HARTA E LETËRSISË ARABE NË GJUHËN SHQIPE*

Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti)

Dr. Feti Mehdiu është prej orientalistëve që ka jetuar në dy epoka. Ai është një prej themeluesve të degës së tretë të studimeve orientale (orientalizmit) në Jugosllavinë e mëparshme e cili u formua në Prishtinë më 1973. Ai ka punuar shumë për studimin dhe përkthimin e letërsisë arabe në gjuhën shqipe. Më vonë pas shpërbërjes së Jugosllavisë u bë themelues dhe teoricient i orientalizmit kosovar i cili dallohet për veçori veçanërisht të orientalizmit jugosllav që buroi prej tij.

Si rezultat i punës së tij të gjatë me dekada në këtë fushë, Feti Mehdiu zgjodhi për temë të doktoratës së tij “Përkthimet e letërsisë arabe në gjuhën shqipe” e cila u botua së fundi në panairin e librit “Prishtina 2008”. Me këto studime mund të themi se me të vërtetë ai gjatë shekullit 20 dhe saktësisht gjatë viteve 1922-1982 na dha një hartë të qartë për atë çka përktheu prej letërsisë arabe në gjuhën shqipe. Kjo hartë përmban atë çka ka përkthyer ai prej folklorit popullor dhe më pas prej letërsisë artistike (poezi, tregime dhe romane).

Siç e theksuam më lart, fillimi ishte për folklorin popullor ku kritiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar Faik Konica (1875-1942) u mor me përhapjen e përzgjedhjeve “Një mijë e një net” me titull ”Nën hijen e pemës” më 1922. Me të vërtetë këto përkthime ishin nga gjuha angleze të cilin e përsosi orientalisti Eduar Lin që e botoi atë më 1847 dhe e cila u botua në një ribotim të ri më 1912 dhe po ky është botimi që ra në duart e Konicës e në të cilin ai u mbështet.

Me publikimin e këtij përkthimi që u botua në botimin e dytë në Tiranë më 1943 dhe i treti në Prishtinë më 1985 patëm një ndërprerje të gjatë që vazhdon deri pas Luftës së Dytë Botërore dhe saktësisht me hartën e re të Ballkanit ku shqiptarët arritën të jetonin në dy shtete fqinj nën sundimin e diktaturës së komunizmit (Shqipëri, Jugosllavi). Pavarësisht nga ndasitë e forta ideologjike midis tyre, e përbashkëta e tyre ishte dhënia rëndësi letërsisë arabe dhe përkthimit të saj.

Kështu ishte faktori ideologjik ai që luajti rolin e tij i pari dhe më pas ishte radha e faktorit orientalist akademik në shfaqjen e gjallërimit të madh të  letërsisë arabe dhe përkthimit të saj.

Në Shqipëri ishte faktori ideologjik i cili i jepte vlerë dhe përparësi përkthimit ”të letërsisë së përparuar” në botë dhe “folklorit popullor” (Algjeri, Vietnam, Palestinë etj.). Dhe kështu përkthimi gjithashtu kufizohej në letrarët e së majtës dhe letrarët e rezistencës popullore. Ky faktor në fillim kishte një rol të madh në Jugosllavi, më pas u gjallërua me faktorin tjetër dhe ai është shfaqja ”e lëvizjes mosangazhim” që prej vitit 1955 për të kontribuar në zgjerimin e hartës së përkthimit duke përfshirë letrarët nga e majta në të djathtë nën ombrellën e mosangazhimit. Dhe në këtë drejtim orientalizmi në Jugosllavi njohu një zhvillim të madh pas vitit 1950 me themelimin e degës së orientalizmit në Universitetin e Sarajevës dhe Qendrën Orientale në Sarajevë (i cili mbeti i vetmi për nga lloji i tij) duke u pasuar me themelimin e degës së tretë në Prishtinë më 1973.

Dhe nëse dega e parë në Beograd (e themeluar më 1926) ka punuar shumë në filologjinë orientale dhe ka nxjerrë breza që kanë luajtur një rol të madh gjatë gjysmës së dytë të shekullit 20 në studimin dhe përkthimin e letërsisë arabe (Buçoviç, Fojslav, Simejç, Sulejman, Grosdanoviç, duke u pasuar nga Koftiç etj.), dega e orientalistikës në Prishtinë ka luajtur rol dallues duke qënë e vetme e llojit të saj për shqiptarët, dhe ka pasur një ndikim të madh në përkthimin e letërsisë arabe në gjuhën shqipe. Me gjithë marrjen në konsideratë të gjithë këtyre faktorëve ideologjikë, politikë dhe akademikë nuk është për t’u habitur që Jugosllavia është hapësira qendrore në përkthimin e  letërsisë arabe e cila shfaqet gjatë viteve 50 të shekullit të kaluar fillimisht me përzgjedhje poetike me poetë të njohur arabë, dhe gjatë viteve 60 u botua e para përzgjedhje e poetëve: Abdul Vehab El Bejati dhe shkrimtari arab Mahmud Tejmur. Duke u bazuar në këtë vërejmë se vala e parë e madhe në përkthimin e letërsisë arabe në gjuhën shqipe erdhi prej gjuhës serbo-kroate e cila botoi përzgjedhjet e para. Vërejmë gjithashtu se poetët më të shquar kosovarë në atë kohë u nxitën në përkthimin e poezisë arabe prej gjuhës serbo-kroate në shqip si psh, Esad Mekuli (1916-1993) dhe Enver Xherciko (1928-2009) e të tjerë.

Por me themelimin e degës së orientalizmit në Prishtinë u shfaq vala e dytë e cila u dallua nga e para me qenien e saj më të madhe dhe se arriti përkthimin direkt prej gjuhës arabe në gjuhën shqipe. Në këtë kontekst u shfaqën tek ne emra të shumtë (Hasan Kaleshi, Feti Mehdiu, Shemsi Ajvazi, Ismail Ahmeti, Muhamed Mufaku, Abdullah Hamiti, etj.

Dhe nëse i kthehemi hartës së letërsisë arabe në gjuhën shqipe gjejmë se ajo shtrihet nga Maroku deri në Liban dhe prej Sirisë deri në Sudan dhe përfshin poezi, tregime dhe romane. Për sa i përket poezisë gjejmë tek kjo hartë për ne rreth 130 emra poetësh arabë prej Imru Kajsit deri tek Mahmud Dervishi (i cili siguroi më shumë numra përkthimesh).

Vërejmë se numri më i madh i poetëve ishin nga Palestina (22 poetë), pastaj nga Algjeria (19 poetë), nga Siria (15 poetë) duke arritur tek Maroku (2 poetë). Ndërsa përsa i përket fushës së prozës në të gjejmë rreth 60 emra shkrimtarësh në gjininë e tregimit dhe romanit; duke nisur nga Siria (26 shkrimtarë) deri në Jemen (një shkrimtar).

Ndërsa shkaku i dallimit mund të jetë ekzistenca e botimeve të përzgjedhura të prozës të përqendruara në një qytet të vetëm siç është p.sh. rasti i përmbledhjes “tregime siriane” e cila u botua më 1982. Së fundmi, mund të thuhet si një përfundim i rëndësishëm i shkrimit se periudha e mëpasshme (1983-2008) është e rëndësishme deri në një kufi të caktuar e cila ka nevojë për një studim të pavarur. Dhe në mbyllje, ndikimi i këtyre përkthimeve demonstrohet në letërsinë bashkëkohore kosovare.

Përktheu nga gjuha arabe:

Rezarta SALIAJ

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme