Fjalimi i Obames ne Kairo

Jam i nderuar që ndodhem në qytetin  e përjetshëm të Kajros, i ftuar nga dy  institucione shumë të famshme. Për  rreth 1000 vjet, Al-Azhar konsiderohet si  një fanar i dijes islame dhe për rreth 100  vjet Universiteti i Kajros ka qenë burimi  i përparimit të Egjiptit. Së bashku ju përfaqësoni  harmoninë mes traditës dhe progresit.  Ju jam mirënjohës për mikpritjen e  popullit egjiptian. Njëherazi jam krenar  t‘ju përcjell vullnetin e mirë të popullit  amerikan dhe përshëndetjen e paqes nga  komunitetet myslimane të vendit tim: assalaamu  alakum.  Po takohemi në një periudhë tensionesh  mes Shteteve të Bashkuara dhe  myslimanëve kudo në botë. Tension ky  me rrënjët në forca historike, që shkojnë  përtej çdo debati të politikës aktuale.  Marrëdhënia mes islamit dhe Perëndimit  përfshin shekuj të tërë bashkëjetese dhe  bashkëpunimi, por edhe konfl iktesh dhe  luftërash fetare.

Së fundmi, tensioni është  nxitur nga kolonializmi që u mohoi të drejtat  dhe mundësitë shumë myslimanëve,  dhe një luftë e ftohtë, në të cilën shumë  vende me shumicë myslimane u trajtuan  pa iu marrë parasysh aspiratat. Por edhe  ndryshimet rrënjësore që solli moderniteti  dhe globalizmi bënë që myslimanët të  vazhdonin ta shihnin dhe konsideronin  Perëndimin si armiqësor ndaj traditave të  islamit. Ekstremistët e dhunshëm i shfrytëzuan  këto tensione në një komunitet të  vogël, por të fuqishëm myslimanësh.  Sulmet e 11 shtatorit 2001 dhe përpjekjet  e vazhdueshme të këtyre ekstremistëve  për të shkaktuar dhunë kundër civilëve,  kanë bërë që disa njerëz në vendin tim ta  konsiderojnë islamin pashmangshmërisht  armiqësor e kjo jo vetëm ndaj Amerikës  dhe vendeve perëndimore, por edhe ndaj  të drejtave të njeriut. Kjo ka gjeneruar  shumë frikë dhe mosbesim.  Për sa kohë që marrëdhënia jonë do  të vazhdojë të përcaktohet nga ndryshimet,  ne do t‘i fuqizojmë ata që në vend të  paqes shohin urrejtje dhe që promovojnë  konfl iktin në vend të bashkëpunimit për  të ndihmuar njerëzit të arrijnë drejtësi  e begati. Ky cikël dyshimesh dhe mosmarrëveshjesh  duhet të marrë fund. Kam  ardhur këtu në kërkim të një fi llimi të ri  mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe myslimanëve kudo në botë, një fi llimi  të bazuar në interesat e përbashkëta dhe  respektin e ndërsjellët, një fi llim të bazuar  mbi të vërtetën që Amerika dhe Islami nuk  janë ekskluzive dhe se nuk duhet të jenë  në konkurrencë. Përkundrazi, ato ndajnë  parime të përbashkëta për drejtësinë dhe  progresin, tolerancën dhe dinjitetin e të  gjitha qenieve njerëzore. Kësisoj, unë e  kuptoj se ndryshimi nuk mund të ndodhë  brenda një nate. Një fjalim i vetëm nuk  mund të çrrënjosë vite mosbesimi, dhe  unë nuk mund t‘u përgjigjem menjëherë  të gjitha pyetjeve të ndërlikuara mbi  shkaqet që na sollën në këtë situatë. Por  jam i bindur që për të ecur përpara duhet  t‘i themi haptas gjërat që deri tani i kemi  thënë pas dyerve të mbyllura. Duhet të  përpiqemi ta dëgjojmë njëri-tjetrin, të  mësojmë nga njëri-tjetri, të respektojmë  njëri-tjetrin dhe të shohim gjërat e përbashkëta.  Siç na mëson edhe Kurani i  Shenjtë: "Ndërgjegjësohu për Zotin dhe  thuaj gjithmonë të vërtetën". Këtë do të  bëj edhe unë, do të përpiqem të them të  vërtetën me sa mundem, kokulur para  detyrave që kemi përpara dhe i bindur  në besimin tim se interesat që ndajmë  si qenie njerëzore, janë shumë më të  fuqishme se forcat që duan të na ndajnë.  Një pjesë e bindjes sime i ka rrënjët në  përvojën personale. Unë jam i krishterë,  por im atë i përkiste një familjeje keniane  që prej brezash të tërë ishte myslimane. Në  fëmijëri kam kaluar disa vite në Indonezi  dhe kam dëgjuar shumë shpesh thirrjen  azgaan (thirrja myslimane për momentin  e lutjes) në agim dhe në mbrëmje.

Kur isha  i ri, kam punuar në komunitetet e Çikagos,  ku shumë njerëz gjenin në besimin e tyre  mysliman dinjitetin dhe paqen.  Si student i historisë, e di fort mirë se sa  në borxh i është civilizimi ynë islamit. Ishte  islami në vende të tilla si Universiteti i Al-  Azharit, që përcolli nga shekulli në shekull  dritën e dijes, duke i hapur rrugën Rilindjes  Evropiane dhe periudhës së dritës. Ishin  shpikjet në komunitetet myslimane që  zhvilluan algjebrën, që sollën kompasin,  apo na dhanë mjetet e lundrimit,  mjeshtërinë e penës dhe shtypjes; të të  kuptuarit për shpërndarjen e sëmundjeve  dhe shërimin e tyre. Kultura islame na ka  dhënë një poezi që i përket çdo kohe dhe  muzikë të mrekullueshme, një kaligrafi  elegante dhe vende magjepsëse. Përgjatë  historisë, islami ka treguar përmes punës  dhe veprave mundësitë e tolerancës fetare  dhe barazisë racore.  Kjo gjithashtu se Islami ka qenë gjithmonë  pjesë e historisë së Amerikës. Kombi  i parë që njohu vendin tim ishte Maroku.  Me nënshkrimin e Traktatit të Tripolit,  të vitit 1796, Presidenti ynë i dytë, John  Adams, shkroi: "Shtetet e Bashkuara të  Amerikës nuk kanë një karakter armiqësor  ndaj ligjeve, feve apo qetësisë së  myslimanëve". Që nga dita e themelimit  të kombit tonë, myslimanët e Amerikës  i kanë pasuruar Shtetet e Bashkuara. Ata  kanë luftuar në luftërat tona, kanë shërbyer  në qeveri, janë përpjekur për të drejtat e  njeriut, kanë nisur biznese, kanë mësuar  në universitetet tona, kanë shkëlqyer në  arenën sportive, fituar çmime "Nobel",  kanë ndërtuar ndërtesat më të larta dhe  kanë ndriçuar pishtarin olimpik. Kur  myslimani i parë u zgjodh së fundmi në  Kongresin Amerikan, ai së pari u betua  që të mbronte Kushtetutën mbi të njëjtin  Kuran të Shenjtë që një nga etërit tanë  themelues, Thomas Xhefersoni, mbante  në bibliotekën e tij personale.  Unë e kam njohur islamin në tri kontinente  para se të vija në rajonin ku ai lindi.  Përvoja që kam, drejton bindjen time, që  partneriteti mes Amerikës dhe Islamit  duhet të bazohet në atë çka është Islami, jo  në atë çka nuk është dhe nuk përfaqëson.  Unë e konsideroj pjesë të përgjegjësisë  sime si President i Shteteve të Bashkuara  të Amerikës luftën kundër stereotipave  negativë të Islamit, kudo ku ato shfaqen.  Por i njëjti parim duhet të aplikohet edhe  për sa i përket perceptimit që duhet të  kenë myslimanët për Amerikën. Shtetet e  Bashkuara kanë qenë një nga burimet më  të mëdha të progresit që ka njohur bota  ndonjëherë. Ne lindëm nga revolucioni  kundër një perandorie. Ne u themeluam  si komb duke pasur në thelb idealin se të  gjithë janë krijuar të barabartë dhe kemi  derdhur gjak e luftuar për shekuj me radhë  që t‘u japim kuptim këtyre fjalëve brenda  kufi jve tanë dhe kudo në botë. Jemi formëzuar  nga kultura të ndryshme, nga çdo cep  i botës.

U fol shumë për faktin se një afroamerikan  me emrin Barak Husein Obama  mund të zgjidhej President i vendit, por  historia ime personale nuk është unike.  Ëndrra e mundësisë nuk është realizuar  për të gjithë në Amerikë, por premtimi për  të është një mundësi për këdo që vjen në  brigjet tona, që përfshin edhe 7 milionë  amerikanë të besimit mysliman në vendin  tonë, të cilët kanë mundësi të edukohen  dhe të kenë të ardhura të një niveli mbi  mesataren. Liria në Amerikë është e pandashme  nga liria për të praktikuar fenë. Kjo  është arsyeja që në çdo shtet ne kemi edhe  xhami dhe numri i tyre brenda kufi jve tanë  i kalon të 1200-at. Për këtë qëllim, qeveria  amerikane ka shkuar në gjykatë për të  mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave që  veshin hijab dhe dënon ata që e mohojnë  një të drejtë të tillë. Për një gjë nuk duhet  të ketë asnjë dyshim: islami është pjesë  e Amerikës dhe besoj se Amerika mban  brenda vetes të vërtetën që, pavarësisht  racës, fesë, apo vendit ku ndodhesh, të  gjithë ne ndajmë të njëjtat aspirata: një  jetë në paqe dhe siguri, arsimim dhe punë  dinjitoze, dashuri për familjet, komunitetin,  Zotin. Këto janë gjërat që ne ndajmë.  Kjo është shpresa për gjithë njerëzimin.  Sigurisht, njohja e humanizmit që na  bashkon është vetëm fi llimi i detyrës sonë.  Fjalët e pashoqëruara nga veprimet nuk  arrijnë asnjë qëllim. Këto nevoja do të  plotësohen vetëm nëse ne do të veprojmë  me guxim në vitet e ardhshme dhe nëse do  të kuptojmë se sfi dat që kemi përpara janë  sfi da të përbashkëta dhe dështimi i kapërcimit  të tyre do të na lëndonte të gjithëve.  Kjo sepse kemi mësuar nga përvojat e  mëparshme, se kur një sistem fi nanciar  dobësohet në një vend, begatia zbehet  kudo. Kur një virus i ri infekton një qenie  njerëzore, të gjithë jemi në rrezik. Kur një  komb merret me prodhimin e armëve  bërthamore, rreziku i një sulmi bërthamor  shtrihet te të gjitha kombet. Kur një ekstremist  i dhunshëm vepron në një segment  të caktuar të planetit, rrezikojnë të  gjithë të tjerët, kudo që ndodhen. Kur një  i pafajshëm në Bosnjë apo Darfur vritet, e  gjithë ndërgjegjja jonë kolektive lëndohet.  Për këtë arsye, ne duhet ta ndajmë botën  në këtë shekull dhe të kemi përgjegjësi për  njëri-tjetrin si qenie njerëzore. Sigurisht,  kjo është një përgjegjësi e madhe dhe e  vështirë. Historia njerëzore shpesh ka  qenë historia e kombeve, apo vendeve  në luftë me njëri-tjetrin për përmbushjen  e interesave të ngushta personale.  Në këtë epoka të re, sjellje të tilla janë  vetëshkatërruese. Duke qenë se të gjithë  ndërvaremi nga njëri-tjetri, çdo rend  botëror që ngre një komb apo grup  njerëzish mbi një tjetër, do të dështojë  pashmangshmërisht.

 Kështu që çfarëdo  që të mendojmë për të shkuarën, nuk  duhet të burgosemi tek ajo. Problemet  tona duhet të zgjidhen përmes partneritetit  dhe përparimi duhet të ndahet  mes të gjithëve. Kjo nuk do të thotë që  duhet të injorojmë burimet e tensioneve.  Përkundrazi, duhet bërë e kundërta:  ne duhet t‘i përballojmë tensionet të  bashkuar. Në këtë frymë, më lejoni të  flas sa më pastër dhe qartë në lidhje  me disa çështje specifike që mendoj  se ka ardhur koha t‘i përballojmë së  bashku. E para syresh është përballja me  ekstremizmin e dhunshëm në të gjitha  format e tij. Në Ankara e bëra të qartë që  Amerika nuk ka qenë dhe nuk do të jetë  në luftë me islamin. Kjo nuk do të thotë  se nuk do t‘i kundërvihemi ekstremizmit  të dhunshëm që paraqet një kërcënim të  madh ndaj sigurisë sonë. Kjo, sepse ne  jemi kundër asaj çka të gjithë njerëzit  janë: vrasjes së burrave, grave, fëmijëve  të pafajshëm. Edhe detyra ime si President  është mbrojtja e amerikanëve.  Situata në Afganistan tregon qëllimet  e Amerikës dhe nevojën për të  punuar së bashku. Rreth 7 vjet më parë,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën  kundër Al-Kaedës dhe talebanëve dhe u  mbështetën shumë edhe nga komuniteti  ndërkombëtar.

Kjo nuk ishte rastësi, por  nevojë. Jam i ndërgjegjshëm që ka nga  ata që dyshojnë apo justifi kojnë ngjarjet  e 11 shtatorit, por le të jemi të qartë  për diçka: Al-Kaeda vrau atë ditë 3000  vetë. Viktimat ishin gra, burra, fëmijë  të pafajshëm nga Amerika dhe vende  të ndryshme të botës që nuk kishin  dëmtuar askënd. Megjithatë, Al-Kaeda  zgjodhi t‘i vrasë këta njerëz në mënyrë  të pamëshirshme, mori përsipër sulmin  e madje edhe tani thekson se është e  vendosur që të kryejë vrasje masive. Ata  kanë bashkëpunëtorë në shumë vende  dhe po përpiqen që të zgjerohen. Kjo  nuk është një çështje e debatueshme,  por fakt me të cilin duhet të përballesh.  Le të mos gabojmë: ne nuk duam që të  mbajmë trupat tona në Afganistan. Ne  nuk po kërkojmë baza ushtarake aty.  Humbja e grave dhe burrave në luftë  është shumë e rëndë për Amerikën. Kjo  ka kosto të madhe politike dhe materiale.  Do të ishim shumë të lumtur që të  kthenim në shtëpi të gjithë trupat tona,  nëse do të kishim besim se në Afganistan  dhe Pakistan nuk do të kishte ekstremistë  të dhunshëm, të vendosur që të vrasin  sa më shumë njerëz. Por e vërteta nuk  është kështu.  Nuk bëhet fjalë në këtë rast. Për këtë  arsye kemi partneritet me 46 vende  të ndryshme dhe pavarësisht kostos,  zotimi i Amerikës nuk do të zbehet për  asnjë çast. Në fakt, askush nuk duhet  t‘i tolerojë këta ekstremistë. Ata kanë  marrë jetën e shumë njerëzve në shumë  vende të ndryshme të botës. Kanë marrë  jetën e njerëzve nga besime të ndryshme  fetare dhe mbi të gjitha kanë marrë jetën  e myslimanëve. Veprimet e tyre bien  në kundërshtim me Kuranin e Shenjtë,  që thotë se ai që vret një të pafajshëm,  është njësoj sikur të kishte vrarë gjithë  njerëzimin, dhe ai që shpëton një njeri të  vetëm, është njësoj si të kishte shpëtuar  gjithë njerëzimin.

Besimi i kaq shumë  njerëzve është shumë më i madh se urrejtja  e disave. Islami nuk është pjesë e  problemit në luftën kundër ekstremizmit  të dhunshëm. Ai është një pjesë e rëndësishme  e promovimit të paqes. Ne dimë  gjithashtu se fuqia ushtarake e vetme  nuk mund ta zgjidhë problemin në  Afganistan dhe në Pakistan. Kjo është  arsyeja se përse kemi planifi kuar që të  investojmë 1.5 miliardë dollarë çdo vit  gjatë një periudhe 5-vjeçare në Pakistan,  për ndërtimin e shkollave dhe spitaleve,  rrugëve dhe bizneseve, si dhe ndihmës  ndaj miliona vetëve që janë zhvendosur  për shkak të luftimeve. Le të ndalemi  edhe te çështja e Irakut. Ndryshe nga  rasti i Afganistanit, lufta në Irak ishte  një luftë zgjedhjeje, që provokoi shumë  kundërshtime në vendin tim dhe në të  gjithë botën mbarë. Megjithatë, unë  mendoj se irakianët tani janë më mirë se  nën regjimin e Sadam Huseinit dhe besoj  se ato çka ndodhën në Irak, i kujtuan  Amerikës se sa e rëndësishme është të  përdorësh diplomacinë dhe të marrësh  një konsensus ndërkombëtar për zgjidhjen  e problemeve. Për këtë, mund të  kujtojmë fjalët e Thomas Xhefersonit:  "Shpresoj se mençuria jonë do të rritet  paralelisht me pushtetin dhe do të na  mësojë se sa më pak ta përdorim pushtetin,  aq më i madh do të jetë ai". Sot,  Amerika ka një përgjegjësi të dyfi shtë:  të ndihmojë Irakun që të farkëtojë një  të ardhme më të mirë dhe ta lërë atë në  duart e irakianëve.

Ua kam bërë të qartë  irakianëve se nuk kemi ndërmend të  ngremë baza dhe të pretendojmë pjesë  të territorit irakian, apo qofshin këto  edhe burime. Sovraniteti i Irakut u takon  irakianëve. Për këtë arsye urdhërova  largimin e ushtarëve tanë gushtin e ardhshëm.  Për këtë arsye do të respektojmë  marrëveshjen tonë me qeverinë irakiane,  të zgjedhur në mënyrë demokratike për  largimin e të gjitha trupave luftuese nga  Iraku në korrik dhe largimin e të gjitha  trupave në përgjithësi deri në vitin 2012.  Ne do ta ndihmojmë Irakun që të trajnojë  forcat e tij dhe të zhvillojë ekonominë,  por do të mbështesim një Irak të sigurt  dhe të bashkuar si një partner dhe kurrë  në pozicionin e një shteti më të fortë.  Së fundmi, duke qenë se Amerika nuk  mund ta tolerojë kurrë dhunën nga ekstremistët,  ne nuk duhet t‘i ndryshojmë  kurrë parimet tona. 11 shtatori ishte një  traumë e madhe për vendin tonë. Frika  dhe inati që provokoi kjo ngjarje, ishte  e paçmuar, por në disa raste na bëri që  të sillemi në kundërshtim me idealet  tona. Ne po marrim hapa konkretë për të  ndryshuar. Unë kam ndaluar plotësisht  përdorimin e torturës nga Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dhe kam urdhëruar  mbylljen e burgut të Guantanamos vitin  e ardhshëm.  Kësisoj, Amerika do ta mbrojë veten  duke pasur respekt për sovranitetin e  kombeve dhe ligjin. Këtë do ta bëjmë në  partneritet me komunitetet myslimane,  të cilat ndodhen gjithashtu të kërcënuara.  Sa më shpejt të izolohen ekstremistët,  aq më të sigurt do të jemi. Burimi  i dytë i madh i tensionit është nevoja për  të diskutuar në lidhje me situatën mes  Izraelit, palestinezëve dhe botës arabe.  Lidhjet e forta të Amerikës me Izraelin janë  të njohura. Kjo lidhje është e pathyeshme. 

Ajo bazohet në marrëdhëniet kulturore  dhe historike, si dhe në faktin se aspirata  për një shtet hebre i ka rrënjët në një histori  tragjike që nuk mund të mohohet.  Në të gjithë botën, hebrenjtë janë  përndjekur prej shekujsh dhe në Evropë  antisemitizmi kulmoi me Holokaustin.  Nesër do të vizitoj Buhenvaldin, që ishte  pjesë e një rrjeti kampesh përqendrimi ku  skllavëroheshin hebrenjtë, torturoheshin,  vriteshin dhe çoheshin në dhomat e gazit  nga Rajhu i Tretë. 6 milionë hebrenj u vranë,  një numër më i madh se ai i banorëve të  Izraelit sot. Të mohosh këtë tragjedi është e  pabazë, është injorancë dhe e urryeshme.  Të kërcënosh Izraelin me shkatërrim,  apo të përdorësh sharje stereotipe ndaj  hebrenjve, është thellësisht e gabuar dhe  kjo i shërben vetëm risjelljes në vëmendjen  e hebrenjve të kujtimeve të dhimbshme,  duke ndaluar dhe mohuar njëherazi paqen  që kërkojnë njerëzit në këtë rajon.  Myslimanë dhe të krishterë kanë vuajtur  për një atdhe. Për më se 60 vjet ata kanë  duruar dhimbjen e zhvendosjes.

Shumë  presin në kampet e refugjatëve në Bregun  Perëndimor, Gaza dhe vendet fqinje, për  një jetë në paqe dhe siguri, një jetë që nuk e  kanë pasur kurrë. Ata durojnë poshtërimet  e përditshme, të vogla e të mëdha, që janë  pjesë e pushtimit. Le të mos kemi më dyshime  për një fakt: situata për palestinezët  është tashmë e patolerueshme. Amerika  nuk do t‘ua kthejë kurrizin aspiratave  të ligjshme të palestinezëve për dinjitet,  mundësi dhe një shtet të vetin.  Për dhjetëvjeçarë me radhë ka ndodhur  një katrahurë e vërtetë: dy popuj me aspirata  të ligjshme, secili syresh me një histori  të dhimbshme. Është e lehtë të tregosh  me gisht dhe të gjykosh: për palestinezët  gjykojnë hebrenjtë, për zhvendosjet që  shkaktuan themeluesit e Izraelit dhe për  izraelitët të gjykojnë armiqësinë e sulmeve  të palestinezëve brenda dhe jashtë kufi jve  të vendit. Por nëse do ta shihnim këtë  konfl ikt vetëm nga njëra anë e tij, atëherë  do të ishim të verbër ndaj të vërtetës. E  vetmja zgjidhje për të dyja vendet do të  ishte ajo e dy shteteve, ku izraelitët dhe  palestinezët të jetonin në paqe dhe siguri.  Kjo është në interesin e Izraelit, interesin  e Palestinës, në interesin e Amerikës dhe  në interesin e botës mbarë. Ja përse kam  qëllim që personalisht ta ndjek këtë rrugë  me gjithë durimin që kërkon një detyrë  e tillë. Detyrimet mbi të cilat palët kanë  rënë dakord në planin për paqe, janë të  qarta. Është koha për paqe, në mënyrë që  të gjithë ne të mbajmë përgjegjësitë tona.  Palestinezët duhet të braktisin dhunën. 

Rezistenca përmes dhunës dhe vrasjeve  është e gabuar dhe e pasuksesshme. Për  shekuj, zezakët në Amerikë kanë vuajtur  kamxhikimin dhe përuljen si skllevër që  ishin, si dhe turpin e segregacionit. Por ata  nuk i fi tuan të drejtat e tyre përmes dhunës.  Ishte këmbëngulja e vazhdueshme  për idealet e tyre. E njëjta histori mund  të tregohet edhe për njerëzit e Afrikës  dhe Azisë Jugore: me dhunë nuk shkohet  askund. Dhuna nuk është as shenjë kuraje  dhe as pushteti. Nuk është trimëri të  vrasësh me raketa foshnjat në gjumë, apo  të hedhësh në erë gratë nëpër autobusë.  Autoriteti moral nuk fi tohet përmes dhunës.  Dhuna është dorëzim. Tani palestinezët  duhet të fokusohen në ndërtimin,  dhe jo shkatërrimin. Autoriteti palestinez  duhet të zhvillojë aftësinë e vet qeverisëse  me institucione që u shërbejnë nevojave të  popullit. Hamas gjen mbështetjen e disa  palestinezëve, por edhe ai ka përgjegjësitë  e tij. Luajtja e një roli për përmbushjen e  aspiratave të palestinezëve dhe unifi kimi  i palestinezëve duhet të jetë parësor për  Hamasin, i cili nga ana e tij duhet të heqë  dorë prej dhunës, të njohë marrëveshjet  e së shkuarës dhe mbi të gjitha të drejtën  e Izraelit për të ekzistuar. Në të njëjtën  kohë, Izraeli duhet të kuptojë që ashtu  sikurse ai ka të drejtë të ekzistojë, edhe  palestinezët kanë të drejtë për shtetin e  tyre.

Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë  legjitimitetin e vazhdimit të vendosjes së  kolonëve hebrenj në tokat palestineze.  Kjo dhunon marrëveshjet e mëparshme  dhe prish përpjekjet për arritjen e paqes.  Kjo duhet të marrë fund. Izraeli duhet  që të përmbushë detyrimet e tij ndaj  palestinezëve për çështjet e punësimit  dhe zhvillimit të shoqërisë së tyre. Kriza  e vazhdueshme humanitare në Gaza  ka shkatërruar familjet palestineze dhe  njëherazi kërcënon vazhdimisht edhe  vetë sigurinë e Izraelit. Përparimi në jetën  e përditshme të palestinezëve duhet të  jetë pjesë e rrugës drejt paqes dhe Izraeli  duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të  mundësuar një përparim të tillë.  Së fundmi, shtetet arabe duhet të kuptojnë  se iniciativa arabe për paqen ishte  një fillim i rëndësishëm, por jo fundi i  përgjegjësive. Konfl ikti arabo-izraelit nuk  duhet të përdoret më për të shmangur vëmendjen  e njerëzve nga probleme të tjera.  Ai duhet të jetë shkaku për veprim, për të  ndihmuar palestinezët që të zhvillojnë  institucionet e tyre, që do të mbështesin  shtetin e ardhshëm. Për njohjen e legjitimitetit  të shtetit të Izraelit dhe zgjedhjen  e progresit ndaj frymës vetëshkatërruese  të së shkuarës. Amerika do të bëjë bashkë  politikat e saj me politikat e atyre që synojnë  paqen dhe do t‘i thotë para të gjithëve  ato që ua thotë privatisht hebrenjve  dhe palestinezëve. Ne nuk mund ta imponojmë  paqen. Në veten e tyre shumë  myslimanë janë të bindur që Izraeli do të  ekzistojë, sikundër shumë hebrenj janë të  bindur se palestinezët do të kenë një shtet  të tyren. Ka ardhur koha të veprojmë e të  realizojmë atë që të gjithë e mendojnë si  të vërtetë.  Shumë lot janë derdhur. Shumë gjak  është derdhur.

Të gjithë ne kemi përgjegjësi  për të punuar për ditën kur nënat e  izraelitëve dhe palestinezëve do t‘i shohin  fëmijët të rriten pa frikë, kur Toka e Shenjtë  e tri besimeve më të mëdha të planetit do  të jetë vendi i paqes, vendi që Zoti kishte  ndërmend të ishte, kur Jerusalemi do të  jetë një shtëpi e sigurt për myslimanët,  hebrenjtë e të krishterët dhe një vend për  të gjithë fëmijët e Abrahamit, një vend  ku ata të jetojnë në paqe e së bashku, si  në tregimin e Izras, ku Moisiu, Jezusi dhe  Muhameti (paqja qoftë mbi të) luteshin  së bashku.  Çështja e tretë ka qenë një shkak  tensioni mes Shteteve të Bashkuara dhe  Republikës Islamike të Iranit. Për shumë  vite, Irani e ka përcaktuar qëndrimin e tij  pjesërisht përmes opozitës që i ka bërë  vendit tim dhe mes të dyja vendeve ka  një histori të trazuar. Në mesin e Luftës së  Ftohtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës  luajtën një rol të caktuar për përmbysjen  nga pushteti të një qeverie iraniane të  zgjedhur në mënyrë demokratike. Që nga  Revolucioni Iranian, Irani ka luajtur rolin  e tij në aktet e dhunës apo pengmarrjeve  ndaj qytetarëve amerikanë ushtarakë, apo  civilë.

Kjo është një histori që të gjithë e  dimë. Por në vend që të qëndroja i ngërthyer  në të shkuarën, unë ua bëra të qartë  liderëve të Iranit dhe popullit të tij se vendi  im është i përgatitur që të ecë përpara. Tani  çështja është se çfarë të ardhmeje kërkon  të ndërtojë Irani?  Do të jetë e vështirë që të tejkalohen  menjëherë dhjetëvjeçarët e mosbesimit,  por ne do të vazhdojmë me kurajë, korrektësi  dhe vendosmëri. Ka shumë çështje  për të diskutuar mes të dyja vendeve dhe  ne jemi të gatshëm që të ecim përpara pa  parakushte në bazën e respektit reciprok.  Por është e qartë për të gjithë se kur bëhet  fjalë për armët bërthamore ne kemi mbërritur  në një pikë vendimtare. Kjo nuk ka të  bëjë vetëm me interesat amerikane. Kjo  ka të bëjë me parandalimin e një gare të  armëve bërthamore në Lindjen e Mesme  që do ta çonte rajonin dhe mbarë botën në  një rrugë shumë të rrezikshme. Unë i kuptoj  ata që protestojnë në lidhje me faktin  që disa vende kanë armë bërthamore e të  tjera vende nuk kanë.

Asnjë vend i vetëm  nuk duhet të vendosë, apo të zgjedhë se  cili vend duhet, apo nuk duhet të ketë  armë bërthamore. Ja përse unë rikonfi rmoj  zotimin e Amerikës për një botë në të  cilën asnjë vend nuk ka armë bërthamore  dhe çdo vend, përfshi Iranin, të ketë të  drejtën e eksesit në energjinë bërthamore  pa i përdorur ato për shkaqe luftarake. Ky  zotim është në thelbin e marrëveshjes dhe  jam i bindur që të gjitha vendet në rajon  mund ta arrijnë këtë objektiv.  Çështja e katërt ka qenë kundërshtia  për promovimin e demokracisë gjatë  viteve të fundit dhe kundërshtia më e  madhe ka të bëjë me luftën në Irak. Më  lejoni të jem i qartë për diçka: asnjë sistem  qeverisës mund, apo duhet t‘i imponohet  një tjetri. Kjo nuk e zbeh aspak zotimin  tim. Çdo komb i jep jetë këtij parimi në  mënyrën e tij origjinale, bazuar në traditën  e popullit të tij. Amerika nuk mendon se  di gjithçka që është e mirë për të gjithë,  por jam i bindur se të gjithë njerëzit, pavarësisht  vendit, kanë mall për disa gjëra:  aftësinë për t‘u folur me mendje dhe për  të pasur zërin e tyre në mënyrën e qeverisjes,  besimit te ligji dhe administrimit  të barabartë të drejtësisë, një qeverie  transparente që nuk vjedh nga populli  lirinë për të jetuar sipas asaj që zgjedh.  Këto nuk janë vetëm ide amerikane, ato  quhen të drejta të njeriut dhe kjo është  arsyeja pse ne i mbështesim kudo qofshim.  Qeveritë që mbështesin këto të drejta janë  më të stabilizuara, më të suksesshme dhe  të sigurta. Shtypja e ideve nuk sjell aspak  zhdukjen e tyre.

Amerika respekton të drejtën  e gjithë zërave të paqtë dhe pro ligjit  që të dëgjohen kudo në botë, edhe nëse ne  mund të mos jemi dakord me ta. Ne do t‘i  mirëpresim të gjitha qeveritë e zgjedhura  në mënyrë paqësore, me kusht që ato të  qeverisin me respekt popujt e tyre.  Kjo çështje e fundit është e rëndësishme,  sepse ka disa që bëjnë avokatin  e demokracisë, vetëm kur nuk janë në  pushtet. Sapo vijnë në pushtet shndërrohen  në shtypës të pamëshirshëm të të  drejtave të të tjerëve.  Çështja tjetër për të cilën dua të fl as  është liria e besimit. Islami ka një traditë  krenare tolerance. Këtë e shohim në historinë  e Andaluzisë dhe Kordobës gjatë  periudhës së Inkuizicionit. Këtë e kam  parë edhe vetë personalisht në Indonezi,  aty ku kristianët e devotshëm adhuronin  lirshëm Zotin e tyre në një vend mysliman.  Ky është shpirti që na duhet sot. Njerëzit në  çdo vend duhet të jenë të lirë të zgjedhin  dhe të jetojnë besimin e tyre bazuar në atë  çka u thotë zemra, mendja e shpirti.

Kjo  tolerancë është thelbësore për fenë, por  sfi dohet në mënyra nga më të ndryshmet.  Mes disa myslimanëve ka një tendencë  shqetësuese për të matur devotshmërinë  e një besimi me masën e dënimit të një  besimi tjetër. Pasuria e diversitetit të feve  duhet të mbetet. Çarjet duhet të mbyllen  edhe mes vetë myslimanëve, për shembull  ato mes sunitëve dhe shiitëve që kanë  shkaktuar dhunë e tragjedi, veçanërisht  në Irak. Liria e besimit është qendrore  për njerëzit për të jetuar së bashku.  Ne duhet gjithmonë të analizojmë  mënyrat e mbrojtjes së saj. Për vendet  perëndimore është e rëndësishme që  të shmangim pengimin e myslimanëve  për të praktikuar fenë ashtu sikundër ata  e kanë më për mbarë, për shembull në  rastin e veshjes. Nuk duhet të shfaqim  armiqësi ndaj asnjë feje në emër të  liberalizmit. Në fakt besimi duhet të  na bëjë bashkë. Ja përse po farkëtojmë  projekte të Amerikë që bëjnë bashkë të  krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë. Ja  përse mirëpresim përpjekjet e Mbretit  Saudit Abdullah për dialogun ndërfetar  dhe lidershipin e Turqisë në Aleancën e  Civilizimeve.

Në të gjithë botën ne duhet  ta shndërrojmë dialogun në një shërbim  ndërfetar, kësisoj urat mes njerëzve do  të vendosen.  Çështja e gjashtë ka të bëjë me të  drejtat e grave. E di se ka debat në lidhje  me këtë çështje. Unë nuk jam me mendimin  e disave në Perëndim, që një grua  që zgjedh të mbulojë fl okët nuk është  e barabartë me një tjetër që nuk e bën  këtë zgjedhje, por besoj se një gruaje  që i mohohet shkollimi i është mohuar  barazia. Dhe nuk është rastësi që vendet  ku gratë janë të shkolluara mirë janë më  të begata nga ato ku gratë shtypen. Tani  më lejoni të jem i qartë: çështjet e barazisë  së grave nuk janë një çështje vetëm  e Islamit. Në Turqi, Pakistan, Bangladesh  dhe Indonezi ne kemi parë shumicën  myslimane që të zgjedhë një grua si  lideren e tij. Ndërkohë lufta për barazitë  mes burrit dhe gruas vazhdon edhe në  shumë aspekte të jetës amerikane dhe  në vende të ndryshme në të gjithë botën. 

Bijat tona mund të kontribuojnë në  shoqërinë tonë, sikundër edhe bijtë  dhe begatia jonë e përbashkët do të  avancohej më shumë nëse burrat e gratë  do të jepnin gjithë potencialin e fuqisë  së tyre pa kufi zim. Unë nuk mendoj se  gratë duhet të bëjnë të njëjtat zgjedhje  si burrat për të qenë të barabarta me ta.  Dhe respektoj ato gra që zgjedhin një rol  tradite për veten e tyre. Por kjo vetëm në  rast se ato janë të lira në zgjedhjen e tyre.  Ja përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës  do të bëjnë partneritet me çdo vend me  shumicë myslimane, që synon shkollimin  e femrave dhe do të ndihmojnë  gratë e reja të punësohen në projektet  e mikro-fi nancës, e mbi të gjitha, ndihmojnë  njerëzit të bëjnë realitet ëndrrat e  tyre. Së fundi, dua të diskutoj zhvillimin  ekonomik.  E di se për shumë globalizimi është  kontradiktor. Interneti dhe televizioni  sjellin dije dhe informacion, por edhe  seksualitet të tepruar dhe shumë dhunë.  Tregtia mund të të sjellë pasuri dhe  mundësi, por edhe të ndryshojë shumë  komunitetet. Në të gjitha kombet, përfshi  kombin tim, ky ndryshim mund të  sjellë frikë. Frikë se për shkak të modernitetit  mund të humbasim kontrollin  mbi zgjedhjet tona ekonomike, mbi politikën  dhe mbi të gjitha mbi identitetin  tonë.

Këto gjëra janë vlerat më të mëdha  që ndajmë me komunitetet dhe familjet  tona. Por unë e di gjithashtu se përparimi  njerëzor nuk mund të mohohet. Nuk  duhet të ketë kontradiktë mes modernes  dhe traditës, sepse vende si Japonia dhe  Koreja e Jugut kanë arritur një zhvillim  të madh ekonomik, duke ruajtur edhe  traditat dhe kulturën e tyre. Kjo është e  vërtetë edhe në rastrin e Kuala Lumpurit  apo Dubait. Në lashtësi dhe në kohën  tonë, komunitetet myslimane kanë qenë  në avangardë të zhvillimit dhe shkollimit.  Shumë shtete të Gjirit Persik  përjetojnë një pasuri e begati të madhe  si pasojë e naftës së nëntokës së tyre dhe  disa vende të tjera po përqendrohen në  zhvillimin e mëtejshëm. Por të gjithë  së bashku duhet të jemi të vetëdijshëm  se shkollimi dhe novacioni do të jenë  monedha e shekullit të 21-të. Ndërsa në  të shkuarën Amerika ka pasur më shumë  interes në naftën dhe gazin e vendeve të  Gjirit, në të ardhmen interesat do të jenë  më të mëdha. Për sa i përket shkollimit,  ne do të nisim programet e shkëmbimit  dhe shtojmë bursat e studimit, si ato që  sollën tim at nga Afrika në Amerikë për  të studiuar dhe do të nxisim më shumë  amerikanë të studiojnë në vendet myslimane.  Do të investojmë te mësuesit  online dhe do të krijojmë një rrjet të  ri online në mënyrë që adoleshentët  e Kansasit të mund të komunikojnë  në moment me atë të Kajros.

Për sa i  përket shkencës dhe teknologjisë do të  lançojmë një fond të ri për të mbështetur  zhvillimin teknologjik në vendet me shumicë  myslimane dhe do të ndihmojmë  në transferimin e ideve të tyre në tregun  punës, në mënyrë që të krijohen vende  pune. Do të hapim qendra shkencore  në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë  Juglindore dhe do të caktojnë të dërguar  të posaçëm për çështjet shkencore që të  bashkëpunojnë në programet që zhvillojnë  burime të reja energjetike, që krijojnë  vende pune ekologjike etj. Sot po njoftoj  për një përpjekje të re globale me Organizatën  e Konferencës Islamike për çrrënjosjen  e poliomielitit. Dhe do të zgjerojmë  edhe partneritetin me komunitetet  myslimane për të promovuar shëndetin  e nënës dhe fëmijës. Të gjitha këto duhet  të bëhen në partneritet.

Amerikanët  janë të gatshëm që të bashkojnë forcat  me qytetarët dhe qeveritë, organizatat e  komunitetet, liderët fetarë dhe bizneset  e komuniteteve myslimane në të gjithë  botën për të ndihmuar njerëzit për një  jetë më të mirë.  Çështjet që përshkrova më sipër nuk  janë të thjeshta, por ne kemi përgjegjësinë  për t‘u bërë bashkë në emër të botës  që duam, një bote që nuk kërcënohet  nga ekstremistët dhe një bote me trupat  amerikane në shtëpi, një bote ku  hebrenjtë dhe palestinezët janë të sigurt  në shtetet e tyre dhe energjia bërthamore  përdoret vetëm për qëllime civile,  një bote ku qeveritë janë në shërbim të  qytetarit dhe të drejtat e gjithë bijve të  Zotit respektohen. Këto janë interesat e  përbashkëta. Kjo është bota që kërkojmë  dhe që mund ta realizojmë vetëm së  bashku. E di që janë të shumtë ata, myslimanë  ose jo, që e vënë në dyshim këtë  fi llim të ri.

Disa janë të etur për fl akët e  ndarjes dhe i bëjnë pritë progresit. Disa  të tjerë sugjerojnë se nuk ia vlen përpjekja,  sepse fati ynë është mosmarrëveshja  dhe civilizimet janë të destinuara të përplasen.  Të tjerë janë thjesht mosbesues  në lidhje me ndryshimet. Ka shumë frikë,  shumë mosbesim, por nëse zgjedhim të  mbesim të lidhur me të shkuarën nuk  do të mund të ecim kurrë përpara. Unë  dua veçanërisht të them se të rinjtë e  çdo feje, në çdo vend, ju mbi të gjitha e  keni aftësinë e të bërit të botës. Të gjithë  e ndajmë këtë botë së bashku për një  periudhë të shkurtër kohe. Çështja është  nëse këtë kohë e kalojmë të përqendruar  tek ato që na ndajnë, apo tek ato që na  bashkojnë, apo te zotimi për gjetjen e të  përbashkëtave, tek e ardhmja e fëmijëve  tanë dhe respekti për dinjitetin e gjithë  qenieve njerëzore.

Është më e lehtë të  nisësh luftëra se sa t‘i përfundosh ato.  Është më e lehtë të fajësosh të tjerët se të  shohësh brenda vetes, të shohësh atë çka  ke të përbashkët me dikë e pastaj këtë ta  ndash. Por ne duhet të zgjedhim rrugën e  duhur, që shpesh mund të mos jetë më e  lehta. Ka gjithashtu një rregull që ndodhet  në bazën e çdo feje, ajo që ne duhet  t‘i bëjmë të tjerëve atë që do të donim të  tjerët të bënin për ne. Kjo e vërtetë nuk  njeh kufi j njerëzish dhe kombesh. Është  një besim i vjetër, që nuk është i bardhë,  apo i zi, i krishterë, apo mysliman, apo  hebre. Është një besim që ka pulsuar që  në djepin e civilizimit dhe që rreh ende  zemrën e miliona vetëve. Është besimi  te të tjerët ai besim që më solli sot këtu.  Ne kemi pushtetin të ndërtojmë  botën që duam, por vetëm nëse kemi  kurajën për të nisur një fi llim të ri, duke  pasur në mendje atë që është shkruar.  Kurani i Shenjtë na thotë: "O njerëzim! Të  kemi krijuar në formën e mashkullit dhe  femrës dhe me kombe e fi se në mënyrë  që të njihni njëri-tjetrin". Bibla na thotë:  "Të bekuar janë paqebërësit, sepse ata  do të quhen bij të Zotit". Njerëzit e botës  mund të jetojnë së bashku në paqe. Ne e  dimë se ky është vizioni i Zotit. Tani, kjo  duhet të jetë detyra jonë edhe këtu në Tokë.  Ju falënderoj dhe paqja e Zotit qoftë me ju.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme