Veprimtaria politike e Zogut

Në fund të qershorit 1924, pas një kohe të largimit të Zogut nga skena politike, situate doli prej kontrolli dhe partia opozitare bëri grusht shteti. Kjo ngjarje, nga historianët komunist u pagëzua si Revolucioni “Demokratik” i Qershorit. Për shkak të grushtit të shtetit, anëtarët e qeverisë së Shqipërisë, të udhëhequr në atë kohë nga Iljaz Bej Vrioni, u detyruan që të iknin për në Itali dhe Greqi. Ndërsa Zogu, që ishte ende i plagosur, u tërhoq në malet e Matit dhe Dibrës.

Për shkak të mospasjes së sigurisë që të veprojë në Tiranë, pasi ajo ishte bastion i familjes Toptani dhe partisë së Zogut, pushtetmbajtësit e ri transferohen përkohësisht në Vlorë dhe në fillim të korrikut të vitit 1924, pa legjitimitet, emërojnë për kryeministër priftin Fan Noli. Kjo qeveri e re, nëpërmjet gjykatës së saj, e dënoi Zogun në mungesë me vdekje dhe atij ia konfiskuan pasurinë. Akti i parë që ndërmori Noli për sa i përket politikës së jashtme ishte ajo e bashkëpunimit me qeverinë komuniste të Rusisë. Ky vendim i Nolit ishte vendimtar për dështimin e tij. Kjo pasi që Shqipëria ishte vendi i vetëm në botë që u afrua me këtë qeveri komuniste dhe prandaj habiti edhe diplomatët e huaj. Komunistët rus, të cilët në fund të vitit 1917 e morën pushtetin e Rusisë me dhunë, sa kishin ngadhënjyer në luftën qytetare kundër forcave besnike të monarkisë ruse. Në atë luftë qytetare, monarkistët rus, me qëllim që të riktheheshin në pushtet, u mbështetën edhe nga forcat ushtarake të Anglisë dhe Francës. Prandaj dhe veprimi i Nolit kuptohet që e izoloi Shqipërinë, dhe këtë situatë të re e shfrytëzoi Zogu, i cili jo vetëm që ishte shëruar, por ai mund të lëvizte edhe në zonën kufitare me Jugosllavinë, pa mos u ndaluar nga ushtria jugosllave. Kjo për shkak se Jugosllavia, që ishte në atë kohë mbretëri, nuk e kishte pranuar qeverinë komuniste të Rusisë. Mundësia e Zogut që të lëviz nga zona e rrethuar e Dibrës për në territoret shqiptare të Jugosllavisë, i mundësoi atij që të mobilizojë mijëra ushtarë shqiptarë dhe së bashku me ta, prej Maqedonie, pa mos krisur asnjë plumb hyri në Tiranë si fitimtar. Po ashtu nga Greqia, me përkrahësit e vetë, hyri në Shqipëri edhe Mufid Bej Libohova, përderisa me përkrahësit e tij prej Kosovës hyri Ceno Bej Kryeziu. Në ndërkohë Noli u detyrua që pas 5 muajve qeverisjeje të pasukseshme, me ambicie të parealizueshme për atë kohë dhe vend, së bashku me anëtarët e  tjerë të qeverisë, të largoheshin nga Shqipëria, për mos t’u kthyer më.

Ndërrimi i pushtetit dhe domosdoshmëria që të ndërrohej pushteti me ide prokomuniste në Shqipëri, nuk u konsiderua si çështje e brendshme e Shqipërisë. Shtetet e Evropës, me anë të izolimit të Shqipërisë, mundësuan  ndërrimin e qeverisë dhe parandaluan rrezikun e ekspansionit komunist; që prej Rusie nëpërmjet Ballkanit të zgjerohej edhe në pjesët tjera të Evropës. Teza që plasohet se Zogu u kthye në Shqipëri me ushtrinë serbe ishin shpifje të kundërshtarëve të tij politik apo më vonë edhe të komunistëve shqiptarë. Largimin e Zogut prej Shqipërie në atë periudhë mund ta analizojmë edhe nëse bëjmë krahasime të ngjarjeve të ngjajshme në kohë të sotme. P.sh.: në vitin 1998 pas vrasjes së deputetit të opozitës Azem Hajdari në Shqipëri filluan trazirat, dhe kryeministri i atëhershëm Fatos Nano u strehua në një vilë shtetërore në qytetin e Ohrit. Pas qetësimit të situatës, Nano kthehet në Shqipëri dhe e rimori pushtetin në dorë. A do të thotë kjo që ky politikan është bashkëpunëtorë i shtetit fqinj, sikurse pseudo-historianët shqiptarë ia mveshin Zogut se ka qenë bashkëpunëtorë i Jugosllavisë?! Raste të tilla me siguri që do të ketë edhe në të ardhmen, pasi në proçeset politike është e zakonshme lufta për pushtet.

Ahmet Zogu, gjatë gjithë kohës për rimarrje të pushtetit, i kishte ushtarët besnik të tij pas vete. Ate për në Tiranë e shoqëruan edhe luftëtar shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova. Pasi që rëzimi i Nolit ishte interes evropian, në përbërje te ushtarëve vullnetar të Zogut kishte edhe disa vullnetar apo mercenarë të gardës së Rusisë Cariste, të cilët ishin refugjat në Jugosllavi. Disa nga ata epror u shfrytëzuan për këshilla ushtarake nga Zogu gjatë çlirimit të Shqipërisë nga puçistët.

Më pastaj Zogu e shpalli Shqipërinë Republikë Presidenciale dhe zgjidhet President i Shqipërisë. Ai filloi menjëherë qeverisjen diktatoriale, si mekanizëm i vetëm politik në atë situatë të krijuar kaotike. Politika e tij dha rezultate të paparashikueshme, dhe përherë të parë filloi të formohej bindja se edhe shqiptarët sikurse kombet e tjera ishin të denjë për të qeverisur shtet.

Në vitin 1928 Zogu e shpalli Shqipërinë monarki dhe vetë shpallet mbret i shqiptarëve. Po çfarë ishte qëllimi dhe pse vendosi Zogu që të shpallej mbret? Duhet të kenë qenë disa arsye për këtë vendim të tij, por tre më kryesorët:

Arsyeja e parë: kur në vitin 1925 u soll vendimi nga Parlamenti shqiptarë, që Shqipëria të shndërrohet në Republikë Presidenciale, ky vendim në aspektin juridik dhe të drejtës ndërkombëtare publike ishte i pavlefshëm. Kjo për shkak se me vendimin e Fuqive të Mëdha, Shqipëria ishte shpallur principatë, dhe vetëm ato shtete kishin të drejtë që ta ndryshonin këtë vendim të tyre. Pasi Princ Vidi gjatë Luftës së Parë Botërore u rreshtua me ushtarët gjermanë, ai e humbi legjitimitetin për të qenë sovran i Shqipërisë, pasi Gjermania e humbi luftën. Për mos iu dhënë hapësirë Fuqive të Mëdha, që të dërgonin një mbret të ri në Shqipëri, Zogu shpallet vetë Mbret.

Arsyeja e dytë: ka të bëjë me faktin që në atë periudhë të gjitha shtetet e rajonit kishin rregullim shtetrorë monarkist. Jugosllavia, Greqia (në atë moment republikë mirëpo në turbullira permanente për ta rikthyer monarkinë), Bullgaria, Rumania, Italia ishin monarki. Shqipëria ishte e vetme që ishte Republikë. Në këtë periudhë ndeshjet e ideologjisë monarkiste dhe asaj republikane filluan të shndërrohen në faktor rreziku për mbretërit, e sidomos me paraqitjet e ideve të para të komunizmit nga ndikimi sovjetik, të cilët e shndërruan Rusinë nga monarki në republikë. Për të mos i provokuar fqinjët, ishte në interes të Shqipërisë që të ketë rregullim shtetëror monarkist.

Arsyeja e tretë: kishte të bëjë me faktin që, pas imponimit të diktaturës në Shqipëri, rezultatet e kësaj politike dhanë rezultate pozitive, pasi siguria dhe stabiliteti i Shqipërisë hyri në një fazë të re. Shqiptarët të adaptuar që të jetojnë në një sistem autortitativ si në Perandorinë Osmane, e pranuan me apo pa dëshirë autoritetin e ri të shtetit. Për ta vazhduar këtë politik, që doli e sukseshme në praktikë, ishte e nevojshme që autoriteti i udhëheqësit të shtetit të ritej. Kjo mund të arrihej me zgjedhjen e Zogut Mbret.

Gjatë periudhës së Zogut sillet Kushtetuta e Shqipërisë dhe po ashtu përpilohet Kodi Civil. Formohet ushtria dhe xhandarmëria shqiptare; u hapën selitë diplomatike në shtetet e Evropës dhe anasjelltas; u bë pjesërisht reforma agrar, u hapën shkollat në shqip dhe u përcaktuan kufijtë territorial të shtetit. Hyri në qarkullim valuta shqiptare dhe u shujtën rebelimet që kërkonin bashkimin me Jugosllavin. Me ndërmarrjen e këtyre masave dhe reformave, Zogu themeloi shtetin shqiptar.

Ahmet Zogu më herët i priu luftëtarët shqiptarë në luftën kundër italianëve të vitit 1920, pastaj pasi që e merr pushtetin i shypi me forcë rebelimet e disa krerëve të fiseve që mbronin interesat e Serbisë, i shuajti ëndërat e grekomanëve për bashkim me Greqinë apo për autonomi të Verio Epirit, si dhe i bindi shqiptarët musliman se dëshira për bashkim me Turqinë ishte joreale në kushtet e atëhershme gjeopolitike.

Ahmet Zogu i zbuti dallimet në mes toskëve dhe gegëve duke mos bërë dallime në mes tyre, lidhi besën me fiset katolike duke i integruar bajraktarët e tyre me tituj ushtarak në ushtrin shqiptare si dhe emëroj për kryeministër të Shqipërisë një vllah-shqiptar. Me ndërmarjen e këtyre veprimeve politike, Zogu i vuri themelet e formimit të kombit shqiptar pas formimit të shtetit shqiptar.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme