BRAHMANIZMI (Hinduizmi)

Brahmanizmi e mban emrin sipas kastës së periudhës postvedase të istorisë indiane. Shprehja brahmanizëm këtu përdoret në një kuptim më të gjërë – në kuptim të besimit (religjionit) në Indi duke i përfshirë tri periudhat e saja : periudha vedase, bramanase dhe hindiase.

Periudha vedase

Kjo periudhë ka të bëjë me kohën më të vjetër kur si fe më e vjetër në Indi ishte besimi vedas që e kishte marrë emrin në bazë të librit të sajë “Veda” . Fjala ”veda” thuhet se ka kuptimin e “diturisë së dhuruar nga Zoti “. Thuhet se zoti kohë pas kohe i pajisi njerëzit me diturij dhe me mësimet e Vedas të cilat mësime njerëzit i mësuan përmendësh dhe i shkruanin. Për ata njerëz që mësuan Vedan nuk dihet asgjë.
Libri Veda përbëhej prej katër pjesëve kryesore; siç janë:
- Rig Veda
- Sama Veda
- Jaçor Veda
- Atharva Veda.
Libri më i shenjtë llogaritet Rig Veda, i shkruar në vargje. Komenti i saj ishte i shkruar në prozë dhe quhej “Brahman”. Përveç kësaj libre pati edhe libra të tjera, por të dorës më të ulët. Shumë shkrimtarë dhe shumë filozofë shkruan dhe dhanë mendimin rreth besimit vedas dhe mendimet e tyre më vonë u konsideruan si libra të shejnta, andaj edhe u lajmëruan shumë sekte në këtë besim.
Në këtë periudhë hindasët e vjetër Zotin e quanin “Deva” dhe e konsideronin si burim të jetës dhe të dritës. Në këtë periudhë nuk kishte faltore të posaçme. Ritet dhe ceremonitë fetare perbëheshin prej flijimeve të shtazëve duke i pjekur ato dhe duke kënduar i hanin . Këto flijime bëheshin me qëllim të zhdukjes së mëkatëve, e madhësia e flijimit mvarej nga madhësia e mëkatit. Përmes flijimeve që i bënin ata mendonin se me realizimin e këti riti i kënaqnin zotrat e tyre të cilët pastaj iu dhurojnë begati të shumta.


Periudha brahaniste-Bramanizmi

Besimi vedas më vonë përjetoi reformimin e vet duke e marrë emrin “Brahmanizëm”. Për brahman si Zot mendohej se në fillim nuk ka qenë i dalluar nga zotrat tjerë, mirëpo më vonë me themelimin e besimit brahmanist, paraqiten tri zotra më kryesor të cilët kishin edhe obligimet e veta, siç janë:
- Brahma; i cili ishte më i njohuri dhe më i vjetri, i cili edhe krijonte gjithçka;
- Vishna; që kishte për detyrë të mirëmbajë botën dhe e bën që ajo të qëndrojë;
- Siva; i cili shkakton.
Brahmanët edhe pse dalloheshin nga besimi i vjetër përsëri respektonin vedat, mirpo në kohën brahamaniste paraqitet një lloj tjetër i literaturës së vjetër indijane e cila përmbante besimet e tyre, të cilat quheshin “Upanishad”. Fjala Upanishade do të thotë: ”mbledhje e fshehtë”, e kjo nënkupton mbledhja e nxënësve filozof. Ekzistojnë shumë upanishade që tregojnë se autorët kanë qenë të shumtë. Ato upanishade që përmbajnë rite fetare me siguri janë nga periudha brahmaniste.
Në bazë të upanishadeve kjo botë llogaritet si “maja” (perde, mbulesë etj) dhe për këtë shkak vdekja paraqet kalim prej mosekzistimit në ekzistim, prej errësire në dritë, prej vdekje në pavdekshmëri. Pasi që mbi ardhmërinë e botës tjetër nuk dihet asgjë atëherë nuk ka vlerë të besohet në pavdekshmëri. Poashtu koncepcionet filozofike të upanishadeve kanë të bëjnë më prejardhjen e sendeve dhe thelbin e tyre, fatin e njeriut, marrëdhëniet reciproke në mes njerëzve, marrdhëniet me botën etj.
Është interesant të ceket mësimi mbi metampsikozën që do të thotë: se njeriu mund të shëndërohet në qenie të reja, duke filluar prej gurit pastaj nëpërmes insekteve, peshqive, elefantëve, kalit, deri te shëndërimi i tij në demonë. Poashtu besohet edhe shpirti i gabimtarit të shndërohet në ndonjë kafshë apo shpezë, p.sh. shpirti i banditit lind në formë të egërsirës grabitëse, shpirti i vjedhësit të grurit lind në formë të miut, shpirti i vjedhësit të mishit në formë të sokolit etj.
Brahmanizmi mëson mbi pavdekshmërinë e shpirtit dhe jetën shpirtërore e vlerson jetë të vërtetë.
Sipas brahmanizmit populli ndahet në katër shtresa edhe ate:
- brhamanët - janë prijesat fetare dhe mësuesit;
- kshatrija - ushtarët;
- vajsije - fshatarët, të cilët merenme buqësi, blektori etj.
- Shurde - shërbetorët.
Fjala “brama” ka ekzistuar edhe në filozofinë vedase, por nuk ka paraqitur kurfarë hyjnie por vetëm lutje, ndërsa në brahmanizëm kjo fjalë përdoret në kuptim të Qenies absolute.
Sa i përket mësimit mbi krijimin e botës, këtu brahmanizmi është i paqartë. Prejardhja e botës kuptohet si graduale dhe evulucion i pa qartë i Zotit.


Periudha hinduiste – Hinduizmi

Pas një kohe të gjatë besimi i indianëve merrë emrin tjetër të ri i cili quhet Hinduizëm. Megjithate sot e kësaj dite prezenca e autoriteteve të vedas konsiderohet shenjë e takimësisë së hinduizmit. Në Hinduizëm Zoti më nuk quhet Deva por e merrë emrin Ishvara që do të thotë: “sundues i gjithësisë”. Hinduizmi nuk ka libër të posaçëm fetar por për të njohur ate shërbehen me vargjet e mëdha të Mahabharates. Në këtë besim është mjaft i zhvilluar kulti i shtazëve, edhe sot e kësaj dite si të shejta i konsiderojnë lopët, majmunët, drenin. Lopa nuk guxon as të therret, e as të vritet por ato qarkullojnë në mbarë Indinë sipas dëshirës së vet. Bile edhe pesë prodhimet e lopës: qumshti,djathi, tlyni, urina dhe gjërat tjera përdoren në ritet fetare. Për këtë reformatori dhe revolucionari i madhë indian Mhatma Gandi thoshte: “Lopa është kënga e mëshirës dhe është nëna e milion njerëzve”. Në librat fetare të Hinduizmit thuhet: numri i viteve se sa do të qëndrojë i ndëshkuar në Ferr ai që ka therrë lopën është sa numri i qimeve të asaj lope.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme