
Këto janë dallime, kjo thjeshte është ashtu.
Ne esence këto dy religjione nuk mund te pajtohen. Por e vetmja gjë mbetet toleranca dhe mirëkuptimi ne mes pjesëtareve te këtyre feve. Ta tolerojmë dhe te kemi mirëkuptim për besimtarin e besimit tjetër duke pas kujdes qe te mos i cungohen te drejtat e tij qe te besoj ndryshe ne Zotin ose te mos besoj fare.
Është e mundur qe ne mesin e dy ose tri religjioneve te vie te toleranca me sistematizimin e principeve te tyre themelore. P.sh. Dhjete urdhëresat – është një shembull i te vërtetave te përbashkëta. Dhjete urdhëresat- është begati qe e respektojnë te krishterët, myslimanet dhe hebrejet.
Mirepor, kur është fjala mbi konfliktin dhe dialogun, konsiderojmë se secila kulture sot është një hapësire për takim me njerëzit tjerë, me ata njerëz te cilit nuk i takojnë fesë tuaj. E posaçërisht na begatojnë ato kultura te cilat janë paraqit si prodhim i punës shumëvjeçare universale te shpirtit religjioz. Ne kënaqemi me letërsinë, artin dhe arkitekturën e tyre. Nuk i shikojmë se prej cilit besim fetar janë, por ne radhe te pare shikojmë vlerën e vërtet universale qe e kane arritur.
Sot duhet te afirmohet biseda, takimi dhe mirëkuptimi i njerëzimit nëpërmjet kulturave te ndryshme. Sidomos sot kur ne disa pjese te hemisferës perëndimore janë shpërngulur disa miliona mysliman, qeshtja e takimit dhe dialogut te kulturave ndoshta është prej qeshtjeve me kryesore me te cilën duhet te merren filozofet, teologet dhe letraret mysliman qe jetojnë ne perëndim. Kjo është detyra e tyre me e rëndësishme.
Duhet te jemi te vetëdijshëm se sot teknika ka arritur ti zbuloi ose, ti beje te dukshme te gjitha religjionet.
Ne mund te protestojmë kundër teknikes ose te mos protestojmë, por ajo i ka zbuluar dhe i ka treguar, gjithsesi ne mënyrën e vet, te gjitha botrat tradicionale deri me tani si botera te mëvetësishme.
Fakti është se teknika është këtu, gjithashtu edhe fakti i globalizimit është këtu. Krejt kjo është ne mesin tone, ky është produkt i yni i cili shpesh here punon vet dhe prodhon rezultate pa dëshirën tone. Me faktin e teknikes dhe globalizimit jeta ndërthuret me shume shanse te mira, por edhe ne shume rizikë.
Mirëpo pasi qe Krijuesi ynë Zoti e ka pranua rizikun – qe me krijimin e njeriut – te sheh se si krijesat e Tij gabojnë e i kundërvihen, kështu edhe na, duke e kultivuar globalizimin dhe tekniken, pa tjetër duhet ti pranojmë te gjitha rizikët e veprave tona dhe sa me shume qe mundemi ti qojmë gjerat ne drejtimin pozitiv dhe kah veprat e mira..
Me ketë duhet pa tjetër te pranojmë faktin se sot teknika dhe globalizimi kane hapur shanse te pa para mendueshme për takimin e kulturave, por edhe hapësire për ndeshjen e kulturave.
Jemi te vetëdijshëm se besimtaret e besimeve te ndryshme janë takuar dhe kane komunikuar edhe ne te kaluarën. Islami qysh ne fillim te vetin kishte takime me besimtaret dhe fete tjera. Edhe shume te tjerë janë takuar me islamin. Por, gjithashtu pa tjetër duhet te jemi te vetëdijshëm se me ndikimin e teknikes dhe globalizimit sot te gjitha religjionet dhe kulturat botërore kane dalë disi ne shesh, takohen i kane qitur ne shesh vet msheftesite e tyre.
Sot te gjithë jemi te dukshëm për te gjithë, vështire se mund te gjendet sot ne bote ndonjë bote tradicionale te pa prekur deri te e cila nuk ka arritur makina jone ose e huaj, ose kamera, syri ose veshi elektronik.
Njerëzit tradicional mund ti mallkojnë makinat qe zbulojnë gjithçka, por sot është fakt globalizimi. E asgjë nuk është me kokëforte se fakti. Derisa ne te kaluarën kishte manastire, hanikahe, kisha, xhamia e vende tjera te shenjta ne përgjithësi ku nuk kishte shkelur këmba e besimtareve tjerë, ose këmba e pa besimtareve, sot mu kjo teknik e bën te mundshme, ose na provokon qe te hyjmë ne shenjtërinë e religjioneve dhe kulturave tjera. Dhe anasjelltas te tjerët te qasen gjithashtu ne shenjtërinë tone.
Takimi i kulturave, dialogu i kulturave, sot është imperativ i kohës. Pse? Sepse sot nuk janë enigme religjionet dhe kulturat tjera. Askush me nuk mund ta përjetoi përvojën e Marko Polos,i cili ishte një nder udhëtaret e rralle qe udhëtuan neper Persinë, Mongolinë dhe Kinën e vjetër, e as qe mund ta përsërisin përjetimet e El-Biruniut, i cili ishte një nder myslimanet e rralle i cili kishte qëndrua ne pagodat budiste te Indisë. U tha me larte se tema e takimeve ose konfrontimeve ne mes te kulturave, sot është një qeshtje shume me rendësi për islamin dhe myslimanet bashkëkohor. Ne pozitën e vete, te kartës religjioze te botes, sot myslimanet kanë has ne procesin e fuqishëm te ndeshjes me kultura dhe religjione te reja.
Po ceki se prej rrafshnaltës se Uralit e deri ne Los Angjeles ka me shume se 50 milion mysliman. Disa janë autokton, si shqiptaret e boshnjaket ne Ballkan, disa janë te ardhur ne numër te madh ne valët e shumta te migrimit ekonomik, si arabet ne France, Bangladeshasit ne Britani te madhe, disa janë konvertua, e disa, gjeneracioni i katërt ose i trete mbeten mysliman ne perëndim. Te këta te fundit gjuha amtare e tyre shpesh here është anglishtja, gjermanishtja ose frëngjishtja.
Jemi dëshmitare te kunderthenjeve ne mes te myslimaneve ne perëndim dhe shoqërisë sekulare ne perëndim, e këto fërkime me se shumti paraqiten kur emigracioni mysliman e shpreh kulturën e vet, e shpesh edhe kulturën e tyre fisnore, te çilen e ruajnë me nostalgji. Këtu bien ne kundërshtim myslimanet lokal me atë qe ne perëndim është konsiderua si plotësisht universale.
Mu për ketë perëndimi është me i fuqishëm, sepse perëndimi ne aktivitetet e veta paraqitet si universal. Myslimanet nuk mund te jen faktor me rendësi nëse veprojnë ne suazat lokale dhe klanore..
Ne perëndimin e sotshëm kjo paraqitje klanore e lokale, sadoqoft qe disa mysliman mendojnë se mu ajo është vet burimi dhe esenca e kulturës se tyre islame, ata i getoizon, izolon dhe i margjinalizojnë.
Te kuptohemi , nuk dëshirojmë ti ndalojmë kujtdo qofte qe ti përmbahet traditës lokale. Dëshirojmë te vem ne pah se ne myslimanet duhet te ndërpresim ti përziejmë lokalen me atë qe islamin e bën universal, me atë qe ne islamin është universale. Tradita lokale është për përdorim privat, kurse univezalja është për përdorim te përgjithshëm. Lokalja jep hapësire te ngushte, kurse universalja jep hapësire te gjere dhe te begatshme.
Sot ne Evrope dhe ne perëndim ne përgjithësi, shohim se nuk ekziston ndonjë xhami ne mënyrë universale, por ekzistojnë xhamijat e Bangladeshit,Turqisë, xhamijat arabe, shqiptare etj. Ne myslimanet i habisim perëndimoret me shume islamë dhe kështu jemi inferior ne raport me aftësitë qe i kishin myslimanet klasik ne Bagdad, Kodove, Kajro, Isfahan, Istambull,Buhari dhe Samarkand. Sepse myslimanet e kohës klasike kishin ne tokat tradicionale islame xhamia te organizuara ne mënyre universale..
Myslimanet e perëndimit sot pa tjetër duhet ta ringjallin ne konditat e tyre ketë shpikje te famshme te muslimanrve klasik.
Sot edhe ne mesin e vet myslimaneve ekzistojnë fërkime kulturore, ne mes te asaj qe është universale myslimane dhe te asaj qe është klanore.
Jemi dëshmitar se sot bota myslimane është e vërshuar me propaganda te ndryshme, me shumë arabe, propagandiste te cilat me agresivitet pohojnë se një tip i pantollaneve është islam e tjerat jo, se vetëm një tip i ngjyrës se rrobave është islame e tjerat jo, se vetëm një tip i mjekrës është islam e tjerat jo, se vetëm një tip i uljes është islam e tjerat jo, se vetëm një tip i shamisë ose frizures është islame e tjerat jo, etj.
Konsiderojmë se ky tip i monizmit brutal te ideologjisë islame ne kulture nuk na sjell asnjë dobi. Këtu kemi te bëjmë me një radikalizëm te rrezikshëm qe e privon fenë tone islame nga freskia, lehtësia, akomodimi, çiltërsia.
Duhet Theksuar fakti se myslimanet e sodit janë akoma te pa aftë qe ne planin e kulturës ta bëjnë perëndimin mysliman. Pasi qe kultura myslimane lindore ekziston, përkundër faktit te vazalve neokolonial.
Kur themi perëndimin mysliman, nuk mendojmë qe ne një ane gjeografike te botes qe quhet perëndim, duhet te jene vetëm myslimanet. Jo! me nocionin perëndimi mysliman aludojmë ne entitetin kulturor i cili se bashku ne shkëmbimin e kulturave te jetoj ne harmoni me bashkësinë krishtere, ebreje, me bashkësinë sekulare me qytetërimin perëndimor etj.
Po e cekim edhe një teze te rëndësishme mbi te cilën mund te debatojmë gjate. Sa me shume qe është një kulture universale, qe përqafohet jo vetëm prej atyre qe e konsiderojnë te veten, por edhe nga te tjerët, do te kemi me pak kundër thenje e fërkime ne mes te kulturave universale.
Gjithsesi, kur ka te bej me myslimanet ne perëndim, duhet ti cekim edhe kundër thenjet ne planin politik dhe programeve politike.
Shume politika dhe politikan ne perëndim mund ti fajsojmë se kane paragjykime ndaj myslimaneve ne perëndim ,sikur te ishte rrethimi i Venës nga forca osmane. E ky është vetëm njeri prej shkaqeve qe sot myslimanet shume vështire integrohen ne politike ne shoqëritë perëndimore.
Qëndrimi ynë është se myslimanet ne perëndim sot nuk duhet ti ikin formimit te partive klerikale, religjioze ose nacionale, sepse kjo është shans për integrimin ne partitë politike dhe forumet qytetare ne perëndim. Aty duhet te integrohen, te participojne ne shoqëri si qytetar te barabartë.
Çdokush qe sot e shpalos flamurin politik islam ne perëndim, ai vepron me pa përgjegjësi ndaj vet myslimaneve dhe i fshin shanset qe i kane myslimanet para vetit ne planin e afirmimit univezal te tyre, fesë, kulturës dhe civilizimit te tyre..
Besimi i te vërtetave Islame – e ato nuk janë shume dhe nuk janë te komplikuara – assesi nuk varen se ekziston apo nuk ekziston halifa, se a jemi ne atë zone kulturore e gjuhësore. Ajo qe na nevojitet për aplikimin e besimit tone është liria. Evropa ne
pesëdhjete vitet e fundit ka tregua se ne te shumtën e rasteve din te siguron lirinë e te gjitha feve.
Kultura është edhe dhenje edhe marrje. Myslimanet ne Evrope me besimin e tyre universal dhe kulturën e tyre universale, kontribuojnë ne zhvillimin e këtyre paraleleve. Ata me veten e tyre ne mënyre natyrale e evropizojne islamin, por gjithashtu ne mënyre natyrale dhe pa konflikte ata ne vete dhe për vete e islamizojnë Evropën.