Festimi i ditës së ShënValentinit

Dhe Profeti salallahu alejhis ua selam na ka treguar ne që grupet e këtij ummeti do të ndjekin armiqtë e Allahut në disa nga riualet dhe zakonet e tyre, ashtu siç ai thotë në haditin e transmetuar nga Ebu Said el-Hudri radiallahu anhu, i cili ka thënë se Profeti ka thënë:

"Ju me siguri do t'i ndjekni mënyrat e atyre që erdhën para jush, pëllëmbë për pëllëmbë

[Transmetuar nga el-Buhari në el-L'tisam bi'l Kitab uel Sunah, Bab Kaul el-Nebi La ttabiunne Sanen man kena kablekum, 8/151 dhe nga Muslimi në kitab el-Ilm, Bab ittiba senen el-Jehud uel nasarah 4/2054]

Ajo për të cilën Profeti salallahu alejhis ua selam foli me të vërtetë është përcjellur tek ne dhe është përhapur shumë në kohët e sotme, në shumë vende muslimane. Shumë musliman ndjekin armiqtë e Allahut në shumë nga zakonet e tyre dhe mënyrat e sjelljes së tyre dhe i imitojnë ata në disa rituale dhe në festimin e festave të tyre.

Çështja është bërë edhe më keq nga hapja e komunikimit në masë (masmedia) midis njerëzve, ku ritualet dhe zakonet e jobesimtarëve janë tani të transmetuara me zbukurime madhështore nga vendet e tyre në vendet muslimane, përmes satelitit dhe botës së gjërë të internetit. Shumë muslimanë janë mashtruar nga bukuria e tyre.

Vitet e fundit, një fenomen i ri është përhapur midis rinisë islame meshkujve dhe femrave. Ky manifestim i imitimit të tyre ndaj të krishterëve në festimet e tyre të ditës së Shën Valentinit, e cila i ka bërë shumë thirrësa islam dhe dijetarë të shpjegojnë gjykimin përsa i përket asaj, nga sinqeriteti drejt Allahut, të dërguarit të Tij, liderëve musliman dhe muslimanëve të zakonshëm, kështu që muslimanët ta kuptojnë qartë këtë çështje dhe kështu që ata të mos të festojnë këtë festë që do t'i mëkëmbë besimin (akiden) me të cilin Allahu i ka begatuar ata.

Ky është një diskutim i shkurtër i origjinave, zhvillimeve dhe çfarë muslimanët duhet të bëjnë përsa i përket kësaj feste.



Historia e festës së dashurisë (Dita e Valentinit)



Festa e dashurisë ishte një festë e romakëve pagan, kur paganizmi ishte feja që mbizotëronte romakët më tepër sesa 17 shekuj më parë. Në konceptin romak pagan, ajo ishte një shprehje e "dashurisë shpirtërore".

Kjo festë e romakëve pagan ishte e shoqëruar me mite të cilat vazhduan të ekzistojnë edhe nga kristianët e mëvonshëm. Midis këtyre miteve ishte besimi që Romulus, themeluesi i Romës, ishte ushqyer ( i dha gji) një ditë nga një ujk femër, e cila i dha atij fuqi dhe urtësi.

Romakët e festonin ketë ngjarje në mes të shkurtit çdo vit. Një nga ritualet e kësaj feste ishte sakrifikimi i një qeni dhe një dhie. Dy të rinj të fuqishëm dhe muskulozdo ta lyenin trupat e tyre me gjakun e qenjve dhe dhive, pastaj do ta lanin gjakun me qumësht. Pas kësaj do të bëhet një paradë e madhe me këta dy të rinj në krye, të cilët do të dilnin rrugëve. Dy të rinjtë do të visheshin me dy pjesë lëkure me të cilat do t'i goditnin të gjithë të cilët e dilinin përpara. Gratë romake i mirëpritnin ngjarjet e tilla se besonin se këto ngjarje do të pengonin ose do të kuronin sëmundje sterile.



Lidhja midis Shën Valentinit dhe kësaj feste



Shën Valentini ishte një emër i dhënë dy "martirëve" të Kishës së Krishterë. Thuhet se ishin dy ku njëri prej tyre vdiq në Romë si rezultat i persekutimi të Liderit Gotik Kladius, c 296 erës sonë. Në 350 të erës sonë një kishë u ndërtua në Romë nën vendin ku ai vdiq, për ta përkujtuar atë.

Kur romakët përqafuan krishtërimin, ata vazhduan të festonin festën e dashurisë të përmendur më lart por ata e ndryshuan nga koncepti pagan i "dashurisë shpirtërore" tek një koncept i njohur si "martirët e dashurisë", të prezantuar nga Shën Valentini i cili kishte mbrojtur dashurinë dhe paqen, për të cilën çështje ai ishte "martirizuar", sipas thënjeve të tyre. Gjithashtu kjo është e quajtur festa e të dashuruarve dhe Shën Valentini ishte i konsideruar si mbrojtësi i shenjtë i të dashuruarve.

Një nga besimet fallse të tyre të lidhur më këtë festë ishin emrat e vajzave të cilat kishin arritur kohën e martesës do të shkruheshin në letra të mbështjella dhe të vendosura në një pjatë në tavolinë. Pastaj të rinjtë meshkuj të cilët dëshironin të martoheshin thirreshin dhe secili prej tyre do të merrte një copë letre. Ai do ta vendoste veten në shërbim të asaj vajze të cilës emri i kishte dalë për një vit, kështu që ata të mund ta njihnin njëri-tjetrin. Pastaj ata do të martoheshin ose ata do ta përsëritnin të njëjtin progres sërish në ditën e festës në vitin tjetër.

Priftërinjtë të krishterë reaguan kundër kësaj tradite e cila ata e konsideruan të ishte një influencë e korruptuar mbi moralin e të rinjve meshkuj dhe femra. Ishte shkatërruar në Itali, ku ka qenë e mirënjohur, pastaj u ringjall në shekujt 17-18, kur në disa vende perëndimore u përhapën dyqane me libra të vegjël të quajtur "Librat e Valentinit" të cilat përmbanin poema dashurie, nga të cilat ai i cili dëshironte të përshëndeste dikënd mund të zgjidhte për të dashurën e tij. Ata gjithashtu përmbanin sugjerime për shkrimtarët e letrave të dashurive.

Gjithashtu është e thënë që origjinat e kësaj feste erdhën kur romakët u bënë të krishterë, pasi krishtërimi u përhap gjërë, Perandori Romak Klaudius II vendosi në shekullin e tretë që ushtarët nuk duhet të martoheshin sepse martesa do t'ia tërhiqte vëmendjen nga luftërat që ata duhet t'i kryenin. Ky vendim ishte kundërshtuar nga Shën Valentini, i cili filloi të kryente martesat për ushtarët në mënyrë të fshehtë. Kur Perandori e mori vesh këtë, ai e hodhi atë në burg dhe e dënoi me ekzekutim. Në burg, ai (Shën Valentini) ra në dashuri me vajzën e rojes së burgut por kjo ishte një sekret sepse sipas ligjeve të krishtera, priftërinjtë dhe murgjit u ndalohej të martoheshin ose të binin në dashuri.

Por ai është ende i shikuar me nderim nga të krishterët sepse vendoshmëria e tij kur Perandori i ofroi atij të linte Krishtërimin që të shpëtonte dhe të adhuronte zotat romak, atëhere ai do të bëhej një nga këshilltarët e tij dhe ai do ta bënte dhëndër. Por Valentini refuzoi këtë ofertë dhe preferoi krishtërimin, kështu që ai u ekzekutua në shkurt 270 të erës sonë, në mbrëmjen e 15 shkurtit, festën e Luperlikalis. Kështu që kjo ishte emëruar pas këtij "të shenjti".

Në "Historinë e civilizimin", thuhet që Kisha nxori një kalendarë në të cilën çdo ditë ishte e vizatuar si ditë festë për një "të shenjtë". Në Angli, dita e Shën Valentinit ishte fund të dimrit. Kur ajo ditë erdhi sipas atyre, zogjtë bashkoheshin me entuziazëm nëpër pyje dhe të rinjtë meshkuj dhe femra do të vendosnin lule mbi dritaret e shtëpivë të tyre për vajzat që dashuronin.[Historia e Civilizimit nga Vil Durant, 15/23]

Papa e shpalli ditën e vdekjes së Shën Valentinit, shkurt 14 270, si festën e dashurisë. Kush është papa? Ai është "arqipeshku, Pontifi i lartë i Kishës, Trashëgimtari i Shën Pjetrit". Shikoni tek ky "arqipeshk" dhe sesi ai e nxori për ata festimin e kësaj feste e cila ishte një shpikje e re (bidat) në fenë e tyre. Kjo na kujton neve çfarë Allahu ka thënë:

"Ata i (morën) konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre.. për zota pos All-llahut...."[Surah Teube:31]

Është e transmetuar që Adij Ibn Hatim ka thënë: "Unë shkova tek i dërguari i Allahut salallahu alejhia ua selam duke pasur një kryq ari rreth qafës time. Ai më tha:

"O Adij, hidhe tutje atë idhull".

Dhe unë e dëgjova atë të recitonte nga Surah Bekara (el-Teube):

"Ata i (morën) konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre.. për zota pos All-llahut...."[Surah Teube:31]

Ai ka thënë:"Ata nuk i adhurojnë ata por kur ata i lejojnë atyre diçka që ata e pranojnë si të lejuar dhe kur ata i ndalojnë atyre diçka që ata e pranojnë si të ndaluar".[Transmetuar nga el-Tirmidhiu dhe është një hadith hasen-i mirë]



Midis simboleve më të rëndësishme të kësaj feste



1 – Shprehja e gëzimit dhe lumturisë me rastin e kësaj feste, ashtu siç bëjnë në festat e tyre madhore.

2 – Shkëmbimi i trëndafilave të kuq, të cilët janë një shprehje e dashurisë, "dashurinë shpirtërore" të paganëve ose "dashurinë" e të krishterëve. Pra është e njohur për ata si festa e të dashuruarve.

3 – Dërgimi i kartolinave. Në disa nga këto kartolina janë figurat e "Kjupid", i cili shfaqet si një fëmijë me dy krahë, dukë mbajtur një shiqetë dhe shtiza. Ky ishte Zoti i dashurisë së paganëve romak, i lartësuar është Allahu mbi fabrikimet dhe shoqërimit të të tjerave me Të.

4 – Shkëmbimi i kartolinave të cilat ata ja dërgojnë njëri-tjetrit, në vargje dhe proza dhe me fjali të shkurtëra të shkruara me fjalë dashurie. Disa nga këto kartolina përmbajnë piktura komike dhe fjalë që të bëjnë për të qeshur dhe ata shpesh përbmajnë frazën "bëhu Valentini im – be my Valentine" kjo prezanton konceptin e krishterë të kësaj feste pasi i është marrë nga koncepti pagan.

5 – Në shumë vende pernëdimore, bëhen mbrëmje gjatë kësaj dite, ditën dhe natën, ku meshkujt përziehen me femrat dhe kërcejnë. Shumë prej tyre i dërgojnë dhurata të tilla si trëndafila dhe kutia çokolltash grave të tyre, shokëve të tyre dhe atyre të cilët ata i dojnë.

Kushdo që shikon se çfarë është thënë pak më lart rreth miteve të kësaj feste pagane me qartësi do të kuptojë të mëposhtmet:



Së pari:



Që origjina mbështetet në besimet pagane të romakëve, ku ishte një shprehje e "dashurisë shpirtërore" të idhujve të cilët ata adhuronin në vend që të adhuronin Allahun (Zotin e vërtetë) . Kushdo që feston këtë festë është duke festuar një festë shirku në të cilën idhujt madhërohen. Allahu ka thënë:

"Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai, Mesihu, bir i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai) tha: "O beni israil, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës".[Surah el-Maide:72]



Së dyti:



Që zhvillimi i kësaj feste midis romakëve ishte i lidhur me mitet dhe legjendat të cilat asnjë mendje e shëndoshë nuk mund t'i pranojë, le të mos flasim për muslimanët të cilët besojnë tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij salallahu alejhia ua selam. A mundet ndokush me mednje të shëndoshë të pranojë besimin që një ujk femër i dha të pinte qumësht themeluesit të qytetit të Romës dhe që i dha atij fuqi dhe urtësi. Këta mite shkojnë përtej besimit (akides) së muslimanëve sepse Ai i Cili që vendosë fuqinë dhe urtësinë është Krijuesi, subhane ua teala, dhe jo qumështi i një ujku femër. E njëjta mund të thuhet për mitin që idhujt e tyre mund t'i mbrojnë ata nga të këqijat ose t'i mbajnë larg ujqit nga tufat e dhenëve të tyre.



Së treti:



Midis ritualeve të shëmtuara të romakëve në këtë ditë është sakrifikimi i një qeni dhe një dhieje, spërkatja e dy të rinjve me gjakun e tyre pastaj larja me qumësht etj....Kjo është diçka që mund të shkaktojë pështjellim tek secili që ka një natyrë normale dhe është e papranueshme nga një mendje e shëndoshë.



Së katërti:



Lidhja midis Shën Valentinit dhe kësaj feste është vënë në pikëpyetje nga shumë burime dhe është e konsireruar shumë larg nga definitivja. Do të ishte më mirë për të krishterët ta refuzonin këtë festë pagane me të cilën imituan paganët. Kështu çfarë mund të thuhet për ne muslimanët, të cilët jemi të urdhëruar të ndryshojmë nga të krishterët dhe paganët para tyre?



Së pesti:



Kjo festë është denoncuar nga priftërinjtë e krishterë në Itali, kalorësi i katoliçizmit, sepse ishte duke përhapur sjellje të këqija dhe ishte duke patur një efekt shumë të mbrapshtë tek mendjet e të rinjve meshkuj dhe femra. Kështu është më mirë për muslimanët ta refuzojnë atë, t'i paralajmërojnë të tjerët kundër saj dhe të përmbushin detyrën e tyre drejt urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja.



Disa mund të pyesin pse muslimanët nuk e festojnë këtë festë?



Kësaj pyetjeje mund t'i përgjigjemi me disa mënyra:

1. Në islam, festat janë përkufizuar në mënyrë të qartë dhe shtimet apo futje të reja në të janë të papranueshme. Ata janë pjesë eseciale e adhurimit tonë dhe nuk ka vend për ixhtihad apo opinione personale. Ata janë përshkruara për ne nga Allahu dhe i Dërguari i Tij salallahu alejhia ua selam. Ibn Tejmijah rahimahullah ka thënë:

"Festat janë pjesë e ligjeve, të qarta dhe ceremonitë fetare të cilat janë të përshkruara nga Allahu:

"Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje program (të posaçëm në çështje të veprimit)'[Surah el-Maide:48]

"Secilit popull ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e sheriatit islam)"[Surah el-Haxh:67]

si Kilba (drejtimi për në falje), falja dhe agjërimi. Kështu që nuk ka ndryshim midis festimit me ta dhe kryerjes së ritualeve të tyre fetare. Rënja dakord me tërë festën është rënja dakord me kufrin (mosbesimin). Rënja dakord me disa çështje të vogla është e njëjtë si rënja dakord me ta në disa degë të kufrit (mosbesimit). Festat janë gjërat më të dallueshme me të cilat ndahen fetë, kështu kushdo që feston festat e tyre është duke rënë dakord me gjërat më të dallueshme të ritualeve të kufrit (mosbesimit). Padyshim festimi me ta i festave të tyre mund në disa raste të çojë në Kufër (mosbesim). Pjesëmarrja në këto gjëra, të paktën, është gjynah. Profeti salallahu alejhia ua selam i është referuar faktit që çdo komb ka festat e tij kur ai ka thënë:

"Çdo popull ka festën e tij dhe kjo është festa jonë (Bajramet)"[el-Buhari 952, Muslimi 1892], [el-Iktida 1/471-472]

Përshak se dita e Shën Valentinit i përket kohërave romake, dhe kohëra islame, kjo do të thotë që është diçka që i përket eksluzivisht të krishterëve, dhe jo islamit dhe muslimanët nuk kanë pjesë në të. Nëse çdo popull ka fetat e tij, siç Profeti salallahu alejhia ua selam ka thënë:

"Çdo popull ka festën e tij".[Transmetuar nga Buhari dhe Muslimi]

Atëhere kjo do të thotë që secili popull duhet të dallohet me fetat e tij. Nëse të krishterët kanë një festë dhe çifutët kanë një fetsë e cila i përket ekskluzivisht atyre atëhere asnjnë musliman nuk do të bashkohet me në celebrimin e festave të tyre, ashtu siç nuk bashkohen në adhurimet e fesë së tyre ose në drejtimin për falje.

2. Festimi i Shën Valentinit do të thotë përngjasimi dhe imitimi i paganëve romak, pastaj të krishterët i imituan romakët në diçka që nuk ishte pjesë e fesë së tyre. Nëse nuk është e lejuar për të imituar kristianët në gjëra që janë me të vërtetë pjesë të fesë së tyre, por jo pjesë e fesë sonë, atëhere simund të jetë çështja kur ata kanë futur në fenë e tyre besimiet e adhuruesve të idhujve.

Imitimi i kufarëve në përgjithësi, qofshin ata adhurues idhujsh apo nga njerëzit e Kibrit, është e ndaluar, qoftë ai imitim i adhurimit të tyre apo i zakoneve dhe sjelljeve të tyre. Kjo është e treguar nga Kur'ani, Sunneti dhe ixhamaja (konsensusi i dijetarëve):



1. Nga Kur'ani:

Allahu subhane ua teala thotë:

"E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh".[Surah Al-Imran:105]



2. Nga Sunneti:

"Kushdo që imiton një popull është një prej tyre".[I transmetuar nga Ahmedi 2/50, Ebu Daudi 4021]

Shejhul Islam Ibn Tejmijah ka thënë:

"Ky hadith të paktën tregon që është e ndaluar imitimi i tyre, megjithëse kuptimi i dukshëm implikon që ai që i imiton ata është një jobesimtarë, ashtu siç Allahu ka thënë:

"O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë".[Surah el-Maide:51], [el-Iktida 2/722-725]



3. Nga Ixhmaja (konsensusi i dijetarëve).

Ibn Tejmijah ka transmetuar që ka një konsensus që është haram për të imituar kufarët në festët e tyre në kohën e sahabeve, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, dhe Ibn Kajjimi ka trasmetuar që ka një konsensus midis dijetarëve mbi këtë pikë.[Shiko el-Iktida 1/454, Ahkam Ehlul el-Dhimmah 2/722-775]

Allahu e ka ndaluar imitimin e kufarëve. Ai e ka përshkruar atë si të urryer dhe na ka paralajmëruar kundër rrjedhojave të tij, në shumë vargje kur'anore, në shumë raste dhe shumë mënyra. Ngandonjëherë Ai e bën këtë duke ndaluar ndjekjen e tyre ose bindjen ndaj tyre, ngandonjëherë paralajmëron kundrejt tyre ose kundret mashtrimeve të planeve të tyre, në ndjekjen e opinioneve të tyre ose influencimin nga veprat, sjelljet ose qëndrimin e tyre. Ngandonjëherë Ai e bën këtë duke përmendur disa nga karakteristikat që i largon besimtarët nga ata dhe të imtituarit e tyre. Pjesa më e madhe e paralajmërimive në Kur'an i referohen çifutëve dhe hipokritëve pastaj njerëzve të Librit në përgjithësi dhe mushrikëve. Allahu na tregon që imitimi dhe bindja ndaj kufarëve (jobesimtarëve) mund të çojë në riddah ( daljen nga feja). Allahu gjithashtu ndalon ndjekjen e tyre, bindjen ndaj tyre ose ndjekjen e dëshirave dhe epsheve të tyre dhe karakteristikave të këqija.

Ndalesa i imitimit të kufarëve është një nga principet themelore të sheriatit. Alahu e dergoi Profettin e Tijme udhëzim dhe fenë e vërtetë kështuy që nuk të mbizotërojë mbi të gjitha fetë tjera dhe Allahu e ka përfeksionuar fenë e Tij për njerëzimin:

"Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe".[Surah el-Maide:3]

Allahu e ka bërë islamin mbulesë për të gjitha interesat njerëzore në të gjitha kohërat dhe në të gjitha vendet dhe për të gjithë njerëzit. Kështu nuk është e nevojshme të adoptojmë mënyrat e jobesimtarëve ose t'i imitojmë ata.

Imitimi shkakton difekte në persoalitetin e muslimanit, të tilla si ndjenja inferioriteti dhe dëshpërimi, dobësie të cilat pastaj çojnë në largimin dhe shmangjen nga rruga dhe nga ligjet e Allahut. Eksperienca na ka treguar që admirimi i jobesimtarëve dhe imitimi i tyre i bën njerëzit ti duan ata, të kenë besim të plotë tek ata dhe t'i marrin ata si shokë dhe ndihmues dhe që pastaj rezultojnë në refuzuar e islamit dhe njerëzive të tij, herojve të tij, vlerat të tij dhe të bëhen injorantë ndaj të gjithë atyre.

3. Qëlimi i ditës së Shën Valentinit në këto kohëra është përhapja e dashurisë midis të gjithë njerëzve, besimtarëve dhe jobesimtarëve. Pa dyshim është e ndaluar për t'i dashur jobesimtarët. Allahu thotë:

"Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre".[Surah el-Muxhadele:22]

Shejh Ibn Tejmijah, rahimahullah, ka thënë:

"Allahu na tregon që nuk është besimtarë ai që e merr një jobesimtarë si shok të ngushtë. Kushdo që e merr një jobesimtarë si një shok të ngushtë nuk është besimtarë. Imitimi i jashtëm mund të shikohet si një sjenjë dashurie, kështu që është e ndaluar". [el-Iktida, 1/490]

4. Dashuria që i referohet kësaj feste pasi të krishterët e ringjallën atë u bë një dashuri romantike jashtë kornizës së martesës. Rezultati i asaj është përhapja e zinasë (kurvërisë) dhe i imoralitetit. Megjithëse priftërinjtë e krishterë e kundërshtuan dhe e shaktërruan ajo erdhi përsëri.

Pjesa më e madhe e të rijve e festojnë këtë festë sepse i lejon ata të shfryejnë dëshirat e tyre, pa menduar për çështjen e imitimit dhe përngjasimit me jobesimtarët. Shikoni tek kjo tragjedi, ku ata shkojnë aq larg sa bëjnë gjynahe të mëdha të tilla si zinaja (kurvëria) dhe të tjera si kjo, duke i imituar të krishterët në diçka që ishte pjesë e adhurimit të tyre dhe që mund të jenë edhe kufër (mosbesim).

Disa njerëz mund të çuditen dhe të thonë, ju kërkoni të na pengoni ne nga dashuria, por në këtë ditë dhe në këtë moshë ne i shprehim ndjenjat dhe emocionet tona, çfarë të keqe ka kjo?

Ne themi:



Së pari:

Është gabim për ta ngatërruar çfarë ata thonë për këtë ditë edhe qëllimeve të vërteta prapa saj. Dashuria e referuar në këtë ditë është dashuria romantike, të paturit dashnore, dashnorë dhe dashnore. Është e njohur të jetë një ditë e shpifur dhe seksi për ata, pa përmbajtje dhe kufizime...Ata nuk janë duke folur për dashurinë e pastër midis një burri me gruan e tij dhe midis një gruaje me burrin e saj ose të paktën nuk bëjnë dallim midis dashurisë legjitime në marrëdhëniet midis burrit dhe gruas, nuk bëjnë dallim midis dashurisë legjitime dhe asaj midis dashnorëve. Kjo festë për ata është një mjet për secilin për të shprehur dashurinë.



Së dyti:

Shprehja e ndjenjave dhe emocioneve nuk është një justifikim për muslimanin për të caktuar një ditë për festë bazuar mbi mendimet dhe idetë e tij dhe të thërrasë atë një festë ose ta bëjë atë një festë siç është bajrami. Kështu si duket çështja kur kjo është një festë e jobesimtarëve?

Në islam, një burrë e dashuron gruan e tij gjatë gjithë vitit dhe ai e shpreh dashurinë ndaj saj me dhurta, në vargje poezie dhe në prozë, në letra dhe në mënyra të tjera, përmes vitesh, jo vetëm një ditë në vit.



Së treti:

Nuk ka fe që ikurajon ndjekësit e saj për ta dashur dhe për tu kujdesur për njëri-tjetrin më shumë sesalami. Kjo përfshin të gjitha kohët dhe të gjitha rrethanat, jo vetëm një ditë të veçantë. Me të vërtetë, islami na inkurajon të shprehim emocionet dhe dashurinë në të gjithë kohën, ashtu siç Profeti salallahu alejhia ua selam ka thënë:

"Nëse një njeri e do vëllai e tij, le t'i thotë atij se e do".[I transmetuar nga Ebu Daudi 5124, el-Tirmidhiu 2329. Hadithi është sahih]

Dhe ai ka thënë:

"Pasha Atë në duart e të cilit është shpirti im, ju nuk do të hyni në parajsë derisa të besoni me të vërtetë dhe ju nuk besoni me të vërtetë derisa ta duani njëri-tjetrin. A t'ju tregoj ju diçka që nëse e bëni , ju do ta duani njër-tjetrin? Përshëndetuni me selam midis jush".[Muslimi 54]



Së katërti:

Dashuria në islam është më e përgjithashme dhe më e gjërë, nuk është e kufizuar vetëm tek një lloj dashurie që është ajo midis burrit dhe gruas. Ka shumë lloje dashurish. Është dashuria për Allahun, dashuria për të dërguarin e Tij salallahu alejhis ua selam dhe shokët e tij, dashuria për të mirën dhe njerëzit e devotshëm, dashuria dhe mbështetja për fenë, dashuria për rënjen dëshmorë për hir të Allahut. Është gabim shumë i madh për ta kufizuar këtë kuptim të gjërë vetëm tek ajo lloj dashurie.



Së pesti:

Çfarë këta njerëz mendojnë, që dashuria përpara martesës është një diçka e mirë, është gabim, siç është e provuar nga studimet dhe nga eksperienca në jetë. Në një studim të ndërmarrë nga Universiteti i Kairos, çfarë ata e quajnë "martesë dashurie" dhe "martesë tradicionale" është treguar si më poshtë:

"Në martesat të cilat kanë ardhur pasi një historie dashurie, 88 për qind kanë përfunudar në dështim, dhe përqindja e sukseshme nuk ka qenë më shumë sesa 12%. Por në raste të cilat studimi i quan si "martesa tradicionale" përqindja e sukseshme ishte 70%. Me fjlaë të tjera, përqindja e sukseshme në martesat e përshkruar si tradicionale ishte gjashtë herë më shumë sesa atyre që janë të përshkruara si "martesa dashurie".[Risalah ila Mu'minah Faqe 255]

Tani le të shikojmë në dfarë gjedje janë shoqëritë perëndimore ku dita e Shën Valentinit festohet dhe të pyesim në çfarë gjendjeje janë marrëdhëniet martesore në këto shoqëri dhe a kanë këto festa ndonjë efekt pozitiv në marrëdhëniet midis burrave dhe grave?

Studimet dhe statistikat e tyre tregojnë të mëposhtmet:

1.Në një studim amerikan të bërë në 1987 thuhet se 79% e burrave i rrahin gratë në shtëpiat e tyre, vedanërisht nëse ata janë të martuar.....[gazeta el-Kabas, 15/2/1988]

2.Një studim i ndërmmarrë nga National American Office for Mental Health thotë të mëposhtmen:

-17% e grave të cilat shkojnë në dhoma të ndërhyrjes së shpejt janë viktima të rrahjeve nga burrat dhe dashnorët e tyre.

-83% e atyre të cilët janë shikuar (vëzhguar) në spital të paktën një herë për kurime plagësh, janë rezultuar nga rrahjet.

Studimi shton se ka shumë gra të cilat nuk shkojnë në spital për tu kuruar, por i mjekonin plagët në shtëpi.

3.Në një raport për Central American Agency for Examination [FPT] thuhet që çdo 18 sekonda një grua rrahet nga burri i saj diku në Amerikë.

4.Revista amerikane Time thotë që rreth 4000 gra nga afërsisht 6 milion të cilat rrahen vdesin si rezultat i atij të rrahuri.

5. Në një studim në Gjermani thuhet se jo më pak sesa 100.000 gra për vit u ekspozoheshin dhunës fizike dhe psikologjike nga ana e burrave të tyre ose me burrat që jetonin. Të dhnënat e sakta mund t'i kalojnë një milionë.

6.Në Francë, afërsisht 2 million gra rrahen.

7. Në Mbretërin e Bashkuar (Angli), në një pyetsorë në të cilin morën pjesë 7.000 gra, 28 prej tyre thonin që kishin qenë subjekt i sulmeve nga burrat dhe dashnorët e tyre.

Kështu si mund që ne të besojmë që dita e Sëhn Valentinit ka ndonjë dobi për çiftet e martuara? E vërteta është që është një thirrje për më shumë imoralitet dhe për formimin e marrëdhënieje të ndaluara.

Burri i cili sinqerisht e do gruan e tij nuk ka nevojë për këtë festë për t'ja kujtuar atij dashurinë për të. Ai e shpreh dashurinë e tij për gruan e tij në të gjithë kohën dhe me të gjitha rastet.



Qëndrimi i muslimanit drejt ditës së Shën Valentinit

Nga diskutimi i mësipërm, qëndrimi i muslimanit duhet të jetë i qartë:

1. Ai nuk duhet ta festojë atë e as të bashkohet me ta në festmet e tyre e as të marrë pjesë në celebrimet e tyre përshak të fakteve të thëna pak më lart që tregojnë se është e ndaluar për të festuar festat e jobesimtarëve.

El-Hafiz el-Dhehebi radiallahu anhu ka thënë:

"Nëse të krishterët dhe çifutët kanë një festë, e cila i përket vetëm atyre, atëhere muslimanët nuk duhet ta festojnë atë(festë) bashkë me ta ashtu siç nuk duhet të bashkohen me ta në fenë e tyre ose drejtimin e faljes".[Tashabbuh el-Hasis bi Ehl el-hamis, revista el-Hikmah 4/193]

Përshkak se principi themelorë i selefëve ka qenë el-Uala uel Bara (besnikëria dhe miqësia / armiqësia dhe urrejtja), është obligim për secilin që thotë La Ilahe il-lallah Muhammed Resulullah ta ndjek këtë princip. Kështu ai duhet të dojë besimtarët dhe duhet të urrejë jobesimtarët, t'i kundërshtojë ata dhe të ndryshojë nga ata. Ai duhet të dijë që ajo do të sjellë dobi të panumërta, ashtu sikurse imitimi i tyre shkakton shumë dëme të mëdha. Më tepër mbi këtë kur muslimanët i imitojnë ata, i bën jobesimtarët të gëzohen dhe t'i mbushen zemrat me gëzim dhe i bën muslimanët t'i duan ata në zemrat e tyre. Nëse ndonjë vajzë muslimane e cila e feston këtë festë përshkak se shikon Margaritën apo Marien apo këdo tjetër që vepron kështu, kjo padyshim reflekton faktin që ajo është duke i ndjekur ata dhe duke i aprovuar sjelljet e tyre. Por Allahu thotë:

"O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë".[Surah el-Maide:51]

Një nga efektet e këqija të imitimit të tyre është që ata e bëjnë këtë të duket sikur të kishte më shumë mbështetës dhe ndjekës. Si mundet që të jetë e përshtatshme për një musliman i cili reciton në çdo rekat,

"Udhëzona në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!"[Surah el-Fatiha:6-7]

për t'i kërkuar Allahut që t'i udhëzojë në rrugën e drejtë të besimtarëve dhe për t'i larguar nga rruga e atyre që morën hidhërimin dhe zemërimin dhe atyre që humbën, dhe pastaj të vazhdojë të ndjek rrugën e tyre me vetë zgjedhje dhe dëshirë?

Statistikat tregojnë që dita e Shën Valentinit është e dyta në popullaritet pas Krishtëlindjeve. Kështu është e qartë që festa e dashurisë është një nga festat e të krishterëve dhe që është e dyta vetëm pas krishtëlindjeve, festimi i lindjes së Mesihut. Kështu nuk është e lejueshme për muslimanët për tu bashkuar me ta në festimin e kësaj dite sepse ne jemi të urdhëruar të ndryshojmë nga ata në fe, në zakone dhe gjëra të tjera që i përkasin ekskluzivisht atyre, ashtu siç është thënë në Kur'an dhe në Sunet dhe konsensusin e dijetarëve.

2. Ai nuk duhet t'i ndihmojë jobesimtarët në festimet e tyre për shkak se ato janë ritualet e kufrit (mosbesimit), kështu ndihmimi i tyre dhe aprovimi i tyre në ato se çfarë bëjnë është ndihmë për të manifestuar dhe për të mbizotëruar dhe për t'i aprovuar. Feja muslimane nuk e lejo atë të aprovojë kufrin (mosbesimin) ose për t;i ndihmojnë të tjerët për ta manifestuar. Siç Shejhul islam Ibn Tejmijah ka thënë:

"Nuk është e lejueshme për muslimanët t'i imitojnë ata (jobesimtarët) ne asgjë që është specifike e festave të tyre qoftë ushqim, veshje, larje, ndezjen e qirinjve ose ndryshimin... për ta përmbledhur, ata nuk duhet të bëjnë asgjë që është specifike e ritualeve dhe festave të jobesimtarëve mbi atë ditë, ndryshe dita e festave të tyre duhet të jetë vetëm një ditë e zakonshme për muslimanin".[Maxhmu el-Fataua 25/329]
3. Ai nuk duhet të ndihmojë asnjë musliman që e feston atë. Ndryshe nga kjo, ai e ka të obliguar t'i refuzuar ata për shkak se për muslimanët festimi i festave të jobesimtarëve është një vepër e keqe e cila duhet refuzuar. Shejhul Islam Ibn Tejmijah ka thënë:
"Ashtu siç ne nuk duhet t'i imitojmë ata në festat e tyre, ashtu duhet që të mos i ndihmojmë muslimanët që e bëjnë atë, dhe duhet t'i thuhet që mos ta bëjë një gjë të tillë".[El-Iktida, 2/519-520]
Bazuar mbi çfarë Ibn Tejmijah ka thënë, nuk është e lejueshme për biznesmenët musliman që të tregëtojnë dhurata për ditën e Shën Valentinit, qoftë lloje veshjesh, trëndafila ose të të tjera si këto. E njëjtë me këtë, nuk është e lejueshme për askënd të cilit i është dhënë një dhuratë mbi këtë rast ta pranojë atë sepse duke e pranuar atë ai është duke treguar aprovimin e kësaj feste.

Një nga thirrësat musliman ka thënë: "Ne ishim tek një dyqan lulesh në një vend musliman dhe ne ishim të tronditur kur pamë se ishte përgatitur me rastin e kësaj feste, me qilma të kuq në hyrje, dekorime dhe plakarta të kuqe. Ne u takuam me njërin nga njerëzit që punonin atje dhe e pyetëm pse kishin bërë kaq shujmë dekorime dhe zbukurime për këtë rast. Ai tha që këto përgatitje kishin filluar që herët dhe që ka patur shumë kërkesa...Pastaj ai na tregoij që ai kishte qenë i habitur nga kjo pasi ishte një musliman i ri i cili e kishte lënë krishtërimin. Ai ka ditur për këtë përpara se të bëhej musliman, kështu si është puna që klientët e tij ishin musliman dhe jo të krishterë?1
Dyqane të tjera i mbaruan të gjitha trëndafilat të cilat shiteshin me çmime të larta. Kur një nga thirrëset muslimane hyri tek disa studente të cilat ishin grumbulluar në sallen ligjëruese, ajo kishte parë se të gjitha mbanin diçka të kuqe. Njëra kishte një trëndafil të kuq, një tjetër një shami të kuqe ose një çantë të kuqe ose çorape të kuq.....


Midis gjërave që janë parë midis muslimanëve në këtë festë

1- Të gjitha studentet femra beijnë dakord që të lidhin një shirit të kuq në dorën e tyre të djathtë.
2- Veshja e diçkaje të kuqe (një bluzë, këpucë etj...). Kjo ka arritur vitin që kaloi që kur ata hynë në kalsa ne pamë që pjesa më e madhe e nxënësve ishin veshur në atë mënyrë, sikurse të kishte qenë një uniformë.
3- Tollumbac të kuq mbi të cilët është e shkruar "I love you". Ata zakonisht i sjellin këto në fund të mësimit, një ndonjë vend larg nga mësuesit.
4- Shkrimi i emrave dhe zemërave në duart e tyre ose vetëm inicialeve.
5. Trëndafilat e kuq janë shumë të përhapur në këtë ditë etj....


Përfundim

Ne duhet t'i kundërshtojmë këto gjëra me të gjitha mjetet që kemi mundësi. Përgjegjësia qëndron mbi ne të gjithë.
1. Ne nuk duhet të pranojmë përshëndetjet në ditën e Shën Valentinit përshkak se ajo nuk është festë muslimane. Nëse muslimanët përshëndeten në këtë festë, ata nuk duhet ta kthejnë përshëndetjen. Ibn Kajjimi rahimahullah ka thënë:
"Përshëndetja e të tjerëve me përshëndetje që përdoren nga jobesimtarët është e ndaluar sipas ixhamasë (konsensusit të dijetarëve, të tilla si përshëndetja e tyre me rastet e festave dhe gëzimeve të tyre, duke i ururuar atyre një festë të bekuar. Madje edhe nëse ai që i përshëndet nuk bën kufër (mosbesim), kjo është ende e konsideruar si e ndaluar. Është njëlloj sikur ta përshëndeshim dikënd që i përkulet kryqit. Është edhe më keq dhe më e urryer për Allahun sesa për ta uruar dikën që pi alkhool ose ka kryer një vrasje ose ka bërë kurvëri etj...Shumë nga ata që nuk kanë respekt për fenë e bëjnë këtë dhe ata nuk e kuptojnë tmerrin e veprave të tyre. Kushdo që e përshëndet një person për gjynahet e tij, për bidate (shpikje të reja në fe) ose për kufër (mosbesim) e ekspozon veten drejt urrejtjes dhe ndëshkimit të Allahut".[Ahkam ehl Dhimmah, 1/441-442]
2. Ne duhet ta sqarojmë natyrën e vërtetë të kësaj feste dhe festave të tjera të jobesimtarëve atyre muslimanëve që janë të mashtruar prej tyre dhe t'ja sqarojmë atyre se është themelore për muslimanët që të dallohen me fenë e tyre dhe ta mbrojnë besimin e tyre (Akiden) nga çdo gjë që mund ta dëmtojë. Kjo duhet të bëhet thjeshtë nga sinqeriteti drejt ummetit dhe përmbushjes së komandës për të urdhëruar për mirë dhe për të ndaluar të keqen.

Përktheu Ardit Kraja

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme