Fillimisht dua të them se vetëm votimi nga ana e Kongresit për transferimin e Ambasadës Amerikane në Kuds, nuk është i mjaftueshëm. Sipas mendimit tim s'është në nderin e Kongresit marrja e një vëndimi të tillë, prandaj personalisht votova kundër këtij vendimi. Arsyet që shtyjnë në marrjen e një vëndimi të tillë, në rradhë të parë janë politike dhe kanë për qëllim të fitojnë simpatinë e qarqeve ekstremiste brënda komunitetit çifut në SH. B. A.
Para votimit të këtij vëndimi unë diskutova dhe refuzova në mënyrë të prerë këtë vëndim dhe përmenda se Sh. B. A. kanë pranuar se kjo gjë do të realizohet gradualisht në pajtim me marrëveshjën midis Izraelit e OÇP…
Marrja e këti vëndimi për transferimin e Ambasadës Amerikane në Kuds, është i padrejtë. Ndjej keqardhje për një gjë të tillë por Kongresi shpeshherë bie nën ndikimin e trysnive të komuniteteve etnike në Amerikë.
Për fat të këq pjesa më e madhe e rrjedhave të politikës së jashtme influencohet jo vetëm nga politikanët, por bie edhe nën ndikimin e komuniteteve të ndryshme etnike.
Si mund të veprojnë komunitetet muslimane në Amerikë në favor të interesave të vendeve të tyre, ashtu siç veprojnë çifutët në favor të interesave të shtetit të tyre ?
Shoqëria amerikane është heterogjene dhe përbëhet nga etnitete të ardhura nga Evropa dhe vendet Islamike, prandaj muslimanët duhet të marrin pjesë në vendimet politike. Për këtë arsye do të ishte mirë që të formonin sa më shumë kompani të ndryshme në mënyrë që të luajnë një rol sa më aktiv në tregëti etj. Ata gjithashtu duhet të jenë prezent në veprimtaritë e ndryshme lokale dhe të marrin pjesë drejtpërdrejtë në aktivitetet politike.
Ky është sekreti i suksesit të çifutëve në Amerikë. Çifutët në aspektin ekonomik janë më aktivë dhe luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë amerikane. Ata jo vetëm që kanë njerëzit e tyre në politikë, por dominojnë eshe në shumë sfera të jetës amerikane… Unë mëndoj se edhe muslimanët duhet të luajnë një rol të ngjajshëm në Amerikë. Ata kanë udhëheqësa të shkelqyer dhe numri i muslimanëve në Amerikë nuk është i vogël. Atyre nuk u mungon gjë tjetër veçse pjesmarrja në jetën politike. Në lidhje me sistemin e arsimimit dhe të edukimit në Amerikë është me rëndësitë theksojmë se fëmijët amerikanë, që mësojnë në shkollat shtetërore, kanë nevojë që ta kuptojnë në mënyrë të drejtë fenë Islame dhe kulturën e saj pasi ata nuk e njohin gjeografinë e vendeve Islamike…
Amerika tradicionalishtë është shtet i krishterë, por kohët e fundit mund të themi se në aspektin politik ne jemi shtet që ka dy fe, atë krishtere dhe atë çifute dhe tani e tutje duhet të bëhemi shtet që përfshin fenë e krishterë, çifute dhe atë Islame.
Është detyrë e popullit amerikan që të kuptojë rëndësinë e njohjes objektive të kulturës Islame. Islami është fe e paqës dhe e qetësisë, fe që nxit në punë e përpjekje, fe e cila kërkon ligj dhe rregull. Ai ofron dashuri, harmoni, lumturi. Por megjithatë në sytë e shumë amerikanëve Islami duket si diçka e huaj.
Amerikanët sikur ta njihnin Islamin dhe kulturën Islame në mënyrë të drejtë, do të kuptonin se Islami përmban shumë ide dhe mëndime të mrekullueshme, dhe kulturë shumë të pasur… Prandaj nga ne kërkohet që të njohim këto të vërteta dhe ta kalojmë hëndekun që gjendet mes nesh dhe kulturës Islame.
Jam i bindur se nëse e bëjmë këtë do të kemi shumë dobi dhe nga kjo do të përfitojnë gjeneratat e ardhshme. Unë i nxis fëmijët e miqë të shtojnë njohuritë e tyre rreth Islamit dhe ta njohin profetin Muhammed a.s. atë udhëheqës fetar dhe moral i cili konsiderohet ndër njerëzit më të madhërishëm mbi sipërfaqën e tokës. Madje mind të themi se ai Muhammedi a.s. është njeriu më madhështor që ka njohur historia, që për mua kjo është gjë e padiskutueshme. Ne duhet të njihemi me vetitë e mrekullueshme me të cilat ka qënë i pajisur ky pejgamber dhe një numër i madh i ithtarëve të tij. Unë dua që këtë ta mësojnë dhe ta dijnë fëmijtë e mij. Gjithashtu sipas mëndimit tim këtë duhet ta mësojë dhe ta dijë gjithë bota. Gjithë popujt e botës duhet të njohin mësimet që solli profeti Muhammed a.s. por fatkeqësisht kjo gjë s'ka ndodhur pëe dy arsye: mos njohja dhe mos interesimi i duhur i popujve jomuslimanë në njohjën e mësimeve Islame dhe mospërpjekja e mjaftueshme e muslimanëve për t'ia prezentuar të tjerëve madhështinë e fesë së tyre.
Çfarë ju ka shtyrë që të punoni në favor të muslimanëve, kur dihet se numri më i madhë i kongresistëve punojnë në favor të çështjeve të tjera madje edhe në dëm të interesave të muslimanëve ?
Unë e njoh drejtë Islamin, madje desh Zoti që disa miq të mi të afërm të jenë muslimanë. Njohja ime me muslimanët ka filluar nga një fqinji im, që punonte në një pikë karburanti. Ai është musliman nga Pakistani dhe sapo u njohëm lidhjet tona u forcuan, u çudita pa masë me punën zellin e vullnetit të tij. Ai në fillim si shumë emigrantë e filloi jetën nga asgjëja, kurse tani është bërë një musliman i madh dhe dëshiroj që një ditë prej ditësh ai të bëhet Ambasador i Sh. B. A. - së në Pakistan. Unë po përpiqëm që kjo të realizohet.
A po hasni në vështirësi për shkak të qëndrimit tuaj në favor të çështjes së muslimanëve, në kohën kur po rritet fuqia e lobit çifut, i cili punon në dëm të interesave të muslimanëve në Amerikë ?
Ka disa udhëheqës të komuniteteve çifute në elektoratin tim, të cilët janë nga më fanatikët në Sh. B. A. Atyre ua kam sqaruar qëndrimin tim në drejtim të çështjes së Kudsit (Jerusalemit). Besoj se ata shpejt e kuptuan se unë po përpiqëm që të arrihet drejtësia dhe të mos ketë favorizim të palëve. Atëherë kur unë votova kundër transferimit të ambasadës në Kuds, besoj se unë e kreva obligimin tim. Kam biseduar edhe me një rabin çifut, i cili që caktuar nga shoqata çifute amerikane "Ibak" që të jetë hallkë lidhëse midis anëtarëve të Kongresit dhe komunitetit çifut. Së fundi ai më ka telefonuar dhe më lajmëroi se ka mënduar shpesh rreth qëndrimit tim mbi çështjën e Kudsit dhe ai mëndon se unë kam mënduar drejt. Pastaj më tha : "Çifutët kanë gabuar, sepse kanë shfrytëzuar njerëzit e tyre në qarqet politike për një çështje, e cila nuk bënë pjesë në marrëveshjën e paqës". Pastaj më tha: "Unë e vlerësoj sqarimin tuaj me ngulm dhe votimin kundër këtij vëndimi…"
Së fundi, cili është përfytyrimi juaj për të ardhmën e muslimanëve në Sh.B.A. ?
Besoj se muslimanët gjithashtu edhe feja Islame dhe kutura e saj do të jenë elementë të rëndësishëm dhe me influencë në shoqërinë amerikane. Sh.B.A. është një shtet unikal sepse nuk përbëhet nga një popull, por nga popuj heterogjenë, Amerika është shtet i ndërtuar nga emigrantët, që kanë braktisur atdheun e tyre dhe kanë ardhur këtu… Ne duhet të jemi të hapur më shumë me vendet Islamike dhe kemi mundësi të marrim një numër të madh njerëzish prej këtyre vendeve. Nuk dëshiroj që ata pasi të emigrojnë këtu të braktisin gjuhën, kulturën dhe fenë e tyre, por do të doja që ata të punojnë për përhapjën e Islamit në shoqërinë amerikane, qoftë duke kontaktuar me fqinjët e tyre, qoftë me nxënësit nëpër shkolla etj. Unë mëndoj se shekulli 21 do të jetë shekulli i Islamit dhe i kulturës Islame, e kështu do të mundësohet që të mbizotërojë më shumë paqja dhe mirqënja në të gjithë anët e botës.
Përktheu me shkurtime nga "El - Muxhtema"
Ajni Sinani