MUHAMEDI A.S. DHE KARIKATURAT FYESE
Shkruan: H. Shaqir Fetahu
25 Janar 2013, 20:48
Akuzat, kërcnimet, sulmet, shpifjet, ironitë kundër Islamit në kohën bashkëkohore janë bërë pjesë përbërëse të jetës së përditshme, pa të cilën si duket nuk mund të parmendohet jeta në Perëndim. Paraqitja e karikaturave tejet të shëmtuara kundër shtyllës kryesore të muslimanëve Muahmedit a.s mbi të cilën ndërtohet të jetuarit e botës islame, edhe njiherë doli në shesh të menduarit destruktiv dhe mllefi i paparë i disa qarqeve perëndimore kundër Islamit, muslimanëve dhe simbolit të tij Muhamedit a.s.
E gjith kjo tregon se Europa e moderuar edhe më tutje në veti absorbon elememte të stagnimit kulturor dhe intolerancës dhe se edhe më tutje me fanatizëm mbron cilësitë e saja historike si dhe rrugën e orientalistëve , respektivisht, ironinë, përqeshjen, heretizmin,nënçmimin,etj. ndaj Islamit, me çka kjo frymë mbetet edhe më tutje preokupim kryesor i të menduarit perëndimor, që edhe më tepër ngushton zemrën e Europës për vlera, ide, personalitete të reja, që nuk i takojnë hapsirës së saj. E gjith kjo përkujton kohën e Volterit kur ai përqesh kultin e të krishterë në njërën anë, si dhe zhvillon luftën ideore kundër Islamit në anën tjetër. Disa qarqe europiane, si duket imponojnë një frymë të çuditshme kundër vlerave që nuk janë të saja dhe si të tillë Europën e shohin si një poligon lokalist me frymë imponuese e dominuese, dhe se mbyll të gjitha vrymat ku ka mundësi të depërtojë risi nga jasht si dhe vlera të cilat kontribuojnë në ate që është pozitive dhe konstruktive. Paraqitja e Muhamedit a.s. në karikaturat e shëmtuara shprehu pangopësinë e qarqeve ekstreme europiane për shpifje të ndryshme antiislame dhe antimuslimane, dhe kjo solli deri te ekstremizmi më i trishtuar dhe më i paparë sa që Europës nuk i mjaftoi vetëm të përqeshë botën islame duke ia mveshur prapambeturinë, dhunën, luftën,.terrorizmin dhe shumë vese të ndryshme, por mori guximin të përqeshë simbolin më të shtrenjtë të muslimanëve Muhamedin a.s.
Por, nuk qëndron krejt e vërteta në këtë, ekziston dicka më e thellë, diçka sekrete, diçka më e madhe se sa që mund ta mendojë njeriu. Kush mund ta mohojë të vërtetën se e gjith kjo që po ndodhë nuk ka të bëjë me dominim ekonomik në botë? Mos harohet fakti se ajo botë – bota islame që injorohet, përqeshet, nënçmohet dhe konsiderohet e ulët për nga ekonomia dhe kultura, është burim shum i madhë i vlerave shpirtërore dhe materiale i gjith botës dhe a mund të jetë e rastit fakti se m’u në tokat që po përqeshet, bëhen luftra të përgjakshme në mes ideologjive të ndryshme, superfuqicve të mëdha, ndikimeve të popujve të ndryshëm. Andaj, thellë gabon dhe është i mjerë ai që mendon se të gjitha turbullirat që po ndodhin në këtë vend të botës janë të rastit, përkundrazi e gjith kjo ndodhë për të zënë një copëz vend në këtë pjesë të mrekullueshme të botës për nga kultura dhe pasuria ekonomike. Andaj, ironia me Muhamedin a.s. është ngusht i lidhur me këto interesa që kanë të bëjnë me SHBA në njërën anë, dhe Europën në anën tjetër. Për këtë çështje të madhe pa dyshim se ju duhet një personaliotet i madhë me famë botërore historike dhe aktualitet të madhë sot në botë, siç është personaliteti i Muhamedit a.s.. Dhe nuk është e rastit që kjo edhe ka çuar pluhur të madhë në botë sa që nga ai pluhur nuk shihen mirë në mes veti popujt e saj, dhe japin mendime dhe qëndrime të ndryshme në favor apo disfavor të Islamit dhe vlerave universale. E gjith kjo, rrëzon shumë poshtë Perëndimin dhe popujt e saj në sferën morale, por kjo në interval të shkurtër nuk habitë qarqet perëndimore, për arsye se ata sot udhëhiqen me Zotin i quajtur interes, respektivisht me moton “ne nuk kemi miqë të përhershëm, por vetëm interesa të përhershme”, ose “mos zgjidh mjete për të arritur qëllimin”,por në interval të gjatë dihet shumë mirë parimi kur’anor që është vertetuar në histori dhe shoqëri të ndryshme se me ramjen morale të një shoqëria pason edhe ramja fizike e saj. Më kujtohen, fjalët e të madhit Bertrand Raselit, filozof dhe kulturolog europian, kur thotë: “Njeriu i bardhë – europian ngadalë shkon drejt mbarimit, jo pse nuk ka zhvillim material dhe teknik, por pse nuk ka besim dhe moral”. Nuk dua këtu të përmendi Shpenglerin me veprën e tij “ Shkatrimi i Perëndimit” si dhe shumë të tjerë.
Këtë e tregojnë edhe deklaratët e politikanëve dhe njerëzve të njohur të Europës dhe botës, pro et kontra e asaj që ndodhi me karikaturat ironike kundër Muhamedit a.s. Sa ironike është deklarata e Rasmunsenit kryeministrit danez, se gjoja nuk mund të prek në autonominë e lirirsë së shtypit që na del në shesh se na qenka vlerë edhe ajo liri ku duhet thelle të preket dinjiteti i një bote, të nëçmohet një e treta e njerëzimit, të fyhet nderi i një botë të veçantë që përbenë vlerë të madhe të njerëzimit. Kjo dhe deklaratat tjera kontra tregojnë në faktin se sa pak ose aspak e njohin bota Islamin burimor, definimin e lirisës së fjalës në islam, mbrojtjen e nderit të njeriut. Është realitet i botës perëndimore se edhe sot e kësaj dite ekziston, robërimi, racizmi, dhe shumë vese të shëmtuara të nënçmimit, ndërsa Islami të gjitha këto i definon në mënyrë të mrekullueshme para katërmbëdhjetë shekujsh me fjalët hyjnore kuranore:
“ O ju njerëz, vërtet, Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj dhe fise, që të njiheni ndërmjet veti…” ( El Huxhuratë)
Pastaj, thënia hsitorike e Muhamedit a.s.: “Të gjithë ju jeni prej Ademit dhe Ademi është prej dheu. Nuk ka dallim në mes arabit dhe joarabit, e as në mes të bardhit nga të ziut , përveç se me devotshmëri.”-
Më lartë u tha se e gjith kjo shpifje karikaturiste kundër Muhamedit a.s dhe muslimanëve nuk është e rastit, atëherë mund të thuhet dhe kjo është më se e vërtetë se sa herë që shifen dhe dalin në sipërfaqe sinjalet për afrimin e një bote me botën tjetër, e një civilizimi me civilizimin tjetër, qarqet e nëntokës europiane marrin ofanzivë të paparë në emër të lirisë së mendimit apo shtypit këtë ta pengojnë me të gjitha fuqite dhe potencialet që i kanë. Kam bindjen se në këtë sferë ekzisotn humbja më e madhe dhe pasojat më të mëdha të asaj që ndodhi me personaliteëtin e Muhamedit a.s.
Kjo që ndodh kundër simbolit të muslimanëve Muhamedit a.s., nuk e habit as njerëzimin, e më pak pjesëtarët e Islamit, se në prizmën e një shikimi të ngusht, përveç fyerjes së dinjitetit të tyre, nuk ka kurfarë pasoje tjetër. Me shpifje të këtilla muslimanët janë ballfaqur qysh në ditët e para të paraqitjes së Muhamedit a.s. si i Dërguar i All-llahut, kur përveç shpifjeve të shumta kundër personalitetit të tij, ndodhi një shpifje në ditët e para të shpalljes, kur Muhamedit a.s i vdes Ibrahimi djali i funidt. Dhe në këto momente politeistët e Mekes, si dhe bota e tërë menduan se me vdekjen e djalit të Muhamedit a.s. mbaroi edhe misioni i tij dhe autoriteti i tij dhe me këtë mori fund edhe Islami, për arsye se më nuk ka pasardhës mashkull që do të vazzhdonte të përmendte ate. Për këtë edhe vet Muhamedi a.s. mbeti disi i shqetësuar. Dhe në këto momente zbret Kaptina “Keuther” ku All-llahu xh.sh. i thot Muhamedit a.s.
“Ne vërtetë të dham ty shumë të mira. Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd. E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.”
Me të vërtetë kjo kaptinë tregoi vërtetësinë e të Dërguarit të Zotit Muhamedit a.s. dhe se auitoriteti i tij nuk varet nga pasuria dhe nga fëmijët e tij , por autoriteti i tij përqëndrohet në misionin e tij hyjnor. Dhe kjo ndodhi. Ata të cilët i bënë shpifje Muhamedit a.s. u zhdukën dhe mbetën sinonim i injorancës dhe të panjohur, ndërsa autoriteti i Muhamedit a.s. u përhap në të katër anët e botës dhe sot ate e njohin mbi një e tretat e botës njerëzore-pjestarë të Islamit, si dhe pjesa tjetër e njerëzimit..
Pra, qarqet që fyen Muhamedin a.s. me karikaturat e tyre të shëmtuara gabuan rëndë në qëllimin dhe strategjinë e tyre kundër personalitetit të Muhamedit a.s. Decenieve të fundit gabuan me Salman Rushdin kur e çpikën me veprën “Vargjet satanike”, nga e cila vepër nuk ndodhi asgjë tjetër përveç ftohjeve të marrëdhënieve në mes të muslimanëve dhe të krishterëve dhe shtimin dhe forcimin e dashurisë gjith më të madhe ndaj Muhamedit a.s. nga ana e muslimanëve nga njëra anë, dhe ngritja e interesimit sa më të madhë në vet botën Perëndimore për personalitetin e Muhamedit a.s. në anën tjetër. Me këtë Muhamedi a.s. u bë qendër e studimit në të katër anët e botës pa marrë parasyshë religjionin, duke iu qasur personalitetit të tij nga të gjitha aspektet e aktivitetit të tij. E njejta do të ndodhë edhe me këtë rast, që është i njejtë si për nga qëllimi, po ashtu edhe për nga strategjia, vetëm se të shprehurit ka ndodhur në forma të ndryshme, e para nëpërmes letërsisë, ndrësa e dyta nëpërmes artit, fatëkeqësisht edhe në të parën edhe në të dytën keqpërdoret kultura. Andaj, nëse e shohim për nga prizma e ngusht atëherë qarqet dhe subjektet e karikaturave ironike duke menduar se do ta prezentojnë në mënyrë të shëmtuar personalitetin e Muhamedit a.s. dështuan në të gjitha aspektet dhe në këtë mënyrë vetëm se kanë shtuar aktualitetin edheashtu shumë të theksuar të Muhamedit a.s. në botën islame dhe joislame. Këtë e shohim në fjalët e Kuranit Famëlartë ku All-llahu xh.sh. thotë:
”Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre. Po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët…” (Es-Saff:7)
Ajo që brengos në të gjithë këtë që po ndodh është se karikaturat e paraqitura kanë lënë gjurma të thella dhe pasoja të pamasë në sferën e marrëdhënieve ndërfetare dhe ndërnjerëzore dhe thellë kanë prekur në bashkjetesën e popujve kudo që jetojnë ata. Fatëkeqësisht kjo ndodh në momentet e përpjekjeve maksimale të qarqeve konstruktive të botës për dialog ndërfetar e ndërkulturor, me qëllim që të vijnë në qëllimin kryesor të feve në botë,, e që janë njëshmëria, barazia dhe liria e njerëzisë pa marrë parasyshë fenë, racën, kohën dhe vendin ku jetojnë dhe veprojnë. Kësaj radhe pa fajin e prezentuesve të Islamit. Kjo dukuri më tepër dëmton qarqet e kulturave dhe feve të ndryshme që në esencë kanë kuptuar tolerancën e besimit dhe të cilët bëjnë përpjekje për kultivimin e kësaj fryme që mos të ndodh parashikimi famkeq i Hantingtonit për një konflikt të civilizimeve në të ardhmen.
Në këto momente e kanë patur më vështirë vet shqipëtarët të cilët i takojnë me shumicë konfesionit Islam dhe të cilët presin zgjidhjen e çështjes së Kosovës si dhe forcimin e pozicionit të shqipëtarëve në Maqedoni. Shqipëtarët, edhe pse të prekur pa masë nga fyerjet që iu bënë Muhamedit a.s., ata në mënyrë dinjitoze ditën të shprehin indinjatën e tyre për fyerjet që iu bënë fesë së tyre dhe në mënyrë kulturore dhe civilizuese treguan sjelljen e tyre në këtë nënqiellë duke u treguar popujve tjerë se nuk janë më vegël të strategjive qëllimkeqe të qarqeve të ndryshme destruktive dhe antiislame dhe antishqipëtare në këtë nënqiellë. Këtë piksëpari e tregoi udhëheqësia e BFI – në RM me organet e saja, subjektet e ndryshme politike dhe kulturore e shkencore, e në veçanti vetë populli i cili me vetëdije të lartë veproi dhe nuk ra në provokime të kurdisura nga armiqtë e tij. Me këtë tregoi se forca më e madhe e një populli qëndron në vetëdijen e lartë për të ditur të sjellesh me tjetrin duke mbajtur llogari për dinjitetin e tij në çdo kohe vend dhe moment.Me këtë, qarqeve që sinqerisht pretendojnë edhe më tutje të zhvillojnë një botë përparimtare dhe kolorit i kulturave dhe civilizimeve të ndryshme, ju shtojnë përgjegjësinë dhe kujdesin për një angazhim të madhë në sferën e ngritjes dhe kutlivimit të vetëdijes për respektimin e vlerave të popujve për të jetuar në këtë botë të përbashkët që Zoti ua bëri fatë gjith njerëzisë. Edhe në këtë rast u vërtetua fakti se megjithate ekzistojnë subjekte, personalitete të dijes dhe shkencës të cilët morrën guximin të dënojnë aktin e shëmtuar kundër Muhamedit a.s. dhe muslimanëve, me çka treguan edhe njëherë se vlerat kah do që vijnë dhe kahdo që janë duhet kultivuar dhe mbrojtur ato me qëllim të krijimit të një bote përparimtare që do të ishte hapsirë e pa kufi për gërshetimin e ideve dhe vlerave që do të krijonin bazë për dinjitet dhe pozicion të lartë të gjinisë njerëzore. Të këtillët edhe njiherë vërtetuan të vërtetën si Aurel Plasari “se libra të tillë si “vargjet satanike” të Sallman Rushit apo “Kodi Da Vinçi” të një Dan Broëni, shijet nuk I pranojnë për vepra arti“ dhe të tillat përfillen shumë-shumë si orvatje shkruesish të ngatërruar nga ankthi për t’u bërë komercialist senzacional, në këtë rast duke përgojuar profetët e feve të mëdha. Dhe duke mbiemruar këtë përgojim “fiction” “, ose ose si Revista “The Economist”, e cila në mes tjerash thot “ se nuk ka dyshim se këto karikuatura janë ofenduese për shum musliman… Ata janë ofenduar, sepse këto karikatura identifikojnë Islamin me terrorizmin… Nuk është një ide e mirë që një gazetë të ofendojë besimin fetar të një populli tjetër apo çdo lloj besimi tjetër vetëm për hirë të interesave të saj” ose si Departament amerikan që sipas të cilit “akti i karikaturave është i papranueshëm pë arsye se nxit uurejtje fetare,”ose si Rainer Hermani –gazetari gjerman i cili mendon se “feja është hyjnore dhe si e tillë nuk mund të jetë temë për karikaturë”.
Mufti i Gostivarit