GJEOGRAFIA E SHTETEVE ISLAME[1]

Pozitës gjeografike

Organizata për Bashkëpunim Islamik - OBI (Shtetet e Botës Islame), është organizata e dytë më e madhe ndër – qeveritare pas Kombeve të Bashkuara, në të cilën janë të anëtarësuara 57 shtete që shtrihen në katër kontinente, në Azi, Afrikë, Evropë, dhe Amerikën Latine. Shumica dërrmuese e ndodhën në dy kontinente: Afrikë dhe Azi.[2]

Bazuar në hartën nr. 1, shihet se në kontinentin e Afrikës ndodhën 27 shtete apo 47,37 %, në Azi ndodhën 27 shtete apo 47,37 %, në Amerikën Latine 2 shtete apo 3,51 % si dhe ne Evropë 1 shtet apo 1,75 %.

Në aspektin e rajoneve gjeografike, shtete e OBI – t shtrihen: në Afrikën Veriore (6 shtete apo 10,53 %), Afrikën Perëndimore (13 shtete apo 22,81 %), Afrikën Qendrore (3 shtete apo 5,26 %), Afrikën Lindore (5 shtete apo 8,77 %),  Azinë Juglindore (3 shtete apo 5,26 %), Azinë Jugore (5 shtete apo 8,77 %), Azinë Jugperëndimore (14 shtete apo 24,57 %), Azinë Qendrore (5 shtete apo 8,77 %), Amerikën Jugore (2 shtete apo 3,51 %) dhe Evropën Jugore (1 shtet apo 1,75 %).

Sipërfaqja e OBI – t, përfshin 29.091.707 km2 ose përafërsisht ¼ e sipërfaqes kontinentale të botës, e cila ka afërsisht 149 milionë km2. Numri i banorëve të Shteteve OBI – t arrin në 1.614 miliard, që përbën 22.9 % të numrit të përgjithshëm të botës prej 7.058 miliard (viti 2012). Shih tabelën nr. 1

Bazuar në hartën politike të Botës, shtetet OBI – t shtrihen në të dy gjerësitë dhe në të dy gjatësitë gjeografike. Shtetet OBI – t shtrihen midis 56,40 të gjerësisë gjeografike veriore (Kazakistan) e 26,80 të gjerësisë gjeografike jugore (Mozambik) dhe 61,10 (Guajana) të gjatësisë perëndimore e 140,540 (Indonezi) të gjatësisë gjeografike lindore. Pjesa më e madhe e OBI – t ndodhet në hemisferën veriore. Po ashtu pjesa më e madhe e OBI – t është në gjatësinë gjeografike lindore.[3]

Shtetet e OBI – t, kanë pozitë të përshtatshme gjeografike këtë pozitë më së miri ja mundëson shtrirja gjeografike në katër kontinente, shumica e shteteve shtrihen në qendër të globit tokësor, siç janë shtetet në: Afrikën Veriore, Afrikën Perëndimore, Afrikën Lindore, Azinë Jugperëndimore, Azinë qendrore dhe Evropa Jugore. [4]

Në hapësirën e OBI – t ndodhën edhe ngushticat më të rëndësishme që shërbejnë si ura lidhëse mesë kontinenteve, si dhe nëpër këto ngushtica kalojnë rrugë të rëndësishme detare. Ngushticat e rëndësishme që ndodhën në hapësirën e OBI – t janë: 1. Ngushtica e Gjibraltarit,  2. Ngushtica e Dardaneleve, 3. Ngushtica e Bosforit, 4. Kanali Suezit (është kanal jo natyral, por i hapur nga njeriut, për te bashkuar Detin Mesdhe me Oqeanin Indian si rrugë më e afër për në Indi.) 5. Ngushtica e Otrantos etj. Gjithashtu hapësira e OBI – t, ka dalje në tre nga katër oqeanet sa ka gjithsej planeti i Tokës (Oqeani Atlantik, Indian, Paqësor) dhe një numër të madh detesh.[5]

Kjo pozitë gjeografike ja ka mundësuar hapësirës së OBI – t, që nëpër këtë hapësirë të kalojnë rrugët e rëndësishme botërore, detare e ajrore. Kjo pozitë e përshtatshme ndikon që këtu të realizohen të ardhura të mira që i bëhen trafikut botëror. [6]   

HARTA 1. Shtetet e Organizatës për Bashkëpunim Islamik (http://en.wikipedia.org/wiki/File:OIC_map.png)

)

Shtetet e botës islame (Organizatës për Bashkëpunim Islamik – OBI)

Organizata synon që të jetë zëri i përbashkët i botës islame, e cila i mbron interesat e saj dhe siguron që progresi i mirëqenies së vendeve anëtare të vazhdojë në një atmosferë të paqes ndërkombëtare. [7]

OBI është themeluar më 25 shtator 1969, gjatë samitit që u mbajt në Mbretërinë e Marokut. Mbajtja e samitit ishte si rezultat i zjarrvenisë së Xhamisë së shenjtë Al – Aksa, që ndodhët në Jerusalem i cili sot ndodhët i pushtuar  nga Izraeli. Prej themelimit deri më sot numri i shteteve është rritur nga 25 shtete themeluese në 57 shtete anëtare sa ka sot organizata. Nevoja për themelimin e një organizate të tillë lindi si pasojë e rrethanave të krijuara pas luftës së parë botërore ku u shkatërrua edhe Kalifati (me shuarjen e Perandorisë Osmane që pasoi krijimin e shtetit të Turqisë), situata u rëndua pas humbjes së luftës 6 ditore në vitin 1967  të shteteve islame nga Izraeli. Kjo organizatë ka themeluar kartën e vet të të drejtave të njeriut, e njohur si Deklarata e Kajros mbi të drejtat e njeriut në Islam.[8]

Gjuhët zyrtare e OBI – t; janë: gjuha arabegjuha angleze dhe gjuha frënge. Selia e organizatës ndodhet në qytetin Xheda të Arabisë Saudite. OBI ka një delegacion permanent në Kombet e Bashkuara. Kjo organizatë paraqitet si përfaqësuese e përgjithshme e botëkuptimeve islame në botë. [9]

 Siç u cek edhe më lartë OBI, ka gjithsej 57 shtete. Në kontinentin e Afrikës ndodhën 27, në Azi ndodhën 27 shtete, në Amerikën Latine 2 si dhe ne Evropë 1 shtet.

Shtetet që ndodhën në kontinentin e Afrikës janë: 1. Uganda, 2. Benini, 3. Burkina Faso, 4. Çadi, 5. Tunizia, 6. Algjeria, 7. Ishujt e Bregut të Fildishtë (përfaqësohen nga flamuri i Bregut të Fildishtë), 8. Xhibuti, 9. Senegali, 10. Sudani (më 9 korrik 2011, Sudanit i ndahet Sudani jugor më shumicë të popullsisë krishtere katolike), 11. Siera Leone, 12. Somalia, 13. Togo, 14. Gaboni, 15. Gambia, 16. Guineja, 17. Guineja Bisao, 18. Kameruni, 19. Libia, 20. Mali, 21. Egjipti, 22. Maroku, 23. Muaritania, 24. Mozambiku, 25. Najgeri, 26. Nigeria, 27. Ishujt Komore.

Shtetet që ndodhën në kontinentin e Azisë janë: 1. Azerbajxhani, 2. Jordania, 3. Uzbekistani, 4. Afganistani, 5. Emiratet e Bashkuara Arabe, 6. Indonezia, 7. Irani, 8. Pakistani, 9. Bahrejni, 10. Brunei, 11. Bangladeshi, 12. Turqia, 13. Turkmenistani, 14. Arabia Saudite, 15. Siria, 16. Taxhikistani, 17. Iraku, 18. Omani, 19. Palestina, 20. Kirgistani, 21. Katari, 22. Kazakistani, 23. Kuvajti, 24. Libani, 25. Maldivi, 26. Malezia 27. Jemeni.

Shtetet që ndodhën në kontinentin e Azisë janë: 1. Surinami 2. Guajana.

Shteti që ndodhën në kontinentin e Evropës është Shqipëria.

Përveç shteteve anëtare në OBI janë edhe 5 shtete të cilat nuk janë anëtare të kësaj organizate, mirëpo kanë status vëzhgues. Gjatë punimeve të kësaj Organizate këto 5 shtete nuk kanë drejt vote në vendimmarrje.

Shtetet Vëzhguese të Organizatës për Bashkëpunim Islamike janë: 1. Rusia, 2. Republika Afrikës Qendrore, 3. Tajlanda, 4. Bosnja dhe Hercegovina, 5. Qipro Veriore.[10]

Për shkak të luftës civile e cila shpërtheu në Siri në vitin 2011 për ta larguar nga pushteti Bashar Al Asadin, OBI ka suspenduar Sirinë nga organizata. [11]

Dy shtete tentojnë të anëtarësohen në OBI, mirëpo për shkaqe politike me anëtarët e organizatës këto shtete pengohen të anëtarësohen. Shtetet qe pengohen të anëtarësohen në OBI, janë: 1. India dhe 2. Filipinet.

India shteti i 3 – të më popullsi myslimane në Botë, ka kërkuar nga OBI që të jetë pjesë e kësaj organizate si shtet më status vëzhgues. Kandidatura e Indisë është përkrahur nga disa shtete anëtare të OBI – t, duke përfshirë edhe Arabin Saudite. Pakistani shtet fqinjë i Indisë ka kundërshtuar dhe bllokuar kandidaturën e Indisë duke e kërcënuar OBI – n, nëse India anëtarësohet në OBI, Pakistani do ta bojkotoj organizatën. Ministria e punëve të jashtme e Pakistanit, e argumentoi bllokimin e kandidaturës së Indisë në OBI, se është kundër rregullores së OBI – t, sipas të cilës rregullore një shtet i cili është në konflikt me një shtet anëtar të OBI – t, nuk mund të jetë kandidat për anëtarësim në OBI.[12]

Qeveria e Filipineve në vitin 2008 ka kërkuar ti jepet statusi i shtetit vëzhgues në OBI. Kërkesa e qeveris së Filipineve është kundërshtuar nga Fronti Çlirimtar Kobtar “Moro”.[13] Fronti Çlirimtar Kobtar “Moro”, është një organizatë politike e themeluar në vitin 1969, që lufton për të arritur pavarësinë e regjionit Bangsamoro nga Filipinet.[14] Fronti Çlirimtar Kobtar “Moro”, prej vitit 1977 ka statusin e anëtarit vëzhgues në OBI dhe e kundërshton anëtarësimin e Filipineve si anëtar vëzhgues me pretekstin se anëtarësimi i Filipineve është i pa nevojshëm.[15]

Për tu bashkuar OBI – t kane kërkuar edhe disa shtete tjera të cilat shumicën e popullsisë e kanë jo myslimane.

Shtetet të cilat kanë kërkuar për tu anëtarësuar në OBI janë: 1. Republika Afrikës Qendrore, është shtet anëtar më status vëzhgues në OBI, në vitin 2002 ka kërkuar për tu bërë anëtare me status të plot në OBI; 2.  Ishujt Maritanus, në vitin 2002 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI;  3. Brazili në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI; 4. Serbia në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI;                   5. Republika Demokratike e Kongos në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI dhe në vitin 2011 ka kërkuar bërë tu bërë anëtare më status të plot në OBI;          6. Nepali në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI; 7. Shri Lanka në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI; 8. Bjellorusia në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI; 9. Kenia në vitin 2011 ka kërkuar për tu bërë anëtare më status të plotë në OBI; 10. Republika Popullore e Kinës në vitin 2012 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI.[16]

Disa shtete edhe pse kanë përqindje të madhe të popullsisë myslimane, nuk janë anëtare të OBI – t. Prej këtyre shteteve e vetmja Bosnja dhe Hercegovina ka status vëzhgues. Këto shtete janë: 1. Sahara Perëndimore – 99,6 % e popullsisë janë mysliman (ndodhet në Afrikën Perëndimore, në OKB ka statusin e shtetit vëzhgues), 2. Ishujt Mayotte – 98,8 % (këta ishuj ndodhen në Afrikën Lindore, janë koloni franceze që nga viti 1841. Ishujt Mayotte kanë 92 % të popullsisë me kombësi komoriane.[17]), 3. Bosnja dhe Hercegovina – 41,6 % (është anëtar më status vëzhgues në OBI),      4. Eritreja – 36,5 %, 5. Maqedonia – 34.9 %, 6. Etiopia 33,8 %, 7. Tanzania – 29,9 %, 8. Kosova me rreth 91,7 % (sipas regjistrimit të fundit të kryer në vitin 2001 sillet rreth 98 %), (nuk njihet si vend i pa varur nga të gjitha shtetet anëtare të OBI – t edhe pse është miratuar një rrezulut e cila ju benë thirrje shteteve anëtare qe nuk e kane njohur Kosovën që ta njohin si shtet te pa varur). Nga  ana tjetër disa shtete kanë përqindje shumë të vogël në krahasim më këto shtete qe nuk janë anëtare të OBI – t. Këto shtete janë anëtare të OBI – t me të drejta të plota. Shtetet që janë anëtare të OBI – t, mirëpo kanë përqindje të vogël të popullsisë myslimane janë: 1. Guajana – 7,2 %  e popullsisë janë mysliman, 2. Gaboni – 9,7 %, 3. Uganda – 12,0 %, 4. Togo – 12,2 %, 5. Surinami – 15,9 % dhe 6. Kameruni – 18,0 %. Këtyre shteteve për nga përqindja e popullsisë myslimane ja u kalon edhe disa shtete tjera të cilat njihen si shtete jo myslimane. Këto shtete janë: 1. Mauritanusi me 19,6 % të popullsisë myslimane, 2. Gana me 16.1 %, 3. Bullgaria me 13, 4 % dhe 4. Gjeorgjia me

Tabela 1. Disa të dhëna për Shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik

10. 5 %.[18]

 

Shteti

Viti

Sip. km2. [19]

N. pop. Milion. 2012[20]

% e Muslim

2010[21]

Shteti

Viti

Sip. km2

N. pop. Milion.

2012

% e Muslim 2010

Afganistan

1969

652.230

33.4

99.8

Liban

1969

10.452

4.3

59.7

Algjeri

1969

2.381.741

37.4

98.2

Libi

1969

1.759.540

6.5

96.6

Azerbajgjan

1991

86.600

9.3

98.4

Malajzi

1969

330.803

29.0

61.4

Arabia Saudit

1969

2.149.690

28.7

97.1

Ishujt Maldive

1976

300

0.3

98.4

Bahrehn

1970

765

1.3

81.2

Mali

1969

1.240.192

16.0

92.4

Bangladesh

1974

147.570

152.9

90.4

Mauritania

1969

1.025.520

3.6

99.2

Benin

1982

112.622

9.4

24.5

Marok

1969

446.550

32.6

99.9

Brunei

1984

5.765

0.4

51.9

Mozambik

1994

801.590

23.7

22.8

Burkina Faso

1975

272.967

17.5

58.9

Niger

1969

1.267.000

16.3

98.3

Bregu i Fildisht

2001

322.463

20.6

36.9

Nigeria

1986

923.768

170.1

47.9

Çad

1969

1.284.000

11.8

55.7

Oman

1970

309.500

3.1

87.7

E. B. Arabe

1970

83.600

8.1

76.0

Pakistan

1969

881.912

180.4

96.4

Egjipt

1969

1.002.000

82.3

94.7

Palestina

1969

6.220

4.3

97.5

Gabon

1974

267.668

1.6

9.7

Senegali

1969

196.722

13.1

95.9

Gambia

1974

11.295

1.8

95.3

Siera Leon

1972

71.740

6.1

71.5

Guinea

1969

245.857

11.5

84.2

Somalia

1969

637.657

10.1

98.6

Guinea  Bissau

1974

36.125

1.6

42.8

Sudan

1969

1.861.484

33.5

71.4

Guajana

1998

214.969

0.8

7.2

Surinam

1996

163.820

0.5

15.9

Indonezi

1969

1.904.569

241.0

88.1

Siria

1970

185.180

22.5

92.8

Iran

1969

1.648.195

78.9

99.6

Shqipëri

1992

28.748

2.8

82.1

Irak

1976

438.317

33.7

98.9

Tagjakistan

1992

143.100

7.1

99.0

Ishujt Komore

1976

1.862

0.8

98.3

Togo

1997

56.785

6.0

12.2

Jemeni

1986

527.968

25.6

99.0

Tunizia

1969

163.610

10.8

99.8

Jordan

1969

89.342

6.3

98.8

Turkmenistan

1992

488.100

5.2

93.3

Kameruni

1975

475.442

20.9

18.0

Turqia

1969

783.562

74.9

98.6

Katar

1970

11.586

1.9

77.5

Uganda

1974

241.550

35.6

12.0

Kazakistan

1995

2.724.900

16.8

56.4

Uybeksitan

1995

447,400

29.8

96.5

Kuvajt

1969

17.818

2.9

86.4

Xhibut

1978

23.200

0.9

97.0

Kirgistan

1992

199.951

5.7

88.8

Gjithsej

 

29.091.707

1.614 miliard 

 

Shteti me sipërfaqe më të madhe në OBI, është Kazakistani (2.724.900 km2), që është i 9 – ti në botë për nga sipërfaqja; pasojnë: Algjeria (2.381.741 km2), dhe Arabia Saudite (2.149.690 km2). Ndërkaq, shtetet me sipërfaqe më të vogël janë Maldivi (300 km2); pasojnë: Bahrejni (765 km2) dhe Ishujt Komore (1.862 km2).

Indonezia është shteti islam që ka më së shumti banorë (afro 241.0 milionë banorë), pason Pakistani (afro 180.4 milionë banorë) dhe Bangladeshi (152.9 milionë banorë). Vetëm këto tri shtete përbejnë 34,5 % të numri të gjithmbarshëm të banorëve të OBI – it. Ishujt Maldive është shteti me numër më të vogël të banorëve (afro 300.000 banorë); pasojnë: Brunei (400.000 banorë), Ishujt Komore dhe Guajana me nga (800.000 banorë). Shteti më më pak përqindje të popullsisë myslimane është Guajana me 7,2 % të popullsisë. Shih tabelën 1

Literatura

  1. H. Meleqi, GJEOGRAFIA REGJIONALE – I (Evropa), Prishtinë 2008, (Dispenc)
  2. H. Meleqi, GJEOGRAFIA REGJIONALE – II (KONTINENTET JASHTË EVROPËS), Prishtinë 2008, (Dispenc)
  3. ATLAS GJEOGRAFIK , TRIMAKS, Shkup 2008,
  4. Population Reference Bureau, 2012 World Population Data Sheet (Most Populous Countries, 2012 and 2050)
  5. http://features.pewforum.org/muslim-population/
  6. http://www.oic-oci.org
  7. http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_countries_and_dependencies_by_area
  8. http://en.wikipedia.org/wiki/Moro_National_Liberation_Front
  9. http://en.wikipedia.org/wiki/Member_states_of_the_Organisation_of_Islamic_Cooperation

10.  https://en.wikipedia.org/wiki/Mayotte#cite_note-1



[1] Më shtetet islame kemi përfshirë të gjitha shtetet Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI)

[3] Marrë dhe përpunuar nga Literatura dhe hartat gjeografike nga Autori

[4] Po aty

[5] Po aty

[6] Po aty

[8] Po aty

[9] Po aty

[10] Po aty

[11] Po aty

[13] Po aty

[16] Po aty

[19] Population Reference Bureau, 2012 World Population Data Sheet (Most Populous Countries, 2012 and 2050). faq. 6 – 9

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme