« Para Verës Siria do të shkatërrohet «

Isha i sigurt se më së largu deri në Pranverë do të ktheheshim, thotë Abu Muhamed al-Daravi. Ka tre muaj që tenda është shtëpia ime. Inxhinieri 35 vjeqar jeton në kampin e  stërmbushur  Al-Saatari  të Jordanisë.  Sipas tij, pas kësaj lufte prej dy vitesh,  shumë refugjatë i  kanë humbur shpresat për një kthim në vendlindjen e tyre.

Tani kur bombardimet po vazhdojnë dhe bota po ua kthen shpinën kryengritësve – unë besoj se deri në verë Siria do të shkatërrohet,  thotë 35 vjeqari. Se ku do të jetoj në të ardhmen, ai nuk e di. Ndoshta në Jordani, në Evropë apo në SHBA.

 

E tanishmja dhe e ardhmja

Që nga 1 Janari në Jordani kanë arritur 40 000 refugjatë të rinjë. Numri  i tyre po rritet sepse meshkujt po i sjellin edhe familjet e tyre.

Ata po i shesin pasuritë  e tyre për t`u vendosur në një tokë të re, sikurse Um Samer që dëshiron të fillojë një jetë të re. Me muaj të tërë na ka mbajtur në jetë ideja se do të kthehemi në vendlindje, thotë 45 vjeqarja, nënë e pesë fëmijëve.  Tani burri i saj e ka shitur tokën dhe shtallat e tij në periferi të Damaskut për 10 000 € . Ne duhet që planet për të ardhmen t`i sakrifikojmë në të mirë të tashmes.

Derisa situata në shtetet fqinje të Sirisë me 700 000 refugjatë po vështirësohet gjithnjë e më shumë, këto ditë në Kuvajt u mbodhën shumë shtete në një mbledhje donatorësh. Si rezultat, refugjatët sirian do të ndihmohen me 1.5 Miliard Dollarë.

 

Puna në vend të shkollës

Në Liban, Muhamedi 10 vjetësh duhet të punojë në kopshtin e një ville për të siguruar vendosjen dhe ushqimin e familjes së tij. Para pesë muajsh kjo familje  erdhi  nga Hama.

Muhamedi fillimisht mendonte në Bejrut të vazhdonte shkollën dhe të bëjnë një jetë normale larg nga vendlindja. Por, ai duhet të punojë dhjetë orë në ditë. Po kështu ndosh edhe me tetë vëllezërit dhe motrat e tij. Më e vogla është 6 vjeqare. Këtë fat sikurse familja njëmbëdhjetë anëtarëshe e Muhamedit e kanë edhe shumë sirian tjerë. Jeta në Liban është shumë e shtrenjtë.  Edhe motra 8 vjeqare e Muhamedit Haja pastron  te një fqinjë.  Vëllau i tyre 6 vjeqar Naseri punon te një shitore të vogël.  Nëna e Muamedit flet me të qara mbi fëmijët e saj. “Unë u them atyre se kjo është kaluese, dhese ne jemi me fat sepse jetojmë në një banesë e jo në tendë. Afërsisht gjysma e 160 000 refugjatëve në Liban janë vendosur në banesa private me pagesë.

 

Kohë të gjatë e refuzova ndihmën

Abdullah Rifai është vendosur në Jordani. Për muaj të tërë ai nuk pranonte ndihma, pasi mendonte se shpejt do të ktheheshin prapa.  Tani përfundimisht është regjistruar dhe dëshiron të kërkojë azil në Evropë apo në Shba. Për këtë ai ka filluar të mësojë gjuhën angleze. Ne mësuam nga Libanezët, Palestinezët dhe Irakianët që tani jetojnë në Shba, Suedi dhe Kanada. Ai shton: “Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron të na ndihmojë në Siri, atëherë së paku ata duhet të na pranojnë në shtetet e tyre.”

 

Bieler Tagblatt

Nga gjuha gjermane: Naxhi Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme