CILI ËSHTË MODELI I TURQISË: LUFTA E ARMATOSUR?


































Roli i Turqisë do të jetë shumë i rëndësishëm. Vetes ia kemi dhënë një rol për tu bërë ‘model’ për të tjerët. Kurse perëndimi na ka imponuar modelin ‘e pajtimit të islamit me laicizmin’. Ndërsa me Sirinë këtij modeli të imponuar nga perëndimi iu shtua edhe një gjë e re: Ndryshimin e pushteteve me luftë të armatosur. Unë jam i mendimit se këto dy modele nuk janë model i Turqisë. Rreth pajtimit të islamit me laicizmin do të flasë kur t’i vijë koha, por tani duhet sqaruar çështjen e ndryshimit të pushteteve me luftë të armatosur. Të gjitha regjimet në rajon do të ndryshojnë. Nuk duhet të përsëriten gabimet e njëjtja.

Me anë të luftës së armatosur, luftës së brendshme dhe rrugës që dëmton gjerësisht civilët e pafajshëm nuk kërkohet e vërteta apo këto strategji nuk sjellin gjithmonë rezultatet e dëshiruara. Lufta e armatosur e PKK (Partia Popullore e Kurdistanit) është një shembull tipik i këtij pohimi. Dhënia e të drejtave dhe lirive ligjore kurdëve, neve, që kemi kritikuar politikat e gabuara të Turqisë, na është thënë: Nuk arrihet askund me armë, madje edhe nëse korret ndonjë sukses i kufizuar, dëmet janë shumë më të mëdha. E vëreta është se kërkesat duhet të shtrohen me rrugë ligjore dhe me durim duhet pritur procesin e ndryshimit. Nga kjo nuk duhet të kuptojmë se çdo përleshje e armatosur është i paligjshëm dhe i papranuar. Këtu nuk dua të krahasoj opozitën siriane me PKK. Por theksin e vë mbi qasjen dhe metodën ndaj problemeve.

Popujt që janë pushtuar nga armiku kanë të drejtë ligjore dhe morale të vetmbrohen, ata e kanë patjetër (farz) të luftojnë për të mbrojtur nderin, pasurinë dhe familjet e tyre, ky është xhihad. Palestina, Iraku dhe Afganistani bëjnë pjesë në këtë kategori. Vijat e kuqe që islami i ka përcaktuar janë: xhihadi nuk duhet të shndërrohet në rrugë dhe metodë të paligjshme lufte, civilët nuk duhet të dëmtohen, nuk duhet të ekzekutohet e torturohet armiku i zënë rob, etj..

Sipas ‘modelit sunit’, duhet ikur nga kryengritjet e armatosura të cilat sjellin më shumë dëme dhe të këqija sesa të mira dhe dobi. Ky model gjithashtu nuk pranon dhe justifikon padrejtësinë, dhunën dhe pushtetet despotike. Pejgamberi ynë i nderuar derisa ishte më Mekë kishte parasysh dobësinë materiale dhe ushtarake të muslimanëve, për atë dhe shokëve të tij u premtonte xhenetin për durimin e tyre.

Said Nursiu gjithashtu do t’iu kishte bashkëangjitur kryengritjes së Shejh Saidit sikur të kishte parë ndonjë të mirë dhe dobi, sikur ta bënte një gjë të tillë – Zoti e di – ndoshta sot nuk do të kishim Lëvizjen Nur. Fethullah Gyleni thotë: “Udhëheqja më e keqe është më e dobishme se anarkia dhe pa udhëheqje fare”. Kjo qasje është pjesë e lëvizjes së dijetarëve muslimanë nga Maverdi e deri te Gazaliu e shumë të tjerë. Ndonjëherë heshtja pasifikuese është më e dobishme se kryengritjet që sjellin më shumë shkatërrime se sa të mira dhe dobi. I ndjeri Nexhmettin Erbakani në ditët më të vështira të 28 Shkurtit, kur ushtria kishte organizuar grusht shtet kundër qeverisë së tij, kishte thënë: “Kjo ndërhyrje duhet kuptuar si një lloj ‘presje’ në lëvizjen tonë historike dhe kush është i shqetësuar të shkojë në mal dhe lë të bërtasë me zë të lartë”. Abdulvehab El Efendi i cili ka bërë studime serioze në lidhje me grupet islame që përdorin dhunën, thotë: “Pushtetet despotike më së shumti kënaqen me kryengritjet e armatosura të grupeve islame, për arsye se në këtë mënyrë ata e kanë më lehtë tí vrasin dhe eliminojnë nga skena”. A nuk ndodhi kështu në vitin 1982 në Hama? Në vitin 1992 FIS mori armët në shenjë reagimi ndaj grabitjes së pushtetit megjithëse kishte fituar votat, por në Algjeri humbën jetën mbi 150 000 persona. Mirë ishte kjo?

Edhe ‘modeli i pritjes në shi’izëm’ nuk zgjedhë rrugën e luftës së armatosur, por bazohet në durim dhe pritje deri në ardhjen e Mehdiut. Kur Imam Humeini e ftonte popullin iranian të protestonte kundër regjimit të Mbretit, vënte theksin mbi këtë moto: “Mos gjuani asnjë plumb në drejtim të ushtarëve, por drejt tyre gjuani trëndafila”. Miliona njerëz protestuan nga mesi i vitit 1977 deri në Shkurt të 1979, por askush nuk përdori madje as një thikë të vetme. Megjithëse në kryengritjen e iranianëve regjimi i Mbretit vrau rreth 60 000 qytetarë, por Imam Humeini përsëri nuk shpalli ‘xhihad’. Specialistët thonë se sikur të ishte shpallur xhihad në atë periudhë, nuk do të mbetej i gjallë asnjë polic dhe ushtar i Mbretit të Iranit.

Edhe Nahda në Tunizi dhe Vëllezërit Muslimanë në Egjipt ndoqën të njëjtën rrugë. Në Tunizi humbën jetën 200 qytetarë kurse në Egjipt rreth 1000 persona, por përsëri kryengritësit nuk përdorën armët, por vazhduan me protesta civile derisa rrëzuan regjimet diktatoriale.

Muslimanët në Turqi ka një shekull që kanë ndjekur këtë model. Në periudhën e sistemit një partiak në Turqi, pak u dëmtuan, maltretuan dhe pësuan qytetarët turq? Por ata nuk u dorëzuan, duruan dhe luftuan në bazë të traditave te tyre. Sikur muslimanët të mos e dëgjonin të ndjerin Erbakanin më 28 Shkurt dhe të merrnin armët në dorë, athua Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) sot do të ishte në pushtet?

Pyetja ime është kjo: Pse opozitës siriane nuk ia propozuam modelin tonë?

Gazeta Zaman

Marrë nga faqja: http://mendimipress.com/2012/10/cili-eshte-modeli-i-turqise-lufta-e-armatosur/

































RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme