HYRJE NË HYTBE

    ”O ju që besuat, kur të bëhet thirrje për namaz, ditën e xhuma, ecni shpejt për aty ku përmendet Allahu  ( dëgjoni hydben, faleni namazin )  e lini shitblerjen, kjo është shumë e dobishme për ju nëse jeni që e dini”.( Sure 62 ajeti 9)

    “Nëse  një njeri e fal namazin gjatë, e hytben e mban shkurt, kjo është shenjë se në rregullat fetare është i  udhëzuar. Pra, më gjatë falne namazin e hytben shkurtone!”.

      Hytbja duhet të jetë sipas kushteve kohore, ngjarjeve të ndryshme, ndonjëher nund të jetë e shkurtër e ndonjëher mund të zgjatet më tepër.

     Çdo hytbe është e përbërë me këshilla të mira. Është e njohur se islamizmi bazohet në pastërti, drejtësi, sjellje të mira etj. Në jetën islame veprimtarit jetësore, bashkëjetesa, bashkimi dhe shoqërimi janë të lidhura ngusht me fenë dhe bazën e tyre e gjejnë në fe, kurse dembelia, padituria, padrejtësia dhe jeta e pamoralshme ne besimin islam nuk kanë vend dhe cilësohen si veti më të liga.

     Hytbja nuk është një fjalim i pavlerë, e as që është fjalë e cila shqipëtohet rastësisht apo formalisht. Rëndësia e hytbes, se si duhet mbajtur, ajo është detyrë me rëndësi të cilës hatibi duhet ti jep rëndësi.

     Ashtu siç është farz namazi i xhumasë, poashtu edhe të mbajturit e hytbes është farz. Xhumaja patjetër duhet të falet me xhemat dhe të dëgjohet hytbeja. Kjo donë të thotë se secili musliman së paku një herë në jave është i obliguar të vije në xhami, për të dëgjuar mësime fetare dhe këshilla, ose atë që e ka harruar të përsërit dhe kështu ti përkujtohen detyrat e tij ndaj vendit dhe ndaj të afërmëve të tij, të pastrojë zemrën e tij dhe ta nënshtrojë në kryerjen e detyrave të veta fetare.

     Alejhi selami në hytbet e veta është angazhuar se besimi në Zotin xh.sh, melaiket e Tij, librat, të dërguarit dhe Ditës së Gjykimit bëjnë pjesë në themelet e besimit, pastaj ka përshkruar xhennetin dhe xhehennemin dhe pozitën e atyre, në Ditën e Gjykimit ata të cilët me përkushtim i luten Zotit dhe i përkushtohen Atij, pastaj paraqiste  gjendjen e vështirë dhe të mjerueshme të atyre që janë mëkatarë-gjynahqar. Gjatë kohës së luftës në hytbet e veta ka shpjeguar si duhet të veprohet me armikun dhe çfarë pozite kanë ata të cilët në luftë me armikun vdesin si shehid-dëshmorë. Pastaj, i ka thirrë shokët e vet besnikë dhe ithtarët që ta sakrifikojnë pasurinë dhe jetën në mbrojtjen e fesë, kombit, atdheut dhe nderit.

    Duke e mbajtur hytben ngandonjëher sipas vendit dhe nevojës e ka ngritur zërin, dhe në sytë e tij të butë është parë të skuqurit. Mirrte pozitën e udhëheqësit ushtarak, të cilit pa pritur iu është bërë me dije se i kërcenohet rreziku nga ndonjë dushman i madhë, kështuqë në fjlaimin e tij merrte qendrim të vendosur, ai në zërin e tij ashtu edhe në lëvizjet duke dashur që në këtë mënyrë t’ua tërhiqte sa më shumë vërejtjen dhe vëmendjen e dëgjuesve. Shokët e tij të ndershëm, duke i dëgjuar hytbet e tija mbeteshin të tronditur dhe të prekur, sytë u lëviznin nga tronditja shpirtërore, e në zemrat e tyre dominonte butësia dhe dashuria. Duke i dëgjuar hytbet e Pjegamberit a.s zemrat u mbusheshin me dritë dhe dashuri ndaj fesë. Duke i dëgjuar fjlaët depëortuese mbi cilësitë e Zotit, në zemrat e tyre dominonte dashuria ndaj Allahut dhe frika nga Ai, besimi në kufijtë e fundit është forcuar dhe përforcuar. Për këtë muslimanët të cilët i dëgjojnë hytbet e Pejgamberit a.s posaçërishtë dalloheshin me krenarinë e tyre me vullnet të çelikosur, trimëri dhe sakrifikim të pakufizuar.

    Secili hatib duhet të ketë kësi qendrimi. Hatibi me fjalët e fuqishme dhe me qendrim të vendosur i cili i përgjigjet pozitës dhe detyrës, e me levizjet e veta duhet që sa ma fuqishëm ta zgjojë vëmendjen e dëgjuesit, që te ata të zgjojë kureshtje dhe tërë vëmendjen e tyre ta kthej në vehten e tij.

    Hytbet që mbahen pa gjallëri dhe pa ndjenja, nuk lenë kurrfarë përshtypje te dëgjuesit. Duke e mbajtur hytben është e nevojshme që fjalët dhe përmajtja e hytbes në radhë të parë të ndokojnë te vetë hatibi, për të mundur që hytbeja të ndikoj edhe te dëgjuesit. Për këtë arsye hatibi para se të dalë para xhematit, duhet që hytben ta lexojë dhe ta përsërisë disa herë, dhe këtë ta bëjë me zë, ashtu siç do ta mbajë në mimber para xhematit, kështu që edhe xhematin ta disponojë dhe brendësia e xhamisë të mbushet me entuziazëm fetarë. Kësaj duhet ti kushtohet kujdes deri në maksimum. Ata të cilët e lënë hytben në mimber dhe e mmarrin prej xhumasë në xhuma dhe e mbajnë pa dëshirë, nuk mund të zgjojë kurrfarë interesimi te xhemati prezent.

    Hytbeja patjetër duhet të jetë fjalim i bukur dhe me përmbajtje të mirë. Hatibi gjatë fjalimit duhet të ketë kujdes që çdo fjalë të jetë e shqiptuar kjartë dhe pa ndonjë ngecje. Rol të rëndësishëm ka gjuha dhe stili i të folurit, gjegjësisht mendimi.

     Hatibëve u tërhiqet vërejtja që gjatë leximit në gjuhën arabe gjegjësisht tekstit të hytbes, patjetër duhet të kenë kujdesë që të ndalen në fund të fjalisë së fundit. Kështuqë në tekstin e hytbes duhet të ketë kujdes që fjala në fund të fjalisë të përfundojë pa vokal, me sukun. Në ajetet e Kur’anit dhe në hadithet e Pejgamberit a.s, kjo gjë nuk është bërë. Muhamedi a.s duke mbajtur fjalimin në hytbe është tronditur edhe vetë dhe kjo është parë edhe nga jashtë, kështuqë ka argumentuar ndjenjat e tija të thella shpirtërore dhe me qendrimet kanë ngallëzuar xhematin. Edhe hytbet e Hulefai Rashidinëve ishin të tilla.

     Në ditët e para të përhapjes së islamizmit janë bërë shumë pushtime dhe janë arritur rezultate të mëdha, e kjo ishte si rrjedhim i ndikimit të madhë të Hazdretit Muhamedit a.s dhe hytbet ishin mjetet më kryesore dhe më të susksesshme për përhapjen e të vërtetës islame. Luftetarët e mëdhenjë musliman dhe heronjët, nën ndikimin e hytbeve në zemrat e tyre trimërore, pa pengesa dhe me fuqi të pa kufishme i kaluan bjeshkët e larta, shkretëtirat e pafuda dhe detet e mëdha.

    Përsërisim : hatibët patjetër të mundohen që me hytbet e tyre të kenë sa më shumë ndikim te ndëgjuesit, që ti zgjojnë shpirtrat dhe ndjenjat e tyre.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme