1. Preorientimi i vëmendjes
Vëmendja e opinionit të preorientohet nga problemet e rëndësishme në të parëndësishme. Të mbingarkojë opinionin me vërshimin e informacioneve të parëndësishme, që njerëzit mos të mendojnë dhe të fitojnë njohurit themelore në të kuptuarit e botës.
2. Krijimi i problemit
Ky problem i quajtur:”problem-reagim-zgjidhje.” Duhet krijuar problemin, që opinioni të reagoj në te. Për shembull: provokimi dhe mbajtja e dhunës, me qëllim që opinioni më lehtë të pranoj kufizimin e lirisë, krizën ekonomike ose për të arsyetuar prishjen e shtetit social.
3 Ndryshimi gradual
Që opinioni të dakordohet me ndonjë masë të papranueshme, që gradualisht udhëzohet në, “lugëzën”, me muaj dhe vite. Ndryshimet, që mund të shkaktojnë rezistencë, nëse do të kryheshin shpejt dhe në një periudhë të shkurtër kohore, do të zbatohej me politikën e hapave të vegjël. Bota ashtu me kalimin e kohës ndryshon, dhe që kjo të mos e zgjojë vetëdijen për ndryshime.
4. shtyrja-vonimi
Është një tjetër mënyrë për të përgatitur masën për ndryshime të jopopullarizuara është, që të paralajmërohen shumë më herët, më parë. Njerëzit kështu nuk e hetojnë hëpërhë gjithë barrën e ndryshimeve, pasi më parë vet mësohen me idenë e ndryshimit. Përveç kësaj edhe “shpresa e përbashkët për një të ardhme më të mirë”, e lehtëson pranimin e tyre.
5. Përdorimi i gjuhës së fëmijëve
Kur të rriturve u drejtohet sikur t’iu flitet fëmijëve, arrijmë dy efekte të dobishme: opinioni e mbraps vetëdijen e vet kritike dhe porosia ka një efekt të fuqishëm tek njerëzit. Ky mekanizëm sugjestiv në mas të madhe përdoret gjatë reklamimit.
6. Zgjimi i emocioneve
Keqpërdorimi i emocioneve është një teknikë klasike, e cila përdoret në provokimin e qarkut të shkurtër, gjatë të gjykuarit të arsyeshëm. Vetëdijen kritike e zëvendësojnë impulset emocionale (zemërimi, frika, etj). Përdorimin e regjistrit emocional e lejon qasja e pandërgjegjshmërisë, e pastaj është e mundur në këtë nivel zbatimi i ideve, dëshirat, shqetësimet, frika apo detyrimi, apo edhe për të nxitur sjellje të caktuara.
7. Injoranca
Shtresave më të varfra duhet t’iu mundësohet qasje në mekanizmat e të kuptuarit manipulimit e pëlqimit të tyre. Cilësia e arsimimit të shtresave të ulëta të shoqërisë duhet të jetë sa më e dobët ose nën mesataren, e që hendeku në mes arsimit të shtresave të larta dhe shtresave të ulëta të mbetet i pakalueshëm.
8. Zmadhimi i marrëzisë
Opinionin duhet inkurajuar për të pranuar mediokritetin. Është e nevojshme për të bindur njerëzit që (në, në modë), është e dëshirueshme të jesh budalla, vulgar dhe injorant. Në të njëjtën kohë duhet nxitur rezistencë ndaj kulturës dhe shkencës.
9. Krijimi i ndenjes së fajit
Duhet bindur çdo individ që vetëm dhe ekskluzivisht, ai, është përgjegjës për fatin e vet, për shkak të njohurive të pakta, aftësive të kufizuara, ose mungesës së përpjekjeve. Kështu individi i pasigurt dhe i nënvlerësuar, i ngarkuar me ndjenjën e fajit, do të tërhiqet nga kërkimi i shkaqeve të vërteta, pozicionit të vet dhe revoltës kundër sistemit ekonomik.
10. Keqpërdorimi i diturisë
Zhvillimi i shpejtë i shkencës në 50 vitet e fundit krijon hendekun ndërmjet diturisë shoqërore dhe të atyre që posedojnë dhe përdorin, elita në pushtet. ‘’Sistemi’’, me kontributin e biologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë praktike, ka qasje të avancuar në njohurit për njeriun dhe në nivelin e planit fizik dhe psikologjik të tij.
Shkrimi është marr nga:
www.rijaset.da, Saturday, 19 November 2011 14:37 (www.abovetopsecret.com), Copyright © 2011 Rijaset.
Përkthehu: Sh. Basha