
Fillimisht ngjarjet të linin përshtypjen se kemi të bëjmë me luftë ndër religjioze, ku shumica e kryengritësve janë Sunnitë, Alevitët janë në të gjitha instancat shtetërore jo proporcionalisht të përfaqësuar.
Dhuna që po ndodh tani ushtrohet nga Alevitët dhe viktimat në përgjithësi janë Sunnitët. Dhe se ata vdesin jo se janë Sunnit por se janë rebelues, demonstrues. Mu në këtë pikë gjithmonë perëndimi akuzon dhe i gjen shkaqet e konflikteve ndërkonfesionale si rezultat i mos tolerancës religjioze. Dhe natyrisht fajtor kujdestar apo delja e zezë është shumica muslimane apo në këtë rast Sunnitët. Konflikti në Siri po shikohet nën thjerrëzën e një lufte religjioze, aty nuk bëhet luftë qytetare ndërmjet Sunitëve, Alevitëve, të krishterëve apo Drusëve, në rend të parë rexhimi brutal po e mbyt dhe lufton popullin e tij.
Në këtë drejtim kritikuesi i madh i rexhimit dhe intelektuali i krishterë Michel Kilo thotë: “Asnjë njeri deri tani nuk u mbyt në Siri për shkak të religjionit të tij.” Thjeshtë: Një rebelues mbytet sepse ai është kundër rexhimit, dhe e kundërta e kësaj një pjesëtar i forcave të Asadit likuidohet, mbytet apo virret në litar jo se është Alevi por se i takon forcave të pushtetit aktual dhe se ka mbytur njerëz të pafajshëm.
Fakti, që njësitë speciale të policisë siriane - alevite të ashtuquajtura Shahiba, bënë masakra brutale kundër civilëve, dhe posaqërisht fëmijëve, grave dhe pleqëve, këtë komunitet nuk e përjashton nga përgjejgësia kolektive dhe ajo toleranca shumëvjeqare mund të vihet në pikëpyetje në një të ardhme të afërt. Në fillimvitin e 2012 por edhe tani njësitë elite të Asadit po bëjnë bombardimin e fshatrave dhe qyteteve të opozitarëve. Këta kriminelë mbanin në krahrorët e e tyre tatoazhet me figurën e Basharit, që të le të nënkuptohet përkatësia e tyre alevite. Ata dikur i fyenin demonstruesit, tani po i mbysin. Aktivistët dikur i etiketonin si islamistë e tani po i bambardojnë dhe masakrojnë. Ata jo vetëm që po mbysin por edhe po i lënë tragjet e tyre duke shenuar nëpër muret e fqinjëve dhe bashka atdhetarëve të tyre të vrarë: “Ose Asadi këtu ose do ta vëmë nën flaktë këtë vend.”*) Kristin Helberg “Brennpunkt Syrien”.
Fillimisht mbretëronte kjo situatë. Por me kalimin e kohës dhe eskalimin e situatës natyrisht edhe gjendja do të radikalozohet edhe më. Me sa duket ky radikalizim iu konvenonte edhe fuqive vendim marrëse në botë.
Por ende nuk kemi të dhëna se forcat revolucionare kanë ndërmarrë fushata hakmarrëse kundër njerëzve të pafajshëm Alevit e të tjerëve, edhepse propaganda e rexhimit është shumë aktive duke krijuar frikë te pakicat se me ndryshimet e mundshme të pushtetit mund të vijnë në shprehje hakmarrjet nga ana e fituesit. Pra, që të mos ndodh kjo, do të ishte në interesin e pakicës Alevite që përfundimisht ta kuptojnë pozicionin dhe momentin e duhur në dobi të ruajtjes së trashëgimisë së tyre materiale dhe njerëzore, t`i kthehen rrugës së drejtë edhepse me sa duket është bërë shumë vonë.
Natyrisht edhe pakica e krishterë nuk ndihet e sigurt e cila deri tani zyrtarisht qëndron prapa pushtetit të Bashar el-Asadit.
Sipas të dhënave të fundit deri tani në Siri kanë humbur jetën afërsisht 94 000 njerëz. Afër 2 milion njerëz janë në ikje në vende të ndryshme.
Shumë shqetësues është lajmi se qyteti Kusair so para dite sërish i tëri ra nën kontrollin e ushtrisë siriane, dhe se do ta bëjnë “pastrimin” e tij nga terroristët. Kjo nënkupton se në këto momente kur jam duke shkruar masakrat janë duke ndodhur. E tërë kjo ndodhi kur ushtria siriane dhe policia libane Hisbollah pas bombardimeve intenzive dhe mungesës së armatimit të opozitarëve arritën që pas një viti ta rikthenin këtë qytet.
Revoltat kundër Asadit filluan në mars të vitit 2011. Në përpjekjet e Asadit që protestat paqësore t`i ndalojë me dhunë, konflikti paqësor u shndërrua në luftë.
06.06.2013