Pjesa e Parë
A keni harruar se çfarë ndodhi më 17 (…) 2015?
Kur kam mësuar arabishten në medresenë “Alau Udin” në Prishtinë, profesor Ruzhdi Shabani më ka treguar se fjala “musa” në arabisht ka kuptimin brisk. E mbaj mend se kam qenë në klasë më i mirë për arabisht, shumë më i mirë se mulla Shefqeti. Nuk e përmendi këtë fakt për të lavdëruar vetveten, por për një sarkazëm eskatologjik, pasi ky mullah sot e shpjegon fenë sipas qejfit të vet dhe karunëve të tipit të mullah Kollit, pasi Kuranin e përdorë vetëm për Nënën Terezë dhe me një shpjegim painterpretim tepër puritan. Atëherë…
Kujt duhet me i ra brisk për ta marr vesh se çfarë ndodhi më 17 (…) 2015? Sa vite shkuan dhe e harruam këtë datë shumë të rëndësishme? Mos u ngutni të rreshtoheni kundër meje, nuk po ju them: “Ejani dhe besoni kësaj që e shkruaj!”, as nuk po ju them se kam ndonjë jashtëtokësor që më cicëron në vesh, ngase e di se gjaku me shpirtin e dhisë dhe bricjapit gufon shpejt, mashtrohet lehtë, nuk ka durim, njëjtë sikur nuk pati durim hazreti Musa përball hazreti Hizrit.
Ndaluni, si mullah Doktori, pushoni, pine një gotë sherbet eskatalogjik, dhe thoni: “Nuk jam për darkë, as për gufim!”. Ky shkrim kërkon lexim të rehatshëm, tre ditë agjërim, largim nga çdo gjë materiale… Ani pse mullah Doktori e ka të sigurt pushimin pas vjeljes së qershive, pasi ka premtuar martesën burrë me burrë dhe kurrë s’ka agjëruar! E të tjerët do të ngufaten në shijen e dritës së ngjyrave ultraviolet të mullah Piktorit!
Kjo puna me datën 17, është si puna e mullah Shimit! “U morëm vesh dost, ashtu është dost, ia bëjmë ashtu si thua ti dost. Na shkoi ymri duke u marr vesh dost. Unë me datën 17 të vitit 2008 e kam kryer këtë punë dost. Në fund, si krejt dostave të tjerë, edhe mullah Ramës, si dost, e çoj deri te bunari dhe ujë nuk i dha me pi. Subhanallah!”. Kjo “u morëm vesh dost” u dha me selam përmes faqes së FB deri te një dost tjetër, deri te mulla Limi, mund të bëhesh kryeministër. Istagfirullah! Ku ku për mullah Darin çfarë e ka gjetur? Vetëm vazhdo mullah Kupë se u mbushë kupa, ka filluar të derdhet si shkuma në epruvetat alkimike të Al Kindit.
Unë jam hoxhë, por moti çallmën nuk e mbaj në kokë. Nuk jam mullah. Pasi çallmën e mullahit e pata hedhur në Kanalin e Korfuzit në vitin 1994, kurse xhyben me krahët e gjerë si të Jezu Krishtit ia pata dhënë peshqesh një mullahi në Sarandë për t’i kthyer shqiptarët në fenë e të parëve. Cilën fe, gjithnjë nuk e kam obligim t’ju tregojë? Lodheni kokën, qysh e lodhi unë kur sjelli përfundime: Njeriun, me emrat mullah (e jo djallin) duhet gjuajtur me gurëz: jo pra, në kodrën e Mekës, por (...)
Rezultati është “Keramet”, nuk i tregohet secilit? Nuk e kam emrin haxhi Kim, as mulla Shefqet me çliruar Sirinë prej Asadit, pasi nuk po mundem ta çlirojë as Mitrovicën, as Luginën, as Çamerinë, kurse Maqedoninë, në njërën anë, ma kanë uzurpuar kodoshët me numrin 17 dhe, në anën tjetër, mashtruesi me PHD, duke impresionuar mesihun e rrejshëm para dy beblanëve, por që për njëzetvjetë rresht ka qelbur në mënyrë frapante hapësirën kombëtare… Rrasjani gjumit! Mirë e ke, sot jam pesimist te flladi në Friburg, o Xhemë Gostivari!
Retrospektivë
Pas reagimit tim “Ex Tirana Lux” kundër show orgjive të datës 17 maj 2013 të Arian Canit, shumë miq më kanë shkruar për simbolikën me numrin 17, secili i ka përshtypjet e veta, por ja edhe një herë:
“Më 17 janar ka vdekur heroi ynë i mësimeve të pastra krishtere, Gergj Kastriot Skënderbeu.
Më 17 janar i kanë vrarë vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën.
Më 17 tetor u rrëzuan shtëpitë në Dizhon të Shkupit, më 17 tetor në plenumin, gjithashtu të 17, të PKJ-së u rrëzua komunizmi i Azem Vllasit. Kosova u la në duar të Serbisë. Ruana Zot nga dita e 17 tetorit…!!!” – këtë e kam shkruar në vitin 1992.
Vazhdojmë:
Më 17 shkurt 2008 u shpall pavarësia e Kosovës nga Hashim Thaçi.
Rikujtojmë edhe gëzimin:
Në 17 ditë të Ramazanit fitohet Bedri.
Kaptina 17 e Kuranit është kaptina Isra, që përjetohet sot pesë herë në ditë, nga ata që shohin me sytë e zemrës dhe jo mullahat me shijen e bakllavave.
E pse thuani, kemi harruar se çfarë ndodhi më 17 (…) 2015?
Pjese e Dytë
Hazreti Musa dhe misionari i rrejshëm mullah Menduh!
“Nuk mund të gjej argumente tjera racionale përveç që t’ju them se ju jeni përgjegjës për këtë situatë dhe ju duhet të ballafaqoheni me këtë poshtërsi, jo të thoni të aplaudoni se keni mundur PDSH, është ky fjalor që nuk është i përdorur për herë të parë prej Menduh Thaçit, është përdorur prej te hazreti Musa që ju thotë çifutëve, o ka e prapa jeni millet, drejtohuni se vjen dënimi shumë i madh…”- kështu jut ha tetovrëve mullah Menduhi.
Cili hazreti Musë, o mullah Menduh? Në kohën e hazreti Musës nuk ka pasur PDSH, kurse në kohën tënde një Musa me emrin brisk, të ka treguar se të duhet Brisk rroje. Brisk makine. Brisku i berberit: të rruhesh me briskun e hazreti Musaut të shqiptarëve,
Allahile bjeri me brisk (mjekrës, fytyrës, faqes) dhe largohu nga kjo rrugë e shëmtuar.
Subhanallah! Deri ku shkon logjika e të krisurit me PHD në mashtrim para dy beblanëve, që mbushin pantallonat vetëm kur ta shohin në sy misionarin mullah Menduh, sikur valltaret greke në gjezmet e mesnatës së Ataturkut, në muajt e parë kur e merr pushtetin.
Në të gjithë veprën e hazreti Musaut asgjë s’ka racionale, gjithçka është iracionale, nuk është mekanike, nuk është vrojtuese me syrin e botës empirike, nuk mund të gjithë ta kapin, një pakicë, e vockël, vetëm ata me bindje: nuk ishte racionale të mbijetonte hazreti Musau kur mbyteshin fëmijët e sapolindur të çifutëve, nuk ishte racionale të vdes egjiptasi me një të shtyme, nuk ishte racionale mbijetesa nëpër shkretëtirë deri në Mejden, nuk ishte racionale paraqitja e dritës, xixës, zbathi opingat, o Musa, se je në luginën e shenjtë të Pollogut, në Tetovë, nuk ishte racionale fuqia e shkopit dhe dora që shëndrriste, nuk ishte racionale kur u ça deti në dymbëdhjetë rrugë, sa ishin gjithsej fiset e popullit izraelit, nuk ishte racionale të harrohet ndihma e drejtpërdrejt e Zotit dhe të mendonin se viçi që pëllet është Perëndia, që i nxori nga skllavëria, shtypja e Faraonit në Egjipt, nuk ishte racionale kërkesa e hazreti Musaut për ta parë Zotin: o Musa “Len Terani” dhe kodra bëhet shkrumb.
Pse fitoi një grua dhe jo burrë si danjolli i sherkës në Tetovë, pajtohem se edhe kjo nuk është racionale, por është iracionale, por Zoti e ka programuar Dexhallin me parë vetëm me një sy, me syrin e majtë, kurse me të djathin është i verbër, qorr, nuk sheh. Është shumë e vërtetë se nuk mund të shpjegohet fitorja e gruas në Tetovë me diplomat e Harvardit, Cembrige-it, Sorbonës, aq me pak me përvojën e beblanëve para teje në një emision, kurse në show orgjitë e Arian Canit shqiptarët e Tetovës pse votuan një grua duken se janë në ndonjë tjetër sistem planetar dhe jo përtej maleve të Korabit.
Ky fenomen interpretohet dhe nuk shpjegohet. Nuk ishte hazreti Musau njeriu më i dijshëm. Ndaj ai u njoftua për një njeri të mirë që ishte shumë i dijshëm dhe i dashuri i Zotit, të cilin do të mund ta takonte aty ku bashkohen dy dete. Ndaj freno mullah Menduh dhe mos i nënçmo në mënyrë frapante tetovarët që nuk të kanë votuar. Ata që ty nuk të kanë votuar, nuk të frikësohen as me të parë në sy, as nuk i mbushin pantallonat sikur dy beblanat që t’i shihnin edhe buzët ka të lëviznin para kamerave.
Shembulli dhe bashkëudhëtimi i hazreti Musaut për të mësuar nga hazreti Hizri është shembull për njerëzimin për një dije tjetër që nuk ekziston në katedra, as në universitete, por buron si dritë e fuqisë së Zotit në zemrat e atyre që ty nuk ta kanë dhënë votën. Ndaj 1 orë e 35 minuta para dy belbanëve u mundove të bëhesh mullah me jasina të plakave të Tetovës, por nuk je bindës, as si turbo folk nacionalist, as nuk e frikëson askënd me kryqe, me ortodoksizëm, pasi i ka nënshkruar ministri yt i kulturës Alifikret Xhemaili. “Shkrauje me puçen ‘Skopje 2014’, se do ju ndërtojmë këtyre gjizagjive xhamaja në Tetovë!”.
Kurse prapavija e fitores së një grua me integrime të Krusheviqkës, mund vetëm të interpretohet dhe jo të shpjegohet. Njëjtë sikurse nuk ka mundur të shpjegohen tre veprimet e hazreti Hizrit në bashkëudhëtim me hazreti Musaun: I pari, kur me sëpatë hazreti Hizri ia hoqi një dërrasë anijes gjatë lundrimit. I dyti, kur rrugës takuan disa fëmijë dhe njërin prej tyre hazreti Hizri e mbyti. Dhe, i treti, kur në një fshat jomikpritës hazreti Hizri drejtoi një mur të shtrembëruar që po rrëzohej dhe nuk u kërkoi shpërblim.
Në të tri rastet hazreti Musa reagoi se ishin veprime iracionale, u bë i padurueshëm nga fakti se ka qenë frapant në drejtësi, përkundër premtimit që i kishte dhënë hazreti Hizrit që do t’i bindet mësimeve dhe veprimeve të tij.
Në fund. Ke kujdes! Nuk jemi të lidhur për mullaha, as për mjekra e shallvare, as për mullaha politikë, as nuk jemi feudal, por jemi popull i civilizuar, jemi të udhëzuar në rrugën hyjnore, nuk shesim as votë, as din e iman, as nuk i kem dëgjuar mullahat për të ndëshkuar danjollin e Sherkës, Sadi Bexhetin, por i kem besuar me zemër Zotit dhe presim fuqinë e tij të prek mbi tokat e premtuar në luginën e Pollogut dhe të Varadarit. Inshallah!
Për z. Menduh Thaçin mes iracionales dhe racionales
Unë e di se mulla Menduhi nuk është Dexhall, pasi Zoti e ka programuar në përfundim të historisë me “impersonate” Mesihun, hazreti Isaun, të birin e Merjemes virgjëreshë dhe për Dexhallin nuk ka as zjarr, as parajsë, pasi ai nuk ka liri, zgjedhje në përcaktim.
Ndaj, i nderuar kryetar i PDSH-së, për hirë të së ardhmes shqiptare në Maqedoni, për herë të parë të drejtohem si kryetar, mos luaj këtë lojë në mesin e rinisë shqiptare në Maqedoni, të impresionosh Dexhallin si misionar i rrejshëm, kur dihet se ti e ke emrin Menduh Thaçi dhe je njeri, që duhet të ndëshkohesh politikisht.
Nuk do të them shporru në këtë tym të nargjiles, derisa e di se je shqiptar, Zoti falë, pra, edhe shqiptarët falin. Rina, shqiptarët e rraskapitur dhe të prekur çdo ditë në indin kombëtar, si dhe unë, artikullshkruesi, do ta kërkojmë nesër ty votën, ngase ti na e ke kërkuar votën tashmë 20 vjet rresht. Nëse vazhdon me kryeneçësi, duhet ta kuptosh se ke kaluar në analogjinë e Iblisit dhe të pret një dënim i rreptë i Zotit, ku ne besojmë!
Nëse vazhdoni kështu, ju nuk jeni kryetar i PDSH-së, por jeni një aktivisti më i mirë dhe shumë i devotshëm i gjenit marksist-leninist të Ali Ahmetit!
P. S.
Unë rastësisht e kam emrin Musa, por hazreti Musa origjinal në këtë shkrim përmendet si simbolik, metaforë kundër pushtetit të mullahave faraonikë, mullahave karunistë dhe mullahave me çallmë, që byth e krye e kanë pasur të vendosur nëpër kampe të Stenkovcit dhe Çegranit, kurse sot kërkojnë status veterani të UCK-së, e ushtarët e vërtetë i vranë, kurse të tjerët kanë filluar të na i burgosin.
Hazreti Musa ka luftuar edhe kundër mullahave me çallmë…!