Kur trishtimi të mbulojë,
mos e mbaj atë mbi shpinë,
Rri një cast, mirë mendo,
...
e pastaj flake mërzinë.
Nuk fitoi gjë pesimisti
As ai që pafund shpresoi,
Burrë u tregua ai
Që castin mirë shfrytëzoi.
Jeta e tillë është
Natë dhe ditë brenda i ka,
E ëmbël, e hidhur, e njelmët
Ti je aktori protagonist i saj.
Mos shiko gjithmonë terr
Se mëngjesi po afron,
Nata e zezë do ikë
Dielli dhe pak, e vezullon.
Jeta është një shans
Që nuk të ipet përsëri,
Nëse nuk e shijove parin,
C'te duhen ty dy?