Morali në fe

Te njeriu ndikojnë njëkohësisht feja edhe morali dhe në angazhimin dhe ecjen e përbashkët përpiqen të ndë­rto­jnë vizione dhe vlera pozitive. Allahu i lartësuar thotë:

“Nuk është tërë e mira të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose pe­rëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, di­tës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe, pasurinë që e do, ua jep të afërmëve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.” (El-Bekareh, 177)).

Këto dy vlera janë kusht për progres, ngushëllim ndaj të dëmtuarve dhe qortim e vërejtje ndaj tiranëve dhe keqbërësve, të gjithë atyre që shkelin të drejtat e hu­aja dhe personalitetin e huaj. [1]

Jusuf El-Karadavi, kur analizon lëvizjen e Vëllezërve Mu­slimanë, pohon se për të pasur sukses një shoqëri ne­vo­jiten disa faktorë: faktori racional (xhanib’ul-‘aklij), fa­kto­ri moral (xhanib’ul-hulukij), faktori fizik (xhanib’ul-be­denij), faktori i angazhimit permanent për të mirë (xha­nib’ul-xhihadij), faktori shoqëror (xhanib’ul-ixh­ti­ma’­ij) dhe faktori politik (xhanib’ul-sijasij).[2]

Feja dhe morali i japin zemër dhe e motivojnë in­di­vi­din për vepra të mira edhe kur këto vlera ai nuk i pra­non as në rrafshin teorik as në aplikim praktik. Feja dhe mo­rali pengojnë nga e keqja dhe e liga edhe atëherë kur as­kush nuk ndëshkohet.[3]

Hasan El-Benna, e quante moralin strumbullar të ndry­shimeve shoqërore dhe shkop reformator, duke alu­du­ar në shkopin që ndërron drejtimin, për t’u shprehur me gojën e poetit “Ji i sigurt se atdheu nuk është ngu­shtu­ar nga banorët e vet, por morali i banorëve të vet është ngushtuar.”[4]

Krahas faktit se morali në vetëvete paraqet begati dhe mirësjellje, krahas faktit se ai paraqet abstenim nga imo­rali dhe alkooli, morali është edhe diç më tepër: di­si­pli­na e shpirtit, vërtetësia në të folur, mirësia në vepër, ema­neti në mirësjellje, trimëria në mendim, drejtësia në gjy­kim, këmbëngulësia në të  vërtetën, vendosmëria në të mirë etj.[5] Ai mendon se nga të gjitha këto, durimi (sabr), këmbëngulësia (thebat), shpresa (emel) dhe sa­kri­fi­kimi (bedhl) janë shtylla të moralit të shëndoshë për pro­speritet shpirtëror, kulturor dhe politik.[6]

Morali në fe nënkupton që marrëdhëniet e njeriut me Zotin të manifestojnë dashurinë dhe nënshtrimin, be­simin e plotë dhe ndershmërinë, paqen, rehatinë dhe akti­vitetin. Këto marrëdhënie duhet të manifestojnë edhe përzemërsi ndaj të afërmit, kujdes ndaj fqinjit, re­spe­kt ndaj pleqve dhe mirëkuptim e mëshirë ndaj të ri­njve, përkujdesje ndaj të sëmurëve, të varfërve, simpati ndaj të dëshpëruarve dhe shpresë e lumturi ndaj të pa­shpre­­sëve etj.[7]

Ndër rrugët dhe metodat e mishërimit të njeriut me tërë këto virtyte e vlera kemi pesë shtylla të mirënjohura:

1. Shehadeti mbi njësinë e Allahut dhe mbi vë­r­te­tësinë e Muhammedit a. s.;

2. Zbatimi i namazeve;

3. Dhënia e zekatit;

4. Kryerja e haxhit në Ka’be;

5. Agjërimi i muajit të ramazanit.[8]

Ekzistojnë edhe rrugë të tjera, parandaluese, që e ndi­­hmojnë njeriun të ruhet nga çmenduria, degjenerimi, shfre­­nimi etj.:

1. Ndalimi dhe përmbajtja nga pijet narkotike (si dro­gat, alkoolet dhe duhani). (El-Kur’an: 2:213; 4:43; 5:93-94);

2. Mospërdorimi i mishit të derrit dhe derivateve të tij, mishit të kafshëve dhëmbëshqyese, shpezëve gra­bi­tqa­re, brejtësve, mishit të cofëtinave etj. (El-Kur’an: 2:172-173; 5:4-6);

3. Ndalimi i argëtimeve të dëmshme e të shfrenuara (bi­xhozi etj.). (El-Kur’an: 2:219; 5:93-94);

4. Të gjitha marrëdhëniet seksuale jashtë martesës dhe të gjitha sjelljet me të folur, të ecur, të parët, me të ve­s­­hur, që janë provokative, që nxisin epshet dhe jo­shjen etj. (El-Kur’an: 23:5-7; 24:30-33); 70:29-31).[9]

 Zbatimi i këtyre parimeve[10] krijon individë dhe sho­që­ri të shëndoshë, krijesa shpirtërore dhe qytetëruese.

Në fund të këtyre observimeve mund të për­fu­ndo­jmë:

- Nuk ka moral si parim, si ide pa religjion, por mund të ketë moralitet praktik. Ky moralitet praktik ma­ni­­­festohet si inerci dhe është gjithnjë e më i dobët sa më shu­­më që largohet nga burimi i tij, d.m.th. nga Zoti.

- Nuk mund të themelohet kurrfarë rendi moral mbi ate­­izëm, ndonëse ateizmi nuk e eliminon drejtpërdrejt mo­­ralitetin, por e eliminon gjykimin dhe arsyetimin e tij, që ndryshe do të mund të përkufizohej si “gjendje tjetër ag­re­­gate” e religjionit.[11]



[1] Shih: Marcel A. Boisard, Humanizam Islama, 1423 h./2002, fq. 62-75; Halid Buljina, op. cit., fq. 822-823.

[2] Jusuf El-Karadavi, Et-Terbijjet’ul-islamijjetu we medresetu Hasan el-Benna, Kuwait, 1403 h. / 1983, fq. 32-94. Shih sidomos faqet: 42-53.

[3] Alija Izetbegović, op. cit., fq.140-142. Lazar Milin, Naučno opravdanje religije – Apologetika,  libri 1, botimi II, Beograd, 1984, fq. 154 e pas.

[4] Jusuf El-Karadavi, Et-Terbijjet’ul-islamijjetu ..., op. cit., fq. 42; Abbas M. El-Akkad, El-Felsefet’ul-kur’anijjeh, op. cit., fq.24.

[5] Jusuf El-Karadavi, Et-Terbijjet’ul-islamijjetu ..., op. cit., fq. 42-47.

[6] Ibid., fq. 46-53.

[7] Shih: Abdulkerim Zejdan, Usul’ud-da’veti, botimi III, El-Iskenderijjeh, 1396 h./1976, fq. 75-76.

[8] Imam En-Nevevij, Rijad’us-salihin, Shkup, 2003, fq. 355, hadithi nr. 1279.

[9] Hamude Abdulati, Islami në fokus, Shkup, 2000/1421, fq. 93 e pas. Abbas Mahmud El-Akkad, El-Mer’etu fi’l-Kur’ani, Kairo, 1980, fq.29-48.

[10] Gjerësisht për edukatën islame: Mustafa Tahhan, Aftësimi edukativ islam, Shkup, 1424 h./2003, fq. 71-131.

v[11] A. Izetbegović, Islam izmedju..., op. cit., fq. 147.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme