Nuk është i vogël numri i poetëve tanë të cilët linden, rininë e tyre e kaluan në Rumeli, por për të ndjekur shkollimin shkuan në Stamboll dhe atje u dalluan në lëmin e letërsisë. Njëri prej tyre është edhe poeti i njohur i shekullit XV, Prishtineli Mesihi (Mesihi i Prishtinës). Në disa burime thuhet se është quajtur Isa1. Për këtë edhe kishte përdorur pseudonimin Mesihi. Në të gjitha tezkiret është regjistruar se Mesihi ishte nga Prishtina. Poeti qysh si ri është ndarë nga vendlindja dhe kishte shkuar ne Stamboll për t’i vazhduar studimet5. Derisa ishte i ri u dha pas kaligrafisë dhe për një kohë të shkurtër hyri në mesin e kaligrafëve më të njohur të asaj kohe. Një kohë e kaloi në ushtri. Nuk ka ndonjë të dhënë të saktë për kryerjen e shkollimit të tij. Është e mundur që shkollimi i Mesihit të ketë qenë për një kohë të shkurtër, por nuk ka dyshim në faktin se poeti kishte arritur arsimim të përsosour. Nga vepra e tijë shihet qartë se ai kishte njohuri nga gjuha arabe, e sidomos nga ajo persiane, ashtu që kishte arritur të shkruaj punime letrare në këto dy gjuhë. Një kohë të shkurtër, në vitet e rinisë. Mesihi ishte edhe sipahi2. Suksesi në kaligrafi dhe dashuria e tij në këtë art, poetit i ndihmoi të fitoj popullaritet dhe u bë i afërt tek Ali pasha, i cili u bë mbrojtësi i vetëmi i tij, dhe Mesihin e emroi sekretar (qatip) të divanit. Gjithashtu Ashik Çelebiu shton se Mesihi ishte shoqëruar me Ali Pashën. Por, për fat të keq poeti ishte i pakujdesshmëm dhe i dhanë pas epsheve dhe ia kishte ëndja alkoolin, gratë dhe zbavitjen. Edhe pse Pashait këto gjëra nuk i pëlqenin fare, ai nga respekti që kishte për të bëhej sikur nuk i shihte këto gjëra. Thuhet se kur pashës i duhej të shkruante diçka, poetin nuk e gjente në krye të detyrës dhe thonte: “Gjejeni djalin e këtij qyteti?” Portirët atë e gjenin në Tahtakale3 ose në kabare duke u zbavitur me femera. Një ditë Mesihi për t’i shikuar bukuroshet e krishtera bashkë më Shemin4 kishin shkuare në një kishë në Gallatë. Njëri nga poetët elegantë të asaj kohe i cili kishte këta dy në atë vend, në një katren, thotë:
“Mesihi kishte shkuar në kishë në Gallatë
bile me atë kishte qenë edhe Shemi,
ata që dëgjuan, mohuan duke thënë,
Mesihi kishte ndezë një qiri në kishë
Mesihi kishte kontakte edhe me poet të tjerë të asajë kohe, dhe kështu mes tij dhe Zatit kishte ndodhur një zënkë. Po në atë kohë vdiq edhe Hadim Ali Pasha në betejë kundër kryengritjes “Shah Kullu” në vitin 1511 m. Kështu që Homeri, Hadim Ali Pashën e përshkruan si njeri të dobët-të pafuqishëm fizikisht, por besnik e dashamir i shkencës (diturisë), për të cilin ishin thurrur shumë poezi në mesin e të cilave bënë pjesë edhe elegjia e Mesihit5. Rasti i vdekjës së H. A. Pashës ishte një pikë kthimi dhe një grusht i rëndë që e detyroi poetin të jetojë në të varfëri.
Hadim Ali Pasha dhe Mesih Prishtina
Hadim Ali Pasha ishte sadriazam (kryeministër) i sulltan Bajazidit II, dhe i takonte një familjeje aristokrate në Babussade. Me marrjen e sundimit të sulltan Bajazidit, Ali Pasha u emërua kryetar i sanxhakbejlerëve (guvernator) të Karamanit. Duke qenë kryetarë i sanxhakbejlerëve të Rumëlisë, në vit 1485 me dëshirë për të pushtuar Akermanin e Vojvodës Bogdane ndërmerr një ekpseditë në në Eflak. Ekspeditë të cilën historianët e kohës e përshkrujnë si një udhëtim ushtarak të shkëlqyeshëm. Ali Pasha në vitin 1486 u emërua vezir. Në këtë periudhë në pranverën e vitit 1487, në betejat në mes egjiptianëve dhe torosve, ushtria osmane pësoi disfatë, dhe Ali Pasha bashkë më ushtrinë nga Rumelia iu bashkua Daut Pashës. Gjithashtu bëri renovimin e kullave të Adanes së Tursusit dhe i siguroi ato. Kullën e Pajasit dhe Sisit i mori nën komandën e vet. Në këtë kohë, në mesin e ushtarëve u paraqit një sëmundje dhe u muarr një vendim që disa oficerë të ktheheshin prapa, por Hadim Ali Pasha ishte kundër këtij vendimi dhe u detyrua të përleshet me ushtrinë egjiptiane. Me plaçkitjen e mallrave dhe ushqimit nga ana e egjiptianëve dhe posaçërisht sëmundja për shkak të ndërrimit të klimës së ushtarëve u detyrua të përleshej me ushtrinë egjiptiane. Plaçkitja e mallrave dhe e ushqimit nga ana e çetave egjiptiane, nga sëmundja që i kishte kapluar ushtarët e Rumelisë për shkak të ndërrimit të klimës dhe lodhja e madhe, u bënë të padurueshme. Afër lëndinës së drunjve plasi një luftë e ashpër më pjesën më të madhe të ushtrisë. Kjo përfundoi me ikjen e egjiptianëve dhe Ali pasha nuk pati fuqi t’i ndjekë, prandaj me gjithë ushtrinë e vetë u tërhoq në Karaman.
Ali pasha ngadhnjeu edhe ndaj Shehzade Selim Çorlu, i cili ishte ngritur të marrë sundimin nga i ati i tij. Pastaj në Anadoll me largimin nga detyra e të birit Çapkën Karabijikit, i ashtuquajturi “Shah Kullu”, Shehzade Ahmeti bashkë me Ali Pashën duke u kthyer nga Amasya në vendin e quajtur Kizilkaja iu bashkua sadrazamit. Ali Pasha komandën e ushtrisë e la në duar të Shehzadës dhe me një ushtri prej dy mijë vetave u drejtua kah “Shah Kullu”. Përleshja ndodhi në Gokçaj në mes të Sivasit dhe Kajserit. Edhe pse Sadriazami i sulmoi furishëm çapkënët, këta iu kthyen me shpata dhe i mbytën ata.
Pas vdekjes së Hadim Ali Pashës
Me betejën në “Shah Kullu” në vitin 1551, në rrjedhat jetësore të Prishtinali Mesihit u paraqitën shumë ndryshime. Pas kësaj ngjarjeje tragjike, Mesihi filloi të qojë një jetë boemi e në varfëri. I mbyllur në vete për t’i shprehur brengat e mbrendshme, shkroi një elegji shumë të bukur. Në një varg ai thotë:
“Nuk dij ta përshkruaj
këtë ngjarje të madhe
derisa bota iu kishte nënshtruar atij
atë, Ali pashën e mori Erdebili”
Poeti në këtë elegji jo vetëm që vajton Ali Pashën, por edhe me të gjitha hollësit e përshkruan betejën Shah Kullu. Siç vërehët edhe në poezi, poeti zhurmën e pjestarit të grupit muzikor brenda ushtrisë dhe daullën e gërnetën i krahason me murmurimën dhe vetëtimën, kurse kokat e prera dhe të coptuara me kullojsen (filterin), kazanin e luftës e krahason me detin Hun .Duke na përshkrua të gjitha këto në një vend të elegjisë shprehet kështu:
Hë ku mbeti Sadri Azami (Ali Pasha)
Ku mbeti grupi i daullave, tufa e kuajve
Mesihi, Hadim Ali Pashës ia kushton elegjinë më të bukur e më të prekshme dhe më në fund të kësaj poezie ka nevojë për një mecen të ri, kështu që elegjinë e tij duke ia paraqitur Junus Pashës, e përfondon me këtë dy vargësh:
”Edhe nëse njeriu i mbyllë sytë në këtë dynja
Junus Pasha, ti rrofsh deri në Kiamet”
Mesihi e pa se nuk ka përfitim nga Junus Pasha dhe u drejtua te Nishanxhi Taxh Zade Xhefe Çelebiu. Shumicën e kasideve më të mira ia kushtoi atij. Meqë Mesihin nuk e kënaqën të ardhurat e Mecenit të tij, u detyrua që të punojë në një pemtari në Bosnjë dhe me disa akçe që fitonte në vit, jetonte. Derisa jetoi në Bosnjë, shkroi disa poezi në të cilat reflektoheshin veçoritë tradicionale të popullatës, mënyra e jetesës, veshjet e pastërta dhe bukuritë e Bosnjës. Ai shprehet:
“Eja sonte të bëjmë sefa në Saraj
kush e din nesër, kujt do ti buzëqesh fati për të pirë
I thash:Pse e gjuajte zogun e shpirti e zemrës
Më tha: këtu është Bosnjë ndonjëherë frikacaku bëhët trim”
Mesihi, ndër të tjera, i shkroi poezi edhe sulltan Javuz Selimit. Meqë sulltan Selimi në atë kohe kishte qenë shumë i zënë, nuk ishte marr me poetin. Mesihi i dëshpruar në varfëri, kaloi në botën tjetër ditën e premte në mbrëmje më 30 qereshor 1512. Poeti në një poezi dy vargëshe porosit që kur të vdese ky të mos brengoset kush dhe askush të mos vishet në të zeza:
“Këshillë, në qoftëse vdes Mesihi,të mos veshet kush në të zeza
fytyrat e të dy botave qëndrojnë të bardha se qefin”.
Koha kur jetoi poeti
Është e pamundur të caktohet saktësisht se ku jetoi Mesihi. Nuk dihet as sa vjeçe ishte kur u largua nga Prishtina, por sipas gojëdhënave, rinin e kishte kaluar në Prishtinë. Jeta e tij ne Stanbol i përketë viteve të sulltan Bajazidit II. Po në këtë qytet kishte kaluar edhe tre muaj të sundimit të sulltan Javuz Selimit. Në poezitë e Mesihit nuk përshkruhen ngjarje historike të saj periudhe. Poezitë e tij nuk përmbajnë elemente historike e as ekspedita ushtarake, lindje e vdekje. Përshkruan vetëm betejën e kryengritësit Karamanoglu Kasim Beut me Hadim Ali Pashën, në të cilën betejë Ali pasha bjerë dëshmor.
Vlerësohet se elegjia përmban një vlerë të madhe artistike. Thuhet se kjo elegji është poezia më e shkëlqyeshme e tij6.
Krijimtaria e Mesih Prishtinës
Mesihi është një poet original në radhet e poetëve të poezisë së divanit. Fantazia, origjinaliteti i zbulimeve dhe thellësia e mendimeve ia mundësuan poetit që të krijojë një stilt ë veçantë, stil që mund të kuptohet vetëm nga njerëzit e shkolluar. Për këtë fakt, Ashik Pasha kur fletë për Mesihin, thotë se Isai (Mesihi) është ai që duke i fryrë poezisë i jep shpirt asaj. Kurse Ahmed Pasha thotë se Mesihi ëhstë themelues i “folesë së poezisë së Rumelisë dhe shtylla e parë e kësaj fështë Nexhati, pastaj Mesihi. Gjithashtu Ahmed Pasha thekson se Mesihi është liriku dhe poeti nga më të veçuarit. Ai është i treti me radhë, pas Nexhatiut dhe para Bakiut.
Poeti ka tri vepra kryesore:
a. Divani
b. Shehrengiz
c. Gul-i sadberk
Divani i tij përmban 1 munaxhat (lutje), 21 kaside (ilahi), 1 mersije (elegji), 1 shehrengiz, 290 gazele (lirika), 13 kita’ (pjesë), 5 matlla dhe 3 mufrede, gjithësej përmban rreth 1.800 dyvargjëshe (bejte)
Shehrengizi; është një zhanër letrar të cilin për herë të parë e ka shkruar Mesihi. Shkencëtarët e huaj dhe sidomos Gibb i kushtojnë një rëndësi të veçantë shehrengizit. Origjinaliteti i kësaj vepre është pika e cila i kishte e tërhequr vëmëndjen Gibbit. Këtë zhanër të cilin e nisi dhe e kultivoi Mesihi, nuk kishte mostër as në letërsinë persiane. Kjo vepër e poetit është një gërshëtim i humorit artistik; një përshkrim i jetës shoqërore dhe bashkë me atë një parafytyrim i të dashurës, ashtu si në letërsinë klasike. Edhe pse nuk ka ndonjë risi nga ana e formës dhe metrit, tema e kësaj vepre është krejtësishtë e re. Përbëhët nga tri pjesë:
a. Hyrja
b. Përmbajtja
b. Përfundimi
Hyrja ndahet në pese pjesëza. Në dy pjesët e para poeti kërkon mëshirë prej Zotit për t’ia falur mëkatet. Kurse në fund të pjesës së dytë nga Zoti dëshiron që shehrengizin ta bëjë të njohur në qytet:
”O Zot mëshiroje fjalën time
Jipi popullaritet këtij shrengizi në këtë qytet
Me këtë dyvargësh kuptohet se poeti këtë poemë e quan “shehrengiz” dhe me thënien “shehr icre”sigurisht ka për qëllim qytetin e Edrenes ku është shkruar kjo poemë. Në pjesën e tretë një natë dhe në pjesë ne katër fillon ta lavdrojë qytetin. Më pastaj kalon në esencën e temës ku përshkruan djemtë të cilët lahen në lumin Tunxha.
Katër pjesët e para të shehrengizit nuk kishin lidhje me përmbatjen e poemës. Zakonisht fillimet e poezive të tij janë përkujtime. Në shehrengiz përmenden 46 emra të djemve.
Secili prej tyre i kushtoi nga dy vargje. Dy të rinjë i ka dalluar dhe njërit prej tyre i kishte kushtuar tre e tjetrit katër vargje. Në vargjet e përmendura nuk janë portretet e sakta të personave. Për karakteristikat e tyre disa herë mjaftojnë vetëm nga dy fjalë. Thuaj se e gjithë poema përbëhet nga një aludim humoristik me emrat, profesionet dhe me punët tregtare të baballarëve të të rinjve.
Shumica e të rinjëve i takon shtresës së ulët të atij vendi. Nga stili i veprës, shihet qartë se është një vepër krejtësishtë e re. Mesihi në krijimtarinë e tij plotësisht ishte nën ndikimin e letersisë klasike persiane. Shehrengiz ishte shkruar me një shprehje të thjeshtë, janë përdorur fjalë turke nga thesari popullor.
Gul Sadberk (Trëndafili me njëqind gjethe) është vepra tjetër e Mesihit, e shkruar në prozë. Aty ka rreth 100 letra, që ishin shkruar për shkaqe të ndryshme. Është përdorur një gjuhë e thjeshtë dhe e pastër. Përmban veçori artistike e elemente nga proza klasike turke.
Në divanin e tij shembulli karakteristikë e krijimtarisë së tij është poezia e quajtur “Baharije”. Këtë ode ia kishte kushtuar Xhafer Çelebiut. Kjo poezi tek ne reflekton ndjenjat pesonale dhe ideologjinë e Mesihut. Zatën poeti para se gjithash dëshirën më të madhe e kishte të shëtiste jashtë sarajit nëpër kopshte, të kalojë kohën nëpër kabare dhe të takohet me femra. Më poshtë do të shohim poezin “Baharije” me të gjitha karakteristikat e saj. Më 1774, orientalisti anglez, Sir Viliams Johns, botoi veprën “Antologjia e poezis Anadollijane”, ku ai shprehet se në lëtersinë turke vetëm Mesihi është ai që kishte thurrur poezi për pranverën. Në këtë antologji V. Johnsi prezantoi poezinë “Baharije” në origjinal dhe me përkthim në gjuhën latine. Më vonë poezia ishte pëkrkthyer në gjuhën italiane, frënge, ruse, gjermane, angleze dhe serbokroate. Përkthimi më i sukseshëm i kësaj poezie u bë në Beograd nga themeluesi i degës së orientalistikës prof. dr, Fehim Bajraktaroviq. Me të drejtë Ismail Ereni thotë se Bajrakatreviqi gjatë përkthimit të kësaj poezie kishte pasur kujdes të madhë për të mos iu shmangur origjinalitetit dhe i kishte kushtuar rëndësi të madhe ruajtjes së metrit dhe rimes. Edhe prof. H. Kaleshi thekson se kjo poezi mund të përkthehet edhe më mirë në gjuhën shqipe.
Mesihi në pjësën e dytë të shekullit XV bënte pjesë ne mesin e artistëve të dalluar, siç ishin Ahmed Pasha dhe Nexhatiu. Edhe pse kishte shumë vepra të shkruara ai vetëm me divanin e shehrengazinin arriti të popullarizohet, por u popullarizua sa e meritonte. Në krijimtarin e Mesihit vërehen edhe provincializimat e Ballakanit si një poet i lindur e rritur në Prishtinë, siç ishte Mesihi. Në një poezi të tij hasim edhe fjalën serbe “shumar“- pyllëtar. Krahasuar me bashkëkohësit e tij, gjuha e Mesihit ishte e thjeshtë dhe e pastër.
Burimi: http://www.studimeorientale.com/portal/2012/07/19/poeti-mesih-prishtina/