
Pika e parë:
Dallimi në çështje të akides (besimit).
Ideologjia Vehabiste:
Zoti ka formë dhe trup, zë vend dhe hapësirë, dhe secilësitë e Zotit janë cilësi që zënë vend, ka drejtim, ngrihet dhe zbret, po ashtu ulet. IbniTejmije duke qenë në minber ka thënë: Allahu zbret në qiellin e tokës siç zbres unë ngakjo shkallë e minberit në një shkallë më poshtë dhe ka zbrit një shkallë më poshtë.Ibn Tejmije ka thënë: Zoti i Lartmadhëruar ulet, dhe me vete e ulë edheMuhamedin, të dërguarin e Tij mbi arsh.Përderisa:
Ehlu suneti dhe xhemaati:
siç tregon Tahaviju se : Kush e cilëson Allahun mekuptim të cilësive të njeriut, ai është pabesimtarë.Imam Ahmedi ka thënë: Kush beson dhe thotë se Allahu është trup ai është pabesimtarë, po ashtu ka thënë: “Çka do që të mendosh, Allahu është e kundërta e asajçka mendon”.
Pika e dytë:
Dallimi për Muhamedin s.a.v.s.
Ideologjia Vehabiste është si vijon:
- Kush thotë “O Muhamed” ai është pabesimtarë, sepse thërret të vdekurin eMuhamedi është i vdekur.- Salavatet me zë pas ezanit, janë bid’at dhe ndalohet.- Salavatet në namaz janë të ndaluara, bid’at.- Salavatet me zë pas namazit janë të ndaluara.
Ndërsa sa i përket ehli sunetit dhe xhemaatit:
- Salavatet lejohen pas ezanit edhe me zë edhe pa zë, por më e vlefshme është pazë, duke mos sjell vendim të prerë për moslejimin me zë, ndërsa Abdul Vehabi eka mbyt myezinin i cili ka thirrur me zë salavate pas ezanit.
Pika e tretë:
Dallimi rreth çështjes së vizitës së varrit të Muhamedit s.a.v.s
Vehabijtë mendojnë se:
Ndalohet vizita e varrit të pejgamberit s.a.v.s. dhe vizita e bashqes së xhenetit(Revdatu Nebij), po ashtu ndalohet edhe shkurtimi i namazit në atë udhëtim, se udhëtimi itillë është udhëtim mëkati.
Ndërsa sa i përket ehli sunetit dhe xhemaatit:
Vizita e varrit të pejgamberit s.a.v.s nuk është pjesë përbërëse e Haxhit, por është prej veprave të vlefshme (fadail).-
Vehabijtë
ndalojnë që të falet namazi në xhami ku ka varre të ndonjë pejgamberi, Evlijae apo shehidi, kështu që mendimi i tyre është që sa më shpejt të jetë emundur të hiqet kupola mbi varrin e Muhamedit s.a.v.s. ose edhe të largohet varri iMuhamedit a.s. nga xhamia e tij.-
Vehabijtë:
Duke u nisur në parimin se Muhamedi s.a.v.s. nuk e ka festuar ditëlindjen e tij thonë se festimi i ditëlindjes së tij është bid’at, i cili bid’at të shpie nëhumbje dhe në xhehenem.Ideologjia Vehabiste është se mishi i cili shtrohet me rastin e manifestimit tëditëlindjes së Muhamedit s.a.v.s. apo të Mevludit është më i keq dhe më haram se mishi iderrit. Ndërsa:
Në traditën tonë:
manifestimi i ditëlindjes së Muhamedit s.a.v.s. është bë që tështohet dashuria ndaj Muhamedit s.a.v.s. të mësohet jeta e tij, të praktikohet rruga e tij, tëmësohen gjeneratat e reja për jetën dhe veprën e Muhamedit s.a.v.s.
Pika e katërt:
Dallimi në festimin e festava.
Vehabijtë
ndalojnë manifestimin e ditës së hixhretit të pejgamberit s.a.v.s. tënatës së Israsë dhe miraxhit, të natës së beratit, të fitores së Bedrit, bile ndalojnë edhemanifestimin e natës së njëmijë netëve, pra të natës së “Lejletul Kadrit”, sepsemanifestimi i këtyre festave është bid’at dhe është në kundërshtim me besimin. Ndërsa jovehabijtë mendojnë se:Të gjitha këto manifestime nuk janë ibadete (adhurime) por që përkujtimi i tyresjell freski dhe përkujtim për zemra, sepse përkujtimi u bënë mirë dhe u sjell dobi besimtarëve.Tradita e festimit të festave nuk është bë që të bëhet bid’at, të futet diçka e re nëfe, por që këto festa të jenë shkak për të mësuar vlerën e këtyre ditëve, të këtyre netëvedhe asnjëherë nuk janë konsideruar se janë pjesë ibadeti (adhurimi).
Pika e pestë:Të gjithë muslimantë e dinë se shtyllat e islamit janë pesë :
-Të shqiptuarit e shehadetit-Falja e namazit-Dhënia e zekatit-Agjërimi i Ramazanit-dhe kryerja e haxhit për ata të cilët kanë mundësi.Mirëpo vehabijtë kanë shtuar edhe shtylla tjera:-Pantolonat e shkurtra-Misvakin vazhdimisht në gojë e në duar që të luhet me të si lodër -Të lëshuarit e mjekrës-Shtetet Islame janë shtete të pabesimit. Ndërsa:Shtyllat e Islamit, janë shtylla të cilat i ka përmend Muhamedi s.a.v.s ndërsa sa i përket: pantallonave të shkurtra, misvakut, të lëshuarit të mjekrës, këto janë çështje për tëcilat dijetarët islam e kanë dhënë vlerësimin e tyre, por jo duke i kategorizuar ashtu siçmendojnë vehabijtë.
Pika e gjashtë:
Dallimi në konceptin e të pranuarit të medhhebeve.
Vehabijtë
jo vetëm se nuk i pranojnë katër medhhebet, por pasimin emedhhebeve e llogaritin “shirk” (idhujtari). Nga kjo pasimin e medh’hebit Hanefij tek nee konsiderojnë idhujtari (shirk). Ndërsa:
Ne i takojmë medhhebit Hanefij:
dhe të parët tanë e kanë mësuar dhe e kanë praktikuar këtë medhheb, duke i pranuar edhe medhhebet tjera, por që medhhebet tjerazbatohen në vendet tjera pasi që edhe të parët e vendeve të tyre i kanë mësuar atomedhhebe në vendet e tyre.Bazuar në këtë shumë veprime si në namaz, agjërim, dhe haxh jo vetëm që nuk i pranojnë por i konsiderojnë bid’ate, shprehjet e tyre janë: bid’at, kufr dhe shirk, nevojë e panevojë.Krerët e BIK-ut kanë filluar në disa raste të thonë se ka filluar një qasje pak mëndryshe, por e vërteta është se është krejtësisht ndryshe në koncept, sepse pasimi imedh’hebit Hanefij, apo edhe të ndonjë medhhebi tjetër sipas vehabive është bid’at.
Pika e shtatë:Prijësi i Vehabijve, Abdul Vehabi ka thënë:
“Kush pranon ftesën tonë, atij i takon çka është e jona, dhe çka është e jona ështëe tij, e kush nuk pranon ftesën tonë ai është pabesimtarë dhe lejohet të vritet”. Ndërsa:
Selefu Salih:
është i pastër nga mendimet e ideologjisë së Abdul Vehabit, i ciliështë veçuar, është ndarë nga programi i Selefu Salih.Të parët tanë kanë jetuar në paqe, të lumtur dhe në tolerancë me myslimanët dheme jo myslimanët dhe këtë tolerancë na kanë trashëguar deri më sot.