
Kryengritësit dhe trupat qeveritare zhvilluan luftime të ashpra në pjesët e jashtme të kryeqytetit të Damaskut. Sipas të dhënave të qendrës për verifikimin e ngjarjeve dhe të drejtave të njeriut në Siri , forcat ajrore bënë sulme të shumta. Luftimet e shumta janë një shenjë se kryengritësit kanë bërë përparime të konsiderueshme përkundër përkrahësve të Bashar el-Asadit.
Aeroporti i Halepit i mbyllur
Aeroporti internacional i Halepit në veri të Sirisë është mbyllur. Këtë e thanë punëtorët e aeroportit . Shkak i mbylljes ishin sulmet e kryengritësve rreth e përqark aeroportit. Kryengritësit sirian tani i kontrollojnë shumë pjesë të metropolit ekonomik Halepit; edhe në qytet kishte luftime.
Masakra të reja – kufoma të karbonizuara
Kundërshtarët e rexhimit raportuan për masakra të reja. Pjesëtarët e njësive policore Shahiba në fshatin Maan të provincës Hama likuiduan 23 persona. Të masakruarit ishin nga të paktat familje sunnite që jetonin në fshat. Ndër të mbyturit ishin edhe shtatë fëmijë.
Kufomat ishin djegur, që shumë prej tyre nuk mund të identifikoheshin. Kërdia kishte filluar kur kryengritësit kishin sulmuar trupat qeveritare dhe ua kishin bllokuar rrugët. Këta kishin kërkuar ndihmë nga policia Shahiba, që në këtë luftë qëndrojnë në anën e Bashar el-Asadit.
Erdogani kërkon largimin e Asadit
(dapd) Turqia po e rrit presionin ndaj rexhimit të shtetit fqinj Sirisë. Për të satën herë kryeministri i turqisë thërret për dorëheqje të presidentit Asad. Më shumë se 100 shtete e njohën Koalicionin Nacional si përfaqësues legjitim të popullit sirian, thotë Erdogani të dielën në një fjalim në zonën kufitare në Akcakale.
Kjo do të thotë se më shumë se 100 shtete nuk e njohin më këtë shtet dhe se Asadi duhet të shkojë, citon agjensia e lajmeve Anadolu të ket thënë shefi i qeverisë. „Udhëheqësi që nuk akceptohet nga populli i tij, nuk mund të qëndrojë në pushtet, thotë ai.
Duke e pasur parasysh eskalimin e dhunës në Siri shton vëmendjen Lakdar Brahimi , dërguari ndërkombëtar për Siri të dielën në Kajro, situata do të përkeqësohet edhe më tepër, organet shtetërore do të bien edhe më dhe nga luftime pritet të ketë edhe deri më 100.000 viktima.
Marrë nga NZZ 02.01.13
Nga gjermanishtja Naxhi Ibrahimi