Pse jemi te dobët

Pse jemi te dobët dhe të prapambetur? Është pyetje që ja parashtrojmë vehtës. Se jemi të dobët, nuk ka dyshim shumica nga lajmet e këqija qe i dëgjojmë në mediume vijnë nga bota islame, qoftë ne shkallën e arsimit, në kufijt e varfëris emigracionit ose luftrave. Termetet te cilat ne vendet e zhvilluara mbysin me dhjetra ose qindra te na mbysin dhejtmije. Pse kjo osht keshtu 

Sikurse i sëmuri i rënd më në fund shkon te mjeku, edhe zakonisht nga ordinanca e mjekut nuk del me një diagnoz dhe në barnatore nuk e merrë vetëm një ilaç por një qese, keshtu edhe neve si bashkesi njerëzore nuk na ndihmon një ilaç. E këtu do të flasim mbi dy diagnoza të cilat na i ka konstatuar Pejgamberi a.s, në hadithin e tij : “ Do të vije koha kur popujt tjerë do të turren mbi ju ashtu siq turren njerëzit e uritur në enën me ushqim”. Dikush nga te pranishmit pyeti: A do të jetë kjo se do të jemi pak?’ jo , u pergjigjë Pejgamberi përkundrazi do të jeni shumë në numër, por do të jeni si shkuma Allahu do ta largoj frigën nga gjoksi i armiqve tuaj, a në zemrat tuaja do të ketë dobësi.” “ qfarë dobësie o pejgamber e pyetën? Dashuria ndaj kësaj bote dhe nënqmimi i frigës nga vdekja”. 

Sot në botë ka 1,36 miljard mysliman, por më të vërtet jemi sikurse shkuma e sokut të gazuar i cili për një moment e mbushë gotën sa që duket se gota do të derdhet, e pas një momenti shkuma bie, dhe mbetet një e treta ose e katërta e gotës. Kështu është edhe me ne, jemi shumë, por kur e masim kontributin tonë në fusha të ndryshme dukemi se jemi tri ose katër her më pak. Jemi të dobët pra pse ? 

Pejgamberi a.s thotë se kjo është për ate se e duam shumë këtë botë dhe frkësohemi nga vdekja. Duke lexuar kur’an dhe hadithe të pejgamberit a.s mësojmë se nuk na ka bërë të dobët dashuria e natyrshme ndaj kësaj bote dhe friga e natyrshme nga vdekja, por teprimi në këtë. Këtë e dimë me siguri sepse secilin namaz e kryejmë duke iu drejtuar Allahut me duanë që të na jep të mira në këtë dhe botën tjetër. Allahu na porositë secilin prej nesh: Atë qe ta dhuroj Allahu mundohu që ta meritosh mirë në ahiret, por mos harro pjesën tënde të kësaj bote ! (Kur’an 38 77). Kur njëei prej as’habëve, iu lavdue shokëve të vet, dikush ia tërhoqi vërejtjen se gëzimi i këtill në këtë botë nuk i ka hije besimtarit. Kjo vërejtje e mundoi këtë as’hab dhe iu ankue pejgamberit në qka i dashuri i Zotit ia sqaroi se kjo gjë nuk është ashtu sepse Allahu dëshiron që ti shohë shenjat e bujaris së Tij te robët e Tij.2 E kur Pejgamberi a.s se si Amër Ibni Asi u pasurua tha me gëzim “Pasuri e mirë te njeriu i mirë!” 

Kështu edhe friga nga vdekja është një cilësi e natyrshme e njeriut. Pejgamberi a.s i ka këshilluar as’habët që të mos kërkojnë nga Allahu të takohen me armikun në fushën e betejës,4 sepse asnjëherë nuk dihet se a do të frikësohet njeriu nga vdekja e të ikë nga beteja, e kjo është mëkat i madhë. Në një hadith sahih,, thuhet se Muasai a.s dhe pejgamberët tjerë e kanë ditur se sa do të jetojnë. Kur i ka ardhë exheli (momenti i vdekjes), Allahu ia dërgoi engjëllin e vdekjes për t’ia marrë shpirtin. Ky engjëll kërkoi nga Musau që t’ia dorëzoj shpirtin Zotit të vetë, ai nga friga e ka vërbue engjullin5 për të mos hyrë në pyetjet e ndryshme që mund të bëhen këtu themi se Musai a.s ka reaguar me sjellje njerëzore. Ademit a.s Zoti i dha mundesi që ti shohë pasardhësit e vet. Disave, si p.sh Nuhut a.s Allahu i dhuroi jetë të gjatë, kurse të tjerëve si Davudit a.s vdekje të hershme. Ademit i erdhi keqë për Davudin, kështu që e luti Allahun që 40 vjetët e veta t’ia dhuroj Davudit gjë që Allahu ia pranoi lutjen. Mirëpo kur Ademit i erdhi engjëlli i vdekjes Ademi e pyeti se çka u bë me ato 40 vjetë. Ai kishte harruar për dhuratën që ia kishte bërë pasardhësit të tij Davudit a.s6  

  

Lakmia na bënë të dobët 

  

me e dashut dunjanë, automobilin e mirë shtypin rrobat dhe të ngjashme nuk është mëkat me kushtë që këto ti arrijmë në mënyrë të lejuarë dhe duke i kryer obligimet tona. Edhe Pejgamberi a.s thoshte se i pëlqejnë disa gjëra të dunjasë.7 Por ajo që është mëkat dhe ajo që na bënë të dobët është teprimi në këtë dashuri-pra kur kjo botë nisë të na posedojë neve e jo ne këtë botë. Këtë dashuri e quajmë me emra të ndryshëm: nëse e kemi këtë botë, e nuk e japim atëherë kur duhet, këtë e quajmë koprraci, kur e dëshirojmë këtë botë pa masë atëherë këtë e quajmë pangopësi. E këto janë cilësi që na bëjnë të dobët thotë Pejgamberi a.s. Si? Në hadithet tjera pejgamberi a.s jepë përgjigje :Ruanu nga pangopësia, sepse ajo i ka zhdukë ata që ishin para jush. I bëri që të kpusin lidhjet familjare kështu që filluan që t’ia rrëmbejnë njëri tjetrit të drejtën dhe hakun e tyre, u dhanë pas punëve të liga, dhe filluan të mbyten në mese vete...”8 Pra, lakmia na bënë të dobët kështu që na i dobëson lidhjet ndër njerëzore. Vetëm ta përkujtojmë se sa herë megja prej 20 cm i ka përla kojshit kështu që e kanë hargjuar në gjygje më shumë para se sa vlen ajo tokë. Sa herë trashëgimia nga babai ose nëna i ka përça vllezërit e motrat e asnjëherë pas vdekjes së babait nuk kanë folur në mes vete. Sa herë marka ose eurokanë shti zili dhe urrejtje në mes nesh, i kemi ndarë gjematet i kemi zhdukë aksionet dhe i kemi sjell vehtit dëme të mëdha. Krejt kjo është çmimi i preokupimit të tepruar të të mirave të kësaj bote dhe e kemi lënë pas dore lidhejt ndër njerëzore. Në shkencë kjo nganjëherë quhet edhe kapital shoqërorë që lidhet me jetën e bukur që ndihmon që potencialet tona dhe të tjerëve ti lëmë në funksion të përparimir të përgjithshëm njerëzor. Lakmia na qonë drejtë e në shkatërrim. Imami Ebu Hamid El Gazali në librin e vetëKshilla mbi Pushtetin” trekon një tregim interesantë për tre hajna në kohën e Isaut a.s e thotë: ishin tre hajna dhe rastësisen në një pasuri të madhe, të cilën vendosën që të ndajnë dhe të ndahen. Por para se ta bëjnë këtë vendosën që edhe një herë si shokë të mirë të ulen e të hanë bashkë. E dërguan njërin në qytet për të ble ushqim. Mirëpo këtij rrugës i ra ndër mendë që ta helmojë ushqimin dhe tërë pasurinë ta merrë për vete. Ata të dytë, duke pritur, vendosën që atë ta presin në pritë dhe ta mbysin kështu që në vend që ta ndajnë në tri pjesë tash do ta ndajnë në dy vetë. Pasiqë të gjithë ishin të suksesshëm në planet e tyre pasuria e tyre mbeti pa pronarë9 Ni fabul arabe mbi lakmin dhe tradhëtin mbaron me fjalën e urtë e cila thotë “Jamë i ngrënë në ditën kur edhe është ngrënë kau i bardhë”. A fabula tregon se në një pllaj kishin jetuar në begati të barit dhe ujit tre kije i bardhi, i përhinti dhe i kuqi. Por një ditë u paraqit ariu në mal dhe ia mbushi mendjen të përhintit dhe të kuqit që ta tradhtojnë të bardhin duku iu thënë do të kenë më shumë ushqim dhe ujë dhe me premtimin se nuk do ti shqetësoj më. Dhe me të vërtetë një kohë pasi që e hëngër kaun e bardhë ariu nuk u paraqit deri sa nuk u untu prap. Pasiqë dy kieve nuk ka mundur të iu bëjë asgjë ishte i detyruar që ta bindte të kuqin që ta tradhtojë të përhintin, dhe se më nuk do të kthehej etj. Një kohë i përhinti jetoi bukur. Çdo që ishte e tij dhe askush nuk ia turbullonte ujin derisa prap nuk u untua ariu të cilin e pa duke dalë nga mali. Kau i përhint filloi të përshëndetet me vetveten duke menduar “jam i ngrënë atë ditë kur është ngrënë kau i bardhë” tradhtia në të cilën vet kam marrë pjesë u kthye në një proces tragjik edhe për te. 

Pas këtyre shembujve na është e qartë sepse Pejgamberi i Allahut ka insistuar aq shumë në mardhëniet e mira ndër njerëzore sa që Pejgamberi në një hadithë thotë se gruaja e cila bënte  shumë ibadet por kishte mardhënie të këqia me fqinjët do të përfundoj në zjarr. Çmimi i lakmisë syrit të uritur dhe çdo gjë që preokupon në të mirat e kësaj bote qonë në shkatërrim Kur’ani thotë:”Kush mbrohet nga lakmia ai ka ngadhënjyer” (Kur’an 59 9)  

  

Gatshmëria për sakrifikim është burim i fuqisë  

 

Shkakun e dytë të dobësis Pejgamberi a.s e ka quajtur frikë nga vdekja. Në të vërtetë këtu ka të bëjë me jo gatshmërin për një sakrific supreme, e kjo është gatshmëria për që ta japë jetën. E kjo gatshmëri për sakrific është burim i fuqisë. Sot perëndimi është i fuqishëm, por ky perëndim është bërë i fuqishëm duke iu falemderuar rolit të SHBA-ve në 100 vjetët e fundit. E në të vërtetë SHBA-të në këtë periudhë tri herë e kanë shpëtuar perëndimin nga shkatërrimi: në luftën e parë Botërore në luftën e Dytë Botërore dhe në fund në luftën e ftohtë të pllanit Marshall, urës ajrore për berlin etj. Kryetari i SHBA-ve Kenedi në vitin 1963 ka fluturuar në Berlin ku i tha ato fjalë historike:”Unë jam berlinas dhe ne amerikanët do ta mbrojmë Berlinin dhe ate që ai perfaqëson!” Pra kurrizi i perëndimit është Amerika. Pse Amerika e pse jo francezët apo Anglezët? 

Para disa viteve është bërë një hulumtim i gjërë ndërkombëtar për ate se në çka cili komb beson dhe cilat vlera i çmon më së tepërmi. Njëra ndër pyetjet ishte edhe kjo:A jeni të gatshëm të luftoni për atë në çka besoni? Një e treta e francezëve dhe një e treta e anglezëve thanë po, kurse dy të tretat e amerikanëve u përgjigjën në këtë pyetje. Ja pra kjo gatshmëri që të luftohet për atë që beson, te jetojsh dhe te punojsh per te është burim i fuqis. 

Shumë rrallë njeriu për bindjet e veta duhet ta jap jetën. Jemi dëshmitarë se amerikanët e fituan luftën në Kosovë e nuk e humbën asnjë ushtar, sepse kishin hulumtues, puntorë, ushtarë të cilët punuan për ti ruajtur vlerat e tyre. Derisa myslimanet kishin mardhenie të njejtë ndaj jetës dhe vlerave të tyre ishin të fuqishëm. Këtu do të japim një shembull. Mbretëria persiane ishte një ndër mretërit më të vjetra në historin globale, të cilën myslimanet e zhdukën për pak vite. Si? Përgjigjen mund ta gjejmë në letër këmbimin të cilin e mbajtën komandantët e fuqive persiane e myslimane para betejës vendimtare. Gjenerali i fundit i ushtris persiane Rrustemi para luftës ia dërgon udhëheqësit ushtarat të muslimanëve Sead Ibn Vekasit një të deleguar me porosi se ushtarët e tij gjegjësissht sadët e tij, barijtë e deri djeshëm nuk mund të luajnë me ata persianët të cilët e kishin mundur Greqin dhe Romën, ndërsa me Bizantin me sukses po luftonin me shekuj, për ndryshe në të kundërtën nuk do t’iu shkruhet mirë. Seadi r.a iu përgjigj shumë shkurtë:Nuk e di çfarë keni bërë me Grekët, Romakët, Bizantinët, por e di se në mëngjes do t’iu vie me ushtri me njerëz të cilët më shumë e duan vdekjen se jetën!” Fati i persis u vulo. Mbeti vetëm kujtimi mbi Rrustemin dhe ushtrinë e tij. Filozofi gjerman Hegeli thoshte se dallimi në mes njeriut të lirë dhe robit është në atë se njeriu i lirë është i gatshëm të vdesë për të vdes për liri, ndërsa robi jo. 

Këto ishin gjeneracione tjera të muslimanëve e jo këto të sotit dembele të ngadalshme pa e lënë pesimiste dhe të prira për jetë negative. Kur i shohim muslimanët e këtill të sotit, shpesh herë na bie në mend përshkrimi i hazdreti Omerit të cilin e ka lënë Shiva Binti Abdullah r.a, kur e ka parë një grup muslimanësh si këta të sotit. Qe se si i ka përshkruar kur shkonte ngutej. Kur ushqehej ngihej. Kur sillte dhimte”10 Ky ishte hazdreti Omeri i cili me urdhra ka mund ta përcjell ushtrin e tij në lindje veri ose perëndim njeri me plot elan. Sot problemi më i madhë i muslimanëve është aptia, pasiviteti, anonimiteti, pesimizmi dhe gati depresioni kolektiv. Nuk kanë elan në fe dhe në të nesërmen më të mirë që do të na shtynte përpara. Të vjetrit, e për fat të keqë edhe të ritë ankohen për gjendjen që janë katandisur. Sipas tyre jemi në errësirë. Nuk dëshirojmë që të debatojmë mbi këtë sepse në disa segmente dhe për disa kategori të njerëzve nuk është e lehtë. Por edhe pse është errësirë asgjë nuk dojn të ndryshojnë e përësisin mos knaqësin e tyre. Situatën dojnë ta ndryshojnë dhe ta largojnë errësirën nëse e kërkojmë ndonjë sportel dhe i ndezim dritat e nëse nuk ka drita atëher qirinjët ose çfarëdo burimi tjetër të dritës. Kur ta bëjmë këtë do ta largojmë errësirën. Mos ta harrojmë se errësira është gjendje natyrore në univers. Aty ku nuk ka dritë aty mbretëron errësira. Pra mos ta lejojmë që të mbetet errësira! Ta largojmë duke i ndezur dritat. Nëna le ta nderprejë dhe mos ta arsyetoj mos suksesin e fëmijëve të vetë në fakultet se profesorët janë të korruptuar dhe se pa mito nuk mund të përparojnë fëmijët e saj. Fëmijët e këtillë me siguri nuk do të përparojnë, sepse kur ta marrin librin dhe të ndeshen me vështirësit e para të detyrave shkollore do të dorëzohen duke u arsyetuar se të gjithë janë të korruptuar dhe se babai duhet të paguaj mito. Arsimimi është drita reflektori të cilin mund ta ndezim secili prej nesh.  

Por gjendja e një botëkuptimi të këtillë të popullit tonë edhe pse janë të padrejta deri diku mund të kuptohen. Gjeneratat te cilat kanë jetuar në 65 vitet e fundit në ballkan kanë mësuar se mundimi është i kotë shumë ballkanas gati nga tri herë i kanë ndertuar shtepit e tyre gjatë jetës së tyre të shkurtër, ndërsa në shoqëritë e lumtura është normale që çdo e treta gjeneratë të ndërtoj shtëpi nga temeli e kjo është bërë për ate se lftrat e shpeshta kanë shkatërruar vendet nga themeli  ndërtimi dhe shërimi i plagëve ka filluar nga fillimi. 

 

Pamundësia e shkencës 

 

Një eksperiment nga psikologjia do të na mundësoj kuptimin më të lehtë të këtyre qëndrimeve. Psikologët bënë një eksperiment në minj të mbyllur në kafaze në të cilin kishin instaluar rrymën. Në një kafaz ishte nderprerësi me ndihmën e të cilit miu mund ta ndërprente rrymën, ndërsa në tjetrin kafaz nuk kishte ndërprerës të këtillë. Kur shkenctarët për herë të parë ia leshuan rrymën minjve ata filluan të kërcejnë nëpër kafaz për të kërkuar rrugëdalje. Pas disa dëmtimeve, një mi e kuptoi se rryma ndalej nëse ai qëndron në ndërprerës. Më vonë pasië lëshohej rryma miu kërcente në ndërprerësin dhe ndërprente rrymën edhe vetes edhe minjve tjerë, kështuqë njësoj i ekspozoheshin rrymës. Minjët tjerë nuk mundën ti ndihmojnë vehtit sepse në kafazin e tyre nuk kishte ndërprerës. Kërcenin dhe qëndronin në një qoshe, rryma lëshohej e ndërprehej pa dëshirën e tyre. Pas përsëritjes së eksperimentit shkenctarët zbuluan për ne dy gjëra me rëndësi. E para, minjët të cilët ishin në kafazin pa ndërprerës, ata të cilët nuk mund ti ndihmonin vehtit, patën jetë më të shkurtër, sepse shpesh sëmuheshin nga kanceri. E dyta dhe ma e rëndësishmja, sikur ti merrnin minjët nga kafazi pa ndërprerës dhe ti futnin në kafazin me ndërprerës, këta minj edhe ma tutje të frustruam dhe të pa fuqishëm qëndronin në qoshe të kafazit, kur lëshohej rryma ata pritnin që dikush tjetër të ndërmerrte diçka. Në një eksperiment të ngjashëm ne qenët, shkenctarët iu tregonin qenëve se çka duhet bërë, por shumica e tyre nuk mësonin që të kalojnë prej një pjese në pjesën tjetër të kafazit. Ata ishin mësuar se nuk mund ti ndihmojnë vehtit dhe nuk e vrenin se situata mund të ndërrohej11 Kështu është rasti edhe me njerëzit tonë ata janë mësuar që për fatin e tyre të vendosin të tjerët, dhe pak a shumë, nuk është e rëndësishme se çka do të vendosin të tjerët. Me decenie ky ndërprerës ishte në Vjenë po në Beograt etj. Sot, ma nuk është ashtu vendi ynë nuk mund të krahasohet me kafazin me ndërprerës, por mund të thuhet se në vendin tonë ka më shum ndërprerës, prej të cilëve njëri është në duart tona më të cilin mund ta zbusim sulmin e rrymës të cilin na e shkaktojnë të tjerët. Pra është koha që kështu të veprojmë  

 

Zoti nuk do të na pyet për obligimet e të tjerëve 

 

Gjithsesi nderimi i vetëdijes dhe i shprehive është në proces i rëndë. Shprehit nuk vdesin nga pleqëria. Përkundrazi sa më të vjetra janë aq ma rrezistente. Njërëzit tonë kanë arsye të shumta se nuk do tu duhet të bëjnë asgjë duke i fajësuar të tjerët. Kur iu hargjuan argumentet ata tërhiqen dhe mbështeten në vendimet e tjera siç ishte Rambujeja Dejtoni për Bosnën, Kumanova. Rezoluta 1244 etj. Kjo është pjesërisht e vërtetë sepse fituam pavarsinë  dhe shtetin. Sot egzistojnë probleme të cilat nuk mund të na i gjedhin të tjerët në këtë grup të njerëzve bëjnë pjesë funksionerët e korruptuar studentat dembela, profesorat e këqinjë, punëtorët e këqinjë etj. Faktorët e vendosjes nuk mund të na i përmirësojnë rrugët e shkatërruara produktivitetin e ulët, kryerjet e punëve të këqija, mungesën e ujit rrymës etj.   Këtë duhet ta bëjmë vet por në zgjidhjen e këtyre problemeve shumica prej nesh nuk mund të ndikojnë drejpërsëdrejti. Këto probleme duhet ti përcjellim dhe të marrim pjesë aq sa kërkohet nga ne në zgjidhjen e tyre, por kujdesi ynë i vërtetë duhet të përqendrohet në gjërat në të cilat jemi përgjegjes drejtpërsëdrejti si individ dhe si bashkësi, detyrat në punë, në xhemat, në bashkësin lokale, në komunë etj.  

   Qështjet të cilat janë jasht fuqis tonë ia lëmë atyre që mund të kujdesen për to dhe Zotit. E nëse nuk ka askush prej njerëzve që të kujdeset, me siguri Zoti do të kujdeset ashtu siç u kujdes për Millosheviqin. Kush mendonte në Vidovdon të vitit 1989 se dhjetë vjetë më vonë më nuk të këtë Millosheviq as ushtri e as polici të tij? E aq më pak ta imagjinojmë Millosheviqin në burgun e Hagës? Kjo ishte e pa imagjinueshme, sepse nuk kishte përgjigje në pyetjen e parë kush në kontestin e pyetjes kush do ta largon nga kosova e ta qonë në burg. Por u gjet personi i cili do të kujdeset për këtë erdhi Vesli Klarki dhe fitoi pensionin në kurriz të Millosheviqit e pastaj bashkatdhetarët e Millosheviqit të cilët në Vidovdon i aplouzonin atij 12 vjet më vonë po në këtë festë u gjenden në burgje  

   Të shkojmë më larg në histori. Shumë njërëz ndihen të pafuqishëm para okupimit 10 vjeqarë të Jerusalemit. Është interesant që ta përkujtojmë se jerusalemi ishte në një okupim më brutal të kryqëzatave evropiane rreth 80 vjet gjatë shekullit të Xll, derisa bota islame ishte shumë përpara me civilizim para Evropës. Pastaj erdhi Salahudin Ejubiu dhe e qliroi jerusalemin për 800 vjet tjera. I përmendëm këta dy shembuj për të na përkujtuar se detyra jonë është që të punojmë aq sa mundemi, ndërsa Allahu do të kujdeset për të tjerat. Ai ka premtuar se prap do të jemi krenarë dhe të fuqishëm kur do të bëhemi robër të mirë të Tij:”E ne në Zebur pas vrejtjes, kemi shkruar se tokën me të vërtetë do ta trashëgojnë robët e Mi të mirë” (Kur’an 21 105). Ky është premtim i Zotit e ne si mysliman nuk guxojmë të dyshojmë në premtimin e Tij. Por parashtrohet pyetja se a jemi na robë të mirë të Allahut që aludon ky premtim. Derisa jemi të pafuqishëm në mënyrën që e kemi përshkruar këtu përgjegja është se nuk jemi robër të mirë të Zotit. Pra, duhet të ndërrojmë. Por Allahu i madhërishëm nuk bënë ndryshime te ne me dhunë. Këtë patjetër duhet ta bëjmë ne vet:”Allahu me të vërteetë nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ai popull nuk e ndryshon vet” (Kur’an 13 11 dhe 8 53). Me fjalë të tjera ne ta bëjmë punën tonë e Allahu me siguri do ta bëjë të Vehtën. Secili nga ne individualisht të jemi njerëz të aksionit, ta kallim qirin e jo ta shajmë errësirën. Duhet të jemi optimist dhe ti kundërvihemi çdo të keqeje që mund ta ndalojmë, sepse shejtani pa ndërpre do ti thrret njerëzit në të keqen. Ne duhet të bëjmë çdo të mirë që mundemi. E ka shumë gjëra të vogla që në rrethinën tonë mund ti bëjmë më të bukura dhe më të mira. Në fund do të përgjigjemi edhe në një hamendje e cila paraqitet te disa njerëz:nëse është krejt ashtu siç pohohet këtu, atëherë si ka mundur perëndimi të ketë sukses i cili kryesisht nuk di për Zotin? Do të shërbehemi me përgjegjen e Ibn Haldumit ai thotë se sistemi më i mirë i rregullimit shoqëror është sistemi e rregulluar sipas dëshirës së Zotit sheriatit. Pastaj vjen ai që rregullohet sipas mendjes njerëzore, e ma i keqi është ai i cili është bërë sipas dëshirës dhe pasioneve. 

    Kur nuk ka sistem sipas rregullave të Zotit, si ma i mirë pason ai që vendoset sipas mendjes njerëzore kjo sqaron dominimin e perëndimit mbi botën e sotit, sistemi i të cilit jasht perëndimit në të shumtën e rasteve është i bazuar në dëshira dhe pasione.                           

 


RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme