Shfaqja e filmit “pafajësia e muslimanëve”, edhe njëherë ngacmoi pafajësinë e religjioneve që asnjëherë në thelb nuk promovojnë luftën. Filmi i realizuar nga një grup autorësh, çuan në kryengritje shumë mysliman, krijuan shumë trazira në shumë vende islame, çuan në mbytjen edhe të një diplomati të huaj, përbuzën edhe njëherë figurën më të shtrenjtë dhe më të çmuar të myslimanëve. Të gjithë kemi pritur në heshtje lajmet nga vendet e ndryshme myslimane, të gjithë kanë reaguar në forma të ndryshme, disa duke apeluar që të bojkotohet “google”, disa duke protestuar në rrugë, disa të tjerë duke mbajt ligjërata në xhami, disa duke mbajt tribuna të hapura, por çka pas kësaj, a u ndëshkua njëri, a zgjodhëm rrugën e duhur për të shfryrë dufin ton ndaj këtyre injorantëve që s’kanë limite në mllefin e tyre ndaj islamit dhe të presim se edhe ku do të shkoj liria e artit, gazetaria e lirë dhe media e pavarur?
Vendet perëndimore apeluan për t’i dhënë fund protestave. Bashkimi Evropian u kërkoi udhëheqësve në vendet arabe dhe myslimanëve të bëjnë menjëherë thirrje për paqe. Protesta gjithandej botës ku më shumë e ku më pak për të dëshmuar dashurinë ndaj Profetit, por edhe për të shfryrë dufin ndaj kësaj propagande qëllimkeqe që s’ka të ndalur. Ndërkohë, google, ky gjigant mediatik, hodhi poshtë kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për të hequr filmin nga Youtube.. etj etj. Më tutje, lajmi i fundit i këtyre ditëve është pikëpyetje nëse vërtetë është gjiruar dhe realizuar ky film?? Sidoqoftë, u realizua ose jo, u arrit qëllimi i regjisorit të filmit, nxitjet për trazira në vendet islame tashmë janë bërë lajm kryesor në çdo vend, myslimanët komentohen më së shumti në çdo medie të shkruar se sa çdo fetar tjetër, fyerjet ndaj tyre s’kanë të ndalur.
Duke mbetur në kronologjinë e ngjarjes, patjetër që duhet shpjeguar se islami, pavarësisht provokimeve të ndryshme që i bëhen nga fanatik të ndryshëm fetar, mbetet gjithmonë feja me e besueshme në botë dhe numri i ndjekësve të saj është më i madhi. Emri i Profetit Muhamed, është më i popullarizuari, dhe çka më shumë, është figura më e dashur, më besnike që myslimanët - ndjekësit e Profetit Muhammed (a.s) asnjëherë nuk ndalojnë duke e dashur dhe respektuar pavarësisht të gjitha këtyre shantazheve dhe provokimeve mediatike kinse në emër të fjalës së lirë. Sepse, në instancë të fundit, edhe vet Muhammedi (a.s) ka qenë shembull i butësisë dhe mirëkuptimit edhe atëherë kur ka vuajtur torturat më të rënda të banorëve të Mekës e Taifit. Islami është kritikuar më shumë se nuk lejon fjalën e lirë, më habisin çfarë janë këto kritika?! Zoti (xh.sh.) i la fjalë të lirë edhe Ibrahimit (a.s). “Përkujto ku Ibrahimi tha: Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjall të vdekurit? Ai (Zoti) tha: A nuk je i besueshëm? Ai (Ibrahimi) tha: Po, por desha që zemra ime të ngopet (bindje)!”El Bekare: 260. Sikur vetëm një moment të kujtojmë këtë ajet kuranor, do të pyesnim? A Zoti (xh.sh) të lejoj kuriozitetin e Ibrahimit (a.s)? por, Zoti (xh.sh) me këtë ka dashur që Ibrahimi (a.s) të mos jetë subjekt i asnjë shqetësimi. U lejua Ibrahimi (a.s) të shuaj kureshtjen e tij, madje edhe duke e udhëzuar se si ta shuaj këtë kureshtje. Tani, qartë mund të flasim, përderisa Zoti (xh.sh) i dha këtë privilegj të Dërguarit të Tij, si mund të thuhet se besimi Islam ndalon lirinë e të shprehurit. Por muslimanët janë të vetëdijshëm për këtë, dhe nuk akuzojnë ose nuk protestojnë për t’i ndaluar të tjerët që mendojnë ndryshe nga ne. Por, janë të vetëdijshëm, që sytë tanë, veshët tanë do të jenë të përgjegjshëm për çdo gjë. "Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberet) ka afatin e vet, e kur t'u vijë afati i tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të ngutet më parë." (A'Raf: 34) Nga kjo pikëpamje historia e njerëzimit rezulton të jetë unike: popuj që janë shfaqur në skenën e historisë, që janë zhvilluar e janë bërë të fuqishëm dhe pastaj kanë marrë tatëpjetën drejt zvetënimit e drejt zhdukjes. Nuk mund të jetë rastësi ai fat i tyre. Në fakt, ai është i dirigjuar qartë nga një ligj Suprem, të cilin e ka projektuar dhe e ka zbatuar Zoti i Botëve. Po të mos ishte brendia e një ligji hyjnor, do të kishte devijime nga rregullat, do të kishte një kaos edhe në fatet e popujve e edhe në historinë e njerëzimit, sepse popujt e degjeneruar po të mbeteshin të fuqishëm gjatë tërë historisë, do ta mbushnin botën me dhunë dhe me krime dhe do ta kërcënoni më shkatërrim. Por, nuk ndodh ashtu. Historia e njerëzimit është dhe do të mbetet unike, sepse zhvillohet brenda ligjeve fizike dhe morale që ka paravendosur Krijuesi, e të cilat përcaktojnë edhe fundin e popujve mohues e çrregullues. Dikush e merr vesh me kohë, sikundër bënë arabët kur u erdhi Shpallja në gjuhën e tyre. Dikush me vonesë, si puna e fareonit, që deklaroi se u pendua, po ishte bërë tepër vonë. Ndërsa dikush nuk e merr vesh fare deri sa të ballafaqohet me ndëshkimin e parevokueshëm sikundër u ndodhi kartagjenasve, inkëve, actekëve, po edhe disa popujve të tjerë, të njohur për dhunë dhe për largim ekstrem nga rruga e Zotit (ata flijonin njerëzit në tempuj!!!) Dr. M. Krasniqi.
Fyerjet të cilat bëhen me qëllime për të nxitur urrejtje mes feve nuk janë në të mirë të njerëzimit dhe nuk i kontribuojnë harmonisë fetare e cila është element shumë i rëndësishëm në një shoqëri të hapur. Pa dyshim që myslimanët janë të lidhur aq shumë me Muhammedin (a.s) dhe emrin e Tij e përmendin me dhjetëra e qindra herë në ditë dhe duhet të shprehin në një formë apo tjetrën revoltën e tyre, por edhe për paqen botërore filmi i tillë ishte ogurzi dhe shumë i dëmshëm për paqe mes popujve. Myslimanët janë shumë besnik, janë njerëzit më paqësor në gjithë botën (sepse i tillë është besimi i tyre) por edhe janë të vetëdijshëm që durimi i tyre të mos shndërrohet në nënshtrim ndaj tjetrit. Liria ime mbaron aty ku fillon e tjetrit? Liria ime nuk mbaron asnjëherë aty ku unë mendoj dhe përpiqem për të bashkëpunuar dhe dialoguar vetëm në mënyrë paqësore me të tjerët dhe nuk lejoj që të nëpërkëmbet e drejta ime për liri.