
Revolucioni në Siri filloi në pranverën e vitit 2011 paqësisht. Bashar el-Asadi iu kundërvu me ushtri dhe polici mijëra demonstruesve në Deraa, Hama dhe Homs. Edhe përkundër dhunës policore ata nuk kundërviheshin sepse e dinin se mosdhuna është arma më e fortë kundër këtij regjimi diktatorial.
Sipas gazetares siriane Mona Sarkis, regjimi i Asadit e kuptoi shpejt politikën e « mosdhuna arma më e fortë ». Me ndihmën e shërbimit sekret, shpjegon Sarkis, Asadi filloi që Kryengritjen Mbarë popullore ta militarizojë. Kjo shihej nga kamionët e mbushur me armë të kalibrit të vogël, anash rrugëve. Me militarizimin e kryengritjes Bashar el-Asadi e kishte më të lehtë që demonstratat paqësore t`i diskreditojë si banditë dhe terroristë dhe pastaj t`i sulmojë me një dhunë të paparë.
Fillimisht lufta u provokua nga pushteti. Me burgosjen e të rinjëve në Daraja pakënaqësia e masave u rritë skajshmërisht dhe në skenë shohim diçka të paparë deri atëherë në Siri. Rrëzimi i statujës së presidentit të kaluar Hafiz el-Asad dhe shkyerjen nga të rinjtë fotografinë gjigante të Bashar el-Asadit. U vërjet se mllefi i të rinjëve ishte shumë më i madh se sa paraqitej në mediat shtetërore. Këto pamje ishin të pabesueshme sidomos për gjeneratën më të vjetër siriane. Një luftë e re e dy botërave po përgatitej.
Me kalimin e kohës lufta morri përmasa tjera dhe tani jemi dëshmitarë të mbi 100.000 njerëz të mbytur, masakruar, dhunuar.
Me kryengritjen popullore në Siri lindën edhe shumë qështje dhe probleme që kanë të bëjnë me Sirinë dhe tërë Lindjen e Mesme. Ato janë kryesisht probleme gjeostrategjike të akterëve arab, pers dhe ndërkombëtar. Regjimi i tij është pjesë e një akse nga Teherani, Bagdadi, Damasku e deri në Liban. Prandaj, me rrëzimin e diktatorit nga pushteti kalkulimet e fqinjëve sunit janë të mëdha, së pari vendosjen e një qeverie sunite, e me të edhe shkatërrimin e lidhjes ndërmjet Teheranit dhe Damaskut dhe dobësimi i Hisbollahut shiit.
Në këtë drejtim edhe përpjekjet e opozitës për të arritur ndonjë rezultat në bisedime me diktatorin, u bë e pamundur kur kihen parasysh edhe faktorët tjerë të involvuar në këtë luftë. Siç komenton politikologu libanez Karim Bitar në “Le Monde Diplomatikue” ku thotë: Me inkuadrimin e Iranit dhe Rusisë në konflikt, në të mirë të Asadit dhe të disa shteteve perëndimore dhe Turqisë në të mirë të opozitës e bënë një marrëveshje politike gati të pamundur. Të gjitha palët kishin vetëm një qëllim, fuqia politike. Ky mendim dominon edhe te shumë analistë tjerë por që nuk qëndron, kur kihet parasysh se diktatori Asad nuk ka qenë asnjëherë i interesuar për marrëveshje. Ky në stilin e Gadafit se të gjithë rrebeluesit do t`i zë si minjtëe kanalizimit nuk i kursyeu deri tani as 100 000 njerëzit e mbytur, vlerat kulturore mbarëbotërore, xhamitë mijë vjeqare, sheshe e qytete, për të vetmin qëllim, mbajtja e pushtetit alevit aq sa të jetë e mundur, apo edhe ndarjen e Sirisë dhe mbajtjen e pjesës më rentabile, më ekonomike dhe më me vlerë.
Me kryengritjen popullore lindi edhe “Ushtria e Lirë Siriane”, si nevojës e kohës për t`u përballë me një ushtrinë kriminale dhe për t`u përgjigjur sulmeve të tyre makabre . Natyrisht kësaj ushtrie iu përgjigjen masat popullore dhe shumë ish oficerë të shkolluar në ushtrinë siriane, duke filluar nga ata me gradë më të vogël e gjer te gjeneralët.
Si rezultat i mosintervenimit të bashkësisë ndërkombëtare me kalimin e kohës edhe opozita fillojë të radikalizohej dhe njerëzit e vullnetit të mirë nuk mund të shikonin se si vdesin fëmijët, gratë e të pafajshmit. Prandaj, lufta në Siri fillojë të ketë përkrahjen e njerëzve të qëllimit të mirë anë e kënd botës demokratike.
Tani pas dy vitesh luftë edhepse lufta ka eskaluar gjer në ekstrem, me gjithë ata të vrarë, bota demokratike ende nuk po e denon ushtrinë kriminale dhe ta ndihmojë opozitën me arsyetim: po ta ndihmojmë opozitën nuk jemi të sigurtë se armatimi në duar të kujt mund të bie. Pastaj ata me atë armatim mund të na luftojnë ne.
Kjo do të ishte e thjeshtë në fillim kur në Siri luftonin vetëm sirianët, apo kur kërkonin dialog përmes demonstrimeve, kur kërkonin mbështetje politike e më pastaj edhe ushtarake. Atëherë mungonte vullneti politik i akterëve relevant botëror. Pas sukseseve të mëdha në fronte drejt marrjes së disa qyetetve nën kontroll, këtë nuk e lejuan aleatët e Asadit, Rusia e sidomos Irani të cilët e stabilizuan regjimin e Asadit me ndihma direkte në armatim dhe logjistikë. Me ndihmën aktive të Hisbollahut Shiit armata e Asadit arriti t`i rimarrë qytetet me rëndësi politike dhe strategjike – Homsi, si dhe u siguruan qytetet bregdetare. Thirrja për ndihmë e bashkësisë ndërkombëtare kishte mbetur në vesh të shurdhër me pretekst se ende nuk ishte kaluar “vija e kuqe”.
Kjo ndryshoi me 21 gusht me hudhjen e gazit helmues në regjionin Guta afër Damaskut. Jemi dëshmitarë të helmimit të 1429 njerëzve ndër ta 400 fëmijë dhe shumë të tjerëve për spitalizim , ku perëndimi përgjegjës e bëri Regjimin e Asadit. Megjithëse denimi duhet të ishte shumë i shpejtë, ky po prolongohet dhe po zgjatet në të mirë të kriminelëve. Çka do të thotë kjo, se tani Bashar el-Asadi dhe pasuesit e tij i kanë duart e lira të veprojnë dhe lufta do të eskalojnë edhe më tepër, sidomos në zonat e kontrolluara nga opozitarët. A thua me këtë Asadi ka marrë dritë të gjelbërt , ti mundesh t`i luftosh “njerëzit e tu” me mjete ushtarake konvencionale por jo edhe me armë kimike, edhepse nuk përjashtohet që ai t`i përdorë sërish këto helme kimike.
Mediat e huaja raportojnë se vendasit ndihen të tradhtuar me këtë vonesë të denimit të Asadit, për arsye se ai edhe pas këtij krimi do të ndihet krenar dhe do t`i rritet vetëbesimi në vetevete dhe në regjimin e tij. Nuk duhet të mbyllen sytë para kësaj që ndodhi në Damask por edhe për të gjitha viktimat tjera.
Prandaj, Asadi duhet të denohet shumë shpejt dhe rëndë jo vetëm për ngjarjen e fundit, por për tërë dhunën e shkaktuar gjatë këtye dy viteve dhe t`u bashkohet kriminelëve në radhë: Sadamit, Mubarakut, Gadafit, Sisit.
Zvicer, 02. 09. 2013