Dita e Valentinos, ditëlindjet dhe shushatje të tjera

Të konsiderojmë ditën e Shën Valentinit, një ditë e cila ne shumicën e Evropës pati një vdekje (harresë) të sigurte përveç në Britani dhe në Shtetet e Bashkuara, çuditërisht fillon të shfaqet përgjatë një pjese të mirë të shteteve muslimane. Kush ishte Valentini? Pse kjo ditë është festuar? Legjenda ka shumë, si zakonisht në kësi lloj rastesh, por kjo këtu është shumë e qartë: Dita e Shën Valentinos filloi si një ritual pagan e iniciuar nga romakët në shekullin e IV para erës sonë, për të nderuar zotin Lupercus. Tërheqja kryesore (më e madhe) i këtij rituali ishte një lotari e mbajtur për të shpërndarë femrat e reja, djemve të rinj për “zbavitje dhe kënaqësi“ deri në lotarinë e vitit tjetër. Ndër praktikime të ndyra në lidhje me këtë ditë ishte edhe rrahja e vajzave të reja nga dy djem të rinj, të veshur vetëm me pak lëkurë dhie dhe të pajisur me kamxhik të përbërë po ashtu me lëkurë dhie, të cilat ishin ndotur me gjakun e dhive dhe qenve të sakrifikuar për atë ditë. Rrahja me “kamxhikë“ të shenjtë nga “djem të shenjtë“ besohej që i bënte ato më të mira për të lindur fëmijë.
Si zakonisht, Krishterizmi provoi, por pa sukses, të ndalojë celebrimin mëkatar të Lupercalias. Në fillim zëvendësoi lotarinë e emrave të femrave me lotarinë e emrave të të shenjtëve. Ideja ishte që gjatë vitit tjetër në vazhdim burrat e rinj do të imitonin jetën e të shenjtit, emrin e të cilit atyre iu ka rënë në lotari.
E vetmja gjë që arritën ishte ndryshimi i emrit nga Lupercalia në Dita e Shën Valentinos. Kjo u bë me 496 nga Papa Gelasius, për nder të një Shën Valentini. Ka më shumë se 50 Valentino të ndryshme në legjendat krishtere. Dy nga ato janë më të famshme, megjithëse jetët e tyre dhe karakteret janë të humbura në fshehtësi, mister. Sipas një legjende, dhe një tjetre në varg me natyrën e vërtetë të këtij celebrimi, Shën Valentini ishte shenjtori i “të dashuruarve”, ku vetë ai kishte rënë në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut.
Për shkak të problemeve serioze që shoqëruan atë lotari, qeveria franceze ndaloi këtë praktikë me 1776. Në Itali, Austri, Hungari dhe Gjermani rituali humbi gjatë viteve. Më herët, ishte ndaluar në Angli gjatë shekullit 17 kur puritanët ishin të fortë. Megjithatë me 1660 Çarlsi II e riktheu atë. Nga aty ajo gjithashtu mbërriti në Botën e Re, ku Jenkët (amerikanët veriorë) energjik gjetën mënyrë të mirë për të fituar para. Industria Valentino ka qene kumbuese që atëherë.
E njëjta histori qëndron me festën e Gjithë Shenjtorëve (Halloveen), e cila në të kundërtën, njerëzit visheshin sikurse fantazma dhe kukudh (shpirtra të këqij) në rikrijimin e një rituali pagan të lashtë të adhurimit të demonit (djallit). Hotelet me pesë yje në shtetet muslimane shtrojnë mbrëmje për Halloween, kështu që të pasurit mund të festojnë besëtytnitë të një periudhe të injorancës së largët që një herë madje përfshiu praktikën e turpshme sakrificën e njeriut. Emri pagan për atë ngjarje ishte Samhain. Sikurse edhe në rastin e Ditës së Shën Valentinos, Krishterizmi ndryshoi emrin e saj, por jo esencën pagane.
Krishtlindjet janë edhe një histori po e njëjtë. Sot tregtarët shesin dhe klientët blejnë simbole krishtlindjesh në Islamabad, Kajro apo edhe Dubai. Të angazhohesh në një celebrim të njohur fetar të një tjetër feje është mjaft keq. Çfarë është më e keqja është fakti që këtu është një tjetër celebrim pagan (Saturnalia) që i është ndryshuar emri – pak në tjetër gjë – nga Krishterzimi.
Edhe celebrimet që konsiderohen më të pafajshëm mund të ketë baza pagane. Sipas një tregimi, në kulturat pagane, njerëzit i frikësoheshin shpirtrave të këqij – sidomos në ditëlindjet e tyre. Besohej që shpirtrat e këqij ishin më të rrezikshëm në atë person që përjetonte një ndryshim në jetën e tij të përditshme, në këtë rast kalimi një vit më më moshë. Prandaj, atë ditë familja dhe shoqëria e rrethonin personin me të qeshura dhe gëzim në ditëlindje për ta mbrojtur nga të këqijat.
Si mundet që dikush që e ka trurin në rregull, të mendojë që Islami të jetë indiferent kundrejt praktikave që depërtojnë në idetë dhe besimet anti-islame? Islami erdhi për të shkatërruar paganizmin në të gjitha format dhe nuk mund të tolerojë asnjë gjurmë nga ajo në jetët e ndjekësve së saj. Për më tepër, Islami është shumë i ndjeshëm në mirëmbajtjen e pastërtisë së tij dhe identitetin unik të ndjekësve së tij. Ligjet dhe mësimet Islame shkojnë në thellësi për ta garantuar këtë. Namazi është i ndaluar në kohët precize të lindjes, zenitit dhe perëndimit të diellit me qëllim që të eliminojë mundësinë e ngatërrimit me praktikën e adhurimit të diellit. Për agjërimin vullnetar të rekomanduar me 10 Muharrem, muslimanët janë të detyruar të shtojnë edhe një ditë ( të 9 apo 11) për të dalluar nga praktika e përhapur e atëhershme hebraike. Muslimanët janë të ndaluar të imitojnë paraqitjen e jomuslimanëve.
Muslimani është musliman përjetë. Gjatë kënaqësive dhe pikëllimeve, gjatë celebrimeve dhe vuajtjeve, ne duhet të ndjekim Rrugën e vetme të Drejtë – dhe jo shumë rrugë të devijuara. Është tragjedi e madhe që nën pritën konstante të propagandës komerciale dhe kulturore nga forcat e globalizimit si dhe makinerisë së pamëshirshme të medieve, muslimanët kanë filluar të përqafojnë Valentinon, Hallovinin, dhe madje edhe Santa Klausën (Plaku i Vitit të Ri). Në vend të dorëzimit gjithnjë e më të tmerrshëm ndaj paganizmit e vetmja ditë që duhet t'i japim rëndësi është dita e pikëllimit, apo më mirë duhej të jetë dita e pendimit e cila mund të na lirojë nga të gjitha këto ditë festash dhe gjithë kësaj trullosjeje.

Shqipëroi Brunilda Brasha

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme