
Turqia e ashpërson zërin në drejtim të Sirisë: Ministri i jashtëm Davutoglu e akuzon rexhimin për pastrim etnik dhe se tërheq paralele me luftën në bosnjë. Me këtë plan „Plani B“, diktatori Assad dëshiron të krijojë një territor „strehë“ për pakicën e tij alevite.
Ankara/Hamburg – Qeveria e Turqisë e ka akuzuar rexhimin sirian se po zhvillon një politikë të pastrimit etnik. Qëllimi i kësaj është të krijojë një koridor mbrojtës për alevitët, thotë ministri i jashtëm Ahmed Davutogllu për gazetën turke „Hyrrijet“. Këtij minoriteti i takon Diktatori Asad dhe disa figura tjera të rëndësishme në udhëheqjen siriane.
Me këtë „Plan B“ rexhimi sirian dëshiron të kontrollojë disa rexhione të humbura larg qendrës, thotë Davutogllu. Shkak i këtij reagimi është raporti mbi një masakër në fshatin Baida në jug të qytetit bregdetar Banias. Sipas dëshmitarëve trupat qeveritare dhe policia „Shabiha“ gjatë fundjavës së kaluar kanë mbytur e masakruar 62 civilë.
Me sa duket rexhimi po mundohet që territorin ndërmjet qytetit Homs dhe kufirit libanez ta pasatrojë nga Sunnitët, thotë Davutogllu. Banorët e këtij rexhioni duhet futur në frikë dhe terror. Kjo është një lojë e rrezikshme, që na rikujton krimet serbe në Bosnjë, thotë Davutogllu. Për këtë e ka informuar edhe kolegun e tij amerikan John Kerry.
Davutogllu u premton Alevitëve sirian ndihmë
Me masakrën më të re Asadi e ka zbatuar fazën e pestë në luftë kundër kryengritësve. Së pari ai i përdori snajperistët dhe qëlloi kundër demonstruesve paqësore. Pastaj, ai i bombardoi qytetet me artileri dhe mjete të blinduara. Si e treta ai bombardoi nga ajri. Në fazën e katërt ai i përdori Scud Raketat. Tani ai e ka zgjeruar strategjinë e tij me pastrimin etnik.
Ka kohë që është përfolur se konflikti në Siri, ndërmjet rivalëve Sunnit dhe Alevit, gjithnjë e më shumë do të radikalizohet. Turqia i takon shtetetve me shumicë Sunnite dhe që kërkon rrëzimin e pushtetit të Asadit. Davutogllu e ritheksoi se Turqia do t`i mbrojë Alevitet nëse do të jenë objekt i ekstremistëve Sunnitë.
Spiegel Online 08. Mai 2013,
Nga gjermanishtja,
Naxhi Ibrahimi