NGA FAIK BEU NË DOMENIK KONICA

Disa vite pas rimarrjes sё pushtetit, përkatёsisht nё vitin 1933, mbreti Zog aplikoi njё politikё tё re, duke shtetёzuar tё gjitha shkollat private, tё huaja, jezuite, franҫeskane, ato serbe nё veri, ato greke nё jug, shkollat teknike amerikane dhe ato italiane. Ai nuk u ndal me kaq, por vazhdoi politikёn e tij duke zёvendёsuar kalendarin musliman me atё europian dhe duke ndaluar mbajtjen e ferexhesё. Mbyllja e shkollave jezuite e franҫeskane e pengoi tejmase ministrin e mbretit Zog, Faik Konicёn, i cili vepronte nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs. Faikun e lidhte njё e kaluar e bujshme me katolicizmin, duke filluar me shkollimin e tij dy vjeҫar nё kolegjin Saverian tё Shkodrёs, pastaj jetesa e tij nё Francё, Belgjikё dhe nё Angli. Kёtu sipas disa letrave tё cilat Faiku i kishte plotёsuar pёr aplikim nё Universitetin Harvard pohonte se besimi i tij fetar është “katolik shqiptar” edhe pse amerikanёt e quanin “muhamedan” (lexo musliman/BP). Ndonëse i pёlqente shumë muzika e saj, kisha ku ai shkonte ishte katolike romane ose anglikane siç e quanin nё atё vend. Gjithashtu, nё aplikimin e tij pёr nё Harvard, kishte shkruar emrin “beg Faik – Domenik Konitza”. Pёr kёtё tё fundit qёndron dёshmia edhe nё letrёn dёrguar kryetarit tё shoqёrisё shqiptare “Drita”, Nikolla Naҫos, nё Bukuresht.

Urrejtja ndaj muslimanёve shqiptarё

Edhe pse Faik Konica u rrit nё njё familje me ambient islam, madje hyrja e shtёpisё sё tij mbante fjalёt e hyjnishme “Bismillahi Rrahmani Rrahim“, ai mё vonё do tё mbante qёndrim krejtёsisht tjetёr, madje edhe duke shprehur urrejtje ndaj fesё islame.

Siҫ e pёrmenda mё lart, në letrën e 24 janarit 1896, dërguar Nikolla Naços kryetarit të shoqërisë shqiptare “Drita” në Bukuresht, Faik Konica shprehte urrejtje tё hapur ndaj fesё islame. Ai kritikonte Sami Frashёrin me pretekst qё shkruan gjithçka mirё pёr fenё islame, e akuzonte pёr dashurinё e tij ndaj fesё islame dhe shumё gjёra tё tjera. Madje e quante edhe zemёr-shkurtër Samiun, kurse fenё islame e quante burim të tё gjitha tё ligave.

Faik Konica botonte shkrime tё shumta qё ftonin nё katolicizёm dhe shkrime të tjera qё fyenin muslimanёt shqiptarё nё revistën “Albania”, të cilën e botonte me paratë e Austro-Hungarisë. Gjithashtu, kjo revistё ishte e lidhur ngushtё me klerin katolik shqiptar tё asaj kohe. Nё njё artikull tё tij tё cilin e botoi nё Bruksel mё 1901 ai sulmonte muhaxhirёt kosovarё por edhe ata boshnjakё qё erdhёn nё Shqipёri pasi serbёt dhe austriakёt pushtuan viset e tyre në Kosovё, Mal tё Zi dhe nё Sanxhak. Muhaxhirёt kosovarё dhe boshnjakë, kur vinin nё atё qё nё atё kohё imagjinohej si “Shqipёri” por qё nё fakt ishte Sulltanat Osman, vinin pёr Islamin dhe jo pёr nacionalizёm. Pёr këtë arsye, Faik Konica i fyente muhaxhirёt kosovarё qё vinin pёr minaret e xhamive dhe pse nuk donin tё jetojnё me kaurrët. Nё fund tё shkrimit, shqiptarёt pёr tё, tregohen tё jenё njё komb i poshtër dhe i ndyrё, meqё ata mirёpritën muhaxhirёt muslimanё kosovarё.

Thirrja e tij nё krishterizёm

Jeta e tij nё disa vende europiane e kishte bёrё tё vetën, pra i kishte ngulitur nё kokё njё ideologji tjetёr nga ajo qё ishte rritur.

Faiku shpesh herё shkruante artikuj ku shprehte falënderime dhe mirёnjohje pёr mёsuesit jezuitë tё kolegjit tё cilin e kishte vijuar para shumё viteve. Ai deklaronte qё shkolla e madhe e jezuitёve nё Shkodёr ishte porsi njё ishull mёsimi nё mjedis tё padijes qё e gjen rreth e rreth nё Shqipёri… Mёsimet, në italisht, latinisht, frёngjisht e gjermanisht, jepeshin prej etёrve jezuitё, me atё dije qё as armiqtё e tyre nuk ua mohonin. Tё gjithё ata qё kishin parё shkollat e Francёs e tё Europёs, munden tё dёshmojnё se ajo e Shkodrës ёshtё e zonja pёr shumё punё tё barazohet me to… Pra le t’ia dimё tё mirat qё i bёri Shqipёrisё kleri i huaj e na duket detyrё qё t’ia dimё mё tepёr etёrve jezuitё, shkruante Faiku.

Nё ditёt e para tё qёndrimit tё tij në Belgjikё, ai iu bёri thirrje tё hapur muslimanёve shqiptarё tё konvertoheshin nё tё krishterё. Si shkak ai merrte bashkimin e kombit shqiptar, ku thoshte qё kthimi nё fenё e tё parёve e siguron kёtё synim, ku nё njё shkrim tё tij deklaronte haptas qё historia e Shqipёrisё nuk mund tё kuptohej nё qoftё se harrohej karakteri katolik i saj.

Faik Konica kishte mbajtur njё ligjëratё tё veҫantё pёr historinё e katolicizmit nё Shqipёri, para tё ftuarve tё tij nё darkёn e festimit pёr emёrimin e Fumasoni Biondit nga selia e Vatikanit, si shef i pёrhapjes së fesё katolike. Para shpalljes sё pavarësisё së Shqipёrisё, ai i dёrgoi njё numёr tё madh letrash Papa Piut X, ku i lutej qё ai ta shmangë copёtimin e Shqipёrisё, i tregonte qё vendi i tij e ka ndihmuar shumё krishterimin, madje fesё katolike i ka dhёnё njё vasal tё madh, Gjergj Kastriotin, Skёnderbeun.

Javё mё vonё, ai pёrsёri adresoi një lutje pёrmes “Vatrёs”, mirëpo tani ato ia drejtoi Asamblesё Kombёtare tё Vlorёs. Ai nё kёtë lutje propozonte njё princ tё krishterё, duke e paraqitur si rrezik modelin e Shqipёrisё si njё shtet oriental si Afganistani e Tunizia, kurse merrte shembull Norvegjinë dhe Belgjikёn si model qё duhet ndjekur.

Ai dërgoi letra edhe para fillimit tё tryezёs pёr fatin e Shqipёrisё nё Londёr. Nёse i ndani tokat tona, i gjithё mundi pёr kthim nё fenё e tё parёve do tё shkojё kot, iu thoshte.

Pasi kёto lutje hasën nё vesh tё shurdhër, ai iu kthye pёrsёri shkrimeve si dikur, pёrveҫ se tani ato i botonte nё gazetën “Dielli”. Pёrveҫ të tjerash, ai shkruante se katolicizmi e ka sjellur deri kёtu Shqipёrinё dhe e ka ndihmuar atë shumë nё rrugёn e pavarёsimit tё saj. Ai asnjёherё nuk harronte ta shprehё mospёlqimin e tij pёr politikёn e Zogut, pёr mbylljen e shkollave jezuite dhe franҫeskane. Shkrimet e tij patёn efekt, ku nё vitin 1936 shkollat u rihapёn pёrsёri.

_____________________

P.S.: Duhet pёrmendur fakti qё Faik Konica zhvilloi takim special me liderin fashist Benito Musolinin, me qёllim qё tё ndikojë nё martesën e Mbretit Zog me njё konteshё italiane, mirëpo ky synim i tij dёshtoi sepse Mbreti Zog e kuptonte rrezikun e pushtuesve italianё dhe nuk e mori atё vendim asnjёherё. Mё vonё u dёgjuan zёra se mbreti kёrkonte kthimin e konteshёs hungareze Von Mikes nё fenё islame.

Burimet:

- “Faik Konica, Jeta në Uashington”, Ilir Ikonomi

- “Shqipëria si m’u duk“, Faik Konica

- Artikull nga Dr. Thanas L. Gjika, “Faik Konica hapi epokën e rikrishtërizimit të shqiptarëve”

- Shkrimet e Faik Konicёs nё revistat “Albania” dhe “Dielli”, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme