Në prag të jëqind vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Komisioni Europian i ofroi këtij shteti statusin e vendit kandidat për anëtarësim, ndërsa fqinjit verior të saj, Kosovës, i cili deri tash mezi ka kremtuar katërvjetorin e pavarësisë së vet, me studimin e fizibilitetit po i hapet rruga e stabilizim-asocimit me Bashkimin Europian. E drejta, në këtë jubile të madh të ekzistimit të Shqipërisë si shtet, ky afrim formal me Bashkimin Europian është mbase dhurata më e çmueshme për shtetasit e Shqipërisë po edhe për shqiptarët në tërësi. A e duan elitat shqiptare integrimin dhe anëtarësimin në BE Me këtë afrim, pritet të hapen shanse të reja të afirmimit të këtyre dy shteteve në familjen e madhe europiane dhe një jetë më dinjitoze e shtetasve të tyre. Por, integrimi i vërtetë dhe i plotë ende nuk ka ndodhur, madje as që ka filluar, prandaj as në këtë njëqind vjetor të ekzistimit të shtetit shqiptar, nuk pritet të ndodhë afirmimi në familjen e madhe europiane e as përmirësimi i jetës së shtetasve të Shqipërisë e të Kosovës, edhe për arsye se oferta e Komisionit Europian është e kushtëzuar me disa reforma që duhet të bëhen në të dyja këto shtete në muajt e ardhshëm. Por, edhe pa këto kushtëzime, rruga drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë e të Kosovës në Bashkimin Europian është ende shumë e gjatë dhe shumë e vështirë. Pse? E para, sepse as në Shqipëri e as në Kosovë nuk janë formuar elita politike që e duan me gjithë mend dhe që do të punonin me gjithë zemër për integrimin e plotë në familjen europiane. Integrimi i tillë do të parakuptonte heqjen dorë nga vjedhja e votave, nga keqmenaxhimi e keqpërdorimi i pronës publike, nga instrumentalizimi dhe deformimi drastik i pushtetit gjyqësor, nga korrupsioni e nga kleptomania, nga banditizmi politik, nga abuzimi i pushtetit politik për hakmarje, nga dhuna qeveritare ndaj kundërshtarëve politikë, nga obstruksionet e opozitës, nga presionet dhe blerja me pahir e lojalitetit të medias, etj. Kushdo që i njeh shumicën e politikanëve shqiptarë të Shqipërisë e të Kosovës, ama që i njeh mirë, duke dalluar qartë retorikën e tyre patriotike nga veprimet e tyre mafioze, e di se ata pa këto veprime do të mbesnin si peshku pa ujë. Thjesht do të atrofizoheshin dhe do të merrnin fund. Ndërsa, ata nuk duan të marrin fund. Ata duan të vazhdojnë luftën e tyre të egër për pushtet dhe sundimin me metodat jodemokratike, nëse e do puna edhe mafioze. Miratimi dhe respektimi i ligjeve identike me ato të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, do t’i detyronte të futeshin edhe ata brenda ligjit, të jepnin përgjegjësi për dështimet dhe abuzimet, të silleshin si qytetarë e jo i sundues, gjë të cilën shumica prej tyre vërtet nuk e duan.E dyta, sepse as në Shqipëri e as në Kosovë nuk janë formuar elita intelektuale, që do të ishin të shkëputura nga marrëdhënia klienteliste me pushtetin politik dhe ekonomik dhe që si të atilla do të punonin për emancipimin e qytetarëve, duke ngulitur në dialogun publik e qytetar vlerat e përafërta me ato të shoqërive europiane. Një numër i madh i intelektualëve ende mbajnë poza autoritariste, duke shitur dushk për gogla e në fakt duke u mbajtur ison grupeve të interesit politik e ekonomik, me kredencialet e tyre intelektuale si hipotekë. Vetëm shikojeni Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe e keni krejt të qartë tregëtinë e stilit dushk për gogla. Poashtu, prodhimi serik nëpër universitetet e kuaziuniversitetet shqiptare i të diplomuarve me nota të falura, ngritja e universiteteve për prerjen e parave e jo për prodhimin e dijes, ligjërimi halucinant nacionalist i një numri intelektualësh, në vend të diskursit kritik, i bën që të jenë e kundërta e vlerave intelektuale europiane. As kjo kategori nuk do të ndihej rehat në një konkurencë të shumëfishuar, ku nuk do të mund të shitej dushk për gogla,prandaj ajo ndihet rehat në feudet provinciale, ku jeton nga mospuna dhe kur e kur nga zhvatja. Shkarkimi çartist dhe suicid i zemërimit E treta, mungesa e emancipimit të vërtetë politik e qytetar, i bën shtetasit e Shqipërisë e të Kosovës që të jenë më shumë masa të preokupuara me sferën private të jetës e gati aspak me atë publike. Mungesa e vullnetarizmit dhe e shoqërisë civile si promotor i tij, prodhon mefshtësi e depresion kronik. Edhe kur shkarkohet ndonjë pakënaqësi, ajo është emocionale, në kufijtë e lëvizjes çartiste, që shkatërron gjithçka që i del përpara, ose të vetësakrifikimit, sikundër po ndodh në mënyrë të dhimbshme me një protestë të ish të përndjekurve në Shqipëri. Por, format e këtilla të shkarkimit të zemërimit, çartiste a suicide, nuk arrijnë të detyrojnë elitat politike që të ndërrojnë kurs. Më të shumtën e rasteve, vetëm sa e keqësojnë gjendjen e keqe në shoqëri e në shtet. Krejt kjo gjendje vërehet qartë edhe në mënyrën se si po kremtohet njëqind vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Politikanët po bëjnë garë kush do të shkumbëzojë më shumë në delirin e rremë patriotik. Pjesëmarrja në aktivitete provinciale, ku ngrihet ndonjë shtatore a ku kujtohet ndonjë dëshmor i harruar për njëqind vjet, (gjë që do të duhej t’i bënte të ndiheshin të turpëruar, e jo krenar) është agjenda kryesore. Ndërsa intelektualët kanë marr yrysh në tubime gjasme shkencore, ku retorika patriotike është shkumbëzuese e vezulluese, solemne e kumbuese, por pa rezultate të reja e të vërteta në ndriçimin e historisë sonë kombëtare. Fjala vjen, deri sot kur po shkruhet ky tekst, nuk më ka rënë të shoh të jetë botuar ndonjë studim i ri, i bazuar në dokumente të deklasifiluara të Serbisë, të Malit të Zi, të Bullgarisë e të Greqisë, lidhur me Luftën e Parë Ballkanike. Citimet edhe më tutje të gazetave socialiste serbe të tipit të gazetës “Radniqke novine” e të kujtimeve të Dimitrije Tucoviqit, janë të pakuptimta, sepse dëshmojnë se historiografia jonë nuk ka lëvizur nga qëndrimi i mëhershëm ideologjik për gjoja luftën e klasave dhe për gjoja vëllazërimin e bashkimin me popujt sllavë e ballkanikë, gjë që është gënjeshtra më morbide e sajuar prej historiografisë markiste. Së paku ndryshimi i vlerësimeve të tilla për luftërat ballkanike, ka qenë detyra e intelektualëve shqiptarë në këtë njëqind vjetor të shtetit shqiptar, por as kjo punë nuk është bërë deri sot. Mund të numërohen edhe shumë arsye të kohës aktuale për mungesën e vullnetit për përshpejtimin e integrimit e të anëtarësimit të Shqipërisë e të Kosovës në Bashkimin Europian. Por edhe kaq sa u numëruan, mjaftojnë për t’i pasur të qarta vështirësitë e brendshme të Shqipërisë e të Kosoëvs dhe të shqiptarëve në tërësi, në rrugën e integrimit e të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Shtete të krijuara për të mos qenë normale Mirëpo, nëse kthehemi në gjenezë, në mënyrën se si u krijua Shqipëria në vitin 1912 dhe si u masakrua Kosova nga viti 1912 e deri në vitin 1999, kur u çlirua nga NATO-ja, na bëhet e qartë se ajo mënyrë e krijimit/çlirimit, më shumë ka qenë për t’i shpëtuar shqiptarët nga shfarosja, se sa për krijimin e shtetit/shteteve të tyre normale. Shqipëria u shpall shtet në rrëmujën e luftës ballkanike, për t’u bërë shtet deri diku vetëm nja trembëdhjetë vjet më vonë, sikundër që Kosova u shpall shtet në rrëmujën e shpërbërjes së përgjakshme të ish Jugosllavisë, (1991), për t’u bërë deri diku shtet shtatëmbëdhjetë vjet më vonë. Është e kuptueshme që kur një shteti të posakrijuar, sikundër ishte Shqipëria në vitin 1912, i amputohet më shumë se gjysma e territorit dhe e kombit, ai që në start bëhet i paaftë për t’u zhvilluar e rrjedhimisht edhe për të nxjerrë nga gjiri i vet elita politike e intelektuale të fuqishme, të afta që ta drejtojnë shtetin me sukses e sipas standardeve të larta të demokracisë. Mbase kjo do të duhej të ishte kryetema e debateve kritike në këtë njëqind vjetor i politikanëve dhe intelektualëve shqiptarë, por nuk është. Pra, mënyra e ndërtimit të shtetit tregon pse janë të këtilla elitat politike e intelektuale, pse janë të këtillë qytetarët dhe pse është kjo vonesë shekullore në rrugën e integrimit e të anëtarësimit në familjen europiane. Ky është edhe shkaku i vonesave drejt Europës, po edhe shkaku i shfytyrimit të vlerave kombëtare. Të tjerat janë pasoja. Por, kjo kryetemë, nuk u trajtua me seriozitet as në këtë jubile të madh. Po të trajtohej me seriozitetin e duhur, pashmangshëm do të skicohej një rrugë e re e të ardhmes, në të cilën integrimi dhe bashkimi në familjen europiane, do të shihej me interes vital, dhe do të harmonizohej edhe me integrimin shumëplanësh ndërmjet Shqipërisë e Kosovës. Pra, integrimi dhe bashkimi i Shqipërisë e Kosovës do të shndërrohej në një proces komplenemtar me integrimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian, e jo të mbetet si i kundërvënë me procesin e integrimit europian, ashtu si përjetohet sot. Vetëm ashtu do të bëhej një shtet normal shqiptar dhe plotësisht i aftë të ballafaqohet jo vetëm me sfidat e zhvillimit të vet po edhe me sfidat e ruajtjes së epërsisë strategjike të Perëndimit në Ballkan. Fatkeqësisht, elitat e sotme politike e intelektuale shqiptare, nuk janë ende të afta për këso procesesh komplekse e të komplikuara. Fatkeqësisht, elita shqiptare të përgatitura nuk qenë formuar as për proceset që ndodhën me Krizën Lindore, për ç’arsye e pësuam rëndë. Nuk qenë të përgatitura as në kohën e Luftës Ballkanike dhe të Luftës së Parë Botërore dhe e pësuam edhe më rëndë, duke përjetuar copëtimin e territorit dhe mjerimin e parrëfyer të kombit. Në Luftën e Dytë Botërore, ndodhi një paradoks tjetër: elitat politike dhe intelektuale të afta, u gjendën humbëse, ndërsa fituan forcat antielitare dhe antikombëtare, por që u identifikuan se ishin në anën e koalicionit antifashist. Si të tilla, ato i luftuan me egërsi vlerat kombëtare. Ndërsa, në fundin e shekullit XX, u fitua kauza e Kosovës, jo për meritë të elitave shqiptare, ndonëse edhe me kontributin e tyre, po falë fitores vendimtare të Perëndimit në garën bipolare me ish Bashkimin Sovjetik dhe me Rusinë. Në fakt, ne sot jemi duke i shijuar frytet e kësaj fitoreje. Përderi sa nuk do të ndryshojë ky raport ndërmjet Perëndimit e Rusisë, ne kemi shansin të zhvillohemi e të ëndërrojmë për projekte edhe më ambicioze, duke përfshirë edhe ngritjen e elitave më të përgjegjshme dhe emancipimin e kombit mbi vlerat e pluralizmit politik, tolerancës fetare e etnike, multikulturalizmit e të demokracisë. Por nëse kjo arkitekturë sfidohet nga pasojat e krizës së euros dhe krizës ekonomike që po thellohet në shumë shtete të Bashkimit Europian, e nëse ndodh rifuqizimi i Rusisë deri në masën sa të bëhet sfidues i Perëndimit edhe në Ballkan, atëherë mund ta pësojmë sërish si njëherë e një kohë. Kremtja e njëqind vjetorit të krijimit të Shqipërisë, për elitat nuk është vetëm rast për të shkumbëzuar retorikë partiotike, por për të menduar seriozisht edhe për kësi skenarësh dhe për të gjetur rrugët për pamundësimin e tyre.
(Revista Shenja, nëntor 2012)