Pse imamët e së ardhmes duhet të trajnohen edhe në fushën e komunikimit?

Për dallim ngafytyrat tjera publike në shoqëri, imamët janë të vetmit të cilët flasin paraaudiencave të mëdha dhe mesazhi i tyre përveç se dëgjohet me vëmendje, ai gatiasnjë herë nuk kontestohet. Si prijës fetar, imamët gëzojnë një respekt tëveçantë gjithandej botës myslimane; ata konsiderohen si njerëz të devotshëm dhetë urtë, të ditur dhe me autoritet. Kuptohet se termi imam ka një kuptim tëgjerë. Këtu termit imam i referohem në kontekstin lokal, që do të thotë imami icili drejton ritualet fetare dhe shpjegon mësimet islame (hatib). Në këtëkontekst, misioni i imamit nuk është vetëm të drejtojë ritualet islame, por edhetë predikojë, të komunikojë dhe tua shpjegojë mësimet e Islamit myslimanëve nëveçanti dhe njerëzimit në përgjithësi. Meqë imamët janë njerëz me autoritet,mesazhi që ata japin shpesh merret me seriozitet, çoftë ai mesazh i drejtë osejo. Dhe kjo është me rëndësi, sepse në shkencën e komunikimit, autoriteti ifolësit në masë të madhe ndikon në pranimin ose refuzimin e mesazhit ngaaudienca. Shkurt, imamët mund të jenë persona shumë influencues.   

 

Sot, myslimanët nëshoqëritë perëndimore jetojnë një jetë mjaftë të ngarkuar. Ata duken shumë tëpreokupuar me familjen, punën dhe karrierën dhe nuk mund të gjejnë shumë kohëpër të mësuar Islamin apo edhe për tu konsultuar me imamin. Për shumë nga ta ivetmi kontakt me imamin mbetet ditën e premte, gjatë faljes së xhumasë. E kjo ebënë mbajtjen e hytbes apo ligjëratës të së premtes një aktivitet shumë tërëndësishëm javor. Imamët e së ardhmes[1]assesi nuk duhet ta konsiderojnë mbajtjen e hytbes si një aktivitet tëzakonshëm të javës. Është e rrezikshme kur gjërat kalojnë në rutinë sepse biekreativiteti dhe përgatitja. Për shumë myslimanë, xhumaja është e vetmjamundësi që të mësojnë rreth Islamit dhe mënyrës së interpretimit të problemeveshoqërore nga ana e Islamit. Kjo mundësi duhet të shfrytëzohet maksimalisht. Përkëtë arsye imamët e së ardhmes përveç kualifikimit akademik duhet të kenë edhekëto tri kualitete:

 

1.      Të jenë të pajisur me njohuri tëpërgjithshme. Nuk është e mjaftueshme që imami të ketë njohuri vetëm rrethfesë. Imami duhet ta mbajë vazhdimisht vetën të informuar edhe për zhvillimetshoqërore, politike e ekonomike në vendin e tij. Ai duhet të ketë njohuriglobale dhe lokale. Të dijë çfarë po ndodh nëpër botë dhe në vetë shoqërinë etij. Ai duhet të lexojë gazetën dhe të ndjek lajmet çdo ditë, duhet të lexojëstudime dhe hulumtime të ndryshme në mënyrë që të pajiset me të gjeturaempirike, të cilat shpesh janë në përputhje me Kuranit. Sidomos në shtetetperëndimore, imami duhet ta njeh mirë sistemin politik të atij shteti, çfarëpikëpamje politike kanë partitë politike sidomos kundrejt myslimanëve, çfarëprobleme shoqërore dhe ekonomike ka ai shtet, etj. Duke pasur njohuri tëpërgjithshme, imami do të ishte në gjendje t’i qasej një problemi shoqëror ngakënde të ndryshme; do ta bënte vetë imamin të dukej më i interesuar për shoqërinë;dhe si rezultat mësimet e tija do të ishin më të pranueshme, më bindëse dhe me efektive.

 

2.      Të jetë në gjendje të shpjegojëIslamin nga një perspektivë bashkëkohore. Çdo imam e di se Islami është një feuniversale, e aplikueshme në çdo kohë dhe çdo vend. Çdo imam e di se Islamiështë një fe që mëton të rregullojë jetën e myslimanit duke ofruar përgjigje përtë gjitha çështjet. Por, myslimanët e zakonshëm nuk e dinë këtë. Prandaj, imamiështë burimi i vetëm i diturisë për shumë myslimanë në atë se ç’është Islami.Andaj, shumë varet nga mënyra se si imami e shpjegon Islamin dhe mësimet e tij.Dhe kjo është shumë me rendësi sepse Islami sot është ndoshta feja më ekeqkuptuar në botë. Feja Islame nuk po keqkuptohet vetëm nga jo-myslimanët poredhe nga vet myslimanët. Kurani është shumë gjithëpërfshirës dhe përmbanudhëzime për të gjitha çështjet, por kur versetet e tij komentohen si tëizoluara, mësimet mund të dalin të shtrembëruara dhe në kundërshtim me mësimete Islamit si tërësi.[2] Keqkuptimii Islamit sot nga Perëndimi ndoshta është në kulmin e tij. Mas-media është dukeluajtur një rol të madh në përhapjen e këtij keqkuptimi. Akte individuale ekstremepërdorën nga mediet për të mbështetur supozimet se Islami është një fe e dhunshmedhe kundër normave demokratike. Shumë politikanë perëndimor dhe pro-perëndimor gjithashtukanë përshtypje të gabuara rreth Islamit. Dhe kur politikanët bëhen Islamofob,situata bëhet edhe më e keqe. Sepse, për dallim nga njerëzit e zakonshëm, politikanëtkanë ndikim tek shoqëria dhe kanë më shumë qasje nëpër media. Si pasojë medietdhe politikanët shpesh i ofrojnë publikut një imazh negativ të Islamit.  Andaj, janë imamët ata të cilët duhet t’isqarojnë këto keqkuptime përmes komunikimit me audiencën e tyre.

 

3.      Të jenë në gjendje t’iidentifikojnë dhe t’i shtjellojnë problemet aktuale. Imami me kujdes duhet tëpërzgjedh temën e fjalimit në hytbe, duke iu qasur problemeve më aktuale me tëcilat ballafaqohet shoqëria. Vetë shtjellimi i temës kërkon kujdes të veçantësepse në kohën moderne ai i adresohet të gjithë shoqërisë, dhe jo vetëm atyrenë xhami. Teknologjia moderne ka mundësuar që fjalimi i tij të del jashtëxhamisë para edhe vetë atij. Ai duhet të përzgjedh fjalët e tij me kujdes. Dhekjo është shumë me rëndësi në Evropën perëndimore ku myslimanët përbëjnë pakicën.Atje imamët e së ardhmes duhet të preferojnë tema që thërrasin për unitet e jopër ndarjes, tema që inkurajojnë për tolerancë dhe respekt për komunitetet efeve dhe nacionaliteteve të tjera. Kjo qasje është esenciale në shoqëritëevropiane multi-kulturore. Imamët nuk duhet të shpërndajë mesazhe që nxisinurrejtje ndaj feve të tjera. Edhe në Kuran e Hadith ka porosi që myslimanëtduhet të respektojnë të tjerët.

 

Shkurt, imami duhettë dijë se çfarë do të flas dhe si do të flas. Si të flitet është po aq merëndësi sa çfarë të flitet. Dhe këtu shtrohet pyetja se sa përgatiten imamët erinj të flasin para publikut[3]?Para se të kërkohet zgjidhja, duhet ta pranojmë se kemi një problem me imamët erinj sa i përket mënyrës së të folurit para publikut. Fatkeqësisht, shumë imamtë rinj sot i kushtojnë shumë pak kujdes përgatitjes së fjalimit të hytbes. Megjithësekanë një javë të tërë në dispozicion për tu përgatitur, në fund duken mjaft tëpapërgatitur për temën, fjalimi është i pa strukturë dhe vështir për tu ndjekurapo për tu mbajtur në mend, kurse menaxhimi i kohës është i dobët. Një fjalim idobët do të thotë humbje e mundësisë për të përçuar një mesazh të duhur tek njëaudiencë e madhe. Çfarë mund të bëhet në këtë aspekt?

 

Së pari, duhet takuptojmë se imamët e së ardhmes përveç kualifikimit akademik duhet të mësojnëedhe shkathtësitë moderne të komunikimit me publikun. Ata duhet të trajnohenrreth të folurit në publik. Sot aplikohen teknika moderne se si të komunikojmë mepublikun, si përgatitet një fjalim i fuqishëm dhe si prezantuar ai fjalim. Soteksitojnë madje edhe programe universitare në fushën e komunikimit masiv.

 

Së dyti, vetëimamët duhet ta kuptojnë rëndësinë e të përgatiturit për hytbe. Ështëabsolutisht e pa pranueshme të shohësh një imam të pa përgatitur kur ka njëjavë të tërë në dispozicion. Imamët e dinë strukturën e një hytbe: cilët janë versetetdhe lutjet e preferuara nga Kurani dhe hadithi. Por si duhet të përgatitet vetëfjalimi i hytbes? Fjalimi i hytbes nuk dallon nga fjalimet tjera në publik. Sotekzistojnë disa rregulla se si të mbahet një fjalim efektiv:

a)     Fjalimi duhet të ketë tri pjesë:hyrjen, trungun dhe përfundimin. Secila pjesë luan një rol të veçantë: hyrjashërben për ta përgatitur audiencën për atë që do të dëgjojë, trungu shërbenpër të argumentuar pikat kryesore të fjalimit dhe përfundimi shërben për tëpërmbledhur mesazhin kryesor të folësit. Për këtë ekziston një formulë ku nëfillim të çdo fjalimi folësi duhet që: tu tregojë se çfarë do u tregojë, t’utregojë, dhe t’u tregojë se çfarë u ka treguar.

b)     Trungu i fjalimit është i ndarë nëdisa pika kryesore. Një fjalim i mirë zakonisht përbëhet prej tri deri në pesëpika kryesore. Secila nga to duhet të shpjegohet, të argumentohet me argumente,statistika apo shembuj konkret nga e kaluara dhe e tashmja, dhe të shpjegohetnë mënyrë logjike. Është shumë me rëndësi që folësi ta ketë të qartë se cilatjanë poentat kryesore të fjalimit. Fatkeqësisht, kemi parë hatib (ligjerues fetar) që flasin eflasin për një temë por nuk arrijnë t’i tregojnë audiencës se cilat janëpoentat, mësimet apo porositë e fjalimit.

c)      Gjatësia e fjalimit është shumë merëndësi. Nuk ka një kufizim të caktuar se sa duhet të zgjasë një fjalim i hytbes.Në disa shtete myslimanë fjalimi mund të zgjasë deri në një orë, sidomos atjeku dita e premte nuk është ditë pune. Në Kosovë dhe në shtetet e Evropësgjatësinë e fjalimit duhet ta përshtatet sipas specifikave të audiencës. Por,imami duhet të jetë fleksibil dhe të jetë në gjendje të shkurtojë fjalimin kurrrethanat ndryshojnë, p.sh. kur audienca i ekspozohet shiut, të ftohtit apo tënxehtit ekstrem. Fatkeqësisht ka nga ata që pavarësisht kushteve me ngulm eqojnë fjalimin deri në fund duke mos menduar në efektin e fjalimit. Qëllimi nukduhet të jetë vetëm të ofrohet mesazhi, por edhe të pranohet ai mesazh.   

d)     Kontakti me sy luan një rol tëmadh që fjalimi të jetë i suksesshëm. Të mbajturit e kontaktit me sy krijon njëlidhje direkte mes folësit dhe audiencës, lë përshtypjen se jeni i interesuarnë ta dhe ju ndihmon të shihni reagimet e tyre. Assesi nuk bën të hedhimvështrimin në tavan apo në murin mbrapa audiencës. 

e)     Ruajtja e vëmendjes së audiencës.Shumë njerëz nuk mund të koncentrohen në fjalim për një kohë të gjatë. Është merëndësi që vazhdimisht të përpiqemi ta kthejmë vëmendjen e publikut dhe përkëtë ka disa teknika si p.sh. duke u ndalur (pauzuar) për një moment, duke bërëpyetje retorike, duke ngritur-ulur intonacionin e zërit, duke folur më shpejtënë momente të caktuara, etj.

f)      Përmbyllja është gjithashtuesenciale për një fjalim të suksesshëm. Përmbyllja është pjesa e fundit që atadëgjojnë dhe mund të jenë fjalët e fundit që do t’i përkujtojnë. Përmbyllja emirë bëhet duke përmbledhur pikat kryesore të fjalimit, duke e thënë bindshëmpor thjeshtë mesazhin e gjithë fjalimit apo duke ua përmendur hapat që duhet tëndërmarrë audienca.

 

Mënyra e tëmbajturit të fjalimit është po aq me rëndësi sa edhe vetë përmbajtja efjalimit.[4]Një nga fjalimet më të mira të Muhamedit a.s., e që mund të shërbejë si njëshembull i përkryer për hatibet, është fjalimi në Hutben Lamtumirës. Përfundimisht,imamët e rinj duhet të trajnohen se aspektin e komunikimit me njerëzit dhemënyrën e të folurit në publik. Institucionet përgjegjëse në Kosovë dhe jashtësaj duhet të organizojnë trajnime të vazhdueshme për avancimin e njohurive tëimamëve rreth përgatitjes së fjalimeve dhe mënyrës së prezantimit të fjalimeve.Edhe imamët kanë nevojë për trajnime, për aq sa shkenca e komunikimit vazhdontë zhvillohet dita ditës.


[1] Kjo kumtesë i referohet imamëve të rinj të tanishëm dhe atyre tëardhshëm që veprojnë në Kosovë dhe në shtetet tjera të Evropës, kryesisht atyku myslimanët janë minoritet.

[2] Për më shumë rreth keqkuptimit të Islamit mund të lexoni artikullin ‘Islam– the misunderstood religjion’ nga Dr. Mahathir Mohamad

[3] Të folurit në publik (ang. publicspeaking) është të folurit një grupi të njerëzve në një mënyrë tëstrukturuar dhe të kujdesshme duke pasur për qëllim informimin, influenciminapo argëtimin e dëgjuesve. http://www.publicspeaking.co.nz/public_speaking_definition.html

[4] Një libër i dobishëm rreth përgatitjes së fjalimit dhe të folurit nëpublik që duhet ta lexojë çdo imam i ri është libri ‘Udhëzues përgatitor përpunonjësit islamikë’ nga Hisham Et-Talib

 

Pjesë nga libri The training of Imams and teachers for Islamic Education in Europe (2012). Aslan, Ednan (ed.), Peter Lang, Vienna 

http://www.peterlang.com/index.cfm?event=cmp.ccc.seitenstruktur.detailseiten&seitentyp=produkt&pk=69432&concordeid=263452  

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme