Birmani - Dhuna ndaj muslimanëve në Birmani

Shumë fshatra në Birmani janë të shkatërruara, me mijëra njerëz në ikje: përsëri Budistët luftojnë kundër muslimanëve. Një popull i tërë kërkon një vendbanim të ri – por si ta gjejë. Pas  gjysmë shekulli  diktatura ushtarake duhet të mësojë  se si të sillet me pakicat  e tyre.

Ata ikin në këmbë me ndonjë gjë personale dhe fëmijët në krah. Disa prej tyre përdorin karrocat e drujta  që i tërheq njëri nga familjarët, më i forti prej tyre. Barkat e stërmbushura që nuk sigurojnë një udhëtim të sigurt nisen drejt Golfit të Bengaleve, me shpresë se do të gjejnë një vend pa terror, një vendbanim të ri.

Janë përshkrime mjaft dramatike që vijnë nga ajo pjesë e Birmanisë që quhet Myanmar, vend i cili, që nga viti 1962 ishte një diktaturë ushtarake dhe që prej disa muajsh po e përjeton një proces të demokratizimit. Që nga java e kaluar më tepër se 30.000 njerëz – Rohingya janë në ikje, thotë Ashok Nigam, koordinatori i OKB për ndihma humanitare në Birmani.

Sipas oraganizatës së të drejtave të njeriut janë afërsisht 100.000 refugjatë. Që nga mesi i javës së kaluar më shumë se njëqind kanë vdekur në luftime, dtth,  janë mbytur së rrahuri, vrarë apo masakruar. Tani nuk ka të dhëna për ndonjë vendluftim të ri, por ajo që dihet tani për tani luftimet patën filluar në tri vend në të njëjtën kohë.

Një kontroll i pavarur në vendngjarje është i pamundur, pasiqë gazetarët e huaj nuk mund të hyjnë në regjionet në fjalë. Refugjatët lajmërohen përmes telefonave dhe për të gjitha incidentet  kanë akuza të rënda për presidentin Thein Sein. Sipas pamjeve satelitore që i shpërndau organizata për të drejtat e njeriut Right Watch, shumë fshatra në Rakhine, sidomos ato përgjatë bregdetit janë të djegura. Sipas fotografive mund të shihen vetëm shkatërrime, shumë shtëpi  janë vetëm shkrumb e hi. 

Bangladeshi është i stërngarkuar me refugjatë

Në Sittwe,  kryeqytetin e provincës Rakhine, kanë arritur disa mijëra refugjatë. Të tjerët përpiqen të kalojnë në Banglagesh.  Por, shteti fqinjë në ndërkohë i ka mbyllur kufinjtë me Birmaninë.  Na mungojnë kapacitetet që të pranojmë  më tepër refugjatë   thotë zëdhënësi i rajonit Cox`s Bazar në Bangladesh , që gjendet mu pranë kufirit.  Gazetat lokale në Bangladesh raportojnë se , barkat me refugjatë kthehen prapa nga organet e rendit, nuk lejohet hyrja në Birmani.

Një zgjidhje e konfliktit nuk është në dukje. Gazeta „Daily Star“ nga Bangladeshi  analizon, thelbi i problemit është nga shkaku, që muslimanët Rohingya nga Birmania, apo më mirë të themi të parët e tyre qysh para qindra vitesh kishin “refuzuar” shtetësinë e Burmas. Prandaj, Banglladeshi nuk mund të bëhet atdheu i tyre.

Ne jetojmë në frikë të vazhdueshme  thotë një i ri nga Sittwe, që kishte arritur të sistemohet në një kamp refugjatësh. Ne dëgjojmë për masakrat që budistet  u bëjnë njerëzve. Policëve dhe ushtarëve nuk u besojmë fare, ata na urrejnë gjithashtu. Ai me familjen e tij kishin ikur vikendin e kaluar pasiqë shtëpinë ia kishin djegur.

 

Populli më i përndjekur në botë

Nga tre milionë Rohingya sa janë tërësisht në Botë,  gjysma e tyre jetojnë në Birmani, gjysma tjetër në Bangladesh, Pakistan, Arabinë Saudite, Tajlandë, Malezi  dhe Indonezi,  por edhe në Evropë dhe Australi. Ata janë pjesë e një minoriteti  religjioz dhe etnik në Birmani. U vendosën para disa shekujsh në këto territore, dhe atë nga tregtarët  dhe udhëpërshkruesit arabë. Ata kanë kulturën e tyre, me këtë gjuhën dhe dhe identitetin e tyre.

Pas përfundimit të kolonializmit anglez më 1948 Rohingya fiton statusin e minoritetit, që në vitin 1982 me ndryshimet kushtetuese përsëri iu mohua kjo e drejtë. Që atëherë, zyrtarisht ata janë pa shtetësi,  që sipas OKB janë „populli më i përndjekur në botë“. Në Birmani mund të shkollohen vetëm me ndonjë leje të veçantë. Shkalla e analfabetizmit është shumë e lartë.

Rohingya-sit nuk janë minoriteti i vetëm në Birmani.  135 etnitete janë zyrtarisht të njohura. Gjatë sundimit gjysmë shekullor të juntes ushtarake u shtypën të gjitha minoritetet  për „Birmanizimin“ e çdo religjioni dhe etniteti tjetër. Demokratizimi i këtij shteti që filloi para pak kohësh u përshëndet nga e gjithë bota demokratike, por kjo nuk po vlen edhe për muslimanët e atjeshëm. Ata po jetojnë në një tmerr të vërtetë.

31. Tetor  2012

 

Nga gjermanishtja: Naxhi Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme