
Emri është i vjetër sa edhe njeriu, sa edhe gjinia njerëzore. Njeriu i parë i përgjegjshëm dhe pejgamberi i parë Ademi a.s. kishte emrin e tij. Sipas Kur’anit, Allahu ia mësoi Ademit emrat e të gjitha sendeve. Ky element i dha Ademit përparësi kundrejt krijesave të tjera. Emri daton që nga fillimi i ekzistimit të njeriut në tokë, sepse paraqet shenjën dalluese ndërmjet llojit të vet dhe llojeve të tjera. Emri është gjeja që më së shumti e konfirmon personalitetin dhe individualitetin njerëzor. As që mund të imagjinohet komunikimi dhe jeta reciproke e njerëzve pa emra.
Për këtë arsye, islami iu sugjeron muslimanëve që fëmijëve t’u japin emra të bukur. Kjo është një ndër të drejtat bazore të fëmijëve tek prindërit e tyre.
Muhammedi a.s. në përmbledhjen e Sahihut të Buhariut thotë: “Ju në Ditën e gjykimit do të thirreni sipas emrave tuaj dhe sipas emrave të babajve tuaj, ndaj jepjuni fëmijëve tuaj emra të bukur.”
Hadithi i sipërm tregon tërë seriozitetin e emrit, sepse njeriu e bartë emrin në të dy botat. Dhënia e emrit të bukur apo me kuptim të bukur është urdhëresë, të cilën duhet respektuar dhe aplikuar.
1. Emri duhet të jetë i bukur, me kuptim të bukur që mos t’i paraqet pengesë fëmijës kur ai të rritet dhe zhvillohet. Kuptimi i emrit nuk duhet të çojë në pezimizëm, në dëshpërim ose në domethënie të shëmtuar. Pejgamberi a.s. ka pasur zakon t’i ndërrojë emrat e shëmtuar ose të sugjerojë ndërrimin e tyre me emra të bukur. Edhe gjatë të kaluarës por edhe sot te ne ka emra që janë si rezultat të trendit momental, si trend i ideologjisë momentale. Disa nga ata emra më vonë iu kanë penguar bartësve të tyre. Kemi raste të ndryshme, sikur emri Lenin, Marenglen, Çe Gevara, Tito etj. Disa nga këta prind ose ua kanë ndërruar vetë emrat fëmijëve tyre më vonë, ose vetë bartësit e tyre kur janë rritur vetë e kanë bërë këtë. Emra të tillë kemi mjaft: Gjon, Aleksandër, Toni, Valentin-a, Esmerald-a, Brizhita, Monika, Indira, … Emrat e tillë janë haram dhe të papranueshëm për të gjithë muslimanët.
2. Emri me kuptimin e vet nuk duhet të asocojë në adhurimin e diçka tjetër përveç Allahut. Në gjuhën arabe kemi shembuj: Abdulmesih (Rob i Mesihut), Abdulka’b (Rob i Qabes), që shpesh i ngjesin arabët kristianë. Në Ballkan kemi emra që asocojnë në Zotin. Emrat e tillë janë haram – të ndaluar me ixhma (koncensus) për të gjithë muslimanët.
3. Që kuptimet e emrave të ngjitur mos të udhëzojnë në madhëri apo madhështi, në madhërimin e padrejtë të njeriut kundrejt Krijuesit. Këtu bëjnë pjesë emrat me emrat e bukur të Allahut, që janë karakteristike vetëm për të: El-Xhebbar, El-Mutekebbir, El-Halik etj. Apo nuk janë karakteristike vetëm për Allahun xh. sh. por janë të përcaktuara me nyjen shquese “el”.
4. Është mirë të ngjitet emri i pejgamberëve, i njerëzve të mirë që të ruhet kujtimi për ta që njerëzit t’i ndjekin në rrugë të drejtë. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Emrat më të dashur tek Allahu janë Abdullah dhe Abdurrahman.”
Është me rëndësi të dihet edhe një gjë: me rastin e ngjitjes së emrit duhet pasur kujdes që mos të ngjiten emrat që janë karakteristike për jomuslimanët dhe të cilët njihen me këta emra. Nëse këtë e bëjnë muslimanët, kjo është e ndaluar sipas hadithit për shkak të imitimit të tyre: “Ai që imiton një popull atij edhe i përket.”
Emrat vetjakë te shqiptaret
Me dekada e shekuj emrat vetjakë, personalë në tokat shqiptare brenda muslimanëve kryesisht nuk kanë dalur nga rrethi kulturor historik musliman shqiptar dhe nuk janë dalluar nga muslimanët tjerë të Ballkanit apo të botës muslimane. Mirëpo, pas largimit të Turqisë më 1912, e sidomos pas Luftës së II-të botërore më 1945, nën ndikimin e ideologjisë komuniste filluan të paraqiten të ashtuquajturit emrat modernë. Emrat filluan të kopjohen nga inicialet, nga traditat e huaja, nga filmi, romani. Kemi edhe ndërtime të tilla si: Melis dhe Melise, duke marrë shkronjat e para të Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit, Marenglen, duke marrë nga tri shkronjat e para (Marks-Engels-Lenin) etj.. Pak njerëz kanë menduar për këtë si më herët ashtu edhe tash. Emri Melis sidomos është i shtrirë tek boshnjakët. Emri Marenglen është i shtrirë sidomos në Shqipëri. Kemi edhe emra të tillë që kanë prejardhje nga gjuha arabe, por që kanë kuptime të shëmtuara si: Mirhad që domethënë toalet, nevojtore, Nexhasete që domethënë fëlliqësirë. Kjo ndër të tjera është edhe për shkak se me rastin e emërimit të fëmijëve prindërit nuk kanë konsultuar imamët, dikend që ka dijeni apo librat përkatës të emrave.
Përfundim
Nëse i hedhim një shikim thesarit të emrave te shqiptarët muslimanë por edhe te boshnjakët, turqit e romët muslimanë në tokat shqiptare, do të shohim se ata kanë ndjekur një zhvillim negativ, drejt një modernizimi dhe transformimi që s’kanë të përbashkët as me familjet tona as me traditën islame.
Mund të përfundohet se populli ynë duhet të jetë i vetëdijshëm për vetveten, për fenë e tyre dhe për kulturën së cilës i përkasin. Ngjitja e emrave islam duhet të bëhet zakon në kuptim të plotë. Me këtë do ra ruajmë identitetin tonë, kulturën tonë, qenien tonë përballë sulmeve shumë të vrazhda të ideologjive fqinje me lëkurë ujku. (Konsultim: http://www.medresatz.edu.ba/?jezik=BS&dio=clanci&tekst=61)