„Ata dinë vetëm të mbysin“

Abd al-Munim Abu al-Futuh ishte anëtar i kryesisë qendrore të Vëllezërve Musliman, i burgosur politik për shumë vite, por më 2009 grindet me njerëzit e tij sepse ai kërkonte një hapje politike të vëllezërisë. Si kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale, në maj të vitit 2012 me 17 përqind të votave ishte i katërti në radhen e të votuarve. Islamisti Abu al-Futuh, 61, e udhëheq partinë „Me Egjiptin e Fortë » Në Twitter ka mbi 1.1 mil. Klikues.

 

SPIEGEL: Zotëri Abu al-Futuh, jeni i habitur nga kjo që ndodhi?

Abu al-Futuh: Më ka habitur vetëm numri i të vrarëve.Ishte e paraparë, pikërisht për këtë ne u patëm paralajmëruar. Shpresa se gjeneralët do të na rikthejnë demokracinë është një herezi. Shkarkimi i presidentit Mursi me 3. Korrik ishte një grushtshtet. Tani u shndërrua në një grushtshtet të përgjakshëm. Këta sundimtarë dinë vetëm të mbysin, ata nuk turpërohen as nga të vdekurit. I lënë ashtu rrugëve që të kalben.

SPIEGEL: Pse ushtria sulmoi aq ashpër? Ata e kishin fuqinë.

Abu al-Futuh: Shefi ushtarak Abd al-Fattah al-Sisi tani është bërë një autokrat-despot dhe po qeveris në Egjipt me një grusht të hekurt.

SPIEGEL: Ju vetë ishit kundër politikës së Mursit, keni organizuar protesta kundër tij.

Abu al-Futuh: Po, unë isha kundër Mursit, posaqërisht kur ai deshi ta fusë sheriatin në kushtetutë dhe kur një pjesë e madhe e popullit filloi të shkapërderdhej. Unë e kam quajtur atë të dobët dhe të paaftë. Por unë dëshiroja që atë ta mundim në votime.

SPIEGEL: Si dëshironit ta fitonit?

Abu al-Futuh: Ne nga partia « Për një Egjipt të fortë » patëm filluar një kampanjë në gjithë vendin, që njerëzve t`ua bënim të qartë, se çka ne duhej të bënim. Sikurse që patën vepruar ithtarët e Mursit, me protesta civile, greva të përgjithshme e të tjera por të gjitha në mënyrë paqësore. Kjo ishte rruga jonë. Ne patëm zgjedhje të lira, një president të zgjedhur, një parlament të zgjedhur. Unë isha kundër Mursit, por e respektoja legjitimitetin ne tij. Sisi nuk e bën këtë. Gjeneralët nuk respektojnë asgjë , ata duan ta mbysin çdonjërin që janë kundër tyre. Ne kërkojmë që gjeneral Sisi dhe ministri i tij brendshëm Mohammed Ibrahim për masakrat që i bënë të përgjigjen para gjyqit. Unë i akuzoj dhe jam kundër çdo egjiptasi dhe

kundër shteteve të huaja që proklamojnë se janë për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe për këtë nuk bëjnë asgjë.

SPIEGEL: E akuzoni vetëm ushtrinë ?

Abu al-Futuh: Jo, Mursi me njerëzit e tij u pat tubuar më parë.(e pavërtetë. ver. e përkth.) Nëse ai do të ndalohej së protestuari më 30. qershor, por edhe më 3. korrik, Sisi nuk do të mund të bënte grushtshtet. Unë e pata lutur Mursin përmes një miku disa orë para arrestimit, të shpallte zgjedhje të parakohshme ose të përgatitej nje referendum. Por ai i ka injoruar të gjitha paralajmërimet. Kokëfortësia e tij e ke bërë të mundur këtë lloj diktature të re. Problemi kryesor i Mursit ishte se ai nuk donte të bënte dallime në çështjet: Jemi ne një organizatë religjioze apo një parti politike? Të dyja bashkë nuk shkojnë. Ai dëshironte ta përdorte fenë për ngritje politike. Kjo nuk bën.

SPIEGEL: Por?

Abu al-Futuh: Kjo tani është një luftë për diktaturë apo liri. Ne dëshirojmë zgjedhje sa më parë që të jetë e mundur. Ne jemi kundër që ndonjëra nga partitë të jetë e ndaluar. Në këtë drejtim mund të ketë persona që janë të involvuar në vrasje dhe derdhje gjaku. Kjo le të vlejë për ta. Njëri ndër ta është edhe gjeneral Sisi.

SPIEGEL: Besoni se Vëllezërit Musliman janë të gatshëm të respektojnë ligjet e shtetit.

Abu al-Futuh: Unë kam frikë se grupet e ndryshme mund të radikalizohen. Sisi e din mirë këtë rrugë. Dhe kjo nuk është e mirë. Ndoshta kjo fazë kalimtare do të shfrytëzohet nga junta ushtarake të formohet një Parti-Diktatoriale sikurse dikur.

SPIEGEL: Si do t`i bëhet tani më tutje?

Abu al-Futuh: Këtë e bëri Gamal Abd al-Nasseri me ushtarakët e tjerë më 1952: Mendonte njeriu se kjo do të zgjaste vetëm gjashtu muaj deri në zgjedhje, por faktikisht zgjati 60 vite, diktaturë ushtarake.

SPIEGEL: Po këtë herë?

Abu al-Futuh: Unë shpresoj se këtë herë egjiptasit nuk do ta pranojnë këtë.

 

Der Spiegel, 34/2013

Ch, 07. 09. 2013

Nga Gjer. Naxhi Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme