Zerdudishtja është lloj besimi i përhapur më tepër në Persinë e vjetër. Ky është besimi i vjetër persian e që quhet Mesdeizëm. Themelues i këtij besimi është filozofi persian Zeraostra i cili jetoi në shekullin VII dhe VI para erës sonë.
Sipas besimit të parë persian ekzistonte vetëm një Zot e që quhej Ahura-Mazde. Ky emër përdoret edhe me këto emra: Hurmuz ose Ormuzd. Më vonë vjen deri te besimi i një zoti tjetër i cili sipas bindjes së tyre është formuar përkundër dëshirës së Zotit kryesor dhe nga mënia që kishte ndaj njerëzve krijoi shpirtëra të këqinjë për t’u sjellë dëme njerëzve. Ky zot u quajt me emrin Ahrimen.
Pra, në këtë besim u paraqitën dy zotra: Ahura Mazde, Zot i të mirave dhe i dritës; dhe Ahrimeni Zoti i të këqijave dhe i erësirës.
Libri kryesor i këtij besimi ishte libri ”Zend” nga i cili janë rruajtur vetëm disa pjesë, siç janë: Vedidat sade, Jesht sade dhe Bendehesh sade. Duhet cekur se pjestarët e këtij bësimi përmenden edhe në Kur’anin Famëlartë: ” Është e sigurtë se All’llahu do të bëjë dallimin (do të gjikojë) në ditën e kijametit në mës të atyre që ishin besimtarë (musliman) dhe të atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë zjarrputist, idhujtar. All’llahu di dhe vështronë çdo gjë”. El Haxh’xh:17
Poashtu pjestarët e këtij besimi janë cekur edhe në shumë hadithe të Muhamedit a.s. Për këtë mexhusitë kanë qenë lëndë shqyrtimi te shumë dijetarë Islam, sa që disa edhe u kanë dhënë statusin e kitabinjëve (ehlul kitab).
Mësimet kryesore të Zerdutishtes
Pasiqë ekziston Zoti i të mirave, i dritës Ahura Mazde, si dhe Zoti i të këqijave dhe i errësirës Ahrimeni. Erësirën dhe shpirtërat e këqinjë i largon zjarri, gjegjësisht drita e tij. Për këtë zjarri duhet të jetë ndezur gjithmonë pa u shymë. Këtë e bënin në faltore të posaçme të cilat i ndërtonin dhe në të ndeznin zjarrin duke mos e fikur aspak. Të këtilla faltore e morën emrin Azer Kade që do të thotë “shtëpi e zjarrit”. Mu për këtë pjestarët e këtij besimi quhen edhe zjarrputist ose adhurues të zjarrit.
Pjestarët e këtij besimi poashtu besojnë edhe në botën tjetër. Për këtë, kufoma e të vdekurit nuk guxon të digjet apo të hidhet në ujë, por ate duhet vendosur në ndonjë vend të lartë, që të mund ta hanë shpezët. Që të mund të realizohet kjo ato ndërtonin shtëpia të larta ku në përmes të ceremonive të ndryshme e vendosnin kufomën mbi te. Kjo shtëpi quhet ”pallata e qetësisë dhe paqës”.
Mbi këtë pallatë trupin e ruan shpirti i tij tri ditë e në të katërtën ditë në mëngjesë (agim) shpirti largohet dhe ngritet në qiell ku duhet t’i nënshtrohet gjykimit të drejtë për veprat e bëra në këtë botë. Pas kësaj llogarie duhet të kalojë mbi një urrë nën të cilën është xhehenemi (ferri) e përtej sajë është xhenneti (parajsa). Shpirtërat e këqinjë nuk do të mund ta kalojnë këtë urrë dhe do të binë në ferr, ndërsa shpirtërat e mirë do të kenë sukses në këtë dhe do të shkojnë në parajsë.
Në fund duhet cekur se ky besim vazhdoi te persianët deri kur muslimanët e çliruan Persinë. Në këtë rast shumica e pjestarëve të këtij besimi përqafuan fenë Islame, ndërsa pjesa tjetër mbetën edhe më tutje në besimin e tyre të mëparshëm. Mirpo, duke mos qenë në gjendje t’i përballojnë mësimit Islam ata u detyruan të largohen në Indi ku vazhdojnë të jetojnë sot e kësaj dite, kështuqë kan arritur të formojnë edhe një bashkësi të suksesshme, të njohur me emrin Parsi, kështuqë në shekullin XVIII Bombaj u bë qendra e tyre kryesore.
Në Persi llogaritet se sot ekzistojnë rreth 10.000 (dhjetë mijë) pjestarë të besimit Zerdutisht.