Ta studiosh këtë normë nëpë rmjet Kur’anit do të thotë ta studioshë njeriun dhe historinë e tij, ta studioshë natyrën dhe ligjshmë rinë e saj dhe rrjedhat e posaçme. Do të ishte gabim i madhë që kjo normë të përcillet prej shpalljes së Kur’anit e të lihet pas dore periudha e gjatë që i ka paraprirë . Frymën e namazit e ndjejmë nëpermjet pendimit të sinqert të njeriut të parë në tokë , Ademit a.s (El Bekare 37). Në duanë e vet të njohur, në vendin më të shenjtë të globit tokësor te Bejtullahi. Ibrahimi a.s e lut Allahun xh.sh për shpëtim dhe fat të gjeneratave të ardhshme. Fati i tyre është kushtëzuar me kryerjen e namazeve (Ibrahim 40). E njëjta është pë rmbajta e duasë të cilën e bëri Ibrahimi me të birin Ismailin në momentin e rindertimit të Bejtullahut (El Bekare 127).
Normën e namazit e shohim edhe në sheriatin e pasardhsë ve të tij, Is’hakut a.s dhe Jakubit a.s (El-En-Bija 73). Shuajbi a.s iu ishte ekspozuar sulmeve të mëdha nga bashkë vendasit e vet të cilëve u pengonte namazi i tij në përmjet të cilit madhërohet dhe lavdërohet Ai që nuk ishte në besimin e baballarë ve të tyre (Hud 87),. Në testamentin e Llukmanit të cilin ia la birit të vet, namazi eshtë palca e këtij testamenti (Llukman 17). Në luginën e bekuar Tuva, Musai a.s i dëgjon principet themelore të shpalljes: “Unë jam, një mend Allahu, pos Meje nuk ka zot tjetër, për këtë falmu vetëm Mua dhe kryeje namazin që të jem gjithmonë ndë rmend”. (Taha 14). Kohën e terrorit të madhë dhe gjenocidit që bëhej mbi israelitet në Egjipt, Musau a.s urdhërohet që armikut të këtillë të fuqishëm dhe brutal ti kundërvihet me fe me armën më efikase. Norma themelore e fes së tij ishte namazi (Junus 87). Më në fund Isau a.s qysh në djep e paralajmroi namazin si obligim jetësor deri në vdekje (Merjem 31).
Këtë histori të namazit, të cilën na e parashtron Kue’ani karëndësi shumë të madhe, sepse na udhëzon në njësinë e namazi, pra, nuk është vetëm normë themelore e islamit, por i shpalljes në të rësi.
Është shumë me rëndësi të ceket se namazi është institucion i parë i jetësuar në islam (në vitin e tretë sipas hixhrit), si dhe të gjitha ibadetet janë bërë obligim në tokë përveç namazit.
Këtë normë Muhamedi a.s e pranoi në shpirtin dhe zemrën e vet në qiell në rastin e Miraxhit të vet të madh sikur ndihej nevoja që Pejgamberi të jetë sa më afër burimit për ta pranuar këtë urdhëresë . Me këtë iu bë nder atij, e tere njerëzimit nëpërmjet normës së namazit iu dha mëshira e madhe dhe begatia.
Duke mos dashur që të largohem nga tema, deri këtu i bëmë një vështrim historik të namazit në Kur’an. Tash është radha që në esencën dhe rolin e namazit në jetën e njeriut dhe qëllimet që arrihen me të . Së pari për shkak të faktit, në se njeriu me namaz nuk i arrin që llimet e caktuara atëherë ky nuk është ai namaz të cilin e ka bërë obligim dhe e ka urdhë ruar Kur’ani.
Duhet pranuar se pamja e namazit në përmjet praktikës të një numrit të madhë të myslimanëve është plotësisht në kundërshtim me obligim të namazit nga ana e Kur’anit. Mu për këtë , shpesh herë formohet një pasqyrë e gabur ndaj normës themelore të islamit. Pasqyrimet e këtilla të deformuara mund të shërohen vetëm me Kur’an.
Shiqur nga aspekti islam njeriu është krijuar për ti bërë ibadet Allahut xh.sh (Ev-dhâriat 56). Që llimi i namazit është që njeriu ta pë rkujtojë Krijuesin e vet vendin dhe rolin e vet të cilin Ai ia ka caktuar. Njeriu gjithmonë është në ibadet, kur punon në arë , në fabrikë , kur komunikon me njerëz apo me rrethinën. Islami të gjitha këto i konsideron si ibadete, në se njeriu të gjitha këto aktivitete të veta i drejtonë kah e mira gjegjësisht , ia në nshtronë qëllimeve në të cilat e ka udhëzuar Allahu xh.sh. Mirë po namazi është forma specifike, më e përsosur e ibadetit. Këto nuk janë vetëm fjalët e shqiptuara me gjuhë , lëvizjet e trupit pa pranin e shpirtit dhe vetëdijes. Nuk ka namaz të duhur pa angazhimin e plotë të vetëdijes. Pa këtë as që kanjeri të shëndoshë . Në ajetin 43 të sures En-Nisa ndalohet hyrja në namaz në gjendje të dehur: “O besimtarë mos e kyeni kurrsesi namazin të dehur derisa të mos e dini se çka flitni”.
Vetëm vetëdija e shëndoshë mund të vijë në kontaktë me Krijuesin dhe botën, vetëm vetëdija e pastër dhe e shëndoshë mund ta shohë të vërtetën dhe botën. Nuk e sollëm pa arsye këtë tekst të Kur’anit, me të cilin paralajmrohet ndalimi i pijeve alkoolike në islam. Kjo ndalesë në mes tjerash fizikishtë është e lidhur edhe me normën e namazit. Roli themelor i namazit është që “të largojë nga pasionet dhe nga çdo gjë e keqe (El-Ankebut 45).
Duke iu faleminderuar namazit pati sukses ndalimi i pijeve alkoolike menjëherë në fillim të islamit. Ende mund të pohoj, se ky është prohibicioni i vetëm i suksesshëm i kësaj të keqeje të rrezikshme njerëzore në histori. Kishte shumë orvatje në këtë drejtim, por të . gjitha përfunduan pa suskses, të gjitha përheq atyre kur’anore. Ta përkujtojmë orvatjen e prohibicionit të pijeve alkoolike në SHBA-në viti 1919. Njerë prej shteteve më të fuqishme të botës së sotme, i përdori të gjitha mjetet që i kishte në disponim me qellim që të ketë sukses kjo ndërrmarje ndalesa është publikuar në të gjitha mjetet e informimit publik, janë burgosur 532,330, persona janë varur 300 persona, është konfiskuar pasuria në vlerë prej 400 milion funta... mirë po ky ligj mbeti në fuqi vetë m 14 vjet, u anulua në vitin 1933. pas kësaj, jo vetëm se iu kthyen njerëzit konsumimit të mëparshëm të pijeve alkoolike, por situata u keqësua edhe më shumë dhe keshtu shoqëria amerikane e papërmbajtur marshoi në “epokën” e drogës.
Është normale që të parashtrohen pyetjet e susksesit të prohibicionit islam në Medine i cili i parapriu atij Amerikan para afër 15 shekujsh përveç dallimit të madhë në kohë këtu ka dallim të madhe edhe në shkallën e kulturës, arsimit dhe vetë dijes. Sipas mendimit tim fshehtësia e suksesit të këtij prohibicioni të vetëm të alkoolit në historinë e njerëzimit, shihet në atë që ajo është kur’anore, hyjnore. Kryerja e namazit 5 herë në 24 orë , e përjashton edhe konsumimin më të pakët të alkoolit. Më parë thamë se namazi është një gjendje ku njeriu duhet të jetë i koncentruar sa më shumë që të jetë e mundur, që të jetë plotë sishtë i vetë dijshëm për atë që e shqipton.
Kur është fjala për namazin, ashtu siç e sqaron Kur’ani, duhet të theksojmë , se njeriu mund të dehet edhe me diç tjetër përveç alkoolit. Sa ka të tillë të cilët nuk e dinë se çka kanë thënë në namaz, e nuk e kanë shijuar asnjë pikë të alkoolit. I dehur me padituri, me pakujdes ndaj namazit, me dashurinë ndaj pasurisë ose dynjallëkut. Kurani i kërcënohet me dënim të ashpër, atij i cili nuk ë shtë prezent me vetë dije në namaz (El-Maun 5), atyre të cilët me vështirësi dhe përtaci hyjnë në namaz, atyre që e kryejnë për birë që të bien në sytë e të tjerëve se janë në namaz (En-Nisa 142).
Namazi është lidhja me Krijuesin, botën edhe jetën . kjo lidhje patjetër duhet të jetë e përhershme. Kjo posaçërisht është theksuar: “Besimtarëve namazi iu është bërë obligim në kohë të caktur” (En-Nisa 103). Kjo lidhje kur’anore e namazit me kohën, i ka shtyrë një pjesë të ulemave që të pohojnë se, namazet e lëshuara nuk mund të konpenzohen.
Ata të cilët e lejojnë zëvendësimin - kompensimin e namazit të lëshuar, njëzërit pajtohen në mendimin se kjo nuk është mirë (kerahet).
Namazi është rregullator i zemrës së njeriut. Njeriun e stolisin virtytet dhe natyra e melekëve, por nuk është imun as nga epshet shtazarake dhe shprehitë e këqija. Në te gjithmonë zhvillohet beteja e madhe dhe e përhershme, në mes të këtyre shprehjeve. Që llimi i jetës njerëzore shkon nga ajo që në njjeriun të triumfojë ajo që është humane dhe madhështore. Megjithatë , toka e tërheqë fuqishëm, kështuqë ekziston rreziku që në të të përfitojë ajo që është e ulët, shtazarake, më katare dhe epshore nga pikpamja islame, nuk është çudi që gabon njeriu, secili njeri është i gabueshëm. E çuditshëm është ajo nëse, ai nuk i përmirëson gabimet e veta, nëse bie në nivelin shtazarak bile edhe nën këtë nivel (El-Aë raf 179). Në këtë edhe është funksioni i që ndrueshmëris së namazit, ai nuk lejonë që në njeriun të dominojnë fuqitë destruktive.
Me namaz akumulohet ajo pjesë e njeriut e cila mund të kënaqet plotësisht me çfarëdo shkence qoftë me filozofi ose art. Ky është përjetimi kur ai ngritet prej tokës në qiell kështu i hapen dyert, kështu ai bisedon me Krijuesin e vet, pa pë rkthyes dhe ndihmës ai sheh vehten kështu dhe ndien natyrën dhe funksionin e vërtetë . Namazi është e vetmja normë në islam e cila parashihet në të gjitha rrethanat dhe situatat përpikërishtë është rregulluar mënyra e kryerjes së tij, kur njeriu është i shëndoshë ose i sëmur, në paqë dhe në luftë . Udhëtarit (mysafirit) i lejohet që ta shkurtoj namazin. I sëmuri mund ta kryej namazin pa kijam, ruku, sexhde, në rastin e së mundjes totale edhe me shenja. Një kaptinë të posaçme Kur’ani ia kushtonë kryerjes së namazit në luftë . Namazit të këtillë i epet roli dhe dimensioni i posaçëm. Mendojmë se kështu është me rëndësi të theksohen dy momente. E para, gjendja e luftës dhe e përleshjeve nuk do të thotë anulim i namazit. Namazi është arma më e fortë si në paqe ashtu edhe në luftë . Ata para të cilëve Muhamedi a.s është falur si imam, në luftë e kanë lënë argument të qartë dhe të saktë këtë gjë . E dyta, kryerja e namazit gjatë luftës përcillet me të gjitha masat dhe preventivat e mundshme ku bnë pjesë edhe falja e namazit në grupe, mbajtjen e rojeve deri në kryerjen e namazit me armë të ngjeshura etj. (En-Nisa 3). Natyrishtë , një disiplinë dhe vendosshmëri e kë tillë në kryerjen e namazit për shumë njerëz ishte dhe mbetet e papranueshme. Praktikimi i namazit në rrethana të këtilla shpesh herë është prurë në lidhje me mos suksese. Edhe këtë rast ne duhet të i’u besojmë vetëm fakteve dhe historisë , e ato na dëshmojnë se myslimanët kanë stagnuar prej atij momenti kur ia kanë kthyer shpinën kësaj norme.
Nëse mendojmë pak mbi normat e namazit në luftë dhe së mundje, atëherë ideja mbi mospranimin e kompenzimit të namazeve, na bëhet shumë më e qartë . Për të ardhur në situatat për ta lënë patjetër namazin, dhe më vonë të kompenzohet që ky kompenzim të jetë i arsyestur dhe i pranuar te Allahu xh.sh e shohim se për këtë patjetër duhet të ketë arsye të mëdha.
Sidoqoftë , nuk janë këto ato arsye dhe situata në të cilat ne sot e kemi bërë shprehi ta lëshojmë dhe ta kompenzojmë namazin ! Mënyra bashkëkohore dhe tempoja e jetës gjithsesi imponojnë edhe çështjet e kryerjes së namazit në disa rrethana. Mirë por, islami ka lënë edhe mundësi për zgjidhjen e dilemave të këtilla. Ulemaja në këto raste nuk janë përgjegjës vetëm para një detyre të madhe, por edhe para një përgjegjësie të madhe para njeriut dhe Allahut xh.sh. më në fund, a thua më shumë ka mundur të vërejë dhe të arrijë njohuri mbi Allahun xh.sh. beduini në shkretëtirë para 15 shekujve, ose njeriu i sotëm i cili udhëton me automobil, avion apo raketë . A thua është dashur ai ti bie në sexhde Allahut xh.sh para njeriut të sotëm ? A thua kalëruesi me, deven e vet i ndjekur nga shkretëtira dhe fryma, kishte kushte më të mira për namaz nga udhëtari i shekullit XXI ? A thua nuk jemi të papërcaktuar kur themi se jetojmë në epokën e të arriturave të mëdha dhe aksioneve, dhe athua kjo nuk është epoka edhe e mëkateve të mëdha ? Nuk ka dyshim se roli themelor i namazit është që të formojë personalitet të shëndoshë dhe të fuqishëm. Personaliteti i cili do ta kuptonte esencën e jetës njerëzore, i cili nuk do të binte asnjëherë në kapitullin para vështirësive dhe problemeve jetësore. Nuk është vështirë të vërehet se njeriu bashkë kohor lëngon mu nga kjo mungesë . Njerëzit gjithnjë e më shumë janë të mbushur me frikë , shpirtngushtësi, e dëshpërim, është e qartë , se njeriu duke e humnur kontaktin me Zotin e ka humbur edhe lidhjen me jetën. Më parë thamë se bashë namazi është ajo lidhje. Me hyrjen në namaz me tekbir (Allahu Ekber), njeriu dëshmon dhe beson, se nuk ekziston ndonjë problem të cilin, ai me vullnetin dhe ndihmën e Allahut, nuk do ta përballojë dhe ta zgjedhë . Këtë ndjenjë të cilën njeriut vetëm namazi ,mund t’ia ofrojë , ka ndikim të madhë në jetën e personalitetit.
Namazi është manifestim i fesë , ai e jepë tonin e ndjenjave, sjelljeve dhe mendimeve të besimtarit, tregon se si duhet jetuar. Ai është barrë e edukimit islam, me ndihmën e tij mund të realizojmë shumë , pa të asgjë . Kjo është orvatje e shpirtit njerëzor që të shpëtojë nga shkatërrimi, e shpëtimin e ka që të vij nën hijen e Krijuesit të vet. Në se nuk ka një kontakt të tillë shpirtërorë , atëherë nuk ka as namaz.
Me namaz arrihet qetësia dhe siguria shpirtërore, e kjo prap është pushim më i mirë për trurin dhe sistemin nervorë . Tomas Hajslub, duke folur për namazin thotë se : ”Ka bindje të thellë në praktikën e tij shumë vjeqare, se qetësia dhe rahatia me asgjë nuk mund të arrihen si me namaz. Asgjë si namzi nuk mund ti qetësojë nervat e tij”.
Nuk ka nevojë posaçërisht të theksohet se sëmundjet shpirtërore janë dukuri të shekullit XX. Kë to janë së- mundje të rënda, sistemi i të cilave nuk e arrinë efektin e dëshiruar. Edhe medicina bashkëkohore në këtë lëmi i afron fare pak shpresë e kurajo. Si metodë më e suksesshme e shërimit të këtyre sëmundjeve deri më tani janë treguar reaksionet dhe qetësimet e ndryshme të kë tyre sëmundjeve, të sëmurëve. Në se me kujdes i qasemi kësaj metode të shërimit, nuk do ta kemi veshtirë që ta vërejmë , se kjo është orvatje e krijimit të atmosferës, të cilën njeriut i ofron bash namazi. Islami pra, qysh moti ia ka caktuar pasuesve të vet relacionin shpirtërorë dhe fizikë .
Rëndësi të posaçme Kurani i kushton kryerjes së namazit me xhemat. Bile disa namaze si ai i xhumas dhe i bajrameve mund të kryhet vetëm kolektivisht. Dihet se Muhamedi a.s ka rekomanduar që ne namazin e bajrameve ta prezantojnë sa më shumë xhemat meshkuj e femra. Bile iu lejohet edhe femrave të cilat nuk mund ta kryejnë namazin. Ato do të prezantojnë gjatë mbajtjesë së hytbes dhe duasë , pasi që nuk munden ta kryejnë namazin. Për një grua i është thënë Muhamedit a.s., se nuk mund të vijë në xhami sepse nuk ka rroba të duhura, e Muhamedi a.s tha: “Litelbitheha uthutuha fi xhibabiha”. Le ta mbulojë motra e saj me pelerinën e vet ! Shtrohet pyetja, si dhe me çfarë të drejte gati i kemi izoluar gratë nga xhamia, e prezenca e tyre në namazin e xhumasë dhe bajrameve sipas disave është mëkat ! Me namaz të përbashkët krijohen marrëdhënie të shëndosha shoqërore, në mes të njerëzve, lidhen lidhjet miqësore dhe dashuria. Posaçërisht për këtë pikëpamje rol të rëndësishëm ka namazi i xhumasë . Duket paradoksale por është e vërtetë se njeriu bashkëkohor është mjaftë i vetmuar. Nuk mbahet në mend se njeriu ka vuajtur nga vetmia sikurse sot. Në kohët e tashme psikologët orvaten që ta bëjnë shërimin kolektiv të njerëzve të vetmuar. Iu mbahen ligjerata, me të cilat iu ndihmohet të sëmurëve që ta tejkalojnë problemin e tyre. Ky lloj i shërimit na përkujton hytben e namazit të xhumasë , me një dallim se me hytbe i drejtohemi njeriut të shëndoshë , duke iu përmbajtur gjithmon rregullit se preventiva është më e mirë se shërimi .
Veq kemi theksuar se namazi, në radhë të parë është ibadet shpirtëror (ibadetun rruhijetu) por është i kushtëzuar me pastrimin e rrobave, trupit dhe vendit ku do te kryhet namazi. Sipas nevojës duhet të kryhet edhe gusli (lamja), është e obliguar marrja e avdestit, për xhami rekomandohen rrobat më të bukura (El-Aë raf 31). Pë rgatitjes materiale për namaz i ipet rëndësi e madhe (El-Maide 6), kështuqë edhe nëpërmjet të normave të namazit na paraqitet koncepcioni i vërtet i islmit. Ai paraqitet në lidhje të fortë në mes të kaluarës dhe të ardhmes, dynjallëkut dhe ahiretit, materiales dhe shpirtë rores. Kjo lidhje është prezentë në të gjitha normat islame. Avdesti nuk është vetëm pastrim material, sepse musaliu e ndien edhe efektin shpirtëror të këtij riti të përgatitjes në namaz.
Larja e pjesëve të caktuara të trupit, pesë herë në ditë i ka efektet e veta në shpirtin njerëzorë , në relacionin e muskujve dhe në enët e gjakut. Kështu thotë dituria njerëzore, e të dë gjojmë edhe fjlaë t e Pejgmberit a.s: “idha gadibte feteveda” ! (Kur të hidhërohesh merr avdes !).
Namazi ë shtë bashkangjitje në harmoninë natyrës dhe kosmosit, në ligjshmëritë që mbretërojnë këtu. Njeriut i mjafton që vetëm t’ia hedh një shiqim natyrës dhe të konkludoj se nuk është i vetëm. Është i rrethuar me jetën dhe lëvizjen e të parën gjë që heton është , se në tërë këtë mbretëron një harmoni dhe precizistet i pë- rsosur.
Kur’ani flet mbi këtë dhe shpjegon se ky është namazi i natyrës, namazi i botrave, i qenieve të gjalla. Pra nuk është vetëm njeriu i cili i bie në sexhde Krijuesit, këtë “e bënë çdo gjë që ka në qiellra dhe në tokë ” (Er-Ra’d 15) “...yjet dhe drunjë ti bë jnë sexhde” (Er-Rahman 6), “Edhe murmurima e madhëron dhe e lavderon Atë e edhe melaiket nga respekti ndaj Tij...” (Er-Ra’d 13), “Nuk ekziston asgjë që nuk e madhë ron Atë , por ju nuk e kuptoni madhërinë e Atij” (El-Isra 44). Kur’ani me këto ajete ia hap sytë dhe vetëdijen e njeriut, e ndihmonë që ta gjejë vendin dhe rolin e vet në këto hapësira të mëdha të Allahut, që ta njeh se sa mund të jetë i madhë dhe sa mund të jetë i ulët. Njeriu është e vetmja qenie në këtë bote i cili e ka vullnetin e lirë . Njeriut i mbetet se çka do të bëjë , se a do ti bie në sexhde Allahut xh.sh., sikurse yjet shkëlqyes sikurse dielli, hëna, sikurse zogjtë lartësitë dhe bukuritë qiellore, sikurse bleta bubrreci, sikurse babai Ademi a.s ose ndoshta do ta mohojë cicërimën e zogjve, shkëlqimin e yjeve dhe shëndërritjen e rrufesë , kështuqë ta tradhtojë Ademin a.s dhe të shkojë në botën e Iblisit. Pra, njeriut i mbetet që të zgjedhë prej këtyre dy rrugëve. Secilit dhe çdo gjë je iu është dhënë vetëm një rrugë , e vetëm njeriut dy. Atë që mund të konkludojmë nga tekstet e cituara të Kuranit më parë , është ajo se, namazin e kryejnë të gjitha krijesat e Allahut përveç një pjese të gjinisë njerëzore.
Një riu mund të jetojë edhe pa namaz. Kurani tërheq vërejtjen bile edhe parasheh ardhjen e gjeneratave, të cilat do ta braktisin namazin: “Këta janë ata pejgamber të cilët Allahu i ka mbuluar me më shirën e Vet, pasardhësit e Ademit dhe atyre të cilët i kemi majtë me Nuhin dhe pasardhësit e Ibrahimit dhe izraelitët, dhe ata të cilët i kemi udhëzuar dhe zgjedhur. Kur i lexohen ajetet e të Madhërishmit, ata binin me fytyrë në tokë dhe qanin. E ata i nderuan pasardhësit e këqinjë , të cilët e lëshuan namazin dhe shkuan pas pasioneve: ata me siguri do të kalojnë keq”. (Merjem 59).
Nuk dëshirojë të hyjë në atë se sa janë prezentë këto parashikime të Kuranit në kohën tonë , por është prezentë, gjithmonë e më tepër, po lihet pas dore namazi, e më shumë po ndiqen pasionet. Për njeriun do të duhej të mjaftonte që Allahu xh.sh t’ia tërhiqte vërejtjen në këto dy dukuri dhe rreziqe.
Namazin gjer më tani e kemi trajtuar dhe kundruar në përmjet të Kuranit, mirëpo të orvatemi dhe ta kundrojmë namazin nëpërmjet shtëpive tona, të cilat Kurani i lavdëron ato dhe ata që jetojnë në to: “Në shtëpitë të cilat ngriten me dëshirën e Atij dhe në të cilat përmendet emri i Tij, edhe në mëngjes edhe në mbrëmje. Në to janë njerëzit të cilët nuk u pengon shitblerja, nuk i pengojnë që ta përmendin Allahun, ta falin namazin, ta ndajnë zekatin dhe frikësohen nga dita në të cilën zemrat dhe shikimet do të shqetësohen”. (En-Nur 36).
Në shtëpitë tona me qindra vjetë është bërë sexhde në më ngjes dhe në mbrëmje , vetmas dhe me xhemat. Kështu është edhe sot, kështu do të jetë edhe në të ardhmen, mirë po në të ardhmen në shumë shtëpi tona më nuk është kështu. Tash edhe vetmas edhe me xhemat në kohën e namazit, në shtëpitë tona në vend se të kthehemi kah kibla kthehemi nga idhujt tanë , kah pasionet tona. Nuk ka dallime mes të shirkut te shekullit të shtatë dhe shirkut të shekullit të njëzetenjë. Detyrë e islamit është që të luftojë kundër shirkut në çdo kohë . Namazi pa dyshim është arma më efikase e islamit në këtë luftë , por duhet të ruhet, e para së gjithash në familjet dhe në shtëpiat tona. Ajo është qeliza e gjallë në të cilën lindë shkëndija e islamit dhe e namazit dhe ruhet, po gjithashtu edhe shuhet.
Literatura:
Përkthimin e Kuranit nga Sh.Ahmei,
Prevod kur’ana sa komentarom nga H. Xhozo
Nga disa numra te revistës “Islamska Misao” te viteve te 80.