
Sa e bukur është natyra kur të ngroh dielli,
O Zot, sa bukur! Kur i kthjelltë është qielli!
Sa e bukur është natyra në nëntor,
Me gjethet e arta, të thurrura kurorë.
Sa e bukur është natyra, e bukur si princeshë,
Më këtë kurorë vjeshte, të artë - të verdhë!
Bukuri magjepsesëse, bukuri përrallore,
Lavdiplotë, i përkryer është Krijuesi i kësaj toke.
Sa të bukura janë lulet kur ju vjen aromë lirie,
Sa e bukur është sofra që mbledh një familje,
Sa i bukur është livadhi kur lozin fëmijët,
Sa e bukur është jeta, që e jetojnë të lirët!
O njerëz të mirë, pandalë që ecni, rrugëve të jetës,
Ndal, thoni njëherë orës, prit, thoni vetes,
Një shikim të vetëm, po deshët, hidhni anembanë,
Të shihni, ta njihni, të bukur e kem’ dunjanë.
E kur syri t’i rrëfej trurit, se e pa këtë bukuri,
E kur zemra ta kuptoj se sa fatlum je ti,
Pyete botën sa fytyra ka?
A thua, ka pranverë në të gjithë dunjanë?
Atëherë do të dëgjosh zërin e saj të mekur:
Joo, jooo, një pjesë e trupit,qëmoti m’ka vdekur,
Në atë çast era do të sjellë klithmat e dheut të fundosur,
Nga gjaku i fëmijëve, sa të vrarë, sa gjallë të varrosur...
Dhe lulet një për një,nga një varg do tëthurrin,
Të kësaj poezie që e përlot burrin,
Do të rrëfej natyra,ty, një tëvërtetë,
Të vertetën e tretur të së hidhurës jetë:
Se diku dielli lind por zemrat nuk i ngroh
Se diku dielli lind, por mëngjesi s’agon,
Se diku hëna, nuk bën dritë,
Se diku s’ka ngjyra, kuq shohin sytë.
Se atje tokën s’e ujit uji por gjaku,
Se atje lulet s’i do as i riu as plaku,
Se lulet janë të kuqe, plot gjak shehidi,
Qe kjo jetë s’i dhuroi as njëçast gëzimi.
Se atje fëmijët nuk lindin për të jetuar, por për të vdekur,
Se atje ka jetimë të përlotur, jo fëmijë të buzëqeshur,
Se atje nuset nuk ëndërrojnë për një jetë përrallore,
Ëndërrojnë të lindin fëmijë - dëshmorë të asaj toke.
Se atje nuk ka vjeshtë, s’ka gjethe, s’ka shenja jete,
Se atje ka vetëm rrënoja që iu vjen era vdekje.
Se atje vdekja është bërë lule, që kundërmon aromë lirie,
Derëe hapur drejt lumturisë, pranë Zotit të kësaj gjithësie.
Se atje të vdesësh, do të thotë: të lindësh përsëri,
Të jetosh i lumtur, pranë Zotit, i lirë në përjetësi,
Atje të gjithë i ka lodhur jeta në këtë botë pa shpirt,
Ku askush s’e dëgjoi zërin e tyre, që lutej për drejtësi.
Ooo njerëz të mirë, që pandalë ecni rrugëvë të jetës,
Ndalni njëherë, pashi Zotin, boll thoni vetes,
Hapni sytë dhe shihni, në gjak jemi zhytur!
Dëgjoni, ju lutem, thirjen e fëmijëve pa faj të mbytur!
E si s’ju rënqethet lëkura nga ky thirravaj, që dhimbshëm jehon,
Më thoni, se po çmendem, vërtetë, askush s’e dëgjon???!!!
O ZOT I MADHËRISHËM, MËSHIRË, TË LUTEM, LËSHO SOT,
MBI K’TA ROBËR TË GJORË, QË KUSH PËRPOS TEJE, S’IU PËRGJIGJET DOT!
Kajro, 17 nëntor 2012