
Historia në zhvillimet e saja të shumta rreth ngjarjeve të kohëve të kaluara ja pasqyron pa ndërprerë kulturës botërore të çdo kohe evulucionet e ndryshme të prodhuara ne të kaluarën e largët apo të afërt e në bazë të studimit të këtyre rrëfimeve çdo brez mëson se si u filluan dhe si u zhvilluan kulturat dhe të arriturat e ndryshme njerëzore, që i shtrohen vazhdimisht ligjit të evulucionit. Historia është ajo që mban të pa vdekshme kontributin e një kombi apo të një doctrine revulucionare të zhvillimit njerëzor sa i përket kontributit të dhënë në vijat e ndryshme nga mësimi islman kryesisht i detyrohet hisotris zbulimi i një realiteti, që do të kishte mbetur pothuajse i pa njohur, pas çdo brezi, duke u bazuar dhe ne gjendjen e muslimanëve të kohës së tij, e nuk do të mendonte kurrë se në të kaluarën ky popull iste shumë i dobishëm për zhvillimin njerëzor. Në këtë mënyr gjykimi i brezave të ndryshëm në realitetin islam, sikurse edhe në çdo gjë tjetër do të ishte relativ. P.sh një njeri që do te kishte asistuar në medreset e Andaluzisë (Spanje) do të mendonte se, zbatuesit e besimit islam qenkan të zhvilluar në çdo pikpamje, mësimet islame qenkan shumë të larta dhe shumë me vlerë ndërsa , tjetri që do të asistonte në medresetë e shek XIX do të kishte mendim krejtësisht të kundërt . Pra, cili mendim duhet të jetë i drejt i pari apo i dyti? Mësimet islame të shek XIX ishin po ato mësime të shekujve të ndritshëm të Endulusit pra historia është ajo që na mëson arbitrarisht të vërtetën . Është e vërtetë se një studim i imët i vetë mësimeve i jep sqarim realitetit, por për ta plotësuar këtë sqarim ka nevojë edhe per një studim historik. Pra, historia për veq të tjerave na lehtëson edhe për formimin e gjykimt të drejtë rreth etapave kohore të ndryshme . Sa i përket realitetit islam si dhe ndikimit të tij që ai kishte në zhvillimin e shoqëris njerëzore, historia na mëson se me paraqitjen e islamit nga një popull i egër të cilin errësira shekullore e kishte zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, filloj një periudhë e re gjat së cilës, jo vetëm që u krye një trnasformim i plotë i këtij populli por e gjithë bota e mbuluar në errësirën e injorancës për herë të parë filloj ta shohë dritën duke pralajmëruar zhdukjen e afërt te injorances që kishte skllavërur për shumë kohë mendjet njerëzore. Pas shumë shekujve gjatë të cilëve edhe qytetrimi grek dhe romak kishte zënë të zhduket Muhamedi a.s dhe pas ardhësit e tij me një shpejtësi të mrekullueshme, prej një populli të egër dhe injorant bën një popull unik që me hapa të shpejt u nisën drejt një zhvillimi dhe përparimi, efektet e të cilit janë piknisja e një qytetrimi të ri modern. Me paraqitjen e islamit, arabët musliman pas një kohe të shkurtër ,edhe pse ishin të rrethuar nga kombet me qytetrim të lashtë e që tashmë ishin në një gjendje të mjerueshme u bën udhëheqs të mendimit të shkencave të ndyshme.
Derisa bota ishte duke fjetur nën hijen e injorancës , në botën islame filloj zhvillimi i mendjes dhe lartësimi i saj. Brenda një kohe të shkurtër ky zhvillim arriti një përsosshmëri në të gjitha poret e jetës.
Ndërsa në botën e perendimit mesjetar , gjendja kulturore ishte aq e ulët saqë mund të themi se ende nuk ishte lindur , derisa në botën islame sdudioheshin filozofet Grek dhe hidheshin themelet e shkencave moderne .
Ky fakt nuk është një trilim musliman , por është një e vërtet e vërtetuar nga historianët e pa anshëm jo musliman.
Një profesor i historisë në univerzitetin e Ohajos ne një nga veprat e tija me titull “Man’s Great Adventure” në faqen 368 duke krahasuar kulturën e perendimit me atë islame thot: “derisa Sharlmanji ishte duke kërkuar në gjith europën perendimore profesor për shkollën ne oborin e tij, Harun Rashidi kishte tubuar rreth vete disa qindra dijetar që shumica prej tyre dinin me shume se sa kishin ditur Grekët e vjetër në shkencë e filozofi dhe i shtonin kulturës botërore zhvilimin e më tutjeshëm sidomos në matematikë dhe medicine. Athua si do të ishte që këta dijetar musliman të kishin shkuar në shkollen e Sharlmanit e ti kishin provuar mësuesit e jo nxënësit?”.
Nuk ishte vetëm zhvillimi kulturor që e karaterizonin përparimin e muslimanëve ata përparuan në çdo art. Arti ndër ta morri një zhvillim aq të madh sa që Spanja nën sundimin e arab ishte bërë një lulishtë në Europën e at’hershme barbare , ku kështjella madhështore Al Hamra etj dëshmonin haptazi për stilën e lartë artistike të muslimanëve të pare. Edhe jeta ekonomike mori një zhvillim të admirueshëm. Historiani Eden Pahlo në librin e tij faqe 400 “Man’s Great Atventure” në kapitullin jeta ekonomike e arabve të spanjës thot : “jeta qytetare u zhvillua dhe u luleuzua me një hov të madh, Kordova dhe Sevilja u bënë qendra të rëndësishme tregtare dhe industriale, ku thuresin shtofra te leshta dhe te pambukut vetëm kodrova kishte 13000 vekna industrial dhe makina të tjera ku pergaditeshin letra shkrimi, përpunimi i lëkurave dhe prodhime te tjera nga qelqi e kristali.Toledo u bë e famshme në tërë europën dhe botën per shpatat e saja. Ndërsa në krahina tjera, pasuri të posaqme paraqitnin fermerët dhe kultivuesit e kuajve arab dhe aplikoheshin metoda të përparuara bujqësore. Ishin sjellë produkte të reja nga lindja si orizi kallami i sheqerit etj , ndërsa nga Spanja u eksportuan në Egjipt dhe Azi fiqi , Portokajt etj, dhe iportoheshin veshmbathejt e lindjes dhe shkrimet e dijetarve të bagdadit.
Këto të dhëna hisotrike tregojnë për qytetrimin e muslimanëve të parë për të cilin duhet ta falemderonin kulturën dhe edukatën e re që e fituan nga Kur’ani dhe Muhamedi a.s .
Historia na mëson se në mesjetë para lindjes së Muahamedit a.s bota ishte zhytur në injorancë. Mendja e njerzve ishte skallavëruar nga besimet e kota e në anën tjetër feudalizimi dhe skllavëria kishin krijuar një gjendje të pa durueshme. Në asnjë pikë të globit tokësor nuk dukej një reze drite që të jepte shpresë për një jetë më të mirë. Duke e krahasuar këtë gjendje të mjeruaeshmë me përparimin e shpejt dhe rënjësor të popullit arab nuk mbetet asgjë tjetër veqse se ky transformim aq i madh i shpejt dhe i quditshëm u bë duke iu falemderuar frymës përparimtatre islame e cila mundi që prej një populli aq injorant të formoj një popull aq të përparuar që rrezet e qytetrimit të tij u përhapën qysh prej Kinës deri në oqeanin atlantik. Për ta kuptuar këtë më mirë duhet t’ia bëjmë një vështrim të shkurtër esencës së besimit islam për ta kuptuar se më të vërtetë ky besim ishte udhëheqës drejt përparimit, besimi islam i pasqyruar me stil të pa arritur nga ana njerëzore, në ajtete Kuranore, përveq të tjerash që kanë qellim të ngritjes se shoqëris njerzore, përmbledhe edhe tri faza ngjitëse që ishin dhe janë faktorë për përparim të shpejtë e këto janë : Vullneti i fortë , toleranca dhe morali i sinqert .
Një nga bazat esenciale të islamit është vullneti i fortë në arritjen e qëllimit të dobishëm njerëzor . Besimtari porositet që energjinë e vet pozitive të mose harxhoj askund tjetër përveqse në dobinë përsonale dhe të përgjithshme . Shumë i gabuar është mendimi i mos njoftseve të islamit, të cilët thonë se sipas islamit mjafton ti kryesh disa lutje për të fituar lumturinë e përhershme. Kjo është një fyerje e madhe që me dashje apo pa dashje i bëhet kësaj feje hyjnore një nga bazat e së cilës është edhe të përpjekurit me këmbgulësi për zhvillimin dhe përparimin e jetës në çdo pikpamje. Dera e fitimit është e hapur thot Muhamedi a.s në një hadith të vetin , qysh prej qiellit deri në brendësi të dheut, zoti padyshim e shpërbëlen çdo njeri me aq sa është përpjekur për të fituar. Krakteristik tjetër islame është edhe këshilla për përpjekje dhe këmbgulësi të lejueshme dhe të ndershme dhe largimi nga çdo gjë që është e dëmshme.
Pikëerisht këto këshilla i nxitën muslimanët që të përparojnë rrufejshëm sepse porosia e Pejgamberit “ dituria është një gjë e humbur e muslimanit ku do që ta gjen atë le ta merr” , i shtyri muslimanët e parë që ti studijojnë të arruturat shkencore dhe kulturore të popujve më të vjetër si të Grekëve, Egjiptasve etj. dhe iu qasën studimeve dhe hulumtimeve të nanytrës kështu që, prej arabve injorant të djeshëm dolën dijetart e njohur të mëdhenj si Ibni Ruzhdi 1126-1198 në Eurpë i njohur me emrin Averos dhe Ibni Sinaja 908-1037 në Evropë i njohur me emrin Avecena i cil shkroi vepra mjeksore të cilat u përdorën në evropë deri në shek XVII.
Krakteristik tjetër e islamit është morali i fortë dhe i pastërt, që në këtë fe është këshilluar në formën më të përsosur. Muslimanët përparimin e vet e shohin vetëm atëhere kur morali i tyre është i bazuar në një moral të shëndoshë i cili është shumë i nëvojshëm për përparimin e shoqërisë muslimane. Morali islam më shumë se 14 shekuj i ka përmbledh të gjitha ato nyje që e udhëheqin një popull drejte një bashkpunimi të vllaznueshëm që siguron mbarvajtjen dhe përparimin e të shoqëris njerëzore. Morali islam synon në zhvillimin e vyrtyteve që e përfaqësojnë njeriun shpirtë madh të drejtë , vetmohues në dobi të kolektivitetit të vet dhe përparimit njerëzor. Shpirtngushtët, të kufizuarit, urrejtësit, jo tolerantët ,formalistët aspak nuk i kontribojnë shoqërisë njerëzore e aq më pak islamit. Urrejtja ndër fetare , ndërkombëtare , fisnore, individuale janë të huaja për islamin. Sjelljet primitive të disa pseudo muslimanëve me veshmbathje karakteristike me dallime në xhami nga besimtarët e tjerë më ibadet të shtuar apo të munguar me parulluat demagogjike te tyre për xhihad nuk janë asgjë tjetër vetëm se një demagogji injorante e cila shoqërin islame e degradonë para botës .
Pra njeri me plotkuptimin e fjalës , besimtar i vërtet islam është ai që i shkrin energitë e veta për të mirën e përgjithshme mendim ky që të shtyn drejt kryerjes së çdo vepre morale apo materiale që si përfundim sjell lumturin dhe përparim të përgjithshëm.
Zbatimi i këtyre porosive është shkas që veprojne në menyrë të mrekullueshme për transforminin e plotë dhe të shpejtë të arabëve, transferim ky që më vonë e shtriu efektin e vet në tërë botën me lindjen e Pejgamberit të fundit lindi drita islame që i vu bazat e qytetrimit të parë modern . Kjo nuk është një shprehje e thjeshtë e përvetësuar verbërisht por është mendimi i çdo historiani të mirëfillt modern. Të gjith ata që kanë shfaqur mendime të pa kundërshtueshme, duke krahasuar gjendjën e evropës para kryqzatave dhe pas tyre , kur kryqëtarët kthëeheshin në mbresa të thella të lindjes që i panë për herë të parë , nuk kanë mundur ta mohojnë kontributin e madh musliman që i dha rilindjes evropiane, madje disa historian ishin të mendimit se po të mos ishin kryqëzatat që e bënë të mundur njohjen e qytetrimit the kulturës islame, evropa do të ishte në gjendje krejt ndryshe nga e sotmja . Megjithse në ditët e sodit nuk po pranohet si i drejte , prapseprap ky mospranim nuk i dobëson faktet se po të mos kishte pasë kryqëzata europa do te trashigonte qytetrimin islam nëpërmjet të spanjës muslimane me kontaktin kulturo njerzor dhe shkencor. Arabët e Spanjës kishin univerzitete në kordove ne , Greneadë, Toledeo dhe Sevile para se të ishin themeluar këto insuticione në veri të evropës . Në shek X shumë studentë evropian u regjistruan në shkollat muslimane e këta u pasuan nga të tjerët gjatë shekujve XI dhe XII .
Sidio që të jetë, qoftë me anë të kryqëaztës qoftë në mënyre paqësore ajo që na intereson këtu është pranimi unanim se rrëzet e qytetrimit në evropë u prarqitën kur ajo erdhi në kontakt me botën islame. Muslimanët kanë shumë të drejtë të thonë se në këtë kohë u bë renesanca evropiane. Nga e tërë kjo kuptojmë rolin e madh që ka luajtur besimi islam në zhvillimin njerëzor , duke ju falemderuar shpirtit evulucionar të këtij besimi. Një e vërtetë e këtille që na zbulohet nga historia e që na mësohet edhe nga teksti i kumtuar me anë të pejgamberit Muhamed është më shumë se një mburrje dhe obligim për besimtarët dhe një mësim që të na shtyj në vazhdimsi që të ecim pas gjurmëve të islamit të vërtet e jo të stagnojmë në fjalët boshe të ashtuquajturve udhëheqës musliman apo tradiconalistave të rejshëm me kokat e tyre polot injorancë të cilët dojnë të na kthejn në kohën e xhahilietit.