Medinës sërish do t’i kthehet fama në Kohën e Fundit

Edhe 10 vite që këtej, pra në muajin Rebiuth-Thani të vitit 1443 h., bota islame do ta shënojë 100 vjetorin e transferimit të pushtetit në Mekë nga turqit osmanë tek sulltani arab Abdul-Aziz ibn Saudi. Trupat besnikë të këtij sulltani nga Nexhdi e pushtuan Mekën në muajin Rebiuth-Thani të vitit 1343 h. (ose më 30 tetor të vitit 1924 sipas kalendarit krishtero-katolik perëndimor të Papës Gregor), ku si pasojë Abdul-Azizi përfundimisht e shpalli veten Sulltan i Nexhdit dhe Mbret i Hixhazit.

Edhe 10 vite që këtej do të jetë githashtu edhe 100 vjetori i daljes së Mekës dhe Medinës nga tigani osman i Dexhxhallit për t’u futur në zjarrin saudo-vehabi të Dexhxhallit. Le të mos ketë aspak dyshim në kokën e lexuesve se pasi që Arabia Saudite u rreshtua turpshëm në një vijë me aleancën çifuto-krishtere të zionistëve dhe anglo-amerikanëve për një kohë shumë të gjatë, tani liderët saudo-arabë shtetin e tyre e kanë shndërruar në një aleat strategjik të shtetit zionist të Izraelit. Dhe nga ky veprim shihet qartë ajo se kjo është një vepër e dirigjuar nga El-Mesihud-Dexhxhali, pra Dexhxhalli, Mesihu i rremë ose Anti-Krishti. Kjo është mbase nënkuptimi i vizionit të Muhammedit s.a.v.s., në të cilin ai e pa Dexhxhallin duke bërë tavaf rreth Qabesë. Po ashtu është dëshmi e konsiderushme ajo që osmanët vepruan e punuan, me dashje e pa dashje, në dobi të Dexhxhallit duke i ofruar ndihmë të konsiderueshme Krishterizmit perëndimor. Ata e bënë një gjë të tillë duke ia futur vazhdimisht, për nja 600 vite, një thikë të keqe e të helmosur në zemër rivalit të saj e që ishte Krishterizmi lindor ose Err-Rrum-i. Kjo gjë ishte në përputhje me agjenden e Dexhxhallit, meqë ishin krishterët perëndimorë ata që bënë një aleancë me çifutët, e cila mundësoi që të krijohej Izraeli i sotëm. Rrumi kurrë nuk bëri ndonjë aleancë të tillë me çifutët! Rezultati i parashikueshëm i kësaj ishte urrejtja e madhe ndaj Islamit dhe armiqësia ndaj muslimanëve të pjesës së Rrum-it, të cilët vuajtën aq padrejtësisht dhe për shumë kohë. Edhe Shteti Osman edhe Arabia Saudite në mënyrë të mistershme dhe të ligë e shpërfillën profecin e Pejgamberit s.a.v.s. që muslimanët gjatë epokës apo kohës së fundit do të bëjnë një aleancë me Krishterizmin lindor ose rrumët. Andaj, edhe osmanët edhe saudo-vehabinjtë i dhanë një ndihmë strategjike Dexhxhallit.

Perandoria Osmane i pushtoi dhe i okupoi shumë vende arabe, duke përfshirë edhe Hixhazin, dhe në të njëjtën kohë korri sukses në të ndërrruarit e kryeqytetit të Hilafetit, pra për rë parën herë jashta botës arabe, d.m.th., në Euro-Azi, gjegjësishtt në ish kryeqytetin e Bizantit të krishterë, Kostandinopojë. Osmanët s’kishin fort kredencial për të qeverisur mbi zemrën e Islamit. Megjithatë, në përputhje me planin e Dexhxhallit, ata e bënë një gjë të tillë për më tepër se 400 vite, derisa një Pranverë Arabe e projektuar nga Europa e çmontoi sundimin osman, e shkatërroi institucionin e Hilafetit dhe instaloi sundimtarë pro-perëndimorë mbi arabët (përfshirë edhe mbi Hixhazin). Shkatërrimi i Hilafetit dhe transferimi i pushtetit tek sundimtarët arabë pro-perëndimorë i hapën rrugë krijimit të suksesshëm të Shtetit të Izraelit në Tokën e Shenjtë, e cila gjendej mu në zemër të botës arabe. Pa 400 vjetëshin e sundimit imperial osman mbi arabët, të pasuar nga ajo ‘Pranverë Arabe’, kurrë nuk do të kishte mundësi që të krijohej shteti zionist i Izraelit. Sherifi  El-Hussejn, pra sherifi arab i Mekës i caktuar nga osmanët, e deklaroi veten për halif, në reagim ndaj heqjes së Hilafetit nga ana e turqve, por më qe shumë vonë që të restaurohej një Hilafet arab. Britania e shfrytëzoi Abdul-Aziz ibn Saudin që të punonte pak për atë Hilafet jetëshkurtër arab dhe për të siguruar më pas që Hilafeti Islam të mos mund më të restaurohej për aq kohë sa Saudo-Vehabinjtë të sundonin mbi Hixhazin. Hussejnit iu desh të arratisej dhe sundimi pasues saudo-vehabi mbi Hixhazin siguroi (sipas pikëpamjes britanike) që Hilafeti të mbetej i varrosur përgjithnmonë dhe asnjëherë më të mos restaurohej. Por ç’është e vërteta, Medinës se Ndritshme sërish do t’i kthehet fama dhe prestigji në një të ardhme shumë të afërt, Insha Allahu Teala.

 

Burimi:
www.imranhosein.org

Përktheu dhe përshtati:
Daim Abazi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme