

30/76

30/88

31/17

shumica ateiste

23/38

21/44

19/83

18/82

15/52

shumica myslimane

15/59

19/64

22/08

23/20

25/97

shumica hinduse

15/91

17/4

17/67

18/01

17/53

shumica budiste

7/23

6/75

6/34

5/94

5/20

shumica animiste

2/02

2/7

3/17

3

3/46

shumica çifute

0/09

0/1

0/1

0/12

0/12

Në këtë tabelë shihet shumë qartë se gjatë 50 viteve të ardhshme, pjesa e vendeve me shumicë myslimane do të shtohet dukshëm, përkundër botës së krishtere që është në ulje e sipër. Në të vërtetë, nëse popullsinë e vendeve të lartpërmendura në vitin 2000 ta konsiderojmë 100, kjo shifër në vitin 2050 nëpër vendet me shumicë të krishtere do të jetë 147, kurse në vendet me shumicë myslimane do të arrijë në 201.

Roli i fesë te civilizimet dhe pozita e Islamit

Samuel Huntington në mesin e elementëve formuese të civilizimit, fesë i kushton një rëndësi të veçantë dhe shkruan: "Civilizimet dallohen nga njëri-tjetri me historinë, gjuhën, kulturën, traditat dhe më e rëndësishme se gjithçka, fenë. Njerëzit e civilizimeve të ndryshme, kanë pikëpamje të ndryshme në lidhje me lidhjet e njeriut me Zotin, individit dhe grupit, qytetarit dhe shtetit, prindërve dhe fëmijëve dhe gruas e burrit. Ata kanë pikëpamje të ndryshme edhe në lidhje me rëndësinë relative midis të drejtave dhe përgjegjësive, lirisë dhe kompetencave, barazisë dhe hierarkisë. Këto dallime janë paraqitur përgjatë shekujve dhe nuk do të zhduken kaq lehtë. Këto dallime janë shumë më të rëndësishme nga dallimet e ideologjive politike dhe sistemeve politike".

Huntington, në shpjegimin e vetisë së fuqishme dhe të çeliktë të fesë përballë elementëve të tjerë kulturor, paraqet një shembull interesant dhe vetinë elastike të ideologjisë e paraqet me këtë shembull, ku një komunist i djeshëm mund të jetë një demokrat i sotëm, kurse nga aspekti ekonomik, një i pasur mund të kthehet në një të varfër dhe një i varfër në një të pasur. Por, një azerbajxhanas nuk mund të kthehet në një ermenas. Ai shton së në luftërat ideologjikë dhe klasore, me rëndësi ishte se ti cilit grup i takon. Kurse në përleshjen midis civilizimeve, me rëndësi është pyetja se kush je ti? Përballë pyetjes së parë, ne mund të zgjedhim drejtimin kurse përgjigja ndaj pyetjes së dytë është e pandryshueshme. Feja edhe më parë se etnia i dallon njerëzit nga njëri-tjetri. Një person mund të jetë gjysmë francez dhe gjysmë arab, madje të ketë edhe ndonjë nënshtetësi me tepër, kurse është shumë ë vështirë një njeri të jetë gjysmë mysliman dhe gjysmë i krishterë.

Huntington, botën islame e paraqet si një botë e cila është në kërkim dhe në lëvizje dhe këtë veti ai e paraqet si faktor të jostabilitetit në botë dhe fillim të përleshjes midis civilizimeve. Ai gjatë shpjegimit të një çështjeje e cila eshte në krijim e sipër dhe ndikon ne përleshjen midis civilizimeve, shkruan: Faktori tjetër i jostabilitetit, rrjedh nga lëvizshmëria e botës islame. Në fillim të viteve të 70-ta, filloi ringjallja e islamit dhe vuri nën ndikim të gjitha vendet islamike. Zgjimi islamik veten e tregoi tek ndryshimi i politikave, ndryshimi i sjelljes së qeverive, ndryshimi i traditave dhe ndryshimi i pikëpamjes së njerëzve.

Huntingtoni, zgjimin islamik e sheh pasojë të dëshpërimeve dhe problemeve që rrjedhin nga rindërtimi dhe zhvillimet shoqërore si shtimi i popullsisë, qytetërimi dhe po ashtu largimi nga vetvetja (që rrjedh nga largimi nga rrënjët e traditave personale). Ai çështjen e fundamentalizmit e sheh si një pjesë të vogël të zgjimit islamik dhe kujdesi i tij më i madh është tek çështja e përgjithshme e ringjalljes së Islamit. Në lidhje me këtë, ai shkruan: Sipas mendimit tim, problemi nuk qëndron tek numri i vogël i qeverive fundamentaliste, por problemi qëndron te fundamentalistët të cilët në të gjitha shoqëritë myslimane, në fakt përbëjnë forcën kundërshtare të qeverive të cilat janë diktatore, shtypëse, të korruptuara dhe në shumë raste edhe jolegjitime.

Mendimet e Huntingtonit u bënë shkak për orientimin drejt fesë në prag të hyrjes në shekullin XXI. Në definimin që ai i bën civilizimit, feja zë një vend të veçantë, në kohën kur në vështrimin e të tjerëve kjo çështje haset më pak me këtë kuptim. Elvin Tafler, në refuzim të teorisë së Huntingtonit, gjatë definimit të civilizimit shkruan: "Civilizim, është ajo mënyrë e jetesës e cila merret me një sistem të veçantë të prodhimit të pasurisë si bujqësia, industria dhe sot edhe sistemi i bazuar mbi informacionin".

Sejjid Hosejn Nasr, profesor i islamologjis në Amerikë, kujdesin ndaj artikullit të Huntingtonit e cilëson si një lëvizje jetike në shoqëritë joperëndimore dhe thotë: "Artikulli i lartpërmendur nuk është vetëm një teori shkencore mbi të ardhmen e botës, por është edhe krijuese e politikës".

Sipas tij, në kohën kur çështja e civilizimit nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë në debatet e shkencave politike në kohën bashkëkohore të perëndimit, artikulli i Huntingtonit atë e ngjalli në kuadër të kuptimeve të shkencave të reja politike.

Zhvillimi dhe dekadenca

Athua shtimi i numrit të myslimanëve në të ardhmen është një privilegj për botën islame? Realiteti është se shkaku i shtimit të dukshëm të popullsisë nëpër vendet me shumicë myslimane është niveli i lartë i pjesës frytdhënëse apo lindjeve nëpër këto vende. D.m.th, mesatarja e shtatzënisë së çdo gruaje në vitin 1975 nëpër vendet me shumicë myslimane ka qenë 6/39 %, në kohën kur kjo çështje në mesin e grave në fetë tjera të botës ka qenë 4/36%. Nëse marrim parasysh nivelin e mortalitetit, do të shohim se rezultati ka qenë shtimi i popullsisë, që në vitin 1975 në vendet me shumicë myslimane ishte 2/8 ndërsa midis feve të tjera 1/5.

Në vitin 2000, niveli i lindjeve midis grave myslimane u reduktua në 4/447 % por sërish mbeti në vendin e dytë. Në atë vit, niveli më i lartë i lindjeve ishte në mesin e vendeve me shumicë animiste (5/7), kurse më i ulët në vendet me shumicë ateiste, me 1/5 %. Myslimanët ndodheshin në vendin e dytë kurse më pas vinin hindusët, budistët, çifutët dhe të krishterët.

Në këtë tabelë tregohet se mosha e popullsisë është e ndryshme në fetë e ndryshme dhe është në ndryshim e sipër:

Fetë

mesatarja në vitin 1999

nën 15 vjet mesatarja në vitin 1999

mbi 60 vjet mesatarja në vitin 2015

nën 15 vjet mesatarja në vitin 2015

mbi 60 vjet

1- shumica muslimane

38/6

3/6

32/4

4/9

2- shumica e krishterë

28/6

8/9

23/9

3/1

3- shumica çifute

28/4

9/9

24/3

11/5

4- shumica budiste

22/5

5/9

26/6

8/1

5- shumica hinduse

33/7

4/9

28/4

6/4

6- shumica animiste

44/5

2/2

41/6

3/4

7- shumica ateiste

21/1

8/6

16/7

11/4

Në vitin 2000, ateistët kishin numrin më të vogël të rinisë, kurse animistët dhe myslimanët kishin numrin më të madh. Nga ana tjetër, çifutët dhe të krishterët kishin numrin më të madh të popullsisë së moshuar, kurse animistët dhe myslimanët numrin më të vogël të kësaj popullsie. Në vitin 2015, numri i rinisë pothuajse në të gjitha fetë do të shënojë një ulje edhe atë përafërsisht në të njëjtën masë, kurse numri i të moshuarve në fenë e krishtere, çifute dhe tek ateistët do të do të rritet së tepërmi.

Ne thamë se Huntington është i mendimit se përpos shtimit të popullsisë, edhe jeta qytetare përkrah dëshpërimit nga rinovimi dhe largimi nga identiteti origjinal janë ndër faktorët e zgjimit islamik në dekadat e fundit.

Në bazë të statistikave të OKB, në vitin 1975, midis vendeve me shumicë myslimane, Kuvajti me 83/8 % kishte numrin më të madh të popullsisë qytetare dhe Bangladeshi me 9/8 % numrin më të vogël të kësaj popullsie. (mesatarja e popullsisë që jetonte nëpër qytete në mesin e 45 vendeve me shumicë myslimane ishte 38/98 %). Ky proporcion u rrit në vitin 1999. Kjo mesatare në vitin 1999 u ndryshua në 52/11 % dhe Kuvajti arriti në 97/4 % kurse Bangladeshi në 23/9 %. Parashikohet që në vitin 2015 kjo shifër të arrijë në 60/42 % dhe baza do të jetë 98/2% dhe 33/9 %.

Si rrjedhim, me rëndësi në këtë mes është të dimë se në ç'nivel të zhvillimit apo përparimit do të jetojë numri i madh i të rinjve në shoqëritë islame në të ardhmen.

Kuptimi i zhvillimit

Kishin kaluar 20 vite nga përfundimi i luftës së dytë botërore dhe planet botërore si plani Marshall, i cili theksonte se zhvillimi është i barabartë me rritjen ekonomike dështoi duke e përballur me një sfidë serioze kuptimin e zhvillimit në mënyrë që Dikinson shkroi: Çdokush flet në njëfarë mënyrë për zhvillimin. Por cili është kuptimi i vërtetë i zhvillimit? Padyshim, kjo fjalë nuk ka kuptim të thjeshtë por për secilin që flet mbi të, ka kuptim të ndryshëm.

Në po ato vite, zhvillimi mendohej se është arritja e një niveli dhe përbërje të drejtë nga pasuria (qoftë nga rruga e kursimeve apo investimeve kombëtare) duke ndjekur të njëjtën rrugë, të cilën e kishin kaluar vendet e zhvilluara. Në këtë drejtim dhe përgjatë rivalitetit për tërheqjen e vendeve të cilat posa kishin fituar pavarësinë në vitin 1960, u përcaktua edhe masa e kursimit dhe njerëzit si W.W. Rostow, ekonomist i njohur amerikan, thanë: Vendet të cilat do të mund të arrijnë në një zhvillim të vazhdueshëm". Në vazhdim të këtyre teorive, i prezantuan edhe formula matematikore. P.sh. u bë e qartë se çdo vend i cili dëshiron të arrijë zhvillim deri në 7 %, duhet të kursejë dhe investojë 21 % të të ardhurave kombëtare. Sikur mundësia e kursimeve të këtij vendi të jetë vetëm 15 %, atëherë ai duhet që 6 përqindëshin e mbetur ta kompensojë me kreditë të jashtme ose të krijojë kushtet për investimet e huaja në sektorin privat.

Në këtë mënyrë, kursimet dhe investimet e brendshme, valuta e huaj, shkathtësia apo menaxhimi i brendshëm dhe i huaj konsideroheshin si faktorët kryesorë për zhvillimin e vendeve të prapambetura deri në vitin 1960. Në vitin 1970, kuptimi i shprehjes "zhvillim" doli nga dëshira vetëm për përparim ekonomik dhe u zgjerua edhe në çështje më të imta si shpërndarja e të ardhurave dhe pabarazia. Në vitet 1980, në sferën e ekonomisë së zhvillimit u futën edhe teoritë e vlerave morale dhe normative

Kjo pikëpamje tregon se mos posedimi i vlerave si pabarazia ekonomike dhe shoqërore, edukimi i përgjithshëm, pavarësia kombëtare, rinovimi i organeve, pjesëmarrja politike dhe ekonomike, demokracia e vërtetë dhe vetëbesimi përkrah çrrënjosjes së varfërisë dhe ngritjes së nivelit të jetës, do të krijojë kushtet për zhvillim.

E dimë se çështjen e vlerave në fushën e zhvillimit, para viteve 80-ta dhe në filli të shekullit të 19-të, e parashtroi Maks Weber. Weber, njërën prej vlerave fetare të protestantizmit e prezantoi si një faktor të rëndësishëm për krijimin e kapitalizmit. Në të vërtetë, fjalët e Rostow dhe Weber si dhe teoritë mbi zhvillimin, ishin të ngjashme deri në fund të viteve 1960 dhe të gjithë gjunjëzoheshin përballë formulës së kursimit dhe investimit, me të vetmin dallim që Weber, burimin e shihte tek fenomeni, vlerë.

Në fillim të viteve 1990, u bënë me serioze diskutimet mbi rolin e vlerave në sferën e zhvillimit. Michael P. Todaro, eksperti i qendrës për shqyrtimin e politikave në 'Këshillin për popullsi në OKB' dhe profesor i ekonomisë në universitetin e Nju Jorkut, ishte personi i parë i cili i kushtoi rëndësi kësaj çështje.

Todaro, zhvillimin e definoi si ngritje të vazhdueshme të të gjithë shoqërisë drejt një jete më të mirë dhe më njerëzore. Ai, kuptimin e brendshëm të zhvillimit e ka ndarë të paktën në tri vlera kryesore:

Jetesa (buka e gojës)

Vetëbesimi

Liria nga kufizimet

Niveli i zhvillimit njerëzor në Botën Islame

Në këtë mënyrë, gjatë shqyrtimit të nivelit të zhvillimit, përpos pasurisë ekonomike si faktori i vetëm i zhvillimit, u morën parasysh edhe faktorë të tjerë në mënyrë që OKB në vend të pasurisë ekonomike, pasurinë njerëzore e cilësoi si pasuri të vërtetë të vendeve. Ky zhvillim mund të shihet në parathënien e raportit të Zhvillimit Njerëzor (Development Human) të njërës prej organizatave të OKB me emrin Programi për ndërtimin i OKB (UNDP). Në këtë parathënie thuhet: "Njerëzit, pra burrat dhe gratë, përbëjnë pasurinë e vërtetë të çdo vendi. Qëllimi i zhvillimit, është krijimi i kushteve në të cilat njerëzit do të mund të kenë jetë të gjatë dhe të shëndoshë. Por, ky realitet i thjeshtë por njëkohësisht edhe me shumë kuptim, është harruar në kuadër të përpjekjeve për përfitime materiale dhe fitim të pasurisë".

Publikimi i raportit të parë mbi zhvillimin njerëzor në vitin 1990, ndihmoi që "njerëzit" sërish të jenë në qendër të vëmendjes së zhvillimit. Në parathënien e këtij raporti është thënë që Zhvillimi Njerëzor (Development Human) ka kuptim shumë të gjerë se sa teoritë konvencionale të zhvillimit ekonomik. Në këtë raport për herë të parë u përdor nja faktor i ri zhvillimi si faktori i zhvillimit njerëzor (HDI), i cili në vete ngërthente tre nën faktorë të tjerë:

Shpresa për jetë (që tregon jetën e gjatë dhe të shëndoshë)

Progresi arsimor ( që tregon nivelin e dijes)

Prodhimi i brendshëm bruto në bazë të fuqisë blerëse me dollarë

(që tregon nivelin e mirë të jetesës)

Në raportet e viteve të para, maksimumi i faktorëve të lartpërmendur është definuar kështu: "Sa herë që maksimumi i jetës së njerëzve, qytetarë të një vendi të arrijë në 85 vjet, qind për qind popullsi e arsimuar, mesatarja e studimeve të jetë 15 vjet (pra deri në fakultet) dhe mesatarisht të posedojë fuqi ekonomike për kokë në vit deri më 40 mijë dollarë, është vend me zhvillim ekonomik të barabartë me 1. Por nëse në një vend, shpresa për jetë të jetë deri në 25 vjet, i gjithë populli të jetë i paarsimuar dhe të ketë fuqi ekonomike deri më 200 ???dollarë për kokë në vit, ky vend ka zhvillim njerëzor të barabartë me zero.

Në raportin e vitit 2003, shifra 40 milionë dollarë mbeti e pa ndryshuar, por në sferën e edukimit u bënë disa ndryshime dhe në vend të mesatares së nivelit të arsimimit, u shfrytëzua një nën faktor tjetër i quajtur përmbledhja e të gjithë të regjistruarve me arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Sipas këtij raporti, zhvillimi më i madh njerëzor i takoi Norvegjisë me 0/942 kurse zhvillimit më të vogël n këtë drejtim e pati vendi afrikan i quajtur Siera Leone me 0/275. (OKB, vendet i ka ndarë në tre grupe nga aspekti i nivelit të zhvillimit njerëzor: Zhvillim të lartë ku përfshihen vendet me zhvillim mbi 0/800. Vendet me zhvillim të mesëm u përfshihen ato vende me zhvillim deri në 0/799 dhe jo më pak se 0/500 dhe vendet me zhvillim të dobët që arrijnë zhvillim deri në 0/499).

Sikur të marrim parasysh definicionin operativ nr. 3, zhvillimi i lartpërmendur për çdo mysliman është 0/595, për çifutët 0/826, për të krishterët 0/770, për ateistët dhe budistët 0/752, për zertushtët 0/850, hindusët 0/576 dhe animistët 0/498.

Analizat tregojnë se çifutët e shpërndarë nëpër botë, jo vetëm që kanë nivelin më të madh të zhvillimit njerëzor, por ata jetojnë në nivel të lartë (66 %) dhe asnjëri prej tyre nuk jeton nëpër rajonet ku niveli i zhvillimit është në masën e tyre. Ndërsa vetëm 2 % e myslimanëve të shpërndarë nëpër botë, jetojnë në kushte të larta zhvillimi, 61 % në kushte të mesme dhe 73 % në kushte të dobëta të zhvillimit njerëzor.

Por, sikur bazë për këtë analizë t'i marrim vendet me shumicë myslimane (definicioni operativ nr.2), do të shohim se duke u bazuar në raportin e vitit 2003 do të arrijmë në mesataren 0/610 me devijim standard 0/178 për 45 vendet e lartpërmendura. Ky nivel tregon se banorët e 45 vendeve me shumicë myslimane në botë, nga aspekti i zhvillimit njerëzor, ndodhen pas çifutëve me 0/896, ateistëve me 0/807, të krishterëve me 0/759, budistëve me 0/674 dhe hindusëve me 0/613, dhe para animistëve me 0/438.

Studimet tregojnë se përpos prapambeturisë së madhe, vendet me shumicë myslimane, në krahasim me vendet tjera me shumicë tjetër fetare, kanë edhe pabarazinë më të madhe dhe nga ky aspekt ndodhet në vendin e parë në botë. Edhe nga aspekti i nivelit të dallimit, kur ky nivel midis vendeve të tjera është 10-20, tek myslimanët është 29. Në të vërtetë bota islame në krahasim me fetë tjera, është shumë më e prapambetur. Edhe pabarazia midis myslimanëve është shumë më e lartë se në fetë tjera.

Në shqyrtimet e statistikave ekzistuese, janë sqaruar edhe shkaqet e kësaj prapambturie:

Faktori i edukimit dhe arsimit

Niveli i analfabetimzimit midis myslimanëve është më i lartë se midis çifutëve, të krishterëve, ateistëve dhe budistëve. Kjo në kohën kur vetëm 4 % e çifutëve, 11 % e të krishterëve, 15 e ateistëve dhe 22 % e budistëve janë të paarsimuar. Niveli i analfabetizmit në krahasim me fetë tjera është më i lartë dhe niveli i mosmarrëveshjeve midis tyre është 22/4 (tek ateistët 4/9 dhe tek budistët 20/4), prapambeturi dhe pabarazi ekziston edhe në nivelin e arsimimit. Një çifut, mesatarisht ka studiuar 10/2 vite. Kjo veçori midis të krishterëve është 6/6 vjet, midis ateistëve 6/1, budistëve 5/1, hindusëve 2/9 dhe midis myslimanëve është 2/5 vjet.

Vendet islamike bëjnë shpenzimet më të pakta për edukimin dhe arsimimin e popullsisë së tyre. Në të vërtetë, shpërndarja e buxhetit nëpër vendet me shumicë myslimane bëhet ndryshe nga vendet tjera të botës. Në botën aktuale duke u bazuar në GNP, buxheti mesatar që vendet e botës ndajnë për sektorin e arsimit është më i lartë se buxheti i shëndetësisë dhe buxheti ushtarak, ku buxheti për arsimin është 4/85 %, buxheti i shëndetësisë 3/36 % dhe ai ushtarak 2/77 %, kurse nëpër vendet islamike, buxheti ushtarak është 4/34 %, buxheti për arsimin 3/89 dhe buxheti i shëndetësisë është 2/38 %. (mirëpo, buxheti ushtarak në bazë të GNP të çifutëve është në nivelin më të lartë me 8/1 %. Buxheti i arsimit të tyre është 7/6 % dhe buxheti sektorit të shëndetësisë është po ashtu i lartë deri në 6 %). Edhe shpenzimet e tyre ushtarake, të cilat në nivelin e dallimit arrijnë deri në 118, janë shumë më të larta në krahasim me buxhetin e arsimit dhe atë shëndetësor të vendeve të tjera të botës. Nga ky aspekt, dallimet buxhetore në sektorin e shëndetësisë midis vendeve të botës është 60 kurse në sektorin e arsimit 42.

Faktori i gjendjes së grave

Duke u bazuar në disa aspekte, gjendja e grave myslimane në krahasim me atë të grave të feve të tjera është shumë e parregullt. Niveli i aktivitetit ekonomik të grave myslimane, pas hindusëve ndodhet në vendin e fundit me 48/1 %. Edhe aktiviteti politik i tyre pas hindusëve ndodhet në vendin e fundit. ( 21/8 % të përfaqësuesve të parlamentit të vendeve ateiste e përbëjnë gratë, në vendet e krishtere kjo shifër arrin në 15/5 %, në vendet çifute 12/5 %, dhe në vendet budiste 11/5 % të përfaqësueseve në parlament e përbëjnë gratë. Ndërsa në vendet islamike ky nivel është vetëm 7/5 %).

Gratë nëpër vendet islamike shumë vonë kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje apo për tu zgjedhur. Ato mesatarisht që nga viti 1950 fituan të drejtën e votës dhe në vitin 1951 kishin të drejtë kandidimi që në krahasim me mesataren botërore është 5-6 vjet më vonë.

Niveli i analfabetizmit midis grave myslimane është shumë i lartë. Rreth 43 % e grave myslimane janë plotësisht analfabete. Ky nivel midis grave çifute është vetëm 6 %, atyre të krishtere 13 %, tek ateistët 17 % dhe tek budistët 24 %.

Studimet tregojnë se tek të gjitha fetë e botës, niveli i arsimimit tek burrat është më i lartë se tek gratë, por kjo pabarazi midis grave dhe burrave myslimanë, pas animistëve, është më shumë se te fetë tjera. (Niveli i arsimimit të burrave çifutë dh ateistë është 1/2 herë më shumë se gratë e tyre, tek budistët 1/3, tek të krishterët 1/5, hindusët 2 herë më shumë, tek myslimanët 2/1 dhe tek animistët 2/3 herë më shumë se gratë).

Gjendja e medieve

Niveli i mundësisë për shfrytëzimin e medieve në shoqëritë myslimane sipas standardeve MCI, është 0/570 që pas çifutëve me 0/841, ateistëve me 0/801, të krishterëve me 0/736 dhe budistëve me 0/576, ndodhen në vendin e pestë.

Statistikat tregojnë se çdo 1000 persona myslimanë kanë mundësinë e shfrytëzimit të 50 gazetave ditore, 6/3 kilogram shtyp, 249 aparate radio dhe 180 aparate televizive. Në kohën kur ateistët kanë 786 gazeta ditore, 83/5 kilogram shtyp dhe 350 aparate televizive.

Edhe mundësia e shfrytëzimit të teknologjive informative dhe ato të ndërlidhjeve midis myslimanëve është e dobët në mënyrë që ky nivel i shfrytëzimit të teknologjive të lartpërmendura ICTI nëpër vendet islamike është 0/519. Ky nivel tek çifutët është 0/900, tek ateistët 0/758, tek të krishterët 0/718.

Sipas të dhënave, çdo 1000 banorë të vendeve me shumicë myslimane, mesatarisht kanë në dispozicion 8 linja telefonike, 4 telefona celularë, 3 kompjuterë dhe 15/6 internet. Kjo është në kohën kur numri më i madh telefonave, celularëve, kompjuterëve dhe internetit është në duart e çifutëve me 45/9 telefona dhe celularë, 24/6 kompjuterë dhe 163/9 internet.

Në fund, vlen të theksohet se gjatë kërkimit të faktorëve të prapambeturisë së vendeve islamike duhet t'i kushtojmë rëndësi realitetit të statistikave, të cilat janë nxjerrë dhe publikuar për herë të parë dhe duhet të ftohen edhe dijetarë të vendeve dhe medh'hebeve islamike që me saktësi shkencore, pa fanatizëm dhe anim dhe duke u munduar deri në maksimum që këtu të mos ketë ndërhyrje të qeverive, të zbulojnë sekretet e kësaj prapambeturie të vjetër. Në këtë rrugë, padyshim, përkrah teorive dhe mendimeve të dijetarëve jo myslimanë si Maks Weber, duhet që në të njëjtën masë ne fillim të rrugës, tu kushtohet rëndësi edhe mendimeve dhe pikëpamjeve të dijetarëve dhe reformatorëve myslimanë si Sejjid Xhemaludin Afgani, Muhammed Abduh, Sejjid Kutub, Ali Sheriati, Murteza Mutehari, Muhamed Ikball. etj. Maks Werber është i mendimit se natyra luftarake e myslimanëve çlirimtarë e shoqëruar me mistikën dhe sofizmin, boshatisi vlerat e fuqishme të islamit dhe krijoi kushtet e nevojshme për "Moralin feudal". Ai këtë "moral feudal" e shpjegon si pranim të robërisë, mospërfilljen dhe nënçmimin e grave, mungesën e fuqisë së lirë punëtore dhe mungesën e pikëpamjeve të logjikshme dhe dëshirave të kësaj bote.

Kurse pikëpamjet e dijetarëve myslimanë janë shumë më të thella dhe më realiste. Ata janë të mendimit se njerëzit janë dobësuar, sepse realiteti i islamit është nxirë si pasojë e goditjeve të një pas njëshme ndaj ummetit islam. Sipas reformatorëve islamë, myslimanët e parë ishin njerëz që mendonin për këtë botë, besonin në mënyrë shumë serioze në kryerjen e punëve dhe në masë të mjaftueshme ishin të logjikshëm, por në të vërtetë ishin qeveritë islamike, grupet, medh'hebet dhe shoqëritë islame ato të cilat u larguan nga islami i vërtetë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme