
Allahu xh.sh. e veçoi muajin Muharem me disa veçori, pasi është edhe muaji i parë i vitit hixhrij, në kalendarin të cilin e caktoi halifja i dytë Umeri r.a. në vitin 637, kur dihet se këtë muaj Allahu xh.sh. e dalloi duke e caktuar si muaj i shenjtë në të cilin është e ndaluar lufta, krahas me muajin Rexheb; Dhul-kade dhe Dhul-Hixhxhe. Ashtu siç ceket në Kur`an: “Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë..." (Teube, 36).
Thuhet se me këtë datë, konkretisht 10 Muharem, kanë ndodhur ngjarje të ndryshme te të Dërguarit e më hershëm, si p.sh. Allahu xh.sh. në këtë ditë krijoj qiejt, tokën, malet, detet, yjet, Arshin, melekët, Ademin a.s., në këtë ditë atij ia pranoi pendimin, shpëtimi i Nuhit a.s. nga Tufani dhe ndalja e tij në kodrën Xhudije, lindja e Ibrahimit a.s. si dhe shpëtimi i tij nga zjarri i Nemrudit, në këtë ditë iu dërgua dashi si kurban në vend të djalit të tij Ismailit, shërimi i Ejubit a.s. nga sëmundja e rëndë e cila e kaploi dhe e cila zgjati 7 vjet, dalja e Junusit a.s. nga barku i balenës, nxjerrja e Jusufit a.s. nga pusi ku e kishin hedhur vëllezërit e tij, takimi i Jakubit a.s. me birin e vet Jusufin a.s., ngritja e Isaut a.s. në qiell dhe shpëtimi i tij nga populli zullumqarë. Por, kjo ndërlidhje e ditës së 10 të muajit Muharem, me të gjitha këto ndodhi, është e shtuar dhe nuk ka të bëj me realitetin, këto ngjarje janë të vërteta, por nuk do të thotë se kanë ndodhur të gjitha me datën 10 Muharem, andaj këto ndërlidhje nuk janë të vërteta dhe pa bazëi.
Por, në këtë ditë ndodhi vrasja e nipit të të Dërguarit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, djalit të Aliut r.a. imam Huseinin r.a., vrasje e cila ndodhi në Kerbela më 10 Muharrem të vitit 61 hixhrij1, kurse sot, në këtë ditë, pra me 10 Muharem, Shiitët bëjnë rrahjen e vetes si sakrificë për imam Huseinin, ndërsa Rafiditët festojnë në këtë ditë, gëzohen në shenjë armiqësie ndaj Shiitëve.
Vlera e ditës së Ashurasë sipas Haditheve
Imam Buhariu dhe Muslimi përcjellin një hadith nga Abdullah b. Umeri se ai e ka dëgjuar nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ku thotë: “Ditën e Ashurasë, nëse do, agjëro”2
Transmetohet nga Aisheja r.a. e cila ka thënë: “Se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem në fillim obligoi agjërimin e ditës së Ashurasë, e kur u bë farz Ramazani (në vitin e dytë hixhrij), kush dëshironte të agjëroj ditën e ashures, agjëronte, e kush donte, hante”3.
Përsëri përcjell Aishja r.a.h. e cila ka thënë: “Kurejshët në periudhën e injorancës agjëronin në ditën e Ashurasë, po ashtu edhe i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem e ka agjëruar në atë periudhë, kur erdhi në Medine, ai vazhdoi agjërimin e kësaj dite dhe urdhëroi që të agjërohet, por kur u bë obligim agjërimi i muajit Ramazan, e la agjërimin e ditës së Ashurasë, pastaj kush donte e agjëronte, e kush donte nuk agjëronte”4. Shohim se në fillim agjërimi i ditës së Ashurasë ishte obligim, por më pas, kur agjërimi në Ramazan bëhet farz, agjërimi i Ashurasë shndërrohet në agjërim vullnetar, pra, nuk është agjërimi i kësaj dite tash për ne obligim, por është mirë të agjërohet, për shkak të vlerës së theksuar të kësaj dite, siç përmend edhe Ebu Isa et-Tirmidhiu.
Transmeton Humejd bin Abdur-Rahman r.a. se ka dëgjuar Muavij ibën Sufjan r.a. në ditën e Ashurasë, nga minberi duke thënë: “O banorë të Medines, ku janë dijetarët tuaj? E kam dëgjuar të Dërguarin sal-lallahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kjo është dita e Ashurasë, e Allahu nuk ju obligoj me agjërim, kush të donë, le të agjëroj, e kush të donë le të bëj iftar”5
Transmeton Ibn Abbasi r.a. se kur erdhi Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem në Medine, pa se jehudët agjërojnë në ditën e Ashurasë, ai tha: “ Çka është kjo?, ata thanë se Kjo është ditë e mbarë, në këtë ditë Zoti i shpëtoi Beni Israilët nga armiku i tyre, e këtë ditë agjëroi edhe Musa a.s. E pejgamberi a.s. tha: “Unë jam më afër me Musaun a.s. sesa ju” agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi të agjërohet”6
Po ashtu transmeton Ebi Musa r.a. se jehudët e kishin marrë ditën e Ashurasë si festë, kurse i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Agjëroni edhe ju”7
Transmeton Ibn Abbasi r.a. i cili thotë: Nuk di te ketë agjëruar Pejgamberi alejhi's salatu ve's selam ndonjë ditë, që shpresonte të ketë vlerë më shumë se sa ditët e tjera, përveç këtyre ditëve: “Ditën e Ashures dhe këtë muaj, pra muaji Ramazan”.8
Transmeton Seleme bin Ekve`i r.a. i cili thotë: Urdhëroi i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem një njeri që të thërras ndër njerëzit se “Kush ka ngrënë le të mos haje deri në mbrëmje, e kush nuk ka ngrënë, le te agjëroj, sepse kjo ditë është Dita e Ashurasë”9
Transmeton Hakem bin A`rexhi r.a. i cili thotë: Shkova tek Ibn Abbasi r.a. e takova afër Zemzemit. Ishte duke pushuar i mbështetur me kokë mbi gunën e tij. I thashë: Më trego për ditën e Ashurasë, cila është ajo ditë që ta agjëroj? Ai tha: Kur ta shohësh hënën e re të muajit Muharem, atëherë llogariti ditët, ashtu që në mëngjesin e të nëntës, të jesh agjërueshëm. I thash: A kështu ka agjëruar Muhamedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem? Ai tha: Po”10
Shumica e dijetarëve qëndrojnë në konstatimin se dita e Ashurasë është dita e 10-të e muajit Muharem, kurse Ibn Abbasi r.a. konsideron se dita e 9-të është dita e Ashurasë. Qëndrimin e Ibn Abbasit, imam Neveviu është munduar ta përputh me hadithet e sakta dhe ka konstatuar se tek arabët ka qenë traditë që ditën e pestë, në të cilën deveve u kanë dhënë ujë për të pi, e kanë quajtur dita e katërt. Ngjashëm kështu i kanë thirrur edhe ditët tjera. Kështu që në pajtim me këtë traditë, dita e nëntë, në realitet është dita e dhjetë.
Por, transmetimi tjetër nga Ibn Abasi r.a. e konfirmon këtë të dhënë, ku Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka urdhëruar agjërimin e Ashurasë në ditën e dhjetë (të Muharemit)”.*
Transmeton Ibn Abbasi r.a. se kur i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem agjëroi dhe urdhëroi për agjërimin e ditës së Ashurasë, i thanë: O i Dërguari i Allahut, por kjo është një ditë të cilën e madhërojnë jehudët dhe krishterët? E i Dërguari i Allahut tha: “Nëse arrij të agjëroj vitin tjetër, do të agjëroj edhe të 9-tën”, por në vitin tjetër ndërroi jetë.11 Kurse tek imam Ahmedi gjendet thënia: “Agjëroni Ditën e Ashurës dhe dallohuni nga çifutët. Agjëroni një ditë para apo një ditë pas saj”.
Transmeton Ebu Katade r.a. se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Për agjërimin e ditës së Ashurasë, shpresoj se Allahu do ti fshij mëkatet e një vitit”.12
Vlera e muajit Muharrem
Transmeton Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Agjërimi më i vlefshëm pas muajit Ramazan është në muajin Muharem dhe namazi më i vlefshëm pas farzeve është namazi i natës”.13
Transmeton Aliu r.a. se në një rast, një sahabi e pyeti Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Cilin muaj pas Ramazanit ta agjëroj? Ai i tha: “Nëse do të agjërosh pas Ramazanit, agjëro në muajin Muharem, ai është muaji i Allahut, në të ka një ditë ku Allahu xh.sh. i ka falur njerëzit (që kanë jetuar më herët), e në të do ti fal edhe popujt tjerë (të cilët do të vijnë më pas)”.14
El Mubarekfuri dëshmon se këtu është fjala për të mëparshmit, ata kanë qenë populli i Musës a.s. të cilëve Allahu xh.sh. ua ka falur dhe i ka shpëtuar prej Firaonit, kurse ata që do të vijnë më pas, janë populli i Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Çka duhet dhe çka nuk duhet të bëjmë për këtë ditë
Një e vërtetë reale është se njerëzit kanë shpikur shumë gjëra, si pasojë e mendimit të gabuar të disa liderëve të fraksioneve të humbura, si të Shiitëve dhe Bektashive, andaj ne duhet të dimë se çka kërkohet nga ne si mysliman për këtë ditë, e çka jo. Pra, e kemi për obligim të dimë të vërtetat Islame, që mos i mohojmë ato që kanë bazë, e të praktikojmë ato që nuk kanë bazë fetare. Kjo vërehet shumë në mesin tonë.
Kjo ditë, na përkujton një ditë të gëzuar por edhe të dhimbshme. Dita e gëzuar, për të cilën e pamë se edhe vet i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem e bëri agjërimin, ishte shpëtimi i Musaut a.s. me popullin e tij nga dora e Firaonit, pra, duhet të kuptojmë ndihmën e Zotit, të lutemi për ndihmë nga Ai dhe mos i humbim shpresat. Po ashtu, në këtë ditë ndodhi fatkeqësia e Kerbelasë, ku u vra nipi i të Dërguarit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, por pikëllimin nuk e shprehim ne myslimanët, siç e shprehin Shiitët, duke dalë rrugëve të qytetit dhe duke e gjakosur trupin, përmes së cilës japim një pasqyrim të gabuar mbi Islamin, ku shumë antiislamist, kur kritikojnë fenë tonë, në video projekte japin skena nga festimet shiite, sikur ato përfaqësojnë Islamin, kurse tek ata që nuk kanë njohuri mbi islamin, mund që të mbjell mendim se në fakt ajo është e vërteta.
Nuk ka ndonjë argument apo hadith i cili thotë se duhet njeriu të pastrohet (të merr gusël) për këtë ditë, përpos nëse është nevojë trupore apo pastrim me rastin e ardhjes prej pune, etj.
Po ashtu nuk transmetohet ndonjë lloj namazi apo lutje në këtë ditë, vizita e varreve apo leximi 1000 herë suren Ihlas, për të cilat kanë shpikur hadithe, e të cilat nuk meriton të merren në konsideratë.
i Këtë hadith (të trilluar) e gjejmë në “Muaxhem el-Kebir” të Imam Taberanijut, hadithi nr: 5538 të cilin e transmeton nga Alij bin Abd el-Azizi, ky nga Mual-la bin Mehdij, ky nga Uthman bin Metri, ky nga Abd el-Gafuri…Imam Hejthemiju në “Mexhmeu-z-Zevaid” pas hadithit 5132 thotë: “Këtë hadith e transmeton Taberaniju në el-Kebir, në senedin e tij gjendet Abd el-Gafuri i cili është i lënë në shkencën e hadithit (metruk). Shejh Albani në “Daifeh” pas hadithit 5413 thotë: “Po ashtu në senedin e tij gjendet Uthman bin Meter esh-Shejbaniju për shkak të cilit edhe hadithi konsiderohet i trilluar (meudu), ngase Ibn Hibbani për të ka thënë se ky person transmeton hadithe të trilluara. Po ashtu aty gjendet edhe mësuesi i tij Abd el-Gafuri i cili është afër tij”. Imam Ibn Hibbani në “el-Mexhruhine” në transmetuesin nr: 757 thotë: “Abd el-Gafur Ebu Sabbah el-Vasitij…ishte prej atyre që trillonin hadithe dhe i transmetonin ato, andaj nuk lejohet të shkruhet hadithi i tij dhe as të përmendet përvec se për t`ju tërhiqet vërejtja lexuesve”. Kurse n; Ditën e Ashurasë, Kurejshët e mbulonin Qaben në këtë ditë- Sahih Buhari, kitab haxh, nr.1592;
1 Historia Islame, për vitin e dytë të medresesë- Mahir Hasani dhe Nuredin Ahmedi, Shkup 1995, fq.143;
2 Sahih Buhari, kitab Saum, bab Sijam jaumi Ashura`e (69), nr.2000; Sahih Muslim, Sahih Muslim, kitab Sijam, bab saum jaumi ashura`, nr.1126;
3 Muttefekun Alejhi, Sahih Buhari, kitab Saum, bab Sijam jaumi Ashura`e (69), nr. 2001; Sahih Muslim, kitab Sijam, bab saum jaumi ashura`, nr.1125; Sunen Darimij, kitab saum, bab 46, nr.1760;
4 Muttefekun Alejhi, Sahih Buhari, kitab Saum, bab Sijam jaumi Ashura`e (69), nr. 2002; Sahih Muslim, kitab Sijam, bab Saumi jaumi ashura` (19), nr. 1125-1126; Sunen Tirmidhi, kitabus-Sijam, bab 49, nr.753; Sunen Ebi Davud, kitab Siijam, bab 64, nr.2442, Sunen Ibn Maxhe, kitab Sijam, bab Sijam jaumu Ashura (41),nr.1733; Musned imam Ahmed, nr.26127; Muvetta Malik, kitab Sijam, bab sijam jaumi ashura, nr.605; Sunen Darimij, kitab saum, bab 46, nr.1762-1763, Ibn Hibbani, 8/385, nr.3621; Sunen Bejhakij, 4/288, nr.8192;
5 Muttefekun Alejhi, Sahih Buhari, kitab Saum, bab Sijam jaumi Ashura`e (69), nr. 2003; Sahih Muslim, kitab Sijam, bab Saumi jaumi ashura` (19), nr. 1129; Muvetta Malik, kitab Sijam, bab sijam jaumi ashura, nr.606; Musned Ahmed nr.16913; Ibn Hibban 8/390, nr.3626; Ibn Huzejmeh, 3/286, nr.2085; Sunen Bejhekiju, 4/289, nr.8199; Taberani, në Evsad, 8/323, nr.8761;
6 Muttefekun Alejhi, Sahih Buhari, kitab Saum, bab Sijam jaumi Ashura`e (69), nr. 2004; ky hadith është tek Buhariu edhe me numër 3397, 3943, 4680, 4737), Sahih Muslim, kitab Sijam, bab Saumi jaumi ashura` (19), nr. 1130; Sunen Ibn Maxheh, kitab Sijam, bab (41), nr.1734; Sunen Ebi Davud, kitab Sijam, bab 64, nr.2444; Musned Ahmed, nr.2644 dhe 2832; Sunen Darimij, kitab saum, bab fi sijami jaumi ashura (46), nr.1759;
7 Muttefekun Alejhi, Sahih Buhari, kitab Saum, bab Sijam jaumi Ashura`e (69), nr. 2005; ky hadith te Buhariu gjendet edhe në kitab Megazi, numer 3942; Sahih Muslim, kitab Sijam, bab Saumi jaumi ashura` (19), nr. 1131;
8 Muttefekun Alejhi, Sahih Buhari, kitab Saum, bab Sijam jaumi Ashura`e (69), nr. 2006; Sahih Muslim, kitab Sijam, bab Saumi jaumi ashura` (19), nr. 1132;
9 Muttefekun Alejhi, Sahih Buhari, kitab Saum, bab Sijam jaumi Ashura`e (69), nr. 2007; Sahih Muslim, Kitab Sijam, bab men ekele fi ashura feljekif bekijetu jaumuhu (21), nr. 1135; Sunen Darimij, kitab saum, bab 46, nr.1761;
10 Sahih Muslim, kitab Sijam, bab ejju jaumin jusamu fi ashura` (20), nr.1133; Sunen Tirmidhi, kitabus-Saum an resulilah, bab ma xhae ashurae ejju jaumin huve (50), nr. 754, Sunen Ebu Davud, kitab sijam, bab 64, nr.2446;
* Sunen Tirmidhi, kitab saum, bab 50, nr.755, sipas Tirmidhiut, ky hadith është Hasenu Sahih. Por Ibn Abbasi thotë agjëroni të 9-tën dhe të 10-tën, që të dalloheni nga hebrenjtë. Sipas kësaj veprojnë imam Shafiu, Ahmedi dhe Is-haku.
11 Sahih Muslim, Kitab Sijam, bab ejju jaumin jusamu fi ashura` (20), nr.1134; Sunen Ibn Maxheh, kitab Sijam, bab 41, nr.1736; Sunen Ebi Davud, kitab Sijam, bab 64, nr. 2445; Musned Ahmed, nr.1971 dhe 3213;
12 Sunen Ibn Maxheh, kitab sijam, bab 41, nr. 1738; Sunen Tirmidhi, kitabus-Saum, bab 48, nr.752; Me Hadithin e Ebu Katades pajtohen Ahmedi dhe Is`haku. Po që se dikush parashtron pyetjen se, përse me agjërimin e Ditës së Ashurasë, fshihen mëkatet e një viti, kurse me agjërimin e ditës së Arafatit, fshihen mëkatet e dy viteve, përgjigja sipas Mubarekfurit, ashtu siç përmend Ibn Haxheri duhet të jetë: “Agjërimi i ditës së Ashurasë i takon sheriatit të Musës a.s., kurse agjërimi i ditës së Arafatit i takon sheriatit të Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kjo tregon se agjërimi i ditës së Arafatit është më i vlefshëm se dita e Ashurasë”.
13 Sahih Muslim, kitab sijam, bab fadlu saumi shehril muharem (38), nr.1163; Sunen Ebu Davud, kitab sijam, bab fi saumil-muharrem (55), nr.2429; Sunen Tirmidhi, kitab sijam, bab ma xhae fi saumil muharem (40), nr.740; Tirmidhiu thotë se ky hadith e arrin kategorinë e hadithit Hasen.
14 Sunen Tirmidhi, kitab sijam, bab ma xhae fi saumil muharrem (40), nr.741; Tirmidhiu për këtë hadith thotë se është i kategorisë Hasenu-Garib, kurse Shejh Albani hadithin e cilëson si të Dobët, shih në Talike er Regib nr.2/77 dhe në Daif Xhamius-Sagir, nr.1298;